6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha sot se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi. • Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut. • Daçiç më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. • Ajo që çoi në lokalizimin e Faton Hajrizit duket se ka qenë një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej. • Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. • Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska. • Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë. • Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. • I njëjti pas raportimeve, u lajmërua ku tha se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. • Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani. • Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka hapur rast për humbjen e dokumenteve. • Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së 18 korrikut gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. • Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. • Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
8 artikuj për këtë temë.
SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Ky i fundit u qëllua sot për vdekje nga policia serbe në afërsi të Lloznicës, pasi e akuzojnë se ka vrarë një efektiv serb.
Ministri serb e dha këtë deklaratë për televizionin publik të Serbisë, duke shtuar se nuk i beson historisë me vjedhje të dokumenteve të vëllait në Gjermani. Ai pretendon se gjithçka ishte e menduar dhe se Artani ia ka dërguar dokumentet vëllait të tij Fatonit.
“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Ai kishte marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Lloznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiç.
KOSOVË- I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.
Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.
Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.
Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave - Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?
“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”. Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.
Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999. Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.
Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar. Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.
Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra. Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.
Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”. Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi. Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.
Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).
Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut. Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008. Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.
Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni. Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje. Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë. Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006. Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë. Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim. REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.
“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit
Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.
SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.
Viti 2000
Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej. Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.
“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision. Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.
Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje. Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj. Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.
Viti 2005
Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan. Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006.
“Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.
Viti 2007
Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog. Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.
Viti 2012
Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore. Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.
“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.
Viti 2024
Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.
Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues. Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.
“Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së.Kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim për gjetjen e Faton Hajrizit që ishte arratisur nga burgu në Smrekonicë.
Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin.
“Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.
Vrasja e policit në Serbi dhe arratisja e fundit e Hajrizit
Pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Hajrizit nuk u dit për një kohë. Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.
Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi. Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.
Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia. Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
KOSOVË- Në media është publikuar një audio me mesazhin e fundit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi autoritetet e Serbisë e kishin shpallur në kërkim si autor i vrasjes së një polici serb. Hajrizi deklaronte se askush nuk mund t'ia lidh duart, dhe ai mund të dorëzohet në polici veçse i vrarë!
Që nga dita kur u arratis nga burgu i Smrekonicës, ai hyri në rrjetin sociak “TikTok” duke dhënë deklarata të ndryshme lidhur me arratisjen e tij.
“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.
Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
KOSOVË- Reagime prekëse kanë bërë familjarët e Faton Hajrizit pasi u ekzekutua nga policia serbe, të cilët e akuzonin si autori i vrasjes së policit serb. Vëllai i tij, Artan Hajrizi përmes një postimi në Facebook shkruan: “Vëlla ti je i gjallë në zemrën tem”.
Në rrjetet sociale, një reagim rrënqethës ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Liridona Shala, ku e ka shoqëruar me një foto ku shfaqet me të dhe prindërit e tij.
“Momentet e pa harrushme gjithmon ne zemren tem, Ke me qen, oh zot qysh smujte andrrat tua mej realizu qka te bonen be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemer te madhe. Dot mbetesh I pa harruarr ne zemrat tona. Oh bre po ku naj le andrrat tona, ku e le babën, nanën, qysh na leve e ike kaq shpejt, oh Zot breee, gjithmon i pavdekshëm ke me qenë oj dashni”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç i cili ka shkuar në vendngjarje ku Policia e Serbisë e ka vrarë Faton Hajrizin, ka treguar se për lokalizimin e tij ka ndihmuar një fotografi që u shpërnda nga ministria serbe. Ai tha se një vendas e njohu se cili ishte, pasi Hajrizi i kërkoi ujë.
“Kemi nxjerrë një fotografi. Na ndihmoi, një vendas e njohu sepse i kërkoi ujë. Ky banor lokal udhëtoi dy kilometra për të informuar policinë. Netë pa gjumë janë pas nesh, vetëm një angazhim i përbashkët nga të gjithë mund të japë rezultat. Ne do të punojmë në mënyrë të centralizuar, të angazhohen së bashku pjesëtarët e njësive lokale dhe speciale”, tha Daçiç.
Ministri serb shprehet se ai ka qëlluar drejt policisë dhe më ka nisur të vrapojë derisa u ekzekutua nga policia e Serbisë.
“Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy të shtëna, ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, e ka likuiduar policia, nuk është dorëzuar, ishte kriminel mizor dhe i pabesë, është vrasja e pestë apo e gjashtë që e ka kryer”, shtoi ai.
SERBI- Mediat në Serbi kanë publikuar fotografinë e Faton Hajrizit menjëherë pas ekzekutimit të tij nga forcat e policisë serbe. Aty shihet trupi i tij i shtrirë në tokë.

Një tjetër media serbe “Informatori” ka publikuar fotografitë e Fatonit të vrarë dhe të armës, me të cilën ka qëlluar policinë serbe. Sipas tyre, në armë ishin të gdhendura simbolet e UÇK-së.

Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. Artani lajmëroi se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi pak më parë se autori i vrasjes së policit serb është eliminuar. Ajo që çoi në lokalizimin e Faton Hajrizit duket se ka qenë një informacion i marrë nga banorë të zonës ku ai fshihej. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi fotografinë e një të dyshuari për krime, kur njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës. Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska. Ai u lokalizua dhe u vra ndërsa pretendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se Hajrizi ka qëlluar në drejtim të policëve duke bërë rezistencë.
Fillimisht, autoritetet serbe shpallën në kërkim vëllain e Fatonit, Artan Hajrizin, meqë në vendngjarje u gjetën dokumentet e tij personale, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë. I njëjti pas raportimeve, u lajmërua ku tha se ndodhet në Gjermani dhe se nuk ka lidhje me rastin. Për dokumentet që iu gjetën në vendin ku u krye krimi, ai akuzoi vëllain e tij, Fatonin, se ia ka vjedhur sa ishte në Gjermani. Ai bëri me dije se ka dhënë deklaratë në Policinë e Hannoverit për rreth gjashtë orë, ku edhe ka hapur rast për humbjen e dokumenteve.
Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi. Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut.
Daçiç më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.
Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik. Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviç, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim. Sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor. Sulmuesi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur. Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist.
“Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, ka thënë të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.
Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit (1991) dhe një letërnjoftim i tij gjerman. Një ditë më parë, Daçiç ka thënë se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë. Artan Hajrizi ka thënë të enjten për mediat në Kosovë se ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën.
Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasileviç, ka thënë për RTS-në se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”. Ai ka thënë se autoritetet e sigurisë në Serbi po bashkëpunojnë “shumë mirë me ato të Republikës Sërpska në Bosnje -Hercegovinë, me ato të Kroacisë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë./ REL