LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin", Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses për votën e diasporës dhe më pas Strasburgut

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. • Berisha gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit të cilat i cilëson si farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit tonë. • Ai shtoi se kjo farsë është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit të narkoshtetit. • Kryedemokrati thekson se gazetatarët dhe analistët në vend që të ndalen te pasojat narkoshtetit merren me tematika që i dikton zyra e kreministrit Edi Rama. • Ai tha se mediat e huaja prestigjioze kanë publikuar dhjetëra artikuj ku flasin për vendin tonë dhe sesi narkoshteti ka marrë pushtetin në dorë. • Sipas tij votuesve u janë premtuar vende pune në këmbim të votës. • Ai më tej shtoi se policia duke e cilësuar si terroriste politike përdor miklimin dhe kërcënimin. • Berisha theksoi se ka raste të shumta që përsona të caktuar kanë familjarë në punë dhe janë kërcëuar se do hiqen nga detyra. • Berisha u shpreh se pas kryeministrit Edi Rama armiku kryesor i votës është kreu i SPAK, Altin Dumani. • Sipas Berishës Dumani e ka faktuar këtë pasi edhe pse ka marrë dhjetëra padi i ka mbyllur dhe nuk heton asnjë nga rastet. • Ai shtoi se Dumani është mercenar i narkoshtetit. • Berisha shtoi se çështja "Braçe" është dërguar te Prokuroria e Tiranës. • Berisha shton se çështja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës sa për të larë duart me të.• Ai tha se çështja ka ndodhur në një kohë kur është krim elektoral dhe Braçe është deputet. • Berisha u shpreh se denoncimet për votën e diasporës do ti çojë në Gjykatë por theksoi se ato janë të kontrolluara. • Ai tha se pasi ta çojnë çështjen në Gjyjatën Kushtetuese do të vijojnë më tej në Strasburg. 

5 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Raporti përfundimtar për zgjedhjet, Berisha: Rama po bën presion të madh, por kam besim të palëkundur tek institucionet ndërkombëtare

"Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin", Berisha: Do i drejtohemi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me raportin përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po bën përpjekje për të ushtruar presion. 

Ai theksoi se ka besim të palëkundur tek institucionet ndërkombëtare. Berisha u shpreh se ai do të mbrojë të vërtetat që u zbuluan nga zgjedhjet e 11 majit teksa ritheksoi se ka besim tek këto të vërteta që janë zbuluar.

"E dënoj me forcën më të madhe të gjithë presionin dhe unë informoj komunitetin ndërkombëtar se Edi Rama po bën përpjekje të jashtëzakonshme. Por besimi im i madh, i palëkundur është tek institucionet ndërkombëtare, të cilat siç konstatoj unë do të qëndrojnë në mbrojtje të të vërtetave të hidhura të farsës elektorale 11 maj 2025.

Përdori të gjithë ato mekanizma për të ndryshuar raportin e Këshillit të Europës, por mori goditjen më fatale me rekomandimin ku thuhet ‘rekomandojmë që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti’. Kaq. Në qoftë se ky rekomandim bëhet, atëherë për të gjithë ata që kanë ABC-në, alfën e kulturës ligjore elektorale, vetëkuptohet se zgjedhjet kanë qenë farsë.

Prandaj ne kemi besim sepse të vërtetat tona janë të jashtëzakonshme. Shikoni, ata kanë folur për patronët, kanë shkruar se ato janë në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve, por ne do u çojmë të gjithë veprimtarinë kriminale të Ballukut me patronë, të gjithë miklimet që u bën qytetarëve për të blerë votën.

Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, ne kemi arritur para jush dhe shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të paraqesim manipulimet më monstruoze të zgjedhjeve që mund të jenë bërë ndonjëherë," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

"Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin", Berisha: Do i drejtohemi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me denoncimet për votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se denoncimet do ti çojë në Gjykatë por theksoi se ato janë të kontrolluara.

Ai tha se pasi ta çojnë çështjen në Gjyjatën Kushtetuese do të vijojnë më tej në Strasburg. Berisha shtoi se për hir të hierarkisë gjyqësore dhe gjykatës ndërkombëtare, do i drejtohen për aspekte kushtetuese pasi janë të angazhuar në mbrojtjen e votës në çdo fazë.

"Pa diskutim do e çojmë, por vetëkuptohet, gjykata është totalisht e kontrolluar. Gjykata Kushtetuese. Tani ne po e çuam atje, e çojmë për Strasburg. Por të kesh besim tek gjykata që ç’të thuash, ka vendosur standarde të vërteta antikushtetuese në dy aspekte. Aspekti i parë, ajo ka dhënë vendime që turpërojnë çdo njeri të lirë sepse të pranojë gjykata vendimet ekstraligjore të gjykatave...

E qartë, heqja e të drejtës për komunikim, është hequr ligji që lejonte këtë vendim dhe është hequr me kërkesë të Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese e përligj këtë kërkesë në mënyrën më të turpshme, më ekstraligjore. Por Gjykata Kushtetuese gjithashtu është një shkallë, etapë për të kaluar çështjet në Strasburg. Natyrisht kjo gjykatë ka problemin e madh se vendimet e saj kur nuk i pëlqejnë Edi Ramës, hidhen në kosh.

Dhe gjykata mjaftohet me disa deklarata superficiale, në vend që të bllokojë punën dhe të thotë se ose vendimi zbatohet ose ne nuk funksionojmë. Por janë të kapur, e dini vetë ju, të mos hyjë në ato histori unë se nuk kanë fund, dhe sipas urdhrave të Edi Ramës, bëjnë tani... problemin kryesor e kanë të interpretojnë emërimin që presidenti i republikës e ka bërë për 8 vite. Që me këtë akt, ajo gjykatë ndërmerr një hap vetëshkatërrues. Prandaj edhe ne për hir të hierarkisë gjyqësore dhe gjykatës ndërkombëtare, të cilës do i drejtohemi për aspekte kushtetuese sepse jemi të angazhuar në mbrojtjen e votës, do kalojmë çdo fazë," tha Berisha.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Altin Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen ‘Braçe’ e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

"Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin", Berisha: Do i drejtohemi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shpreh se pas kryeministrit Edi Rama armiku kryesor i votës është kreu i SPAK, Altin Dumani.

Sipas Berishës Dumani e ka faktuar këtë pasi edhe pse ka marrë dhjetëra padi i ka mbyllur dhe nuk heton asnjë nga rastet. Ai shtoi se Dumani është mercenar i narkoshtetit. Berisha shtoi se çështja "Braçe" është dërguar te Prokuroria e Tiranës.

Berisha shton se çështja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës sa për të larë duart me të. Ai tha se çështja ka ndodhur në një kohë kur është krim elektoral dhe Braçe është deputet.

"Altin Troplini pas Edi Ramës, është armik kryesor i votës së lirë të shqiptarëve. Dhe këtë ai e ka faktuar në mënyrën më kriminale. Ai ka marrë gjatë kësaj periudhe, me dhjetëra e dhjetëra padi, por ai mbyll dhe nuk hap asgjë. Është një mercenar i narkoshtetit. Njeri i zhveshur nga çdo lloj parimi.

Sot para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? Në Prokurorinë e Tiranës. Po pse je aty? Jam aty tha se, këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona tek rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin dhe paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e pa arreduar me të gjitha simbolet. Pra ishte zyrë ilegale.

Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet. Në qoftëse ka një armik të egër pas Edi Ramës, vota e lirë ka Altin Troplinin. Unë këtë e kam denoncuar dy vite më parë, që kur ai mbylli dosjen 184, 339", tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Policia terroriste politike e Ramës, përdor miklimin dhe kërcënimin

"Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin", Berisha: Do i drejtohemi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me metodat se si janë premtuar votat. Sipas tij votuesve u janë premtuar vende pune në këmbim të votës. 

Ai më tej shtoi se policia duke e cilësuar si terroriste politike përdor miklimin dhe kërcënimin. Berisha theksoi se ka raste të shumta që përsona të caktuar kanë familjarë në punë dhe janë kërcëuar se do hiqen nga detyra.

"Problemi është këtu, kur tjetrit i premtohet, ai pastaj jep votën. E mashtrojnë apo se mashtrojnë ai ... Për ne shumë keq, por fakti është se këta duke regjistruar nevojën dhe premtimin, ashtu i marrin votën atij. I premton punësimin atij, kërkon kaq, duhet të punësojë. Çfarë bënë këta me grantin? 44 mln euro granti këtë vit. Shpallën aplikimet. Aplikuan 76 mijë fermerë dhe këta filluan shqyrtimin e aplikimeve, që do shqyrtonin 76 mijë dhe arritën deri tek 19 mijë, dhe atyre të tjerëve u thanë i keni në shqyrtim.

Pra i mbajtën var në mënyrë që të marrin votën. Kjo tregon se policia terroriste politike, përdor miklimin, përdor dhe kërcënimin. Se këtyre u thuhet, këto nuk i kemi ne. U thuhet se, ti ke motrën në filan pozicion, në filan qendër pune. Dhe ajo po nuk dhe votën ikën nga ajo detyrë. Këta shkojnë gjer aty, në mënyrë absolute sa, përdorin dhe kompanitë private për të kërcënuar votuesit... ...Ai laptop është. Për këto duhet të jetë laptopi i Lubisë. Por të dhëna të tjera kanë dhe laptopë të tjerë. Qytetarët besojnë dhe qytetarët na çojnë ne të shumta. Kanë një besim tek denoncimi," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

"Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin", Berisha: Do i drejtohemi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Berisha gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit të cilat i cilëson si farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit tonë. Ai shtoi se kjo farsë  është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit të narkoshtetit.

Kryedemokrati thekson se gazetatarët dhe analistët në vend që të ndalen te pasojat narkoshtetit merren me tematika që i dikton zyra e kreministrit Edi Rama. Ai tha se mediat e huaja prestigjioze kanë publikuar dhjetëtra artikuj ku flasin për vendin tonë dhe sesi narkoshteti ka marrë pushtetin në dorë.

"Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa elektorale më e shëmtuar në historinë e vendit. Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri. Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, në vullnetin e kreut të organizatës kriminale.

Shteti në të cilin nuk ekziston Kushtetuta, ligji dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Shteti në të cilin drejtësia me eksponentë të tupit Dumani, Gjoka, shndërrohet në një armë të verbër nga këta mercenarë që nuk njohin ligj as moral, në një armë të verbër të narkodiktatorit. Dhe jo vetëm drejtësia. Imagjinoni ju, Irena Gjoka duhej të ishte në burg, ajo mban vendin e gjykatëses sot.
Altin Troplini duhej të ishte në burg për fshehje të pasurisë, për tre apartamente me gjoja rrogën e tij dhe kollovar në vilën e vjehrrit. Me qira thotë, jam aty, në vilën e vjehrrit. Imagjinoni çfarë qiraje paguan ai.

Pra, i transformuar. Por nuk janë vetëm këta. Në narkoshtet një deformim të paimagjinueshëm ka pasuar Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Kombëtar. Kanë pësuar institucionet e tjera, të ashtuquajtura institucione të pavarura janë të gjitha thjesht instrumente të narkoshtetit. Narkoshteti, i cili sot përdoret gjerësisht në botë për Shqipërinë, rikujtoj këtu se janë me dhjetëra e dhjetëra artikuj, studime, të botuara në mediat më serioze të botës, BBC, Financial Times, Guardian, Independent, Spiegel, ZDF, Arte, RAI3, mediat franceze, ëashington Post, ëashington Examiner e dhjetëra media të tjera, është herezi në mediat shqiptare.

Gazetatarët dhe analistët në vend që të ndalen te pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit mbi qenien kombëtare, merren me tematika që i dikton direkt zyra e Edi Ramës. Mediat kombëtare janë klonime të RTSH. E njohur botërisht kjo. Pra, në qoftë se shqiptarëve u mohohet e vërteta.
Në qoftë se shqiptarëve nuk u tregohet se ministrat e tij emërohen nga kartelet e drogës. Se gjykatësit, se Fetahu, ajo gjykatësja e Elbasanit, është motër siameze me Mellonain e Skapit.
Se prokurori që djeg dokumentet që faktojnë se Taulant Balla porosit vrasje, merret me porosi vrasjesh, është më vrasës se sa vrasësi.

Pra, një situatë e tillë... Dhe pastaj mbetet që analizat të vijnë vetëm nga jashtë. U bëj thirrje medieve, të lexojnë për narkoshtetin. Vendi i tyre është vend klasik i narkoshtetit. Cilido që sheh sot, e ka të qartë se cila është fuqia e karteleve në emërimin e zyrtarëve qeveritarë," tha ai.

berisha rama dumani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë