Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Presidenti amerikan Donald Trump ka zyrtarizuar formimin e 'Bordit të Paqes'. • Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Davos, Trump theksoi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë gjithsej tetë luftëra. • Marrëveshja është nënshkruar edhe nga krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e institucionit. • Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kuadër të Forumi Ekonomik Botëror, ku Trump e paraqiti këtë strukturë si një instrument të ri për ndërmjetësim dhe ndikim global. • Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit, me përjashtim 2-3 prej tyre 'nuk i duron dot'. • Por, ai vlerësoi të gjithë udhëheqësit që kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij bordi. • Në ceremoni ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori ftesë personale nga Trump që Kosova të jetë vend anëtar i këtij plani.
6 artikuj për këtë temë.
Kush mori pjesë në ceremoninë nënshkruese?
Presidenti Trump u shoqërua nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Ata ishin:
Arabia Saudite — ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al‑Saud
Argjentina — presidenti Javier Milei
Armenia — kryeministri Nikol Pashinyan
Azerbajxhani — presidenti Ilham Aliyev
Bahrejni — sheiku Isa bin Salman Al Khalifa
Bullgaria — kryeministri Rosen Zhelyazkov
Emiratet e Bashkuara Arabe — kryetari i Autoritetit të Çështjeve Ekzekutive Khaldoon Al Mubarak
Hungaria — kryeministri Viktor Orban
Indonezia — presidenti Prabowo Subianto
Jordania — zëvendëskryeministri Ayman Safadi
Katari — kryeministri Sheiku Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani
Kazakistani — presidenti Kassym‑Jomart Tokayev
Kosova — presidentja Vjosa Osmani
Mongolia — kryeministri Gombojavyn Zandanshatar
Maroku — ministri i Jashtëm Nasser Bourita
Pakistani — kryeministri Shehbaz Sharif
Paraguai — presidenti Santiago Pena
Turqia — ministri i Jashtëm Hakan Fidan
Uzbekistani — presidenti Shavkat Miromonovich Mirziyoyev./REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lansuar Bordin e Paqes, një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke përsëritur bindjen e tij se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës “do të arrihet shumë shpejt”.
Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar nëntorin e vitit të kaluar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por udhëheqësi amerikan tha se ai do të punojë që të sigurojë paqe në mbarë botën.
“Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”, tha Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Davos të Zvicrës më 22 janar, duke iu referuar me gjasë shqetësimeve se Bordi do të synojë të zëvendësojë OKB-së, institucion që Trump e ka kritikuar shpesh.
Në ceremoni morën pjesë udhëheqës nga Kosova, Bahrejni, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Që të gjitha këto shtete janë pajtuar që t’i bashkohen Bordit të Paqes.
Shtete të tjera kanë sinjalizuar gatishmëri për t’u bashkuar, përfshirë Bjellorusinë, Izraelin dhe Vietnamin. Asnjë nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përveç SHBA-së, nuk ishin të pranishëm, ndonëse të gjithë ishin ftuar që të bashkohen
Putin synon zhbllokimin e fondeve
Rusia ka deklaruar se është e gatshme tarifën prej 1 miliard dollarësh për anëtarësim të përhershëm duke përdorur asetet jashtë vendit që janë të ngrira për shkak të pushtimit të Ukrainës që Moska nisi më 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, iu referua kësaj oferte gjatë takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Moskë më 22 janar.
“Ndoshta keni dëgjuar se ne jemi të gatshëm të disbursojmë 1 miliard dollarë për trupin e ri, Bordin e Paqes, mbi të gjitha për të mbështetur popullin palestinez, duke i orientuar fondet drejt rindërtimit të Rripit të Gazës dhe zgjidhjes së problemeve të Palestinës”, tha Putin. “Siç kam thënë, besoj se kjo është mjaft e mundur të bëhet duke përdorur fondet e bllokuara në SHBA nën administratën e mëparshme”.
Trump nuk e ka komentuar propozimin e Putinit. Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Yvette Cooper, tha më 22 janar se roli i mundshëm i Putinit në këtë Bord do të ishte problematik.
“Ne kemi po ashtu shqetësime lidhur me fatin që presidenti Putin do të jetë pjesë e diçkaje që flet për paqe, kur ende nuk kemi parë asnjë tregues nga Putini se ka përkushtim për paqe në Ukrainë”, tha ajo.
Edhe Ukraina është ftuar që t’i bashkohet Bordit, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ashtu është shprehur se pjesëmarrja ruse është pengesë.
“Është ende e vështirë për mua që ta imagjinoj se si ne dhe Rusia mund të jemi së bashku në një këshill apo një tjetër”, tha ai më 20 janar. Ai shtoi se prania e aleates së Rusisë, Bjellorusisë, po ashtu përbën problem.
Zelensky takohet më 22 janar me Trumpin për diskutime të mëtejme rreth bisedimeve të paqes, që kanë ngecur. Në ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë drejt Moskës për bisedime me Putinin./REL

DAVOS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga takimi me Presidentin ameriakn, Donald Trump sot në Davos. Osmani mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Bordit të Paqes, nismë e cila kryesohet nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shprehet se aleanca me Amerikën është rruga e vetme për sigurinë, paqen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ajo thekson se kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt.
Postimi i Osmanit:
Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt! Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit.
Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej tyre 'nuk i duron dot'.
Në mbledhjen e Bordit të Paqes, Trump deklaroi se pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi. Ndër të tjera presidenti amerikan, vlerësoi të gjithë udhëheqësit që kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e këtij bordi.
"Bordi i Paqes është një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme të cilat janë krijuar. Thuajse çdo vend dëshiron që të jetë pjesë e këtij grupi. Kam dërguar ftesa dhe liderët e këtyre shteteve janë në Davos. Janë disa që i pëlqej, disa jo, por në këtë grup i pëlqej të gjithë, përveç 2-3 që nuk i duroj dot”, tha ai.
Nuk dihet se për kë e ka Presidenti amerikan këtë deklaratë, por ndër liderët që munguan në nënshkrimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes ishte dhe kryeministri Edi Rama./Dosja.al
ZVICËR- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në skenë së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.
Kosova pranoi të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën. Osmani tha të mërkurën se "me krenari të madhe e kam pranuar këtë ftesë personale të presidentit Trump".
Ajo shtoi se Kosova, sado e vogël, "mund të japë kontribut të madh në realizimin e këtyre synimeve. Jam duke punuar afër me Shtëpinë e Bardhë që kontributi ynë të jetë konkret dhe domethënës”./REL
ZVICËR- Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarizoi formimin e 'Bordit të Paqes'. Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Davos, Trump theksoi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur të ndalojë gjithsej tetë luftëra. Pas Trump marrëveshja është nënshkruar nga krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e Trump për të qenë pjesë e institucionit.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kuadër të Forumi Ekonomik Botëror, ku Trump e paraqiti këtë strukturë si një instrument të ri për ndërmjetësim dhe ndikim global. Në ceremoni ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori ftesë personale nga Trump që Kosova të jetë vend anëtar i këtij plani.
“Kjo është një ditë shumë emocionuese, e cila është përgatitur prej kohësh. Shumë vende sapo kanë marrë njoftimin e tyre dhe të gjithë duan të jenë pjesë e tij. Ne do të bashkëpunojmë me shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara.”, tha ai./Dosja.al