LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Falsifikim formulari/ SPAK merr të pandehur Kryebashkiakun e Kuçovës, avokati i Hajdarit: Nuk ka asnjë vendim

• SPAK ka marrë të pandehur Kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, i cili akuzohet për falsifikim formulari. •Hajdari u paraqit ditën e sotme në SPAK, së bashku me avokatin e tij. •Atij iu është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve. •Kryebashkiaku i PS refuzoi të jepte shpjegime duke “kyçur gojën” përballë mediave, ndërsa avokati i tij u shpreh se Kreshnik Hajdari nuk është marrë i pandehur, por u pyet për një kallëzim e ngritur ndaj kryebashkiakut për fshehjen e dënimit në Greqi. •Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje (14 nëntor) mandatin e Hajdarit, pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas së cilës kryebashkiaku rezultonte i dënuar në Greqi, dhe në formularin e vetëdeklarimit shkruante se nuk rezulton i dënuar. •KQZ hodhi poshtë kërkesën e palës iniciuese duke vlerësuar që Hajdarit të mos t’i ndërpritej mandati i kryebashkiakut.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari merret i pandehur nga SPAK

Falsifikim formulari/ SPAK merr të pandehur Kryebashkiakun e
Avokati dhe Kreshnik Hajdari

TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Lajmin e raporton gazetarja Anila Hoxha, e cila bën të ditur se Hajdarit i është komunikuar akuza, neni 190/2 i K.Penal për falsifikimin e formularëve.

Një ditë më parë, Hajdari i shpëtoi heqjes së mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa sot pozita e tij është vështirësuar me komunikimin e akuzës nga prokurorët e SPAK.

SPAK e thirri Hajdarin, dy ditë pasi Prokuroria, nëpërmjet një shkrese, njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje.

Nga verifikimet e Prokurorisë, gjithashtu konfirmuar nga ministria e Drejtësisë greke, Kreshnik Hajdari rezulton i bashkëgjykuar i mitur dhe është dënuar me “masa riedukuese e qortimit”. Sipas drejtësisë greke, i pandehuri në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor. Kjo çështje u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"U pyet për kallëzimin"/ Hajdari del pas 1 ore nga SPAK, avokati: Nuk do të merret i pandehur

Falsifikim formulari/ SPAK merr të pandehur Kryebashkiakun e
Kreshnik Hajdari

TIRANË-Kryetari i Bashkisë Kuçovë,Kreshnik Hajdari ka qëndruar përreth 1 orë në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Pas përfundimit Hajdari nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët edhe pse ai po pyetej për pak minuta.

I vetmi që u prononcua ishte  avokati i tij Theodhori Sollaku i cili tha se klienti i tij nuk është marrë i pandehur por është për një kallëzim.

Nga ana tjetër Sollaku shtoi se mosdeklarimi i Hajdarit për dënimin në Greqi erdhi si një arsye e cila nuk kishte vlerë ligjore.

2 VITE ME PARE

KQZ nuk e shkarkoi, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet sot në SPAK, Hajdari shoqërohet nga avokati (VIDEO)

Falsifikim formulari/ SPAK merr të pandehur Kryebashkiakun e
Kreshnik Hajdari dhe avokati

TIRANË- Një ditë pasi KQZ vendosi që të mos t'i heqë mandatin, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK. I shoqëruar edhe nga avokati Theodhori Sollaku, ai është futur në ambientet e brendshme të këtij institucioni. 


Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç. 

Hajdari u paraqit dje në mbledhjen e KQZ-së, por zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë dhe mbrojtjen ta bëjë përfaqësuesi i tij ligjor Theodhori Sollaku. Përkrah tyre, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 3 përfaqësues ligjorë. Pas tyre, edhe Lefter Maliqi, kandidati i aleancës Meta-Berisha për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës.

Theodhori Sollaku, avokati i Kreshnik Hajdarit tha se nuk ka asnjë shkak për t’i ndërprerë mandatin. Ai tha se Hajdari në Greqi është dënua për shkelje kufiri kur ishte i mitur dhe nuk futet tek veprat e ndaluara.

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj