E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Prokuroria e Posaçme i ka dërguar shkresë Kuvendit për ndryshimin dhe autorizimin e masës 'Arrest Shtëpie' për kryedemokratin Sali Berisha. • SPAK në shkresën e tij, kërkon ndryshimin e masës nga 'Detyrim Paraqitje' në 'Arrest Shtëpie', për Berishën. • Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. • Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi. • Berisha nga ana tjetër ka deklaruar se përsa kohë që kjo kërkesë kalon nga Kuvendi, ai është i gatshëm që ta respektoj. • Berisha gjithashtu ka theksuar se fillimisht do e lexojë shkresën, por që në parim është 100% dakord. • Ndërkohë, më datë 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës. •Edhe dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për të dhënë autorizim për arrestimin e tij. •Malltezi shkruan se prokurorët po veprojnë si sigurimi i Shtetit dikur.
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, sqaroi më tej zhvillimet e fundit për klientin e tij. Ai u shpreh në Top Story se mosha nuk lejohet me ligj që personat mbi 70 vjeç të dërgohen në burg. Duke qenë se ish-kryeministri ka tejkaluar limitin e ligjit, nuk mund të dërgohet pas hekurave, por maksimumi i dënimit që mund t’i jepet është arrest në shtëpi.
Grida Duma: Pse është vendosur slash, arrest me burg ose arrest shtëpie.
Genc Gjokutaj: Ajo është një forcim i ngjyrave për të treguar që ne po të mos ishte mbi 70 vjeç nuk do të ishim kursyer për burg.
Grida Duma: Tani që është mbi 70 vjeç nuk e lejon ligji?
Genc Gjokutaj: Nuk e lejon ligji që t’i nënshtrohet masës së ekstremit, arrestit me burg. Maksimumi është arresti në shtëpi. Prandaj ata që e shkruajnë, duan që ta pëlqejnë ata që i kanë thënë.
TIRANË-Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka thënë mbrëmjen e sotme se kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur. Sipas tij në një intervistë për Top Story kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës.
“Kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës, çështje që ka filluar shtrembër, paraqitja e Berishës ishte zgjidhja më e thjeshtë, nuk e bëri sepse… ai është presidenti, kryeministri, lideri i opozitës, ata kujtohen dhe nisin një çështje penale, trajtohet në mënyrë të diskriminuar ligjore duke i privuar lirinë, një term i gjithëpranuar nga Kuvendi, interpretimi i dispozitës. Duhet të kuptoni raportin që kemi me zotin Berisha, kjo është një çështje antikushtetuese, nul sepse nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë ky tren penal, është shkelje kushtetuese që ka konsumuar SPAK me gjykatën ka çuar Berishën në atë zgjidhje. Një person përfaqësues, i votuar 30 e ca vjet, model i qëndrimit ndaj ligjit, të shkojë Berisha se do Arben Kraja?
Nuk na kanë kapur të pa përgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty? Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një llogjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një autorizim, ky Kuvend ti thotë prokurorëve ç’është ky vendim që unë nuk di gjë? Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë.
Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen”, tha Gjokutaj.
TIRANË- Argita Berisha nuk ka shprehur ambicie politike për t’u angazhuar më shumë në Partinë Demokratike, por nëse në të ardhmen do të dëshirojë, rruga për të është e hapur.
Kjo është ajo që deklaroi babai i saj, Sali Berisha në një intervistë në A2 CNN, duke përsëritur kështu qëndrimin e mbajtur edhe më herët pasi fjalimi i zonjës Malltezi në Kuvendin Kombëtar tërhoqi vëmendjen e gazetarëve, dhe jo vetëm.
“Vajza ime, të gjitha qëllimet e saj i ka nga vetja e saj dhe jo nga Sali Berisha. A do të jetë më shumë aktive apo jo, atë e vendos ajo...Fëmijët e mi kanë një aktivitet të pamohueshëm, angazhim në PD. Por të dy kanë preferuar të dy jetën e tyre private.”
Ndërsa, i pyetur për seancën e Këshillit të Mandateve që do të mbahet më 18 dhjetor, ish-kryeministri deklaroi se do të diskutojë fillimisht me avokatët e tij. Sa i përket aksionit opozitar, duket se mosbindja civile, siç janë shprehur shpesh demokratët, do të vijojë. Kreu i PD nuk dha detaje, por vetëm bëri të ditur se protesta njëditore nuk do të ketë me.
“Do të jetë shumëformëshme dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet.”/A2CNN
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pasditen e sotme në lidhje me kërkesën e SPAK në Kuvend për arrestimin e tij. Berisha për A2Cnn tha se do të zbatojë çdo vendim që do të votojë Kuvendi, edhe pse sipas tij urdhëri është i Edi Ramës. Kreu i PD-së tha se opozita do të shtrijë shumë shpejt mosbindjen civile në të gjithë vendin.
Berisha: Jo, ky vendim i sotëm i SKAP-it nuk ka lidhje. Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen. Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar. Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë. Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare. Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët të shpejtë por natyrisht shohim efiçencë. Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme.

TIRANË-Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në lidhje me prapavijën e ndryshimit të masës së sigurisë. Berisha iu përgjigj pyetjes se nëse mendon se janë ndërkombëtarët pas arrestimit të tij, në një intervistë për A2Cnn, duke thënë se Edi Rama është shprehur se Reforma në Drejtësi është vepër e tij. Kryedemokrati theksoi se deputetët e Partisë Demokratike do të vijonë mosbindjen civile.
“SPAK kërkon të përligjë një akt antiligjor, antikushtetues që ka nisur ndaj Sali Berishës, një muaj më parë. Është duplikim i krimit të tyre kushtetues. Në vend që të pranonte që ka shkelur Kushtetutën. (SPAK), Tani i thotë Parlamentit, më përligj aktin tim ashtikushtetues. Ai u zotua në një fjalim mbi 35 minuta, që nuk ka të bëjmë me anglo-amerikanët, por është vepër e PS. Unë s’kam pse të merrem me njeri tjetër, veçse me Edi Ramën. Me këtë opozitë që po i bëjmë, e sheh se i ka ditët e shkurtra.”
Sipas Berishës, SPAK mund të ketë mbështetjen e SHBA-së, por siç u shpreh ai, asnjë institucion nuk në shkelje të ligjit, nuk mund të mbështetet.
Por si do ta votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për "zhveshjen" e tij nga mandati i deputetit?
Sali Berisha, bëri të ditur se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Ndërsa, sa i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi.”
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e akuzoi SPAK-un se kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin e opozitës të dënuar apo me juntën e Mianmarit. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'A2cnn', ai tha se kjo është dëshmi e një narkoregjimi.
“SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bandë e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”.
I pyetur pse nuk u paraqit në SPAK, në mënyrë që të shmangte këtë ashpërsim mase sigurie, Berisha theksoi se mbrojti kushtetutën.
“Kjo tregon karakterin thellësisht politik se prokuroria nuk kërkon masë për ato që më akuzon, por masë për vendimin antikushtetues ndaj meje. Prokurorë e gjykatës që denoncova në zyrën e tyre shkruan kushtetutën dhe morën pushtetin e parlamentit. Unë bëra gjënë më të mirë mbrojta kushtetutën e vendit tim”.
Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.
“Unë kam dërguar në parlament për abrogimin e çdo lloj imuniteti për deputetët dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organeve të drjetësië të hetojnë për deputetët sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetoshesh, sa herë jam i gatshëm kam thënë. Një çështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë. Sali Berisha shpallet person në hetim pa u pyetur ansjëherë dhe me t’u shpallur ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”.
Berisha i referohet kushtetutës që askujt nuk i mohohet e drejta për të dalë jashtë shtetit.
”Po kushtetuta ka një nen 38 që e garanton këtë në grupin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky nen siguron qytetarët që e drejta doli. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. Ky nene lirinë e daljes jashtë shtetit e konsideron pjesë thelbësore të lirisë së njeriut. Deputeti nuk mund të arrestohet ose ti hiqet liria ndaj çfarëdo lloj forme, askush nuk mund të pengohet të dalë jashtë shtetit është liri personale kurse në rastin e deputeti kjo liri nuk mund të hiqet”.
TIRANË- Zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit Sali Berisha. Në kërkesën e SPAK thuhet se kjo masë ndaj Berishës merret për arsye se ai nuk ka zbatuar detyrimet që lidhen me masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në shkresën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.
Kërkesa e plotë
PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
Tiranë,më 12.12 2023
Lënda:
Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë sëdeputetit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit
Drejtuar:
Znj.Lindita NIKOLLA
KRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPERISË
TIRANË
KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
TIRANË
E nderuar znj.Kryetare e Kuvendit!
Të nderuar Deputetë të Kuvendit!
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,nenin 231,260,288,289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikëssë Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjetzëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtështetiť” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale,në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.287 të vitit2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin earsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.
Sali Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, datëlindja 15.10.1944, lindur në Tropojë, menr.personal E40701031R,
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprëspenale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Më datë 02.10.2023, në kuadrin e këtij procedimi penal është vendosur, ndër të tjera,regjistrimi i emrit të personit nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të:
“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,ose pranimii një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose izgjedhuri vendor, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij,dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
Konkretisht,nga hetimet,vlerësohet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur nëprova se personi nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës sëShqipërisë, përgjatë periudhës kohore që shtrihet që nga viti 2005 e vijim, ka kryer veprimekonkrete, aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipasnevojave që paraqiteshin për pesë familje ish-pronare, me qëllim kthimin dhe në vijimshfrytëzimin si troje ndërtimore të territoreve ku janë shtrirë ish Klubi Shumësportesh Partizanidhe ish Klubi i Futbollit Partizani, ku përfitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishtebashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër iRepublikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative (Urdhëri nr. 1289 prot.,datë 16.04.2009), me qëllimin e ushtrimin e presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete përveprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin përfundimin e procesit të privatizimit,në favor ndër të tjera, të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.
Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër iRepublikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi,bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimine procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij.
Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit tëvajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është, vetë privatizimi iobjekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhepërdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.
Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportivenë të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojën e ekzistencës sëambjenteve sportive, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituardrejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.
Përfitim i parregullt, janë gjithashtu të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi JamarbërMalltezi nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëshortak në këtëshoqëri si dhe fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie dhe të shpërndara në vijim, pasdeklarimit si bashkëortak, të llogaritura në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.
Vepra penale e korrupsionit pasiv, e cila ka në vetvete qëllimin e përfitimit, evidenton qartësishtse përfitimi mund të jetë jo vetëm për vete por edhe për persona të tjerë. Në rastin konkret,është evidentuar pikërisht se ky përfitim është marrë nga personi nën hetim Jamarbër Malltezi.
Neni 73 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr: 88/2012, datë18.9.2012, ndryshuar paragrafi 3, me ligjin nr:. 76/2016, datë 22.7.2016),parashikon:
1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prejtijnë ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij tëushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër osemenjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi iProkurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend përprocedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtijneni, Kuvendi mund të diskutojënë seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votimtë hapur
Neni 288 i K.Pr.Penale,(Ndryshuar me ligjin nr. 21,datë 10.3.2014 dhe nr: 35/2017,datë30.3.2017)parashikon:
1. Kur ndajnjë deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi,heqja e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrolli personal ose i banesës, prokurori kërkon autorizimnga Kuvendi.
2. Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë Kodpër kryerjen e veprimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Ajo shoqërohet me njërelacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij.
3. Kur deputeti është arrestuar në flagrancë,Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofionmenjëherë Kuvendin. Kur Kuvendi vendos heqjen e masës së arrestit në flagrancë, deputetilirohet menjëherë.
Neni 289 i K.Pr. Penale “Lejimi për të kryer veprime”(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21,datë10.3.2014; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) parashikon:
1. Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që tëkërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndajtijose personavetë tjerë, ndajtë cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt. …
Mbështetur në sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar Tiranë, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme Për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar Tiranë, duke kërkuar caktimin e masave të sigurimit personal“Detyrimpër t’ú paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim SaliBerisha.
Me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023,Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionindhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masat esigurimit personal të sipërcituara për personin nën hetim Sali Berisha.
Me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionindhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur ndër të tjera, vazhdimin e masës së sigurimitpersonal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë giyqësore”, eparashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023 ndajpersonit nën hetim Sali Berisha, duke u urdhëruar ky i fundit të paraqitet të hënën e parë dhetë tretë të çdo muaji, ora 10.00 para oficerit të policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë sëPosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe urdhërimi i këtij shtetasi të moslargohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit233 pika 1 të K.Pr.Penale dhe ndalimi i përdorimit të pasaportës dhe dokumentave të tjera idnetifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.
Duke mos qenë dakort me dy vendimet e mësipërme, nga ana e personit nën hetim dhembrojtësve të tij është ushtruar ankim. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, ka vendosur ndër të tjeramiratimin e vendimit nr. 112 datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023 tësë njëjtës gjykatë, ndaj ankuesit Sali Berisha.
Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023,20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficerii policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha,rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherëpara policisë gjyqësore.
Neni 289 i K.Pr. Penale “Lejimi për të kryer veprime” (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21, datë10.3.2014;ndryshuar me ligjin nr:. 35/2017, datë 30.3.2017) parashikon:
..2. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana tëreja, prokurori mund ť’i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtijKodi….
Neni 231 i K.Pr.Penale “Zëvendësimi ose bashkimi i masave të sigurimit personal” parashikon:
“1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosëzëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masëndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese.”
Neni 260 i K.Pr.Penale “Revokimi, zëvendësimi dhe bashkimi i masave të sigurimit”parashikon:
…3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën esigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e sajme një masëmë të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë. Për shkeljene detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë caktimin e një mase ndaluese shtesë ose zëvendësimin e sajme një masë shtrënguese.
4. Kërkesa e prokurorit ose e të pandehurit për revokimin, zëvendësimin ose bashkimin emasave të sigurimit shqyrtohet nga gjykata ku ndodhen aktet, brenda pesë ditëve ngadepozitimi i saj. Kur është rasti, gjykata vendos edhe kryesisht revokimin ose zëvendësimin emasës së sigurimit gjatë marrjes në pyetje të personit të arrestuar, sipas nenit 248, të këtij Kodi,në rastet e parashikuara nga paragrafi 6, i nenit 246, të tij, gjatë procedimit për sigurimin eprovës, gjatë seancës paraprake ose gjatë gjykimit.
Ndodhur në këto kushte, vlerësojmë se, nga hetimet e kryera deri më tani, ekziston dyshimi iarsyeshëm, i bazuar në prova se nga ana e personit nën hetim Sali Berisha, është konsumuarvepra penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurvevendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal.
Vlerësojmë gjithashtu se, ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit dheekzistenca e këtyre kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenet 228, 229të K.Pr.Penale,janëvlerësuar dhe konfirmuar tashmë nga gjykatat e posaçme.
Gjithashtu vlerësojmë se ndodhemi edhe në përmbushje të kërkesave të parashikuara nga nenet231 dhe 260 të K.Pr.Penale. Personi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur nuk kazbatuar detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedurial penal, në zbatim të vendimeve gjyqësore,për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit tëpolicisë gjyqësore/hetuesit.
Mbështetur në sa parashtruar dhe shpjeguar më lart, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës sëRepublikës së Shqipërisë, nenet 231,260,288,289 të K.Pr.Penale,si dhe nenet 13,118 tëRregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
KERKOJMË:
Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë tëdeputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës të masës së sigurimit nga ajo e“Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale.
TIRANË- Më 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
NJOFTIMI:
Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit. (Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).
Përmes një kërkese që mban datën 12 dhjetor 2023 dhe firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorëve të dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i kërkohet Kuvendit autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së Sali Berishës nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për gazetarët. Bardhi bëri të ditur se janë njohur me kërkesën e SPAK për Berishën përmes medias. Më tej, ai fton Ramën që të përmbushë kërkesat e opozitës në mënyrë që këtë javë të zhvillohet një seancë normale.
“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim. Shkresa që kemi lexuar nga media që e njeh kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti.
Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me kushtetutën. E ftoj Ramën t’i përmbushë kërkesat e opozitës që të kemi mundësi për t’u rikthyer në një seancë normale dhe të marrin pjesë në plotësimin e kësaj kërkesë.”, u shpreh Bardhi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes me deputetët e opozitës dhe Gazment Bardhin.
Ai u pyet nëse grupi parlamentar kishte diskutuar për kërkesën SPAK për një tjetër masë sigurie për të. Berisha tha se të gjithë janë dakord se ky vendim bazohet në vendim antikushtetues dhe se mosbindja civile nuk do të ndryshojë prej kësaj çështje.
"Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAPit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para dy orësh në konferencë për shtyp në vitin 2012 jam angazhuar për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ka qenë një përpjekje e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Por, sidoqofte, cilido qoftë vendimi i parlamentit, e pranoj. Asnjë ndryshim në strategjinë tonë në parlament nuk do të ketë. Ne sot ë vazhdojmë në mosbindjen civile. Grupi nuk merr pjesë në votim ose do votoje me mosbindje. Ka 6 javë që nuk voton. Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. E kam marrë nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi.", tha Berisha.
TIRANË- Dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për të dhënë autorizim për arrestimin e tij. Me anë të një postimi në Facebook, Malltezi shkruan se prokurorët ditën e sotme po veprojnë si sigurimi i Shtetit dikur, me udhri SSSKAPE. Malltezi shkruan se për 3 vite po hetohen tre breza, Sali Berisha, fëmijët deri dhe deri tek mbesat e ish-kryeministrit. Po ashtu Malltezi thekson se masat ndaj ish-kryeministrit u vendosën nga një gjyqtar në konflikt interesi.
Postimi i Plotë:
Si vepronte Sigurimi i Shtetit? Si Prokuroret politike sot me urdhrin “SSSKAPE!”
1.Brenda dites (01.12.2020) rregjistrojne kallzimin e tualetit te madh dhe po BRENDA DITES (01.12.2020) nisin Procedimin Penal
2.Procedimin penal e nisin pa emra ndonese kallzimin e kane me emra
3.Procedimi pa emra ben qe mos kene afate ligjore 3 mujore (“Pse ligjet tona do na ndalojne ne te luftojme armiqte e pushtetit popullor”)
4.Hetojne 3 vjet dhe 3 breza: Berishen, femijet deri dhe mbesat e Berishes
5. Hetojne mbesat e Berishes qysh para se te kishin lindur (shkresa nga Intituti sigurimeve shoqerore per periudhen 1994-2012)
6.Pas 3 vjet hetime del se Taulant Balla kreu kallzim te rreme (veper penale) pasi toka ishte e pronareve dhe as e shtetit e as e shpronesuar nga Italia POR “Xix se djeg te prekesh Taulant Ballen. (U kap ne pergjime me krimin e organizuar dhe u prishen provat jo me te perballet me ligjin per nje kallzim te rreme apo jo?”)
7. Pas 3 vitesh hetime, nuk ka ende akuze, por rregjistrohen emrat per hetime!
8. Ne 3 vjet hetime del shperdorim detyre me dem mbi 300,000 euro I Edi Rames, por aha, vendimet gjyqsore te formes se prere as nuk behen pjese e dosjes. Xix se ka shkel ligjin Edi Rama.
9. Berisha dyshohet se ka favorizuar dhendrin pasi ai perfitoi pjesen e vet prej 410 m2 toke te familjes nga qindra mijra pronare qe moren tokat e tyre ne total prej mbi 1,500,000,000 m2.
10. Berisha nuk ka asnje VKM apo Ligj me emer personal por prape dyshohet se favorizoi dhendrin, ndersa Edi Rama ka me dhjetera Ligje dhe VKM me emra te pervecem (4 veç për Bolinon) por SPAK ben idiotin e dobishem qe nuk sheh, nuk degjon e nuk kupton!
11. Pas 3 vjet hetimi dhe ende pa akuze vendoset “Burg” per opoziten! Bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje per shefin e opozites dhe burg per prof. Malltezin se guxoi dhe zhvilloi pronen e te pareve te vet.
12. Jo vetem burg, por edhe sekuestro per pronat e pronarit “Armik te pushtetit popullor” duke sekuestruar edhe toka e prona te blera qysh para 20 vitesh.
13. Gjejnë Gjyqtar ne konflikt interesi i shkarkuar nga Berisha ne 1996 qe t’i noterizoje paligjshmerine.
14. Nuk lejon qe avokatet te kene as 1 dite kohe te njihen me 15,000 faqe qe prokuroret kane mbledh ne 3 vite, por i le vec 4 ore kohe!
15. Cakton avokat ke duan prokuroret politik e jo ke zgjedh qytetari. Biles edhe kur avokati ka urrejtje ndaj klientit dhe e ka bere publike urrejtjen. Kesaj i mjafton 1 ore për të shqyrtuar dosjen
16. Prokurorët politikë fshehin dokumente nga fashikujt psh fshehin (a) shkresat nga Angjeli e Klosi të 2005 për nisjen e privatizimit ndonëse kish pronarë, (b) disa kontrata ligjore përfshi ato te blerjeve të tokës nga Prof. Malltezi që prokurorët i kanë sekuestruar prej një viti, (c) vendime gjyqsore të formës së prerë përfshi atë që gjen Edi Ramën në shpërdorim detyre me dëm, etj. (Natyrisht qe ne 15,000 faqe ka edhe qindra faqe thagmash pa asnjë lidhje me cështjen si psh vendime gjykate Albana Vokshi kunder Saimir Tahirit per shpifje ) Fshehja e dokumenteve është vepër penale e dënueshme por prokurorët politikë e dinë veten mbi ligjin.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ai do të respektoj çdo vendim të GJKKO-së, pasi t'i hiqet masa e imunitetit. në një deklaratë për mediat, Berisha ka thënë se çdo masë e ndërmarrë ndaj tij nga Rama dhe regjimi i tij nuk do ta ndalë betejën e popullit opozitar deri në fitore. Po ashtu Berisha ka theksuar masat represive ndaj tij janë frymëzim për opozitën.
"Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve. Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës. Tani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit. Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti... unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012. Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi. A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet parlament. Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime. Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti," tha Berisha.
TIRANË- Dosja.al mëson se Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie' ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Pasi Kuvendi të jap dritën jeshile, për t'i hequr imunitetin Berishës, SPAK do t'i kërkojë GJKKO-së masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'.
Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.
Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë drejtuar Parlamentit. Gjatë një deklaratë për mediar Berisha ka theksuar se përsa kohë që kjo kërkesë kalon nga Kuvendi, ai është i gatshëm që ta respektoj. Berisha ka shtuar se ka qenë ai që ka kërkuar në vitin 2012 që deputetët të mos mbroheshin nga Kuvendi. Ai ka theksuar se fillimisht do e lexojë shkresën, por që në parim është 100% dakord.
"Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky amendament i qeverisë, është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Kështu që unë kam deklaruar edhe unë këtu para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it nuk e kam pranuar sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo, Sali Berishën. Pra unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi. E shkarkuar nga unë në datën 8 shkurt 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Por, përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë.
Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe unë do ta lexoj shkresën me më hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Ajo është mbrojtje parlamenti, unë kam mbrojtur parlamentin jo Sali Berishën. Por që një gjykatës të thotë se, nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, ku kushtetuta sanksionon një nen të veçantë për daljen jashtë shtetit të shtetasve. Kjo është tallesh me kushtetutën, ose të rishkruash kushtetutën. Unë kam mbrojtur thjeshtë pushtetin e parlamentit. Do parlamenti që ta dorëzoj që nesër, unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk mund të ketë. E kam thënë dhe e them. Besoj se isha i qartë në këtë pohim timin. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem. Unë e kam thënë me dhjetëra, jam paraqitur dhe paraqitem. Por në këtë rast kemi të bëjmë me shkruarjen e kushtetutës, një akt puçist. Marrje pushteti për llogari të Edi Ramës, nga gjykatës dhe prokurorë të përgjegjshëm. Kaq," tha Berisha.
TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për imunitetin e kryedemokratit Sali Berisha është zbardhur. Siç shihet në shkresën e mëposhtme, kryeprokurori Altin Dumani, i ka drejtuar shkresën Lindita Nikollës, për t'i dhënë autorizimin për arrestimin e Berishës.
“Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,. Nenin 231, 260, 288, 289 të K, Penale si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha”- thuhet në shkresë.
Akuzat e ngritura ndaj Berishës lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.
Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka dërguar shkresë Kuvendit për ndryshimin dhe autorizimin e masës 'Arrest Shtëpie' për kryedemokratin Sali Berisha. Mësohet se SPAK në shkresën e tij, kërkon ndryshimin e masës nga Detyrim Paraqitje në Arrest Shtëpie, për Berishën.
Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.
Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al