Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA. • SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet. • Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet për dosjen e tij. • Me anë të rrjeteve sociale, Meta e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës. • Ai shton se me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. • Gjithashtu Meta thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me ato që i konsideron si “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij. Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme. • Kryemadhi në lidhje me pyetjen nëse u takua me ish bashkëshortin Ilir Meta në gjyq, u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi Drejtoria e Burgjeve s’kishte marrë masa për ta dërguar. • Ajo më tej u shpreh se hetimet vazhdojnë dhe se dosja është voluminoze. • Kryemadhi ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes. • Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme. Kryemadhi në lidhje me pyetjen nëse u takua me ish bashkëshortin Ilir Meta në gjyq, u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi Drejtoria e Burgjeve s’kishte marrë masa për ta dërguar.
Ajo më tej u shpreh se hetimet vazhdojnë dhe se dosja është voluminoze. Kryemadhi ironizoi procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes. Ajo deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë.
"Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjmë të hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.
Nuk e takova se drejtoria e burgjeve s’kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të mi japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat. Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh," tha ajo.
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komunikon live për herë të parë me gazetarët nga ambientet para godinës së SPAK ku është paraqitur për tu njohur me akuzat. Nga telefoni i avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta dhese mezi pret që të shkojë në gjyq që t'i uroj sipas tij prokurorët e SPAK për 83 mandate që thotë se ia dhanë PS-së me Task-Forcën kundër opozitës. Ai shtoi se nuk do të kërkojë mbylljen e procedurës.
"Në 15:12 mos gaboj dhe çuditërish akush nuk është paraqitur që të më shoqërojë për atje dhe kam dhe hallin e avokatit tim zotit Cakrani që po humbet kohën kot. Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë dhe që t'i uroj 83 mandate që i dhanë me Task-Forcën e tyre kundër opozitës, por njëkohësisht edhe me Task-Forcën e tyre për të mos vepruar kundë terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Nuk i kuptojnë dot krimet elektorale të Edi Ramës të inceneratorit, nuk ekziston.
Mezi pres dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës, asgjë. Mezi po pres në sallën e gjyqit ku do jeni ju ku do ketë gazetarë e ndërkombëtarë në mënyrë që të shikoni ato shkrimet që kanë bërë e që falenderojnë keta të SPAK-ut edhe të shikojmë edhe faktet dhe provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës, pjellë e një vendimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të Përgjithshëm Arta Markut që zgjodhi KLP-në në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi edhe këta", tha Meta.
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet për dosjen e tij. Me anë të rrjeteve sociale, Meta e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.
Ai shton se me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. Gjithashtu Meta thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me ato që i konsideron si “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij.
Postimi:
Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.
Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre. Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

TIRANA-Deputetja aktuale e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët para SPAK në lidhje me situatën e zgjedhjeve pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta nuk arriti të merrte një mandat. Kryemadhi tha se nuk dëshironte të komentonte dhe se e kishte mbyllur atë "hesap".
“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”, tha ajo.
Më 11 prill 2025 Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Pas 27 vitesh martesë me njëri-tjetrin, Gjykata e Tiranës e ka zgjidhur martesën e tyre, duke i ndarë.
Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj. Padia për divorc ishte ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA. Ndër të tjera mësohet se sot në 12:30 Kryemadhi është thirrur nga Prokurorët e Posaçme për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurës.
“Hetimet janë shtyre deri më në tetor, do shikojmë çfarë do të jetë sot. Do ju njoftojmë”, tha Kryemadhi.
SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.