Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. • Mësohet se një 35-vjeçari i identifikuar si Petrit Pepkola është dhunuar me sende të forta. • Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta shkopa bejsbolli nga autorët. • Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vajzë. • Fillimisht i plagosuri është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. • Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
2 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Personi i cili u dhunua me sende të forta, në qytetin e Lezhës është Petrit Paloka. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zënka ka nisur për shkak të ngacmimit të një vajze. Para bluve, ai ka pohuar se fillimish nuk i ka njohur personat, të cilët e kanë dhunuar.
Ndërsa ka shtuar faktin se është goditur me shkop bejzbolli, gjë e cila i ka shkaktuar dëmtime të rënda. I riu nuk është një person i njohur apo proceduar më parë nga policia. Në momentin që është marrë në pyetje nga policia, 35 vjeçari ka pohuar se e njeh njërin prej autorëve./Dosja.al
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Mësohet se një person është dhunuar rëndë nga disa persona të tjerë. Personi në fjalë është nxjerrë me forcë nga mjeti me të cilin po udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
Pas ngjarjes 35-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./Dosja.al