All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

“E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer, lajmëruam eprorët”, ushtria nis hetimet për kanabisin në Zall Herr, Bardhi: Peleshi të japë dorëheqjen

•Zbulimi i një parcele me kanabis në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, çoi në pranga tre ushtarakë. • Gjatë kontrollit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis. •Hetimet kanë angazhuar edhe policinë ushtarake. •Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për tre ushtarakët; Gramoz Mullai, 52-vjeç; Rustem Koçi, 25-vjeç, dhe Gentian Zhurda, 45-vjeç, të cilat akuzohen për “shpërdorim detyre”. •Ata kanë deklaruar se kishin lajmëruar eprorët e tyre për pamundësinë për të kontrolluar 140 hektarë tokë, për shkak të terrenit të thyer që nuk i lejonte të bënin kontrolle të imtësishme. •Në procedim në gjendje të lirë janë edhe komandanti i repartit, Petrit Dalanaj, zëvendës komandanti dhe dy të tjerë, të cilët po ashtu insistojnë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën. •Deri më tani janë pyetur 11 ushtarakë që shprehen se plani i kontrollit të territorit ishte zbatuar në datat 10 dhe 11 korrik. • Askush nuk di të shpjegojë ende se si u shkel perimetri i një zonë ushtarake, të një vendi anëtar në NATO, dhe cilët janë kultivuesit që hynë në këtë bazë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Droga në Zall Herr/ Artur Meçollari apel të ndaluarve: Tregoni kush ju ka urdhëruar të shkruani "e pastër" në raportin e inspektimit, bashkëpunoni me drejtësinë

“E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer,
Artur Meçollari
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kapiteni i rangut të parë, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka reaguar në lidhje me çështjen e kanabisit në repartin e Zall Herrit. Ai tregon se ka qënë drejtues i Forcës Detare, dhe sipas rregllores së FA dhe një urdhëri të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kishte për detyrim që shtabi i FD të bënte një kontroll çdo tre muaj për kryerjen e shërbimit dhe një kontroll çdo muaj për kanabis në pronat në PVP dhe jashtë PVP (prona në inventor jo në përdorim). Komanda e Flotiljes (nivel batalioni) kishte më shumë detyrime. Ai shton më tej se kontrolli në Repartin 1060 nuk është detyrim vetëm i Batalionit, sidomos për kanabisin, por dhe i strukturave të tjera eprore.

Pyetja që ai parashtron është se përse këto struktura eprore nuk përmenden që kanë kontrolluar, por ndalohen vetëm ata që janë strukturat e fundit. Ai arrin në përfundimin se fakti që të gjitha strukurat e kontrollit dhe të informimit kanë heshtur për tre muaj, kjo nuk është thjesht një rastësi. Për të, kjo çështje është e komplikuar, dhe nëse nuk zbulohet e vërteta, personat e ndaluar do të jenë viktimat ‘për të varrosur të vërtetën’.

Gjykata e Tiranës vendosi masën "arrest me burg" për tre ushtarakët Gramoz Mullai, 52-vjeç; Rustem Koçi, 25-vjeç, dhe Gentian Zhurda, 45-vjeç, të cilët akuzohen për "shpërdorim detyre". Të tre ushtarakët nuk kanë pranuar para trupës gjykuese se janë fajtorë për kultivimin e lëndës narkotike. Ata kanë deklaruar se kishin lajmëruar eprorët e tyre për pamundësinë për të kontrolluar 140 hektarë tokë, për shkak të terrenit të thyer që nuk i lejonte të bënin kontrolle të imtësishme.

Reagimi i plotë

SI PO TENTOHET TË MBYLLET PA AUTORË KANABISI NË REPARTIN E ZALL HERIT

Kapiten i rangut të parë (L) Artur Meçollari

Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës Detare

Në datën 5 gusht 2023 Policia e Shtetit informoi opinionin publik se kishte ndaluar tre ushtarakë dhe kishte kallëzuar katër të tjerë nga Reparti 1060 Zall Herë, pasi kishte zbuluar 125 rrënjë kanabis brenda repartit. Policia e Shtetit nuk informoi se kishte bashkëpunuar me strukturat ligjëzbatuese të Ministrisë së Mbrojtjes. Media raportoi se kanabisi u zbulua gjatë monitorimit nga ajri të Guardia di Financës. Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Rendit nxituan të deklaronin se ishte bashkëpunim i agjensive ligjëzbatuese të dy ministrive.

Një histori paralele e mëparëshme.

Në mëngjezin e dates 11 janar 2019 personeli i shërbimit deklaroi se ishte hapur depua e armatimit në bazën detare të Pashalimanit. Ardhja e magazinierit verifikoi sasinë e armëve dhe municioneve të vjedhur. Policia Ushtarake me urdhër të prokurorit nisi hetmet. Po atë mbrëmje, si Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit të Ministrisë së Mbrojtjes jam urëdhëruar të shkoj në Pashaliman. Shkova dhe verifikova situatën dhe pas inspektimit takova Komandantin e Policisë Ushtarake dhe disa OPGJ, të cilëve ju thashë se “armët nuk janë marrë mbrëmë, por mbrëmë është improvizuar vjedhja me thyerje”, fakt që kushdo që pa vendin e ngjarjes atë mbrëmje e ka bindje. Kjo për disa element që ishin të dukshëm në vendngjarje. Gjithashtu i thashë komandantit se “nëse dëshiron të zbulosh ngjarjen zbulo përse filan nënoficer që nuk ishte epëror i rojes, i ka thënë rojes të shkojë të flej gjumë”.

Policia Ushtarake nisi hetimin dhe bëri kallëzim penal personelin e shërbimit. Kallëzim i drejtë. Po për vjedhjen? Sot mbas katër vitesh ku jemi? Personeli i shërbimit është dënuar me vendim të formës së prerë për “shpërdorim të detyrës”, por kush i vodhi armët nuk është zbuluar ende. Magazinieri dhe nënoficeri që i tha rojes të flenë gjumë janë ende në Forcat Detare. Po përgjegjësit të rojes, ndërsa ishte i ndaluar, kush ia hoshi fishekët tek oborri i shtëpisë disa ditë më pas? Fakt ky që nuk doli gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor.

Kuptohet, organizatori është shumë më lartë në hierarkinë ushtarake, prandaj dhe duhej fshehur e vërteta. Armët dhe municionet në depo janë marrë vite më parë. Në gjykimin tim, ato kanë dalë gjatë orarit zyrtar, qetesisht, pak nga pak dhe në 11 janar u improvisua vjedhja me thyerje. Po, ky është opinion. Thelbi është që hetimi nuk u bë se kush i voodhi armët, por kush nuk kreu detyrën e ruajtjes.

Si drejtuesi më i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes që kamë inspektuar vendin dhe ka dhënë një opinion që ditën e parë, unë nuk jam thirrur asnjëherë si gjatë hetimit dhe gjykimit. Dhe me këtë akuzë të ngritur nuk kisha pse të thirresha. U dënuan disa ushtarak për shpërdorim detyre, por askush për vjedhjen e armëve.

Do ti sygjeroja Prokurorisë së Vlorës të rinisi hetimin e çështjes së vjedhjes së armëve në bazën detare të Pashalimanit më 11 janar 2019 dhe jam i gatshëm në çdo kohë të dëshmoj çfar di për këtë ngjarje.

Le ti kthehemi kanabisit te reparti I Zall Herrit

Përpara disa ditësh Policia e Shtetit bëri një operacion, ku zbuloi brenda Repartit 1060 rreth 125 rrënjë kanabis, gati 2,7 m të larta. Kanabisi u gjend në një zone të pyllëzuar në një pronë në planin e Vendosjes dhe Përhapjes (PVP). E përmenda prone në PVP për të kuptuar që kjo prone sipas rregullores rruhet 24 orë me roje, me vendroje ose patrullim. U arrestuan tre personel të Seksionit të Zbulimit të Batalionit të Mbështetjes së Luftimit, pasi në datën 25 korrik 2023 kanë bërë kontroll dhe kanë deklaruar zona është e pastër nga kanabisi.

Unë kam qënë drejtues i Forcës Detare. Sipas Rregllores së Jetës së Brendëshme të FA dhe një urdhëri të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, kisha si detyrim që shtabi i FD të bënte një kontroll çdo tre muaj për kryerjen e shërbimit dhe një kontroll çdo muaj për kanabis në pronat në PVP dhe jashtë PVP (prona në inventor jo në përdorim). Komanda e Flotiljes (nivel batalioni) kishte më shumë detyrime.

Por pyetja shtrohet. Mirë që Seksioni i Zbulimit gjatë kontrollit të zones raportoi se zona ishte “e pastër” nga kanabisi, por raportet e inspektimeve të Forcës Tokësore, që të paktën duhet të jenë katër të tilla, çfarë konkluzioni kanë?. Po kontrollet e Shtabit të Përgjithshëm? Kanabisi sipas ekspertëve është rritur në atë lartësi për tre muaj. Po institucioni i Shërmimit Informativ Ushtarak (AISM) çfarë ka raportuar?

Fakti është që kontrolli në Repartin 1060 nuk është detyrim vetëm i Batalionit, sidomos për kanabisin, por dhe i strukturave të tjera eprore. Përse këto struktura eprore nuk përmenden që kanë kontrolluar, por ndalohen vetëm ata që janë struktura e fundit? Fakti që të gjitha strukurat e kontrollit dhe të informimit kanë heshtur për tre muaj nuk është thjesht një rastësi. Çështja është shumë më e komplikuar, dhe nëse nuk zbulohet e vërteta personat e ndaluar do të jenë viktimat për të varrosur të vërtetën.

Kam besim te Prokuroria se do e hetojë në themel çështjen dhe do zbuloi pronarët e vërtet të 125 rrënjëve të kanabis tek Reparti Ushtarak 1060 në Zall Herë. Ju bëj thirrje të ndaluarve të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë të vërtetën se kush i ka urdhëruar të shkruajnë "e pastër" në raportin e inspektimit.

Zbuli i të vërtetës në FA është e vetmja zgjidhje

Sot Ministri Peleshi duhet të reflektojë për një bisedë që ka patur me një përfaqësues të një vendi aleati dhe qëndrimin e tij jo konstruktiv, në mars 2022, mbi një çështje sensitive të AISM-së. Por dhe për një bisedë me Ambasadoren Yuri Kim më 7 janar 2021 lidhur me korrupsionin në FA. Analiza e këtij rasti në FA nuk është kanalizimi tek tre ushtarakët e ndaluar, port tek korrupsioni pandemik që ka përfshirë drejtimin e Forcave të Armatosura. Analiza duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e drejtë, e thellë dhe e paanëshme, dhe të synojë zbulimin e pronatëve të të vërtetë të 125 rrënjë kanabis dhe atyre që me mosveprim dhe me dashtje kanë lejuar këtë ngjarje në FA. Nëse ndaleni tek ky rast do të zbuloni shumë raste të tjera, se ato që ka SPAK i zbulon vetë. Thjesht do dali e vërteta, atë që të gjithë e dine në FA.

EDHE KORRUPSIONI KA NJË HIERARKI.

2 VITE ME PARE

 “Niko Peleshi të japë dorëheqjen, e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë”, Bardhi nxjerr videon, e kishte paralajmëruar një vit më parë

“E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me sekuestrimin e bimëve narkotike në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr. Ai është rikthyer pas në kohë, teksa ka publikuar një video në Komisionin Parlamentar një vit më parë, ku ka deklaruar se “ka prona të ushtrisë që mbillet hashash”.

Ai thekson se ka deklaruar se në repartet ushtarake mbillet kanabis, për llogari të organizatave kriminale. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, deputeti demokrat shton se Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror e dëgjoi, por nuk pati asnjë reagim. Sipas Bardhit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duhet të japë dorëheqjen, sepse ‘ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë’.

Postimi i plotë

Një vit më parë, në parlament u diskutuan disa ndryshime në ligjin për Policinë Ushtarake. Ishin ditët, kur autoritetet hollandeze zbuluan përfshirjen e një majori të ushtrisë shqiptare në ndërtimin e një shtëpie hashashi në Hollandë, ndërkohë që ishte aty me mision në kuadër të NATO-s. Në fjalën time në Komisionin e Ligjeve, e përmenda këtë rast për të kuptuar si i kishin kryer detyrat Policia Ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, pasi ky nuk ishte një rast i izoluar. Nuk prisja të merrja përgjigje as nga përfaqësuesi i ushtrisë, as nga përfaqësuesja e qeverisë. Ata ekzistojnë vetëm për të mbuluar gjurmët e krimit të organizuar që ka depërtuar tani edhe në ushtrinë e vendit anëtar të NATO-s. E di që kjo është një akuzë e rëndë, por faktet janë kokëforta. Një vit më parë, kam deklaruar me zë të lartë se rasti i oficerit të lartë shqiotar në Hollandë nuk është i izoluar, pasi në repartet ushtarake mbillet kanabis për llogari të organizatave kriminale . Deputetët e dëgjuan. Qeveria e dëgjoi. Ushtria e dëgjoi. Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror e dëgjoi. Cili ishte reagimi? Zero! U fshehën pas frazës së preferuar të kryeministrit “përgjegjësia është personale”. Që në fakt, është një thirrje nxitëse “bravo çuna, jepini derisa t’ju kapin”! Dita erdhi që t’i kapin, sërish, partnerët e NATO-s, se po të ishte për Edi Ramën apo Niko Peleshin, kanabisi do të mbillej edhe në taracën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryeministrisë. Sot është dita që Niko Peleshi të japë dorëheqjen, sepse ai e dinte që në repartet ushtarake mbillej drogë. Ia thamë ne në parlament, siç thamë disa vite më parë se nga repartet ushtarake ngriheshin avionë që transportinin drogë. Edhe atëherë rezultoi e vërtetë! Zoti Ministër i Mbrojtjes, përgjegjësia është personale e juaja! Jep dorëheqjen!

2 VITE ME PARE

Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, nis hetimet dhe ushtria

“E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer,
parcela me kanabis

"Top Channel" ka siguruar planet me hashash të kultivuara në bazën ushtarake të Artilerisë. 125 rrënjët me kanabis të zbuluara përmes një droni të Policisë së Shtetit që ka nisur një operacion në rang kombëtar, hetimet kanë angazhuar edhe policinë ushtarake.

Burimet bëjnë me dije se po verifikohen thëniet e tre ushtarakëve të arrestuar; Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda me detyrë në seksionin e sigurisë, të cilët insistuan në gjykatë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe se e kishin kontrolluar territorin prej 140 hektarë, por që shqetësimet e tyre për mungesën e logjistikës i kishin përcjellë me email.

Sakaq, nën procedim në gjendje të lirë janë edhe komandanti i repartit, Petrit Dalanaj, zëvendës komandanti dhe dy të tjerë, të cilët po ashtu insistojnë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën. I kontaktuar nga "Top Channel", Dalanaj nuk pranoi të japë një version për këtë ngjarje të rëndësishme dhe të padëgjuar, sa kohë në brendësi të një reparti ushtarak u zbulua drogë, siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha.

“Zonjë të lutem, mos më shqetësoni, unë jam në punët e mia. Vazhdoni punën tuaj, por më linin në punën time”, thotë ai gjatë komunikimit me celular me gazetaren Hoxha.

Deri më tani janë pyetur 11 ushtarakë që shprehen se plani i kontrollit të territorit ishte zbatuar në datat 10 dhe 11 korrik. Por askush nuk di të shpjegojë ende se si u shkel perimetri i një zonë ushtarake, të një vendi anëtar në NATO dhe për më tepër cilët janë kultivuesit që hynë në këtë bazë. /Top Channel 

2 VITE ME PARE

Kanabisi në repartin ushtarak të Zall Herrit/ Zbardhen dëshmitë e 11 ushtarakëve

“E pamundur të kontrollohen 140 ha tokë me terren të thyer,
Parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, pezullohen ushtarakët

TIRANE- Oficerët e arrestuar për kanabisin e gjetur brenda repartit të Zall Herrit, kanë pranuar se perimetri ka pasur thyerje të sigurisë. Madje këtë theksojnë se ia kanë thënë edhe kolonelit të tyre, por pa dorëzuar shkresë. Në mbrojtje para Prokurorisë, ata kanë shtuar se nuk e kanë parë sipërfaqen me lëndë narkotike, por duke shtuar se nuk kanë parë thyerje të reja të zonës së ndaluar, ndaj nuk kanë verifikuar më tej. Zona brenda repartit ushtarak të Zall Herrit ku u gjetën të kultivuara 125 bimë narkotike është kontrolluar tre herë që prej muajit Maj deri në fund të korrikut! Por në asnjë rast nuk u bë e ditur ekzistenca e saj. Madje vetë oficerët e ndaluar para prokurorisë kanë pranuar se kanë gjetur vende kalimi, ose cënim të perimetrit, por për shkak se janë cilësuar të vjetra nuk i kanë shkuar më tej verifikimeve.

Verifikimet e fundit u realizuan në 10 dhe 11 korrik ku në terren ishte edhe Gramoz Mullai, shefi i zbulimit në repartin Komando, tashmë i arrestuar. Por ndryshe nga sa grupi ka firmosur në letra, para prokurorit janë dhënë detaje shtesë. Mullai shprehet se cënimin e rrethimit ia ka bërë të ditur verbalisht kolenelit Petrit Dajlanit. Por shton se nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të marrë masat e duhura. Situata bëhet më e paqartë pasi vetëm 200 metra larg nga parcela me kanabis që u zbulua me dron brenda repartit, Shefi i Zbulimit të Repartit Komando kishte konstatuar një tjetër sipërfaqe në zonën e quajtur sipër liqeneve.

Por duke kundërshtuar akuzën Mullai shton se në vëzhgimin në terren nuk ka evidentuar asnjë rrugë të hapur rishtash, cka mund ti krijonte dyshime. Edhe Rustem Koci ushtarakut tjeter të arrestuar para prokurorëve ka deklaruar se nuk kishte konstatuar gjë të paligjsheme duke shtuar se me kapacitetet në dispozicion nuk mund të kishte kontroll në 100 për qind të territorit.

Ndaj duke shtuar edhe elementin e pyllëzuar kanë kërkuar shfajësimin që nuk panë bidonën që shërbenin për vaditjene  kanabisit, paketa e cigareve, si dhe doreza që përdoreshin për bimët narkotike.

Tashmë në pranga janë Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhudra.

Dëshmitë:

1-Eduart Roshi, i cili shprehet se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit të pronave brenda repartit ushtarak dhe nuk ka konstatuar bimë narkotike. Ai shprehet se ka detyrën e specialistit për Xhenion dhe se përsa i përket zbulimit të lëndëve narkotike, ishte detyre e sektorit të zbulimit të repartit. Ai ka sqaruar se ka marrë pjesë në kontrollin e territorit në korrik të vitit 2023.

2-Erald Xhuzi, i cili ka detyrën e shoferit të mjeteve të rënda, i cili ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në kontroll.

3-Fatmir Todori, me detyrë shef sekretarie, i cili është marrë me protokollin e dokumentacionit të repartit ishtarak 1060. Ai ka sqaruar se detyra e tij ishte në zyrë, por në një rast është angazhuar në kontrollin e territorit, në njërën nga pronat e repartit, në Bizë të Martaneshit dhe në një rast ka dalë për ecje përgjatë kufirit të repartit 1060, në anën e jashtme të këtij rrethimi dhe nuk ka konstatuar paligjshmëri.

4-Petrit Hoxha, zv/Komandant Toge, me detyrë shofer i automjeteve të ndryshme të ushtrisë, konkretisht një fadromë në repartin ushtarak. Më datë 10 korrik 2023, ka punuar me këtë fardomë tek reparti 1001. Ai shprehet se nuk ka marrë pjesë në kontrollin e repartit dhe për këtë arsye nuk kishte dijeni për lëndët narkotike të kultivuara në zonën e pyllëzuar të repartit.

5-Shefqet Pashaj, nënoficer i komandantit të kompanisë mbështetësë, i cili është shprehur se nuk ka pasur për detyrë të kontrollonte ambientet e sipërfaqes së gjelbër të repartit, por vetëm dokumentacionin e shërbimit të rojeve. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kultivimin e lëndëve narkotike.

6-Erjon Hodaj, specialist i planifikimit të punës në Repartin 1060. Ai ka sqaruar se kontrolli i brendshëm dhe hapësirës së gjelbër brenda këtij territori ishte detyrë e seksionit të zbulimit.

7-Ilir Dauti dhe Besmir Ramaj, me detyrë magazinierë, të cilët kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit në një rast dhe se nuk kanë konstatuar bimë narkotike gjatë këtij rasti.

8-Artur Jaupaj, me detyrë specialist infrastrukture dhe MNZH-je, i cili ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet fizike të territorit në muajin qershor 2023 dhe se nuk ka konstature bimë narkotike.

9-Gramoz Mullai, me detyrë shef zbulimi. Ka deklaruar se ka marrë pjesë në kontrollet e vitit 2023. Ai shprehet se kontrollin e fundit e kishte kryer më datë 10-11 korrik 2023 së bashku me kapterrin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10 korrik ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “Sipër liqeneve” dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi. Ai shprehet se plani i kontrollit është bërë sipas procedurave standarde dhe se ai është përfshirë personalisht duke bërë organizimin e shërbimeve për të cilat ishte përgjegjës. Ai shprehet se detyrën e kontrollit të infrastrukturës ushtarake e kishte kompania mbështetëse e kapitenit Laurent Dollomaja, ndërsa ai përgjigjej si bëheshin këto detyra nga personeli ushtarak. Ai shprehet se ka bërë një kontroll të vazhdueshëm të terrritorit dhe kishte mbajtur procesverbalet perkatese. Gjatë kontrollit të kishte ushtruar me vartësit e tij, Kapiten Rustem Koçi dhe Rreshter Gnetian Zhurda, kishin konstatuar cënim të rrethimit në shumë pjersë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mungesës së efektivit.

10-Rustem Koçi, specialist zbulimi në Repartin Ushtarak 1060. Ai shprehet se kontrollin për herë të fundit e ka kryer në 25 korrik 2023 së bashku me rreshterin Gentian Zhurda dhe Kryekapter Arben Muça. Gjatë kontrollit nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dyshimtë.

11-Gentian Zhurda, I cili është shprehur se reparti 1060 ishte shumë I pyllëzuar dhe ishte e pamundur të kontrollohej 100%, për më tepër nuk kishin mjetet e domosdoshme. /Burimi i lajmit Ora News 

parcele me droge zall herr

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria