LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për Manastirin e Deçanit, i domosdoshëm, të shqetësuar për ngjarjen e Banjskës

• I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nisi sot vizitën e tij në Kosovë. • Escobar u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të cilën tha se është karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Prishtinës zyrtare. • Pas takimit me Osmanin, i dërguari i SHBA-ve tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm. • Ai tha se me Osmanin kanë diskutuar edhe për çështjen e sigurisë dhe shtoi se SHBA mbetet e shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit. • Escobar tha se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur marrëveshje historike. • Ndërkohë, pas presidentes Osmani, Escobar do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare në Kosovë. • Me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Escobar pritet të zhvillojë një takim ditën e nesërme.  

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Osmani pas takimit me Escobar: Bashkëpunim me SHBA-të që kufiri të jetë i sigurt, terroristët e Banjskës të gjykohen në Kosovë

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se bashkëpunimi me aleatët, konkretisht me SHBA-të, duhet të jetë bosht i veprime që merr Kosova. Osmani ka theksuar se grupi serb që mori pjesë në sulmin në Banjskë më 24 shtator, duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.

Ajo shtoi se suksesi i procesit të dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë e BE-së ndaj palëve. Presidentja shtoi se në bashkëpunim me aleatët, edhe çështja e dinarit do të rregullohet.

“Sapo përfunduam një takim përmbajtjesor me emisarin e SHBA-së, diskutuam për zhvillimet e fundit si dhe për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova. SHBA-ja përgjatë çdo sfide kanë qëndruar përkrah Kosovës. Bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-në, duhet të jetë bosht i veprimeve tona. Duhet të ketë përgjegjësi për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist. Serbia duhet ti ekstradojë të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm. Ne do të vazhdojmë ti zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah përkrah me aleatët e në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen. Është kurciale të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakoruduara vitin e kaluar veçanërisht ajo e Ohrit. Angazhimi i SHBA-së në këtë drejtim mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të dialogut që do të çojë në njohje të ndërsjellë, siç edhe është thënë në letrën e presidentit Biden”, tha Osmani.

2 VITE ME PARE

Escobar në Kosovë: Vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit, i vështirë, por i domosdoshëm

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për
Gabriel Escobar

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm. Ai tha se me Osmanin kanë diskutuar edhe për çështjen e sigurisë dhe shtoi se SHBA mbetet e shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit. 

Escobar tha se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur marrëveshje historike.

“Vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm i vështirë, dhe falënderoj institucionet për këtë hap. Jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit dhe ftojmë Serbinë që të gjithë ata që janë përgjegjës ti vënë para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar. Kemi shumë për të diskutuar për sfidat, përfshirë edhe vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për të gjetur mënyra për të ecur para me dialogun. Ftojmë Serbinë të vazhdojë me zbatimin. Nuk duhet vetëm përpjekja unilaterale e Kosovës dhe marrja e vendimeve të zorshme e të vështira nga ajo, që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, ka thënë Escobar.

Escobar pas takimit me presidenten Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare në Kosovë.

2 VITE ME PARE

Escobar drejtuar Osmanit: Jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e raporteve SHBA-Kosovë

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konsideruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Prishtinës zyrtare. Escobar i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me presidenten Osmani.

Ai tha se trashëgimia e marrëdhëneve të mira është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Escobar.

Escobar tha dje se gjatë vizitës në Prishtinë, do të ketë në fokus një zgjidhje të mundshme për vendimin e 'pakoordinuar' për ta ndaluar dinarin, si dhe për transfertat nga Serbia për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre.

2 VITE ME PARE

Vizita për dinarin në Kosovë, Kurti takohet nesër me Escobar

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për
Escobar dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  do të zhvillojë nesër një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar ndodhet sot në Kosovë për një vizitë zyrtare ku është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.

Takimin e Escobar me Kurtin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, ndërsa priten të mbajnë një deklaratë për mediat. Temë diskutimi me krerët e vendit Escobar do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit. Po ashtu, Escobar do të zhvillojë takim edhe me liderët opozitarë sot nga ora 19:00.

Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.

 

2 VITE ME PARE

Escobar nis takimet në Kosovë për DInarin, takon Presidenten Vjosa Osmani

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për

KOSOVË-Emisari amerikan Gabriel Escobar ka arritur sot për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Takimi mes Osmanit dhe Escobarit po zhvillohet në Presidencën e Kosovës, dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për mediat. 

Në takim po merr pjesë edhe ambsadori amerikan Jeff Hovenier. Escobar, pas Osmanit do të zhvilloj takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër.

Gjatë ditës së djeshme në një takim online me gazetarët, Escobar e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Escobar ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb.

Ndërkaq sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai u shpreh se ky proces ndodhet në një moment kritik.

2 VITE ME PARE

Çështja e dinarit/ Escobar nis sot takimet në Kosovë me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb: Në fokus zgjidhja për vendimin

Escobar nis vizitën në Kosovë, takim me Osmanin: Vendimi për
Gabriel Escobar

KOSOVA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta nisë sot vizitën e tij në Kosovë, ku pritet të takohet me liderët e vendit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, opozitën dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, për të biseduar për çështjen e dinarit serb. Emisari amerikan tha të martën se gjatë vizitës në Prishtinë, do t’i ketë në fokus “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ta ndaluar dinarin, si dhe për transferet prej Serbisë për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre”. Banka Qendrore e Kosovës filloi zbatimin e një rregulloreje të re nga 1 shkurti, e cila përcakton që vetëm euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Escobar, gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë në Bruksel të martën, e quajti “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve kosovare për të zbatuar këtë rregullore. Serbia deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Në mungesë të dinarëve në vendbanimet e tyre në Kosovë, serbët e Kosovës të martën udhëtuan dhjetëra kilometra drejt qyteteve serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë. Escobar i ka përmendur disa arsye pse SHBA-ja nuk pajtohet me mënyrën e zbatimit të rregullores së BQK-së: shpejtësia me të cilën është zbatuar, mungesa e ofrimit të ndonjë alternative për të pranuar paratë, nuk janë kontaktuar komunitetet e prekura prej vendimit, komuniteti ndërkombëtar ka pasur vështirësi që ta bindë Kosovën që të ofrojë ndihmë teknike.

“Qeveria e Kosovës duhet të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje për këtë vendim, që do ta quaja katastrofik dhe madje jokompetent, të zbatimit të vendimit që ka krijuar kaos në ekonominë e Kosovës”.

Escobar ka përsëritur që Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshtojnë legjitimitetin e vendimit, mirëpo kanë probleme me mënyrën e zbatimit dhe për ndikimin që ka te komuniteti serb. Vizita e tij në Prishtinë është pjesë e një turneu tetëditor në vendet si Belgjika, Austria dhe Mali i Zi, të cilin e nisi më 10 mars./ REL

gabriel escobar kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj