LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve, publikohen PAMJET e atenatatit në Rinas. Punonjësi i AMP-së në gjendje të rëndë 

• Hetimet kanë nisur për vrasjen e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe plagosjen e punonjësit të AMP-së Muçi Shaljanit kanë nisur. • Sot është zbuluar dhe itinerari i autorëve të vrasjes së djeshme, nga Nikla në Rinas dhe më pas largimi nga e njëjta rrugë. • Në makinën e autorëve kanë qenë 4 persona, një shofer dhe 3 qitës, të cilët për vrasjen, kanë përdorur 4 armë. • Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku shihet që ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së. • Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. • Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit. Ndërkohë që targat e makinës Toyota Yaris kanë qenë të vjedhura në Greqi vitin e kaluar. • Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura në lidhje me procedurën e rekrutimit tij. • Ndërsa drejtori i AMP-së Eduart Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

12 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u "vu re" nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Foto ilustruese nga atentati

TIRANA- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.

Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Por ajo çfarë nuk u vu re janë edhe momentet e panikut që pasuan atentatin: qytetarë që vrapojnë për t’u larguar nga vednngjarja dhe automjete që largohen me shpejtësi nga rrethrrotullimi i Rinasit, në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave.

 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Njëri afrohet në makinë..."/ Vrasja e krahut të djathtë të Shullazit, Klodiana Lala: Autorët e atentatit vepruan si trupa paramilitare

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga atentati mafioz, ku u ekzekutua Gilmando Dani, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit. E ftuar në studion e News24, Lala komentoi pamjet të cilat tregojnë me qartësi momentet e atentatit dhe mënyrën e veprimit të autorëve.

Gazetarja thekson se pas breshërisë së parë me armë automatike, një prej atentatorëve i afrohet mjetit dhe ndërhyn nga dera e pasagjerit, duke e qëlluar sërish në mënyrë të drejtpërdrejtë Gilmando Danin, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

“Autorët kanë vepruar si trupa paramilitare ose komando. Në momentin që një prej tyre është në aksion, një tjetër del pas tij duke i mbrojtur krahët. Janë tre persona të veshur me të zeza dhe me kapele që dalin dhe qëllojnë drejt makinës. Njëri nga autorët afrohet në makinë, hap derën e pasagjerit dhe qëllon sërish drejt Danit. Ai madje lë kallashnikovin në tokë përpara se të përdorë pistoletën, ndoshta për të pasur një goditje më të saktë,” tha Lala./Dosja.al

 

 

 

 

6 MUAJ ME PARE

“Drejt Gilmando Danit u gjuajtën mbi 80 plumba”, Lala: Një prej autorëve la kallashnikovin, mori pistoletën për ta qëlluar, donte vdekjen e mikut të Emiljano Shullazit

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala, komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, agjent i AMP-së. E ftuar në studion e News24, Lala përshkroi me detaje momentet e atentatit, duke theksuar nivelin e lartë të organizimit të autorëve.

Duke iu referuar pamjeve të publikuara, sipas saj, sulmuesit vepruan me koordinim të plotë dhe përdorim të armëve të ndryshme, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se janë qëlluar mbi 80 plumba ndaj automjetit ku ndodhej Dani. Gazetarja shtoi se Policia e Shtetit po vijon verifikimin e rrugëve të largimit të atentatorëve dhe mjetet e përdorura gjatë ekzekutimit. 

“Ditën e djeshme në mesditë, u qëllua me breshëri kallashnikovi mbi automjetin që drejtohej nga agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani. Janë tre persona të veshur me të zeza dhe me kapele që dalin dhe qëllojnë drejt makinës. Më pas, një prej tyre afrohet tek mjeti, hap derën e pasagjerit dhe qëllon sërish në drejtim të Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Në një moment, njëri prej autorëve lë kallashnikovin në tokë dhe qëllon me pistoletë drejt Danit, ndoshta për të realizuar një goditje më precize, ose sepse arma automatike mund të jetë bllokuar. Pas të shtënave fatale në kokë, autorët hipin në mjetin e tyre dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

Pas lirimit, Dani ishte tërhequr nga jeta publike, madje ishte fejuar dhe përpiqej të mbante një profil të qetë. Por mënyra se si u ekzekutua tregon se kemi të bëjmë me një atentat të planifikuar mirë dhe me motive që lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale,” tha gazetarja Klodiana Lala.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Tre persona të maskuar i zënë pritë dhe zbrazin kallashnikovët! PAMJE nga atentati mafioz ndaj Gilmado Danit, një prej vrasësve afrohet dhe sigurohet që të eleminohet miku i Emiljano Shullazit

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Janë publikuar pamje të reja nga atentati mafioz i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Në videon e publikuar nga Dosja.al, shihet momenti kur automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin udhëtonte Dani bie në pritë nga një makinë tjetër, e cila ndaloi anës rrugës teksa shënjestra e tyre po afrohej tek rrethrrotullimi.

Sapo mjeti i Danit afrohet, tre persona dalin me shpejtësi nga automjeti pritës dhe hapin zjarr me breshëri në drejtim të tij. Makina e viktimës ndalon pas disa metrash, e qëlluar nga dhjetëra plumba. Në vijim të pamjeve, shihet një tjetër person që i afrohet pa nxitim automjetit të shënjestrës dhe qëllon sërish nga afër, duke u siguruar për vdekjen e Gilmando Danit.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ndërsa kalamitarë të rastit janë përpjekur të ndihmojnë personat në automjet. Pamjet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.

 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Çfarë delegacioni është? Dy minuta pas vrasjes së Gilmando Danit kalon autokolona me 4 makina zyrtare në Rinas

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një detaj shqetësues ka ndodhur ditën e djeshme pas vrasjes së Gilmando Danit në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, vetem 2 minuta pas vrasjes së Danit dhe plagosjes së agjentit të AMP-së Muçi Shaljani, një delegacion kalon në vendngjarje.

Ende nuk dihet nëse është një delegacion i huaj apo shqiptar që kalon aty, por në pamje vihet re se delegacioni lëviz me shpejtësi sa futet në rrethrrotullim. Autokolona e përbërë nga 4 makina zyrtare, shihet teksa kalon, ndërkohë që në ato momente as policia nuk kishte shkruar në vendngjarje.


Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Vrasja e e Gilmando Danit, autorët dyshohet se kishin informator në Spanjë, në Rinas pritën 10 minuta te rrethrrotullimi

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Vrasja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se autorët kishin një informator në Spanjë, që i informonte mbi lëvizjet e Danit në Barcelonë. Autorët kanë marrë informacion në lidhje me nisjen e avionit të Danit dhe kanë bërë llogaritë në momentin që avioni zbriste në Tiranë. Ndërkohë që makina "Toyota" ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas, zona nga Nikla pa energji elektrike, nuk filmoi asnjë kamer sigurie

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Vrasja

TIRANË- Detajë të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se zona e aeroportit nga Nikla ka qenë dje pa energji elektrike në momentin i vrasjes. Për këtë arsye, asnjë kamer sigurie nuk ka filmuar ardhjen apo largimin e autorëve pas vrasjes.   

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Muçi Shaljani mbeti i plagosur në ekzekutimin e Gilmando Danit, AMP pezullon zinxhirin komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
AMP

TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura në lidhje me procedurën e rekrutimit tij. Me anë të një reagimi për mediat, AMP njofton se drejtori Eduart Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i AMP-s:

Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit "Nënë Tereza", ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit, nis hetimi për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Muçi Shaljani

TIRANË- Hetimi për punësimin e Muçi Shaljanit në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore ka nisur ditën e sotme. Sheqeri është punësuar në muajin shtator në AMP, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi, pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Detaje nga ekzekutimi i Gilmando Danit në Rinas, zbardhet itinerari i autorëve, përdorën 4 armë për vrasjen

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Makina

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se në makinën e autorëve kanë qenë 4 persona, një shofer dhe 3 qitës. 

Autorët kanë ardhur fillimisht nga Nikla për në Rinas pasi kanë kryer vrasjen, janë larguar me të njejtën rrugë. Për të kryer vrasjen, janë përdorur 4 armë. Ndërkohë që targat e makinës Toyota Yaris kanë qenë të vjedhura në Greqi vitin e kaluar. 

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

U plagos nga atentati në Rinas/ Muçi Shaljani mori 10 plumba në trup, ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Muçi Shaljani

TIRANË- Muçi Shaljani, 42-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mesditës së djeshme, është në gjendje kritike për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se Shaljani është i intubuar në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetëësore vijon të jetë e paqëndrueshme.

Nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore, mjekët kanë refuzuar që 42-vjeçari t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Dyshohet se Muçi Shaljani ka dy plumba në kokë dhe ka marrë plagë të shumta në trup.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer.  Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Shoqërimi i agjentit të AMP me krimin, këmbanë alearmi"/ Atentati në Rinas, Klodiana Lala: Ngjarja më e mirëorganizuar viteve të fundit, agjenti i AMP-së u rekrutua pa asnjë procedurë

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Zbardhet itinerari i autorëve,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka deklaruar se atentati, i cili ndodhi mesditën e djeshme ishte një nga më të mrëorganizuarit viteve të fundit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lala u shpreh se shoqërimi i një agjenti të AMP-së me një person me një profil kriminal, si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi. Ajo tha se Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentat, u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator.

Lala tha se në atë periudhë, Kryeministri Rama kishte shkarkuar nga detyra Florian Sulejmanin. Sipas saj kjo erdhi pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë. Lala tha se gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur, rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë. Në fund, Lala deklaroi se nëse AMP nuk pastrohet, nuk ka sesi të pastrohen as radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion.

Shkrimi i Klodiana Lala

Prapaskenat e rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe detyra për drejtorin Merkaj! Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit. Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat. Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend. Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi. Muçi Shaljani alias Sheqeri u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator. Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë. Drejtimin e struktures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.

Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certifikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar). Për të shkuar me tej, Shaljani kalon filtrat në një kohë që në mes të Tiranës ka zaptuar edhe hapesirat publike me hotelin e tij, ama askush se sheh ta shembe. Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësjnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verifikimin e të gjithë punonjësve. Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me çduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar. Është ende herët për të vlerësuar se cdo të ndodhë me procedurën e celur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion./Dosja.al

gilmando dani muci shaljani vrasje ne rinas

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën