LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja vetëplagoset me armë në hotel, shpallet në kërkim i dashuri, dëshmia: Kam gabuar në jetë

• Përgjaket 'Shën Valentini' në Tiranë. • Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në zonën e Saukut në Tiranë. Plagosja ka ndodhur në hotel 'Gjuta', ku e dëmtuar është 18-vjeçarja me emrin Natalia Murati • Sipas Policisë nga kqyrja e kamerave të hotelit, dyshohet se e reja është vetëplagosur me armë zjarri. • Mësohet se e reja ka qëlluar vetë veten me armën e të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta. • Ndërkohë që teksa kanë dëgjuar të shtënat në dhomë, menjëherë kanë shkuar Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta. • Këta kanë thirrur Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut. • Në vend që të thërrisnin autoritetet, Mirvete Gjuta dhe kushëriri i 22-vjeçarit, Elvir Gjuta e kanë marrë dhe transportuar në spital, duke deklaruar se e kanë gjetur në rrethrrotullimin e Ekonomikut. • Ndërsa Vladimir Gjuta bashkë me Sajmirin dhe Erisjaldo Gjutën kanë pastruar gjakun në dhomën e hotelit për të fshehur ngjarjen. • Për ngjarjen 2 persona janë arrestuar për moskallëzim krimi dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

8 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Sot tentoi të fshihte vetëplagosjen e të dashurës së nipit, kush është Vladimir Gjuta, nga vendosja e tritolit te lëvizja me armë pranë PS-së

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja
Vladimir Gjuta

TIRANË- Dinamika e plagosjes së 18-vjeçares Natalia Murati është zbadhur mëngjesin e sotshëm. Mësohet se se e reja ka qëlluar vetë veten me armën e të dashurit të saj Erisjaldo Gjuta.

Ndërkohë që teksa kanë dëgjuar të shtënat në dhomë, menjëherë kanë shkuar Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta. Këta kanë thirrur Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut. 

Kush është Vladimir Gjuta? 

Vladimir Gjuta është person i njohur për autoritetet policore në vend. Ai ka marrë pjesë në shumë ngjarje të rënda të ndodhur në Tiranë. Fillimisht Gjuta u akuzua si autor i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri vite me parë. Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

Në vitin 2020, Gjuta u arrestua pasi kishte plagosur të afërmin e tij disa herë me çekiç. I afërmi tërhoqi denoncimin dhe Gjuta u la i lirë nga Policia.

Por liria zgjati vetëm 5 ditë. Kjo pasi më 10 shkurt të 2020, Gjuta u arrestua pranë Selisë së PS me pistoletë dhe 180.000 euro në çantë. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete.

Po në këtë vit, në muajin prill, Gjuta është konfliktuar me gardianët e burgut ku qëndronte. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush është i dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos, zbardhen identitetet e personave të arratisur nga vendngjarja

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja
Foto Ilustruese

TIRANË- Emrat e të gjithë personave të përfshirë në vetëplagsjen e 18-vjeçares Natalia Murati janë zbardhur. Mësohet se në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati Gjuta dhe Vladimir Gjuta.

Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, 22-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten.

Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Kam gabuar në jetë"/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos: I dashuri ndodhej jashtë

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja

TIRANË- Dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos me armë zjarri në Tiranë është zbardhur. Mësohet se e reja Natalia Murati nga spitali para policisë ka deklaruar se në dhomë ndodhej vetëm. 

Sipas saj i dashuri Erisjaldo Gjuta ndodhej jashtë me personat e tjerë. Ndërkohë që ka deklaruar se ka bërë shumë gabime në jetë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

EMRI/ u vetëplagos në hotel në Sauk, mësohet identiteti i 18-vjeçares

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja

TIRANË- Emri i 18-vjeçares së plagosur në Tiranë është zbuluar. Mësohet se e reja është identifikuar si Natalia Murati.

Ajo ndodhej në hotel në Sauk bashkë me partnerin e saj teksa ka qëlluar veten me armë zjarri në kraharor.

 Ndërkohë që në spital është çuar nga punonjësit e hotelit, nga të cilët dy janë arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim. Këta persona kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Plagosja në Sauk, zbardhen emrat e dy të arrestuarve për moskallëzim krimi

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja

TIRANË- Emrat e dy të arrestuarve për moskallëzim krimi për plagosjen në Sauk janë zbardhur. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta).

Sipas policisë nga kqyrja e kamerave, 18-vjeçarja është vetëplagosur më armë zjarri në hotel. Ndërkohë që në spital është çuar nga punonjësit e hotelit, nga të cilët dy janë arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim. Këta persona kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Plagosja e 18-vjeçares, Policia jep detaje: U vetëplagos, arrestohen 2 persona për moskallëzim krimi

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja
Policia

TIRANË- Policia ka zbardhur plagosjen e studentes 18-vjeçare mbrëmjen e kaluar në një hotel në Sauk. Mësohet se nga kqyrja e kamerave të hotelit, e reja është vetëplagosur me armë zjarri.

Ndërkohë që 2 persona janë arrestuar për moskallëzim krimi dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Për moskallëzim krimi janë vënë në pranga V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe. Ndërsa tre të tjerë me inicialet S. Gj., 49 vjeç, E. Gj., 24 vjeç dhe E. Gj., 22 vjeç janë shpallur në kërkim. 

Këta persona kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar policinë për plagosjen. 

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri. Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; -u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Plagosja e studentes në zonën e Saukut, dalin detaje: Autori e qëlloi në hotel, në spital e transportuan punonjësit

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja
Foto Ilustruese

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja që ka ndodhur gjatë natës në zonën e Saukut. Mësohet se e reja, e cila është studente në Tiranë ndodhej në hotel bashkë me autorin. 

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre ka ndodhur një sherr dhe autori e ka qëlluar me armë brenda në hotel. Më pas është larguar menjëherë nga aty.

E plagosura është ndihmuar nga punonjësit e hotelit që të shkojë në spital. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rastin./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në Tiranë? Gjendet një vajzë e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomisë

Përgjaket Shën Valentini në Tiranë/ 18-vjeçarja
Plagosje

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në zonën e Faktultetit të Ekonomisë në Tiranë. Mësohet se në orët e para të mëngjesit një vajzë është gjetur e plagosur me armë zjarri.

Pasi u gjet nga kalimtarët, e reja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që bëhet me dije se policia ka nisur hetimet për të zbardhur plagosjen./Dosja.al

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj