LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas zgjedhjeve, IMT shkon të shembë hotelin e numëruesit, pronari: Hakmarrje e Ramës! Punoi në fshatin që i dha fitoren Belerit

• Përplasje në Himarë. Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë rrethuar hotelin e Fjorentin Belit në Himarë dhe kërkojnë ta shembin atë. Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij kanë dalë dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli. • Inspektorët pretendojnë se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët të kundërtën. Ata shprehen se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme. • Pronari i objektit, Kristaq Beli e konsideron të motivuar politikisht shembjen e hotelit të tij në Himarë, pasi djali i tij ishte të dielën numërues votash, ditë kur dhe Fredi Beleri u zgjodh kryebahskiaku i ri në Himarë. Beli thotë se urdhrin ndaj IKMT-së është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet. • Bashkë me të, në mbrojtje të godinës kanë dalë dhe familjarët e tjerë. Për të mbështetur operacionin janë të pranishëm edhe forca të shumta policore.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shembja e hotelit në Himarë, pronari: Rama la nam! Po e bën për hakmarrje se djali im ishte numërues dhe Beleri fitoi

Pas zgjedhjeve, IMT shkon të shembë hotelin e numëruesit,
Kristaq Beli

HIMARË- Pronari i objektit, Kristaq Beli e konsideron të motivuar politikisht shembjen e hotelit të tij në Himarë, pasi djali i tij ishte të dielën numërues votash, ditë kur dhe Fredi Beleri u zgjodh kryebahskiaku i ri në Himarë. Në një prononcim për mediat, Beli thotë se urdhrin ndaj IKMT-së është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet. Bashkë me të, në mbrojtje të godinës kanë dalë dhe familjarët e tjerë.

Reagimet:

Ilia Stromarko: Na mori babai hajdeni poshtë se ka ardhur IKMT. Ne ishim në Vlorë. Banditë, shtet bandit. 

Kristaq Beli: La nam Edi Rama. Unë kam qenë komunist, socialist, i kam shërbyer Spiro Kolekës këtu poshtë, le ta dëgjojë këtë, u kam shërbyer komunistëve. Por si ky sistem... Pse djali im vajti në komision me Belerin, ku është parë kjo? Çfarë shteti është ky? Me leje legalizimi në datën 16. Ku është parë të japë urdhër si diktator. Unë kam bërë transplant, kam paguar miliona lekë. Me dy leje ndërtimi, 2011 dhe tjetra 22 dhjetor 2019, ka firmosur vetë Goro që la nam në Himarë. Dhe vetë Rama e tha atje te mitingu i madh, e tha vetë ça gomari është, për Goron. Të gjithë luftën që ta merrnin Himarën me zor dhe nuk e morën. Pse djali im doli komisioner atje. S'ka bazë ligjore fare. Kanë ardhur si xhandarë. Erdhën këtu, shtyn derën dhe u futën brenda. Unë jam i sëmurë, kam bërë transplant, vetëm të vdisja. Lejen e ka firmosur në 2019 vetë Jorgo Goro sepse humbi, se djali im ishte në komision me Fredi Belerin. Ata u çmendën. E mori Edi Rama Jorgon në telefon, aty ishte djali im dhe dy deputetë të Vlorës, çfarë i ke bërë Himarës more Jorgo Goro, tha. Unë e njoh Edi Ramën, i kam shërbyer Spiro Kolekës. Por çfarë ka me ne ai? Ky i forti, Edi Rama. Unë nuk kam lëvizur fare, nuk kam emigruar fare. Në datën 16 është leja e legalizimit, në datën 17 vijnë si xhandarë për të prishur hotelin me leje. Me ne do merret Edi Rama, me fshatarët e Dhërmiut? Është fashist, xhandar, duhet arrestuar. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Hakmarrja dy ditë pas 14 majit! Fadromat kërkojnë të shembin hotelin e numëruesit të votave, pronarët dalin në rrugë

Pas zgjedhjeve, IMT shkon të shembë hotelin e numëruesit,
Hoteli në Himarë

HIMARË- Përplasje në Himarë. Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë rrethuar hotelin e Fjorentin Belit në Himarë dhe kërkojnë ta shembin atë. Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij kanë dalë dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli. Inspektorët pretendojnë se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët të kundërtën. Ata shprehen se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Për të mbështetur operacionin janë të pranishëm edhe forca të shumta policore. Ky operacion vjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në Himarë i fitoi kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Beli ishte një nga numëruesit në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave. Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave. Gjykata e ka lënë në burg.

3 VITE ME PARE

Dy ditë pas zgjedhjeve, IMT rrethon hotelin e Fjorentin Belit, ishte numërues në kutinë që i dha fitoren Fredi Belerit

Pas zgjedhjeve, IMT shkon të shembë hotelin e numëruesit,
Himarë

HIMARË- Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur në Dhërmi dhe kanë rrethuar hotelin e një prej numëruesve të votave që ndodheshin në kutinë që i dha fitoren kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri në Himarë. Hoteli është rrethuar nga forcat e IMT-së dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Beli ishte një nga numëruesit në Kudhes, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave.

Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave. Gjykata e ka lënë në burg.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj