LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar Çelës dhe Emiliano Ramazanit: Qëlluan 'çunat' nga Fushë Kruja (Përplasja me Xhuliano Hoxhën)

• Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej është zbërthyer para GJKKO-së ditën e sotme për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri. • Para togave të zeza në GJKKO, Alibej ka deklaruar se vrasjen e Emiliano Ramazanit kishin për qëllim që t'ia faturonin Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Por sipas tij, pasi nuk arritën që ta bënin këtë, vemndosën që ta ekzekutonin Çelën. • Alibej ka deklaruar kanë qenë 'çunat e Fushë Krujës', Enver Diva dhe Besmir Xhixha, që kanë sjell një makinë E Class për vrasjen dhe se ata kanë qëlluar të parët dhe më pas Nuredin Dumani. • Pas vrasjes, Alibej mori një mesazh nga Nuredin Dumani, ku i shkroi: Mbaroi Bujari. • Ndërkohë që deklaratat e Alibejt janë kundërshtuar nga Xhuliano Hoxha, i cili ka deklaruar se në kohën që është vrarë Çela, ai ka qenë në burg. • Fill pas kësaj, Hoxha ka zbuluar vajzën që i ka marrë zemrën Erion Alibejt. • Teksa ka përmendur një vajzë me emrin Megi Kila, duke e cilësuar atë si dashurinë e shekullit të Alibejt, Hoxha theksoi se ky i fundit merrte informacione nga Megi për Emiljano Ramazanin. • Alibej ka nxjerr informacione dhe nga vrasja e Klevis Kapllanit, i cili në atë kohë punonte si shofer i Nuredin Dumanit. • Alibej ka deklaruar se kanë qenë 'çunat' e Fushë Krujës ata që e kanë gjetur të ekzekutuar Kapllanin në rrugë.

8 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

"Merreshim me trafikim droge, për vrasjet komunikoja me Sky!" Erjon Alibej në GJKKO: Suel Çela donte të nxirrte Endritin jashtë loje

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Erion Alibej

TIRANA- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej është zbërthyer para GJKKO-së ditën e sotme në lidhje me financimin që kishte bashkë me të vëllain, Endrit Alibej. Bëhet me dije se ai ka pranuar përfshirjen në trafikun e drogës, ndërsa mohoi çdo përfshirje në vrasje, megjithëse është shprehur se për episodet e vrasjes ka komunikuar në Sky Ecc.

Gjithashtu Alibej tha se kishin bashkëpunuar me Dritan Gjikën për një ngarkesë prej 530 kg kokainë nga Ekuadori drejt portit të Mersinit në Turqi. Ai ka shtuar se gjithçka ndryshoi kur Endriti dhe një turk u vranë. Bashkëpunëtori i drejtësisë përmendi edhe emrin e Suel Çelës, për të cilin tha se ka pasur interes që të nxirrte jashtë loje Endrit Alibejn.

"Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me trafikim drogë normalisht, por s’kemi qenë përzierë kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty. Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc. Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë.

Patëm një biznes me Dritan Gjikën. Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë. Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa.

Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti. Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit. Përveç se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës. Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje", ka deklaruar Alibej.

11 MUAJ ME PARE

"U lidhëm me Dritan Gjikën"/ Erion Alibej: Nisëm 530 kg kokaine në Turqi, Endriti dhe turku u vranë

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Erion dhe Endrit Alibej

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka treguar njohjen me Dritan Gjikën. Gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, Alibej ka deklaruar se kishin nisur një marrëveshje biznesi më drogë në atë kohë, ku dhe nisën 530 kg kokaine për në Turqi.

Por sipas tij, Endriti dhe një turk janë vrarë, duke bërë që dhe ngarkesa që kishin nisur të kapej. Alibej theksoi se kjo goditje ndaj tij, e rrënuan ekonomikisht, duke shkuar në nivelin e burës së gojës. 

"Në atë periudhë, unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me drogë, normalisht, por nuk kemi qenë të përfshirë kurrë në vrasje. Kemi pasur lidhje me njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes sonë, kishim nisur një ngarkesë prej 530 kg kokaine për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty. Ekzekutimi i familjes time ishte një goditje fatale. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes së ngarkesës nga porti i Mersinit. Ajo ngarkesë u sekuestrua dhe nuk u arrit të dilte jashtë, m’u vra vëllai dhe turku, miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Ishte e qartë që donin të na nxirrnin jashtë loje. Kishin interes të madh ta bënin këtë. Më shkatërruan edhe ekonomikisht. Shkova deri për bukë goje. Por hiqja sikur kisha shumë lekë, ndërkohë nuk kisha asgjë”, tha Alibej.

Pas kësaj ngjarjes, Alibej tha se u largua për në Angli, ku nisi të punonte me trafik kokaine.

Me dy shokë të mi lidhëm një punë në Angli, kam punuar shumë me kokainë, u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi të punoja atje. Gjithçka që fitoja e shkriva. Isha i fokusuar vetëm te siguria ime dhe planet. Nga shtëpia i bëja punët me telefon. Ka shumë njerëz që më kanë mbetur miliona euro borxh”, ka shtuar ai.

11 MUAJ ME PARE

EMRI/ Xhuliano Hoxha zbulon vajzën që i ka 'marr zemrën' Erion Alibejt: Pse nuk e permend dashurinë e shekullit?

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Erion Alibej

TIRANË- Xhuliano Hoxha në seancën e sotme për 'Plumbin e Artë' ka zbuluar vajzën që i ka marrë zemrën Erion Alibejt. Para togave të zezam Hoxha ka pyetur Alibejn se përse nuk e përmend Megi Kilën. Duke e cilësuar këtë si dashurinë e shekullit të Alibejt, Hoxha theksoi se ky i fundit merrte informacione nga Megi për Emiljano Ramazanin.

“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çelës unë kam qenë në shtëpi. S’kam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare, si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të,” tha Hoxha.

11 MUAJ ME PARE

"Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit"/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Klevis Kapllani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej ka treguar sot detaje nga vrasja e Klevis Kapllanit në shtator të vitit 2020 në Rrogozhinë. Gjatë fjalës së tij në GJKKO, Alibej ka theksuar se në atë kohë Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Dumanit. 

Alibej ka deklaruar se kanë qenë 'çunat' e Fushë Krujës ata që e kanë gjetur të ekzekutuar Kapllanin. Ndërkohë që ka theksuar se me ata ka patur kontakte vetëm nëpërmjet SKY ECC

"Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Vetem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët.  Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi. Ishte një Audi A6, model i vjetër. Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë. Në ‘sky’ kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin," tha Alibej.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e Bujar Çelës/ Xhuliano Hoxha përplaset me Erion Alibejn në GJKKO: Nuk kam lidhje, kam qenë në burg kur u vra

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Xhuliano Hoxha

TIRANË- Xhuliano Hoxha është përplasur në seancën gjyqsore të GJKKO-së me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej. Gjatë seancës, Alibej ka deklaruar se Bujar Hoxha është vrarë nga çunat e Fushë Krujës dhe nga Nuredin Dumani, në lokal.

Por kjo është kundërshtuar nga Hoxha, i cili ka theksuar se në kohën e vrasjes së Bujar Hoxhës ka qenë në burg.  

Alibej: Kam dërguar 60 a 70 mijë euro tek një karburant në Vore. Nuk mbaj mend aty i morën cunat e Fushë Krujës, apo Nuredini. Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që ishin për arrestim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar ato formularët. Më arrestuan e që nga ajo ditë jam këtu.

Xhuliano Hoxha: Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës. Unë kam qenë në burg kur u vra Bujar Çela. Këtu nuk po bëhet gjyq.

11 MUAJ ME PARE

"Mbaroi Bujari"/ Erion Alibej tregon vrasjen e Bujar Çelës: Në fillim qëlluan çunat e Fushë Krujës më pas Dumani

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Erion Alibej

TIRANËBashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka treguar para GJKKO-së vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Gjatë dëshmisë së tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar kanë qenë 'çunat e Fushë Krujës', Enver Diva dhe Besmir Xhixha, që kanë sjell një makinë E Class për këtë punë. 

Më tej, Alibej ka theksuar se fillimisht mbi Bujar Çelën, kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës dhe më pas Nuredin Dumani. Ai ka deklaruar se pas vrasjes, mori mesazhin nga Nuredin Dumani, ku i shkroi: Mbaroi Bujari. 

"Pas vrasjes së Kapllanit komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen çunat e Fushë-Krujës, sollën një makinë EClass për punë, për ekzekutim. Në fillim makina ndenji tek një lokal tek kryëzimi i Cerriku. Ndërsa çunat e Fusha Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.

Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua kishim informacion shumë kohë më parë. Pasi u caktua mëngjesi, për ekzekutim tek kafja, në fillim, e pritën tek shtëpia. Një komshi i shtëpisë afër i pa çunat me maska dhe për këtë u larguan. Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini. Pasi ka ndodhur, Nuredini më ka njoftuar “mbaroi Bujari”.

Makina “renault” është djegur 8 km më larg. Ndërsa çunat e Fushë Krujës kanë ikur në Fushë Krujë. Unë ndërkohë kisha edhe radiot e policisë. Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos," tha Alibej.

11 MUAJ ME PARE

"I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?", tensione mes Xhuljano Hoxhës dhe Erjon Alibejt në seancën në GJKKO

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
gjkko

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e sotme janë regjistruar dhe tensione e përplasje verbale mes Alibej dhe Xhuljano Hoxhës. 

Ky i fundit nga kafazi i sigurisë, teksa Alibej po jepte dëshminë e tij për ngjarjet kriminale, i është drejtuar atij duke i thirrur "O Tommaso Buscetta”. Busceta ishte një mafioz italian dhe një anëtar i rëndësishëm i Cosa Nostra-s, i cili u bë i pari që bashkëpunoi me drejtësinë italiane për të zbardhur krimet e grupit.

Ndërsa Gjykata qetësoi tensionet, Alibej vijoi me dëshminë e tij për vrasjen e Bujar Çelës, për të cilin tha se ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Alibej tha se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai vetë kishte kërkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës, ndërsa shtoi se në këtë ishte i përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, i cili jepte informacione. Hoxha ndërhyri përsëri duke iu drejtuar Alibejt sërish më të njëjtin emër: “Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”

11 MUAJ ME PARE

"U angazhua kusho me nipçen"/ Erion Alibej 'zbërthehet' në GJKKO: Vrasjen e Emiliano Ramazanit doni t'ia faturonim Bujar Çelës

Erion Alibej 'zbërthehet' për vrasjen e Bujar
Erion Alibej

TIRANËBashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej është zbërthyer para GJKKO-së ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Emiliano Ramazanit. Në dëshminë e tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar se vrasjen e Ramazanit kishin për qëllim që t'ia faturonin Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. 

Për të bërë këtë, Alibej ka deklaruar se pasi nuk arritën dot këtë gjë, vendosën që të ekzekutonin Çelën. Për ekzekutimin është angazhuar 'kusho' që është Henrik Hoxhaj dhe 'nipi' që është Skerdi Tase.

“Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën. Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit. Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar”, tha ai.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

erion alibej xhuliano hoxha bujar cela megi kila plumbi i arte nuredin dumani

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën