LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk kemi prova që Martinaj ka vdekur, për Ahmetajn kemi zhvillime suprizuese

• Kryeprokurori i SPAk Altin Dumani ka bërë një takim më gazetarët ditën e sotme. • Në takimin me dyer të mbyllura, Dumani ka folur në lidhje me hetimet dhe aferat më të 'nxehta' në aktualitetin dhe politikën shqiptare. • I pyetur në lidhje me hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, Dumani u shpreh se nuk ka asnjë provë që ai është i vdekur. • Për hetimet për aferën e sterilizimit, kreu i SPAK u shpreh se çështja është nën hetim por theksoi se dy ish-ministrat Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj të ndiqen penalisht. • Duke komentuar arratisjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Dumani theksoi se hetimet ndaj tij kanë nxjerr të reja suprizuese. • Po ashtu theksoi se në Francë është dërguar kërkesa për ekstradimin e Behar Bajrit. • Sa për raportimet se është kërcënuar, Dumani i ka deklaruar këto lajme si të pavërteta.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur

Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk
Altin Dumani dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Gjatë takimit informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarjet e tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje.

Një nga ngjarjet e bujshme është ajo e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht. Dumani nuk ka dhënë shumë detaje për fazat e hetimit, por ai u shpreh se për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.

Familjarët e Ervis Martinaj kanë dorëzuar një celular, çfarë po bën SPAK për këtë?

Dumani:Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet.

Kryeprokurori ka treguar gjithashtu për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale.

2 VITE ME PARE

Dosja e sterilizimit/ Dumani: Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e gjykatës

Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk
Altin Dumani

TIRANË- Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Dumani tha se është një çështje ende nën hetim. Dumani u shpreh për gazetarët se Prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës e Posaçme Antikorrupsion që për dosjen e sterilizimit, kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.

Ai u shpreh se “nuk kam koment për vendimin e gjyqtarit Bani. E drejta e tij t’i gjykojë si të dojë faktet. Unë kam bindjet e mia për faktet. Çështja është në hetim paraprak”.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimit pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veprën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- shtoi ai.

2 VITE ME PARE

Dumani mohon që është kërcënuar: Nuk janë të vërteta lajmet

Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk
Altin Dumani

TIRANË-Altin Dumani, Kryprokurori i SPAK është përgjigjur në lidhje me lajmet që qarkullojnë se është kërcënuar në lidhje me hetimet e ndodhura kohët e fundit. Gazetarët e kanë pyetur kryeprokurorin nëse i ka shtuar masat e sigursë në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura në prani të gazetarëve, pas intensitetit të ngjarjeve që po hetohen. Nga ana tjetër Dumani ka përmendur dhe dosjet që janë në hetim. 

Nuk janë të vërteta lajmet që jam kërcënuar. Nuk jam kërcënuar asnjëherë, masat e sigurisë janë ato që kanë qenë”, -tha Dumani përpara gazetarëve.

 

 

2 VITE ME PARE

"Metamorfoza", Kreu i SPAK: Kemi dërguar kërkesën për ekstradimin e Behar Bajrit

Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk
Behar Bajri dhe Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, dha detaje sa i përket një sërë çështjeve. Për “Metamorfozën” kreu i akuzës i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga pertnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. 

Kreu i SPAK njoftoi se është bërë kërjesa për ekstradimin nga Franca të Behar Bajrit, i cili u arrestuar në 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. 

"Është thënë publikisht që janë gjetur komunikime në aplikacionin SKY. Ka pasur aludime për lidhje të personave të pushtetshëm në krim Ne kemi dërguar kërkesën për ekstradimin e Behar Bajrit. Presim finalizimin e procedurave.”-tha Dumani.

Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”,- tha kreu i SPAK.

2 VITE ME PARE

Është zbuluar vendndodhja e tij? Kreu i SPAK: Kemi zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn

Çështjet e 'nxehta'/ Kreu i SPAK me gazetarët: Nuk
Arben Ahmetaj

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati. 'TopChannel', raporton se gjatë një takimi me gazetarët, Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha Dumani para gazetarëve.

Kujtojmë se Ahmetaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Dosja.al

altin dumani arben ahmetaj ervis martinaj behar bajri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj