LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Escobar në Kosovë, vizitë në Manastirin e Deçanit dhe Komunën e Pejës: Prishtina zyrtare përgjegjëse për sigurinë dhe dinjitetin e serbëve në vend

• I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vijuar sot vizitën e tij në Kosovë. • Pas takimeve që kishte dje me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, Escobar ka vizituar Manastirin e Deçanit i shoqëruar nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. • Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri. • I dërguari i SHBA-ve ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë. • Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. • Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do të bëjë përgjegjëse Prishtinën zyrtare. • Escobar shtoi se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë atje, duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së. • Ai tha se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe se për këtë do të vazhdohet të punohet. • Pasdite, Escobar zhvilloi takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. • Pas takimit, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit. • Escobar tha para gazetarëve se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë në shqyrtim disa prej propozimeve që ai i ka bërë në takim.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Takimi me Kurtin, Escobar: Kryeministri më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet që i bëra për dinarin

Escobar në Kosovë, vizitë në Manastirin e Deçanit dhe
Gabriel Escobar

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka deklaruar se kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e dinarit. Escobar tha para gazetarëve se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë në shqyrtim disa prej propozimeve që ai i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do të shqyrtojë disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.

Escobar është pyetur për qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës dhe për cilësimet si “të pabalancuar”, ku tha se SHBA gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë çdo gjë në favor të Prishtinës zyrtare, duke filluar me përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës, përkrahjen për zgjedhje në veri, mbështetjen pas sulmit të 24 shtatorit, dhe ndihmën për të marrë sistemin anti-tank “Javelin”. Pas këtyre, Escobar ka pyetur para gazetarëve se si mund të jetë kjo qasje e pabalancuar. Ai ka tha se shpreson që edhe qeveria e Kosovës të dëgjojë shqetësimet e SHBA-së.

“Po ju them diçka. Çdo gjë që kemi bërë në këto vite kanë qenë në favor të Kosovës. Menjëherë pas Ohrit kemi mbështetur anëtarësimin tuaj në Këshill të Evropës, kemi mbështetur proceset demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet në veri, kemi qëndruar përkrah jush edhe pas 24 shtatorit sulmit dhe ju ndihmuam të merrni “javelins”. Më shpjego si kjo është e pabalancuar. Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës, ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë edhe shqetësimet tona dhe besoj se nuk do të duhej të ishte e vështirë, sepse janë qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar pas takimit Esconbar.

2 VITE ME PARE

Takimi me Kurtin, Escobar mbërrin në godinën qeveritare në Prishtinë

Escobar në Kosovë, vizitë në Manastirin e Deçanit dhe
Prishtina

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar, ka mbërritur në godinën e qeverisë së Kosovës ku do të zhvillojë takimin me kryeministrin Albin Kurti. Disa ndër temat që do të diskutohen mes tyre, pritet të jenë çështja e dinarit dhe dialogu Kosovë-Serbi. Një ditë para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar nga Brukseli bëri disa vërejtje të ashpra për komunikimin diplomatik me kryeministrin Kurti, duke pranuar se ka përçarje.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin”, tha Escobar.

Ai shtoi se jo vetëm SHBA ka probleme në komunikim, por është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Situata në Kosovë është e tmerrshme, prandaj më duhet ta vizitoj Kosovën”, deklaroi ai më parë.

Escobar ndërkohë sot ka vizituar Manastirin e Deçanit i shoqëruar nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri. I dërguari i SHBA-ve ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë. Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do të bëjë përgjegjëse Prishtinën zyrtare. Ai shtoi se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë atje, duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.

 

 

 

2 VITE ME PARE

Çështja e Dinarit/ Escobar: Qeveria e Kosovës do mbahet përgjegjëse, serbët në Kosovë nuk po marrin dot pensionet

Escobar në Kosovë, vizitë në Manastirin e Deçanit dhe
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka shkuar për vizitë në Manastirin e Deçanit, një ditë pas Qeveria i tha Agjencisë së Kadastrës t’ia regjistrojnë pronën manastirit. Ai ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe me të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar nga atje tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se po kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar storiet nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasë vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto storie dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që përnjëmend janë duke vuajtur. Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme”, tha Escobar.

Escobar në një prononcim për mediumin lokal në gjuhën serbe “Radio Gorazhdevac” tha se serbët në Kosovë dhe të gjithë që jetojnë këtu duhet ta ndiejnë mbështetjen e SHBA-së.

Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”, tha Escobar.

Gjithashtu, Escobar shtoi se marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi duhet të zbatohet dhe tha se për këtë do të vazhdohet të punohet.

Ndërkohë, në terma afatgjatë, ne duhet të punojmë fort për të zbatuar marrëveshjen historike për normalizim që e arritëm në mars të vitit të kaluar. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë, por ndërkohë mendoj që të gjithë njerëzit e Kosovës mund të llogarisin në mbështetjen amerikane, përfshirë shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë që jetojnë në këtë vend. Shpresoj që e ndiejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan”, tha Escobar.

2 VITE ME PARE

Escobar viziton Manastirin e Deçanit, një ditë pas vendimit për pronat

Escobar në Kosovë, vizitë në Manastirin e Deçanit dhe

KOSOVË- I dërguari amerikan, Gabriel Escobar po qëndron sot  për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.

Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30. Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.

2 VITE ME PARE

Çështja e dinarit serb, Gabriel Escobar zhvillon sot takim me Kurtin

Escobar në Kosovë, vizitë në Manastirin e Deçanit dhe
Escobar dhe Kurti

KOSOVË- Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot vazhdon vizitën e tij në Kosovë. Pas takimeve që kishte dje me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, Escobar do të takohet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar dje Qeveria e Kosovës. Escobar pas takimit të djeshëm me presidenten Osmani, e quajti atë garantuesen kryesore të marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni garantuesja kryesore dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe faleminderit për këtë. Dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Pra, ne do të vazhdojmë t’i thellojmë marrëdhëniet tona në të gjitha linjat e interesave”, tha Escobar.

gabriel escobar kosova

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci