LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Pasi nuk i dha para e masakroi për vdekje me thikë dhe çekiç, vihet në pranga autori i vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës

• Paulin Gina, 82-vjeç është masakruar për vdekje me thikë dhe çekiç nga fqinji i tij 39-vjeçar. • Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku i moshuari u gjet i pajetë në banesën e tij me plagq të shumta. • Nga veprimet hetimore u zbulua se autori i vrasjes ishte 39-vjeçari, Fation Janina i cili u vu në pranga ditën e sotme. • 39-vjeçari kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për t'i kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. • Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta. • Ndërkohë nga pamjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme që kanë ndodhur në pallat gjatë kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve. • Autori 39-vjeçar, i cili njihet nga banorët si person problematik, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. • Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zbardhet dëshmia e autorit që masakroi 82-vjeçarin në Durrës: E vrava se më kishte borxhe, e qëllova disa herë me çekiç

EMRAT/ Pasi nuk i dha para e masakroi për vdekje me thikë dhe
foto ilustruese

DURRËS- Fatjon Janina e ka pranuar autorësinë për vrasjen e 82-vjeçarit në Durrës. 32-vjeçari ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që Paulin Gina ia kishte autorit. Gjithashtu Janina thotë se i ka thënë që të flasin për borxhin pasi i duheshin lekë për Vitin e Ri, por i moshuari i ka thënë se nuk ka lekë. Sipas tij viktima e ka ofenduar duke e quajtur drogaxhi dhe ka tentuar ta godasë me çekiç, por në atë moment Janina ka gjetur një thikë dhe e ka qëlluar disa herë. 

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë  banoj të sheshpushimi I shkollave . I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti  e ri. U futëm të shtëpia  e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli I shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe I dergova ne  shtepine time. Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes.  Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise.”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e moshuar, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

EMRAT/ Pasi nuk i dha para e masakroi për vdekje me thikë dhe
pallati ku ndodhi vrasja

DURRËS- Fation Janina, 39-vjeçari i cili masakroi për vdekje me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar është vënë në pranga nga policia. 82-vjeçari, Paulin Gina u gjet pasditen e djeshme i pajetë në banesën e tij, ndërsa nga këqyrja e trupit të tij eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.

Nga veprimet hetimore u zbulua se autori ishte 39-vjeçari, i cili kishte  shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ndërsa nga pamjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme që kanë ndodhur në pallat gjatë kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.

Autori 39-vjeçar, i cili njihet nga banorët si person problematik, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga vrasja e 82-vjeçarit në Durrës, autori shkoi për t’i kërkuar para, kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

EMRAT/ Pasi nuk i dha para e masakroi për vdekje me thikë dhe
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina një natë më parë në banesën e tij në Durrës. Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Gjithashtu shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja kane çuar policinë në dyshimet se Janina ka qene person qe njihet me 82-vjeçarin. Ndërsa nga pamjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.

Autori 39-vjeçar ishte i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

1 VITE ME PARE

Zbardhet ngjarja në Durrës/ Fqinji vrau me thikë dhe çekiç të moshuarin dhe e mbylli në banesë, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga policia (EMRI)

EMRAT/ Pasi nuk i dha para e masakroi për vdekje me thikë dhe
banesa

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Durrës, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i pajetë në banesën e tij.  Sot policia ka zbardhur ngjarjen dhe bën me dije se autori i krimit ishte Fation Janina, fqinji i të moshuarit, i cili e vrau me thikë dhe çekiç për motive të dobëta.

39-vjeçari, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.

Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

fation janina paulin gina vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj