LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, plagosen 2 të tjerë. Autori në pranga: Po humbisja gjyqin

 • Një ngjarje e rëndë ka terrorizuar pasditen e sotme Gjykatën e Apelit në Tiranë. • Gjyqtari Astrit Kalaja është vrarë më armë zjarri në ambientet e Gjykatës. • Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir. • Këta të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.  • Autori i vrasjes është vënë në pranga menjëherë pas sulmit të rëndë dhe ështe identifikuar si Elvis Shkëmbi. • Burime bëjnë me dije se Shkëmbi ishte palë në një proces për pronat që po gjykohej nga gjyqtari Kalaja. • Pasi është vënë në pranga Shkëmbi ka deklaruar për policinë se u detyrua që të vriste gjyqtarin. • Sipas tij shkaku për vrasjen është se po humbiste procesin gjyqësor për pronat. • Kjo tragjedi vjen, pasi Gjon Shkëmbi, xhaxhai i autorit, humbi gjyqin, kur gjyqtari Kalaja vendosi në favor të palës tjetër. • Autori i cili ka qenë me armë me vete në sallën e gjyqit sapo është shpallur vendimi ka qëlluar më armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë. • Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës dhe ka dalë te dera, ku i ka thënë patrullës së policisë që "unë jam autori". • Gjithashtu raportohet se autori e ka pasur armën bosh, por e ka mbushur brenda gjykatës me plumba, ku tre plumba e kapën gjyqtarin, dy në kraharor dhe një në bark. • Megjithatë ende mbetet e paqartë se si autori arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. • Nga të gjitha informacionet, motivi i ngjarjes duket qartë që është sherri për pronën. • Kjo pasi në vitin 1992, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër, me vendim të Bashkisë së Shkodrës, u vendosën në godinën e ish-shkollës së Rezervave të Ndërtimit. • Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore, ndërsa Gjon Shkëmbi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit, pretendonte se ishte pronar i godinës dhe banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false. • Më pas Gjon Shkëmbi e ka fituar edhe në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa në vitin 2024 e fitoi çështjen edhe në Apel. • Çështja tani ishte në Apelin e Tiranës, i vetmi në gjithë territorin e Shqipërisë. • Ajo u ridërgua sërish në Apel nga familjet që kundërshtonin të lironin godinën. • Kurtaj bashkë me 12 familje të tjera kishin paditur Zyrën e Përmbarimit të Shkodrës, dhe Gjon Shkëmbi, i cili pretendon edhe pronësinë e godinës ishte palë në këtë çështje.

24 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Ndiheshim të kërcënuar nga Shkambi"/ Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, flasin banorët që ishin në gjyq: Ai ka vdekur për ne

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Banorët që ishin në gjyq kanë folur pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Një një prononcim për mediat, banorët shprehen se ishin ndjerë të kërcënuar nga Elvis Shkambi. Banorët theksojnë se kanë denoncuar Shkambin, pasi ky i fundit u kishte thënë që do t'i minoj të gjithë. Banorët gjithshtu shprehin keqardhje të madhe për gjyqtarin, i cili ndërroi jetë. Në fund njëri nga banorët tha me lot në sy se ditën që do të bëhet varrimi për Kalanë do të shkojnë të gjithë si pallat. 

“Për këto kërcënime ka 12 muaj që ka folur në gjyq dhe ka thënë se do t’i mbys të gjithë. Ne personalisht, banorët kemi bërë denoncim në polici, ata nuk kanë marrë masa për ne. I kemi letrat që të gjithë me radhë kemi bërë denoncim se ka thënë Gjon Shkambi se do t’u minoj të gjithë. Ndihemi shumë të rënduar dhe një keqardhje të madhe që ka vdekur ditën e sotme, ka vdekur për ne, për burrni të vetën në radhë të parë e për ne. Ditën që do të bëhet varrimi do të shkojmë të gjithë si pallat,” tha banori i përlotur./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ekzekutoi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto ilustruese

TIRANA-Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe mbarë vedin tonë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri, autori i dyshuar Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend.

Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Si hyri autori me armë zjarri në Gjykatën e Apelit, detaje: Skaneri nuk punonte prej ditësh

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me nlidhur gjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie. Bëhet me dije se te dera e Gjykatës mund të futet kushdo, edhe i armatosur, pasi skaneri i Gjykatës së Apelit nuk punonte prej ditësh.

Nga dëshmia paraprake e rojes së sigurisë, bëhet me dije se skaneri i gjykatës jo vetëm sot, por prej ditësh skaneri ishte jashtë funksionit. Ndërkohë sa i përket dinamikës së ngjarjes brenda sallës së gjyqit, mësohet se gjatë seanca është zhvilluar para tensione dhe të dyja palët kanë dhënë pretendimet e tyre. Por kjo situatë ka zgjatur deri në orën 15:40, në kohën kur gjyqtari Astrit Kalaja po lexonte vendimin mbi çështjen e pronësisë.

Në mometin që Kalaja ka nisur të lexojë vendimin kundër familjes Shkambi, autori 31-vjeçar Elvis Shkambi ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit. Më pas shkëmbi ka qëlluar edhe në drejtim të dy personave të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Këta të fundit ishin nga pala kundërshtare që ka bërë edhe padinë në Apel. Shkambi pas  të shtënave ka lënë armën te roja e sigurisë dhe ka dalë duke qëndruar jashtë oborrit të Gjykatë, aty ku dhe u arrestua nga policia. Gjithashtu autori ka pohuar para bluve se ka qenë vetë ai që ka kryer krimin./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja/ Policia ndalon punonjësin e sigurisë, ishte përgjegjës për skanerin në hyrjen e institucionit

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit. Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, autoritetet kanë ngritur dyshime të forta në lidhje me këtë aspekt të sigurisë. Kjo vjen, pasi autori Elvis Shkëmbi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjithashtu gjatë të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin. Ndërkohë autori i dyshuar i krimit, Elvis Shkëmbi, u arrestua nga policia, në momentin e arrestimit, ka deklaruar se e ka vrarë gjyqtarin për çështje prone./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

PAMJE të rënda nga momentet e fundit të jetës së gjyqtarit! U qëllua me tre plumba në kraharor, momenti kur ai po transportohej me barrelë për në spital

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto ilustruese

TIRANA-Pamjet e mëposhtme pasqyrojnë momentet menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa dy të tjerë, babë e bir, mbetën të plagosur.

Në video shihet gjyqtari Kalaja i shtrirë në barrelë, teksa transportohet me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda, pasi u qëllua me tre plumba në kraharor.

7 MUAJ ME PARE

Autori e priti dhe e qëlloi në korridor, zbardhen DETAJE nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja! Armën ia dorëzoi rojës së sigurisë, doli jashtë...

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

Sipas informacioneve për Dosja.al, autori i dyshuar, Elvis Shkambi, ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku në orën 14:00 kishte nisur një seancë që lidhej me një çështje pronësie, në të cilën ai ishte palë.

Gjatë seancës, gjyqtari Kalaja u njoh me pretendimet e të dy palëve dhe në fund dha vendim në favor të kundërshtarëve të Shkambit, të cilët më pas rezultuan të plagosur në ngjarje. Pas përfundimit të seancës, Kalaja doli nga salla në drejtim të korridorit të gjykatës, ku u përball me Shkambin, i cili e qëlloi me armë zjarri të tipit pistoletë.

Pas kryerjes së aktit tragjik, autori i dorëzoi armën rojës së sigurisë së gjykatës dhe më pas u largua nga ambientet e institucionit. Ai shkoi pranë një patrulle policie që ndodhej jashtë godinës dhe deklaroi se kishte kryer vrasjen, duke u dorëzuar vullnetarisht.

Ngjarja, që ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik, vuri në pikëpyetje sigurinë në institucionet e drejtësisë, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi shtesë që mund të ketë çuar në lejimin e armës në ambientet e gjykatës.

Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë në proces/ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Një jetë në shërbim të drejtësisë! Mbi 30 vite eksperiencë dhe baba i 2 fëmijëve, u qëllua për vdekje sot në Gjyaktën e Apelit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Astrit Kalaja

TIRANA-  Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë tronditi sot thellësisht opinionin publik. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, ndërsa ndodhej në krye të detyrës, në një akt dhune që shkeli muret e tempullit të drejtësisë dhe ngriti shqetësime të thella për sigurinë dhe autoritetin e institucioneve gjyqësore në vend.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje mbarëkombëtare, duke sjellë reagime të shumta nga shoqëria civile, politika, trupa gjyqësore dhe qytetarë të zakonshëm, të cilët e kanë cilësuar këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike.

Një emër me peshë në drejtësinë shqiptare

Astrit Kalaja lindi në Shkodër, 62 vite më parë. Gjatë gjithë jetës së tij profesionale, ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në sistemin gjyqësor shqiptar, i vlerësuar për integritetin dhe profesionalizmin e tij. Kalaja shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku shqyrtonte çështje të ndjeshme dhe me ngarkesë të lartë publike.

Ai ishte një prej gjyqtarëve që kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e trupës që kishte kaluar filtrat e Reformës në Drejtësi, një prej proceseve më të rëndësishme të pastrimit dhe forcimit të sistemit gjyqësor në vend.

Një jetë e përkushtuar dhe një humbje e madhe

Përtej jetës profesionale, Astrit Kalaja ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Sipas burimeve mediatike, ai ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë, një gëzim i vonë familjar që u ndërpre në mënyrë tragjike.

Vrasja e tij ka lënë një boshllëk të thellë jo vetëm në familje dhe mes kolegëve, por edhe në të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare, i cili humbi një nga figurat e tij më të qëndrueshme dhe të respektuara.

Astrit Kalaja, e ka kaluar Vettingun në vitin 2019, por komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.

KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022’. Astrit Kalaja është zgjedhur edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi. Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apeli. Ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Shkodrës.

Konkretisht nga viti 1993 dhe deri qershor 2004 punoi si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër. Në Qershor 2004 dhe deri në 31 janar 2023 në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndësa vitet e fundit shërben në Gjykatën e Apelit Tiranë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Akt i shëmtuar dhe kriminal”, reagon Berisha për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Krimi kontrollon rendin, kërkoj dënim maksimal për autorët

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal të shëmtuar dhe një tjetër provë e pasigurisë së thellë që mbizotëron në vend. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha kërkoi që drejtësia të veprojë me dënimin më të rreptë ndaj autorit të krimit, si dhe ndaj çdo personi tjetër që mund të ketë qenë i përfshirë apo porositës i kësaj ngjarjeje tragjike.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar këtë akt si një goditje ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike.

Reagimi i Sali Berishës:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.
Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

7 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë babë e bir që u qëlluan me armë brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi Elvis Shkambi qëlloi me armë brenda në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës, ku i vdekur mbeti gjyqtari Astrit Kalaja. Babë e bir ndërkohë po mjekohen në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën. 

Bëhet me dije se ata kanë qenë palë në proces me familjen e Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familjet. Gjithashtu dy prej personave në konflikt pronësie ishin pikërisht babë dhe bir, që rezulton se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit.

Procesi ka zgjatur nga 2023-2024, ku aktualisht dosja ishte në Apel, por siç duket se në humbje e sipër të procesit, Elvis Shkambi ka përdorur armën në shenjë hakmarrjeje./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në ambientet e Gjykatës së Apelit, mister si autori futi armën në gjykatë

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Astrit Kalaj, Elvis Shkëmbi

TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit është ngjarja më e rëndë ndaj sistemit gjyqësor në vend. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se autori Gjon Shkambi e ka kryer vrasjen pasi po humbiste një proces gjyqësor që po gjykohej nga ky magjistrat.

Ngjarja e rëndë ka lënë çdokënd të shqetësuar në vendin tonë. Por pikëpyetjet më të mëdha janë se si Gjon Shkambi mundi të hynte në ambientat e Gjykatës i pajisur me armë.

Kjo për shkak se çdo kush që ka proces gjyqësor apo çdokush që shkon të futet në ambientet e brendshme të Gjykatës i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Por mesa duket kjo nuk ka ndodhur në seancën e sotme, pasi vetë autori ka hyrë lehtë fare në ambientet e brendshme dhe më pas ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit që humbi jetën dhe palës tjetër.

Kjo ngjarje e rëndë solli edhe njëherë në vëmendje mangësitë dhe ngërçet që përballen qytetarët në institucionet në vend./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Jam nervozu me këto ngjarje”/ Konflikti për pronën, çfarë deklaronte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit dy vite më parë

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Gjon Shkëmbi

TIRANA- Vendimi për një çështje pronësie është shkaku që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë. Në një deklaratë të dhënë për mediat vite më parë, Gjon Shkambi, babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit shprehej:

“Kam një pronë, siç e patë edhe ju, me dokumente të rregullta. Përmbarimi tanimë ka marrë përsipër të lirojë banesat e mia. Është në procedurë të lirojë gjithë banesën. Këta ndërhyjnë me të afërm te përmbarimi. Kam besim se shteti do funksionojë. Bëj thirrje që mos të japin lajme pa ditë se çfarë po japin. Jam nervozuar për këto lajme.”

Sipas burimeve, gjyqtari Kalaja ishte pikërisht personi që po shqyrtonte dosjen e këtij konflikti, i cili ka nisur prej vitesh dhe ka përfshirë disa institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Shkambi pretendonte se ishte pronar ligjor, ndërsa banorët e godinave në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër e akuzonin për falsifikim dokumentesh dhe tentativë për dëbim të paligjshëm.

Vite më parë, përmbarimi kishte refuzuar ekzekutimin e vendimeve me argumentin se dokumentet ishin të dyshimta, gjë që bëri që çështja të zvarritej ndër vite. Sot, konflikti kulmoi tragjikisht me një akt ekstrem brenda sistemit të drejtësisë.

Policia ka arrestuar autorin në vendngjarje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Dy persona të tjerë, babë e bir, mbetën të plagosur nga të shtënat, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet po vijojnë nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, ndërkohë që kjo ngjarje ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë në ambientet gjyqësore dhe nevojën për masa të shtuara mbrojtëse për gjyqtarët që trajtojnë çështje me ngarkesë të lartë konflikti./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokurorët e SPAK mbërrijnë në vendngjarje

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Dy prokurorë të SPAK, Adnan Xholi dhe Vladimir Mara kanë mbërritu te Gjykata e Apelit, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë, babë e bir. 

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me tre plumba në sallën e gjyqit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, Elvis Shkambi. Siç u raportua babë e bir kanë qenë palë në procesin gjyqësor për pronat./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja me armë zjarri e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Reagon policia: Elvis Shkambi vrau gjyqtarin dhe plagos palën kundërshtare

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit. Blutë bëjnë me dije se autori i ngjarjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili ka qëllua për vdekje Astrit Kalanë dhe ka plagosur babë e bir, Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj. Sipas policisë, dy të fundit ishin në proces gjyqësor për çështje pronësie me autorin. 

Mësohet se Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, janë dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të Elvis Shkambit, si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Origjina e konfliktit të pronësisë që solli vrasjen e gjyqtarit! Autori pretendonte godinën ku jetonin 31 familje në Shkodër, ato e akuzuan për falsifikim dokumentesh

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Elvis Shkëmbi

TIRANA- Elvis Shkambi është arrestuar sot si autor i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, dhe plagosjes së dy personave të tjerë, në një sulm të armatosur që ndodhi brenda ambienteve të gjykatës në Tiranë. Motivi i dyshuar i ngjarjes lidhet me një konflikt pronësie, në të cilin gjyqtari Kalaja kishte rol kyç, pasi kishte në shqyrtim dosjen e çështjes.

Sipas burimeve hetimore, konflikti daton disa vite më parë dhe ka origjinën në qytetin e Shkodrës, ku Gjon Shkambi pretendonte se ishte pronari ligjor i një prone mbi të cilën ndodheshin godinat ku jetojnë rreth 31 familje. Sipas Shkambit, ai kishte fituar të drejtën e pronësisë përmes dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore, ndërsa banorët e lagjes “Skënderbeg” e akuzonin për falsifikim dhe uzurpim të pasurisë.

Në vitin 2020, përmbarimi kishte refuzuar të vepronte, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e dokumenteve të paraqitura nga Shkambi. Që atëherë, procesi ligjor është zvarritur ndër vite, mes akuzave të ndërsjella dhe denoncimeve publike nga banorët, të cilët deklaronin se Shkambi kishte nisur prishjen e banesave të tyre në mënyrë të paligjshme.

Godina në fjalë, një ish-shkollë rezervash ndërtimi, ishte banuar nga 31 familje që prej vitit 1992, me një vendim të Bashkisë Shkodër. Banorët këmbëngulin se prona është ende në pronësi shtetërore, ndërsa dokumentet e paraqitura nga Shkambi janë të falsifikuara.

Ngjarja e rëndë kulmoi këtë pasdite në Tiranë, kur Shkambi, sipas Policisë, u paraqit i armatosur në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe hap i zjarr ndaj gjyqtarit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe plagosi dy persona të tjerë që ndodheshin aty – babë e bir, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar në vendngjarje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të sulmit, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e pretendimeve të palëve në konfliktin që, pas vitesh në gjykata, përfundoi në një akt tragjik./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

I shtrirë përtokë përpara Gjykatës së Apelit, PAMJET e para të gjyqtarit pasi u qëllua me armë

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u ekzekutua me armë zjarri brenda ambienteve të institucionit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi. Në foton e siguruar nga vendngjarja, është momenti ku gjyqtari është i shtrirë përtokë jashtë ndërtesës së gjykatës, vetëm pak çaste pas sulmit me armë.

Menjëherë ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte tre plumbave të marra në kraharor./ Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dy të tjerë të plagosur, ja si paraqitet gjendja e tyre

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve, njëri prej tyre është aktualisht në sallën e operacionit, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër po merr mjekim në spital, gjithashtu pa rrezik për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Elvis Shkambi. Ende nuk është e qartë nëse të plagosurit kanë qenë gjithashtu shënjestra të autorit, apo janë dëmtuar rastësisht gjatë sulmit. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë kriminal./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Elvis Shkambi pranon vrasjen e gjyqtarit/ Fjalët e para pas arrestimit: U detyrova, po humbja gjyqin

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Elvis Shkëmbi

TIRANË- Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë e parë për krimin e rëndë në Komisariatin Numër 1. Shkambi ka pranuar krimin, ndërkohë ka theksuar se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkambi në Komisariatin Numër 1.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shkambi ka pasur probleme me një çështje pronësie të “Pallatit të Beqarëve” në Shkodër, ku autori pretendonte se e kishte privatëzuar me dokumente të rregullta./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja, del FOTO e autorit të krimit

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Elvis Shkëmbi

TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, 30-vjeçari Elvis Shkambi. 

Sipas informacioneve, autori është nga qyteti i Shkodrës, djali i Gjon Shkambit dhe nipi i Pal Shkambit, ish-kandidat për deputet. Dyshohet se ngjarja lidhet me një çështje pronësie që ishte në proces gjyqësor. Përveç gjyqtarit Kalaja, i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave, u plagosën edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me tre plumba në sallën e gjyqit, autori palë në një proces për pronat

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Elvis Shkëmbi

TIRANË- Është identifikuar emri i autorit të dyshuar që qëlloi me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja. Si pasojë e plagëve gjyqtari, Astrit Kalaja humbi jetën. Mësohet se autori i dyshuar është Elvis Shkambi, i cili është arrestuar nga policia.

Burme për Dosja.al bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarje mësohet të ketë qenë një gjyq për pronat. Gjithashtu autori thuhet se ka qenë palë në proces gjyqësor./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Qëllohet për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, PAMJE nga vendi i ngjarjes

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Pamjet e mësipërme janë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur para pak çastesh kryeqytetin. Gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në foto shihet momenti i neutralizimit të autorit nga forca të shumta policie dhe qytetarët.

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak më parë në Gjykatën e Apelit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur nga tre plumba në kraharor gjyqtari Astrit Kalaja. Autori, Elvis Shkambi që ka qëlluar mbi gjyqtarin është arrestuar tashmë nga policia./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Zbardhet EMRI i autorit që qëlloi në sallën e gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Elvis Shkëmbi

TIRANË- Elvis Shkëmbi është autori i arrestuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Siç u raportua Shkëmbi është vënë në pranga nga policia pak minuta më herët. 

Sakaq, Astrit Kalaja mbërriti pa shenja jete në spital, ndërkohë gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Të shtënat me armë në Gjykatën e Apelit, raportohet për dy persona të tjerë të plagosur

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Një sulm me armë zjarri është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se objektiv i sulmit ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja, i cili është një nga të plagosurit. Krahas tij, janë lënduar edhe dy persona të tjerë, babë e bir, megjithatë roli i tyre në ngjarje nuk është ende i qartë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, dy prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i sulmit është arrestuar nga policia, ndërsa arma e përdorur në ngjarje është sekuestruar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të sulmit./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Plagosi gjyqtarin Astrit Kalaja, arrestohet autori

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Astrit Kalaja

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak më parë në Gjykatën e Apelit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja. Bëhet me dije se personi që ka qëlluar mbi gjyqtarin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.  

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit. Po ashtu raportohet se i plagosur ka mbetur edhe një person i dytë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

'TRONDITET' Tirana! Plagoset në sallën e gjyqit Astrit Kalaja, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri

E rëndë në Gjykatën e Apelit/ Vritet me armë zjarri
Astrit Kalaja

TIRANA- Tirana u trondit pasditen e sotme nga një akt i rëndë kriminal, ku një gjyqtar u vra me armë brenda sallës së gjyqit, në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë. Viktima është gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po shqyrtonte një çështje pronësie, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë zhvillimit të seancës, një prej palëve në proces, i identifikuar si Elvis Shkambi, 30 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit dhe dy personave të tjerë të pranishëm në sallë. Gjyqtari Kalaja ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa të plagosur mbetën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik në ambientet e gjykatës, ndërsa forcat e shumta të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin, duke sekuestruar armën e përdorur në krim.

Policia e Tiranës konfirmoi se autori ka vepruar gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të krimit. Dy prokurorë nga SPAK kanë mbërritur gjithashtu në vendngjarje për të ndjekur nga afër hetimet.

Kjo ngjarje tronditëse rikthen vëmendjen te masat e sigurisë në institucionet e drejtësisë, ndërsa shoqëria civile dhe personalitete të ndryshme kanë reaguar me shqetësim ndaj asaj që konsiderohet një goditje ndaj sistemit gjyqësor dhe rendit publik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen./ Dosja.al

astrit kalaja

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje