E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
•Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës në Dhërmi. •Një 31-vjeçar i identifikuar si Eraldo Nevruzi është ekzekutuar me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu në ambjentet e hotelit “Greccia” ku viktima ishte i punësuar si recepsionist. •Sipas policisë vetë autori i krimit, Shehu ishte bashkëpronar i hotelit. • Ndërkohë pas krimit Gerald Shehu ka fshehur trupin e 31-vjeçarit dhe është arratisur drejt Greqisë. • Dyshohet se ai u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. • 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. •Burime bëjnë me dije se Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë. •Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. •Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase. •Nga hetimet e teritanshime ka dyshime se Shehu ka patur bashkëpunëtorë në krim, edhe në fshehjen e trupit të 31-vjeçarit. •Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës. •Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitar. •Ndërkohë që pritet dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë. •Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë pak më herët një kolege e viktimës rrëfeu se 31-vjeçar ishte një djalë i lëvizur, por sipas saj marrëdhënia me autorin e krimit Gerald Shehun ishte normale dhe nuk kishte parë asgjë të dyshimtë. •Shehu dhe Nevruzi ishin miq me njëri-tjetrin dhe mësohet se kishin jetuar të dy në Angli, ku dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë edhe prishja e pazareve të drogës. •Ndërkohë për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit, policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Nevruzit, por ende asnjë gjurmë prej tij. •Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
13 artikuj për këtë temë.
DHËRMI - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ka ndodhur pas pas mesante në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi, 31-vjeç recepsionist në hotelin "Greccia" është ekzekutuar me armë zjarri nga 43-vjeçari Gerald Shehu, bashkëpronar i hotelit.
Burime bëjnë me dije se Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë. Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë, por në këtë aeroport është vënë në pranga nga policia vendase.
Nga hetimet e teritanshime ka dyshime se Shehu ka patur bashkëpunëtorë në krim, edhe në fshehjen e trupit të 31-vjeçarit. Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës. Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitar. Ndërkohë që pritet dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë pak më herët një kolege e viktimës rrëfeu se 31-vjeçar ishte një djalë i lëvizur, por sipas saj marrëdhënia me autorin e krimit Gerald Shehun ishte normale dhe nuk kishte parë asgjë të dyshimtë. Shehu dhe Nevruzi ishin miq me njëri-tjetrin dhe mësohet se kishin jetuar të dy në Angli, ku dyshohet se shkak ër ngjarjen mund të jetë bërë edhe prishja e pazareve të drogës.
DHËRMI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të enjte në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerald Shehu vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, recepsionist në hotelin "Greccia".
Një nga koleget e Nevruzit, i cili u vra në vendin e punës ka rrëfyer detaje mbi marrëdhënien e viktimës dhe autorit. Vajza ka treguar në një prononcim për mediat se mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari kishte ardhur më herët në hotel dhe e kishte nisur turnin që në orën 10:30, jo në 11:00 siç kishte orarin. Ndër të tjera, ajo tha se Eraldo ishte djalë i lëvizur dhe jo i rregullt, por shtoi se me Gerald Shehun, dhëndrin e pronares së hotelit, njëkohësisht dhe autori i dyshuar i krimit kishte një marrëdhënie normale. Sipas saj dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit, nga parkingu.
“Eraldi ka filluar punë së fundmi, nuk ka shumë, diku tek 5 ditë. Mua nuk më është dukur djalë i rregullt, ishte i lëvizur. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë, nuk jemi ndeshur, më shumë kam pasur të bëj me pronaren. Mua dje në orën 10:30 më ndërroi Eraldi, turnin e mbyllja në 11:00 por ai erdhi më herët. Unë fle në hotel, por dje në mbrëmje nuk kam dëgjuar gjë, isha në telefon në dhomë, por nuk kam dëgjuar asnjë zhurmë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular.
Në çuditi ngjarja sepse ata nuk kishin asnjë marrëdhënie ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh sot në mëngjes, më tha mami ka ardhur policia. Thonë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit, nga parkingu. Kam dhënë deklaratën dhe në polici, aq informacion kisha. Eraldi kishte ardhur këtu dhe kërkoi punë si një njeri që nuk njihte njeri. Ai kërkoi punë si barist fillimisht dhe i thanë që do presësh sa të nisë bari, sepse nuk e kishin hapur pjesën e pishinës. I sugjeruan të punonte recepsionist. Unë nuk e njihja më parë.”-tha ajo.
Si ndodhi vrasja ?
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës rreth orës 00:30 në ambjentet e hotelit “Greccia” në Dhërmi. 43-vjeçari Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit në fjalë) për arsye ende të paqarta ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin e hotelit Eraldo Nevruzi 31-vjeç.
Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

DHËRMI - Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme vijnë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi ku një recepsonist i hotelit "Greccia" Eraldo Nevruzi, është ekzekutuar me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit Gerald Shehu.
Dyshohet se palët kanë debatuar mes tyre fillimisht për arsye ende të paqarta dhe më pas debati ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës. Siç shihet dhe në video në korridor dhe në dhomë janë shenja gjaku që dyshohet se i përkasin 31-vjeçarit të vrarë trupi i të cilit nuk dihet ende se ku ka përfunduar. Ndërkohë shihet se edhe në dhomën ku rrinte 31-vjeçari janë ushqime, cigare në tavolinë që krijojnë dyshime se ai ka qënë nën shoqërinë e disa personave të tjerë pak para krimit.
Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Sakaq autori i ngjarjes, Gerald Shehu është arrestuar në një aeroport grek nga policia teksa kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë.
Si ndodhi vrasja ?
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës rreth orës 00:30 në ambjentet e hotelit “Greccia” në Dhërmi. 43-vjeçari Gerald Shehu (bashkëpronar i hotelit në fjalë) për arsye ende të paqarta ka ekzekutuar me armë zjarri recepsionistin e hotelit Eraldo Nevruzi 31-vjeç.
Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit, pasi ai kishte marrë turnin dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Autori dyshohet se u arratis me një makinë tip “Audi”, e cila u gjet afër portit në Sarandë dhe më pas udhëtoi drejt Qafë Botës, i ndihmuar nga persona të tjerë. 43-vjeçari kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur në aeroport nga Policia greke me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Nga hetimet e deritanishme thuuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
Ndërkohë një kolege e 31-vjeçarit ka treguar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur brenda dhomave të stafit, ndërsa e ka cilësuar Nevruzin si një person 'të lëvizshëm'. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
DHËRMI - Autoritetet kanë nisur kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri pas pak mesnate në një hotel në Dhërmi. Si autor i ngjarjes dyshohet se është 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili është arestuar pak më parë në një aeroport grek teksa kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë.
Ndërkohë që ngjarja është ende në sitën e hetimeve, mësohet se policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.
Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e autorit të dyshuar të ngjarjes për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.
DHËRMI - Policia në Sarandë ka gjetur të braktisur makinën e autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate në Dhërmi. Automjeti sipas policisë është gjetur në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.
Burime për mediat bëjnë me dije se makina e braktisur është me targa angleze dhe dyshohet se i përket 43-vjeçarit Gerald Shehu i cili pas krimit fshehu trupin e Nevruzit dhe u arratis drejt Greqisë për tu arrestuar pak më vonë nga policia vendase. Shehu kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur nga policia në aeroport. Raportohet se Gerald Shehu ishte bashkëpronar në hotelin ku punonte recepsionist viktima.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Angli ku viktima dhe autori jetonin, ose për një konflikt të çastit pak para krimit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se:
Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale.
Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
DHËRMI - Personi që shihni në foton e mësipërme është 31-vjeçari Eraldo Nevruzi që dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri në ambjentet e një hoteli në Dhërmi. Si autor i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu i cili fill pas krimit është arratisur drejt Greqisë me destinacion final Anglinë por është vënë në pranga pak më parë nga policia greke në një aeroport.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
Nuk dihet ende se ku ka përfunduar trupi i 31-vjeçarit të vrarë, ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Sakaq burime paraprake bëjnë me dije se viktima, Eraldo Nevruzi, rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Në skedarët e Policisë së i Tiranës, thuhet se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge.
GREQI - Ka marrë fund arratia e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit Erald Nevruzi, ngjarje e ndodhur pak pas mesnatës në Dhërmi. Sipas policisë, autori Gerald Shehu e ka vrarë Nevruzin në një nga dhomat e hotelit "Greccia" dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë, ku dhe mësohet se është lokalizuar dhe vënë në pranga.
Sipas informacioneve paraprake Shehu është arrestuar në një nga aeroportet e Greqisë ku dyshohet se kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë. Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
DHËRMI - Policia ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Dhërmi ku Gerald Shehu 43-vjeç vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin.
Trupi i viktimës nuk është gjetur, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye të prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes, Gerald Shehu është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Policia vendase ka kërkuar ndihmën e policisë greke për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.
Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

DHËRMI - Vrasja e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi vijon të jetë në sitën e hetimeve teksa detaje të reja dalin në dritë. Mësohet se viktima dhe autori i ngjarjes, Gerald Shehu jetonin të dy në Angli. Dyshohet se ata ishin miq me njëri-tjetrin dhe kishin ardhur të dy në Shqipëri për të ngritur biznesin e tyre.
Por sipas raportimeve paraprake dyshohet se Shehu dhe Nevruzi kanë debatuar pak para mesnatës në një nga dhomat e hotelit "Greccia" ku dhe dyshohet se ka ndodhur krimi dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Pasi e ka vrarë me armë zjarri dyshohet se Shehu ka fshehur trupin e 31-vjeçarit dhe më pas është arratisur drejt Greqisë.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat e hetimit: Një për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparëshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku dhe viktima dhe autori jetonin.
DHËRMI - Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi ku 43-vjeçari Gerald Shehu ka vrarë me armë zjarrin recepsionistin e një hoteli të identifikuar si Eraldo Nevruzi 31-vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hotelin e njohur si “Greccia” dhe sipas burimeve paraprake autori i krimit është dhëndri i pronares së hotelit. Pak më parë u raportua se recepsionisti ishte marrë peng nga Shehu por burime bëjnë me dije se në një nga dhomat e hotelit janë gjetur gjurmë gjaku dhe dyshohet se krimi ka ndodhur brenda hotelit.
Por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia nisur edhe nga fakti që trupi i viktimës ende nuk është gjetur. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për kapjen dhe lokalizimin e autorit i cili dyshohet se është larguar drejt Greqisë.
DHËRMI - Personi që shikoni në foton e mësipërme është 43-vjeçari Gerald Shehu, autor i dyshuar i vrasjes së receppsionistit në Dhërmi, Eraldo Nevruzi.
Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar ku për arsye ende të paqarta Shehu dyshohet se ka vrarë Nevruzin me armë zjarri. Pas krimit Shehu është arratisur drejt Greqisë. Policia ka nisur hetimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërkohë mësohet se janë shoqëruar në polici 29 persona për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
DHËRMI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi ku një punonjës i një hoteli u zhduk në rrethana misterioze. Në një njoftim zyrtar pak më herët policia sqaroi se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga Gerald Shehu një 43-vjeçar nga Tepelena, banues në Angli.
Sipas policisë Nevruzi është marrë fillimisht peng nga Shehu dhe më pas është qëlluar me armë zjarri gjatë mesnatës. Dyshohet se fill pas krimit autori është larguar drejt Greqisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe për kapjen e autorit, ndërkohë raportohet se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 29 persona.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale”, thonë blutë e Vlorës, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e 31-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.
Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.
Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.
DHËRMI- Një ngjarje të rëndë është zbardhur ditën e sotme në Dhërmi. Mësohet se një 31-vjeçar që punonte si recepsionist në Dhërmi nga Tirana, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Ndërkohë që mësohet se rreth orës 00:30, i riu është qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar nga Tepelena që banon në Angli.
Pas vrasjës, 43-vjeçari është larguar drejt Greqisë. Sipas policisë janë shoqëruar deri në këto momente 29 persona, për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.
Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.