Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ministria e Bujqësisë ka laçuar sot platformën 'EuroAgro Albania 2025–2030', si një mekanizëm praktik për përgatitjen graduale të fermerëve dhe operatorëve drejt standardeve të Bashkimit Europian. • Kryeministri Edi Rama në takimin me fermerët ka treguar objektivat e qeverisë për bujqësinë, ku kryesorja është rritja e eksporteve sa më shumë. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se çdo projekt bujqësor që është i duhuri do të marrë mbështetje nga institucionet me dije si dhe me financim. • Kryeministri theksoi se qeveria do të ndërtojë laboratorë të akredituar nga Bashkimi Evropian për fermerët. • Në fund Rama u shpreh se një punë tjetër që ka nisur dhe pritet që të finalizohet shumë shpejt janë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve. • Ndërsa Ministri i Bujqësisë Andis Salla deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces gjithëpërfshirës, që kërkon përgatitje të vazhdueshme, angazhim serioz dhe bashkëpunim të ngushtë mes të gjithë aktorëve të zinxhirit bujqësor.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndërtojë laboratorë të akredituar nga Bashkimi Evropian për fermerët. Gjatë fjalës së tij në takimin për bujqësinë, Rama u shpreh se një punë tjetër që ka nisur dhe pritet që të finalizohet shumë shpejt janë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve.
“Ne do të bëjmë sistemin të integruar të administrimit dhe kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorë të akredituar nga BE. Ne do jemi të angazhuar që t’ju japim sa më shumë nga inflamacioni i domosdoshëm që duhet të merrni”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot se mbështetja për fermerët nga qeveria nuk do të mungojë. Gjatë fjalës së tij në takim me ta, Rama u shpreh se çdo projekt që është i duhuri do të marrë mbështetje nga institucionet me dije si dhe me financim. Ndërkohë që në fund, theksoi se me mbështetjen e bankës së zhvillimit, të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera, ata do t'i vënë në dispozicion bujqësisë shqiptare çdo gjë.
"Mbështetja jo vetëm nuk do mungojë, por do rritet vit pas viti. Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, që s’duam ta çojmë në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së zhvillimit, e cila tashmë është regjistruar ka gati planin për të filluar të jetësojë aktivitetin e vet. Me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, me mbështetjen e agrokrediti, që është vënë në lëvizje dhe me mbështetjen e AZHBR dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes AZHBR, ne do të arrijmë ti vëmë në dispozicion bujqësisë shqiptare dhe fermës shqiptare dhe të gjithë ata që duan të jetojnë me tokën një fakt: për askënd nuk do jetë çështje lekësh, nuk do jetë çështje fondesh për gjithkënd do jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijeve për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do jetë i duhur dhe që do mbështetet me dije nga çdo aplikant, nuk diskutohet që do financohet, në një rrugë ose në një tjetër," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot objektivat për bujqësinë në vitet e ardhshme. Gjatë fjalës së ti në takim me fermerët, Rama theksoi se tashmë produktet shqiptare eksportohen në 80 vende të botës. Ndërkohë që shtoi se një objektiv kryesor është rritja e eksporteve sa më shumë.
“Eksportet ishin thjesht dhe vetë aktivitet i një grushti njerëzish fermerësh, që ia kishin dalë deri aty dhe deficit tregtare ishte katastrofë unikale në rajon se në euros nuk po hymë fare të bëjmë krahasime, Për çdo euro të eksportuar, ne importonim 9 euro në ushqim, ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe ekspertët kanë kaluar gjysmë miliardë euro dhe ndërkohë deficit nga 1 ME 9 është ulur në 1 me 3, dhe përpjekja jonë është që të shkojmë 1 me 2”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot dy anët e medaljes të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për bujqësinë. Gjatë fjalës së tij me fermerët, Rama ka deklaruar se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira.
Sipas Ramës ky zhvillim ka dy anë, një të errët dhe një të ndritur. Ana e errët, për Ramën, është për të gjithë fermerët që nuk janë pregatitur për këtë ditë.
"Një tjetër takim këtë herë për një takim pune organizuar nga Ministria e Bujqësisë për të folur për planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut europian në kontekstin e Shqipërisë, anëtare e BE. Kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdo kënd që nuk është i përgatitur për atë ditë. Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese të lidhura me cfarë shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, ashtu sic është edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet e kontrollet. Unë besoj shumë te ju dhe te ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë kam besim se do e kalojë edhe këtë. Ka të bëjë me vullnetin për të bërë sukses. Asokohe bujqësia ishte një sektor i braktisur totalisht. Numri i fermerëve që merrnin mbështetje nga shteti ishte 5600 sot është 67 500, dhe është një mbështetje që peshon në portofolin e fermës," tha Rama. /Dosja.al
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretë të transformimit të sektorit bujqësor dhe rural në kuadër të procesit të integrimit europian, duke theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që kërkon përgatitje, angazhim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të zinxhirit bujqësor.
Ministri Salla u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.
Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.
Ministri Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.
Ministri Salla lançoi platformën EuroAgro Albania 2025–2030, si një mekanizëm praktik për përgatitjen graduale të fermerëve dhe operatorëve drejt standardeve të Bashkimit Europian. Platforma parashikon një linjë të dedikuar asistence “Numri Blu”, një platformë digjitale informative me asistent virtual në Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime në terren, në bashkëpunim me bashkitë, shërbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.
"Sot jemi këtu për të nisur një dialog mbi rrugëtimin e sektorit bujqësor dhe rural drejt destinacionit tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane. Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, më 17 Nëntor, u çel zyrtarisht Grupi i Kapitullit 5 ku përfshihen edhe tre kapitujt që mbulon MBZHR. Kapitujt 11, 12, 13, janë dinamikë që kërkojnë angazhim si në përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e standarteve, por kërkojnë edhe një transformim dhe modernizim të sektorit. Kjo arrihet me punën që do të bëjë Qeveria por kërkon pjesëmarrjen dhe angazhimin e gjithësecilit prej jush. Antarësimi i vendit në Bashkimin Europian sjell përfitime për fermerët, operatorët e biznesit, konsumatorët dhe ekonominë e vendit. Nga ana tjetër sjell, gjithashtu, detyrime. Pra, përfitimi nuk vjen automatikisht, vjen kur të gjithë aktorët janë të përgatitur me investim, dokumentim dhe cilësi në çdo hallkë të zinxhirit.
Në Kapitullin 11, përmes Politikës së Përbashkët Bujqësore, fermeri vendoset në qendër. Qëllimi është i qartë: një bujqësi më konkurruese, më e qëndrueshme, me më shumë siguri ushqimore, më shumë kujdes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Për t’i arritur këto, BE parashikon mbështetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante për investime dhe masa për të forcuar tregun. Por kjo mbështetje ka kushtëzime. Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj. Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë. Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme:
- Do të përditësojmë regjistrin e fermës dhe regjistrin e blegtorisë;
- Dhe do të ngremë sistemin e identifikimit të parcelave të tokës, pilotimi i të cilit ka nisur.
Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, NE do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së. Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve. Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut. Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish. Kjo na ndihmon të kapërcejmë problemin e ekonomisë së shkallës dhe, njëkohësisht, është mënyra më efektive për të përthithur fondet europiane në masa të caktuara mbështetjeje.
Në Kapitullin 12, siguria ushqimore bëhet standard pune në të gjithë zinxhirin. Ne jemi të angazhuar për të arritur zbatim të plotë të legjislacionit të BE-së. Përtej përafrimit ligjor, detyrimi është zbatimi real i këtyre akteve në terren për të arritur standardet nga fermerët tek stabilimentet dhe operatorët e biznesit ushqimor. Të gjithë bizneset duhet të arrijnë të njëjtat standarde me ato të BE-së. Kjo shoqërohet me kosto por njëkohësisht dhe mundësinë për të tregtuar në tregun e përbashkët. Ndërveprimi i ngushtë mes institucioneve publike dhe operatorëve është elementi kyç, për efekt të kontrollit zyrtar, por sidomos për ndërtimin e standardeve dhe zbatimin në praktikë.
Në Kapitullin 13, kërkesat janë shumë konkrete: digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll. Nga ana jonë, angazhimi është të forcojmë mbledhjen e të dhënave dhe raportimin elektronik me strukturat e BE-së. Ne e dimë mirë që këto transformime nuk i përballon dot askush vetëm. Kjo është arsyeja pse sot Ne lancojmë “EuroAgro Albania 2025-2030”, si një mekanizëm praktik që t’ju ndihmojë të përgatiteni hap pas hapi.
Platforma konkretisht do të sjellë:
Një linjë të dedikuar asistence e quajtur “Numri Blu”
Platformë digjitale informative dhe asistent virtual në Portalin e Fermerit
Pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime
Në të njëjtën kohë, platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstensionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave profesionale, që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë.
Në mbyllje, ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij procesi, të kërkoni orientim, të përdorni mjetet që po vendosim në dispozicion dhe të nisim përgatitjen që sot. Nga ana jonë, ne do të sigurojmë kushtet dhe mbështetjen e nevojshme për pjesëmarrje. Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, Bujqësia 2030 do të kthehet në një standard pune dhe treg i ri mundësish," tha Salla./Dosja.al