Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• “E marta e zezë” e përgjakjes së rrugëve të Shqipërisë. • Gjatë orëve të para të ditës janë shënuar 4 aksidente me 8 të plagosur. • Tre të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Jorgucatit". • Një aksident tjetër ndodhi në Dropull, ku janë përplasur dy makina. Për pasojë u dëmtuan dy persona. •Mëngjesin e sotëm u shënua një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin. Dy motoçikleta janë përplasur e për pasojë është plagosur drejtuesi i njërit prej tyre. • Gjatë mesditës, policia raportoi se dy persona u plagosën në një aksident në Lushnje. Një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër mjet në një kryqëzim, pranë një shkolle.
4 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTËR- Tre të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Jorgucatit". Policia e Gjirokastrës njofton se janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet K. S. Të lënduarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi nga policia
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Jorgucatit", janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S. Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
GJIROKASTËR- Një aksident fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar në Dropull. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Burimet paraprake të policisë njoftojnë se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin. Dy motoçikleta janë përplasur e për pasojë është plagosur drejtuesi i njërit prej tyre.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./Dosja.al
LUSHNJE- Një aksident me 2 të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjes. Dy mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle.
Në momentin e ngjarjes në rrugë nuk kishte kalimtarë, ndërsa si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar taksisti dhe mësuesja.
Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 08:50, në vendin e quajtur "Rruga e palmave", Lushnjë, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin D. T. është përplasur me automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E. G. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. G. dhe pasagjerja e automjetit tip "Toyota", shtetasja J. B., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.