LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve të naftës dhe spitalit, evakuohen pacientët dhe stafi mjekësor, hiqen dhe bombolat e oksigjenit për të shmangur shpërthimet

• Shqipëria është rrethuar nga zjarret nga veriu në jug. • Në qarkun e Vlorës, situata paraqitet më problematike në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, ku po operohet me 8 mjete zjarrfikëse, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. • Në Gramsh situata paraqitet e rënduar, ndërsa është shënuar dhe viktima e parë në vend nga zjarret. • Flakët që nisën në malin e Koshnicës janë përhapur me shpejtësi, ndërsa janë djegur deri tani dy fshatra. • Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje urgjente për evakuimin e tre fshatrave: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. • Raportohet gjithashtu se një grua ka mbetur e bllokuar në fermë në Bulçar të Gramshit bashkë me fëmijët e saj dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritetet. • Flakët kanë djegur gjithashtu teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda, por ende nuk është konfirmuar. • Pak minuta më parë u raportua gjithashtu se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet e emergjencë që kishin shkuar për të evakuuar banorët. • Bëhet me dije se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve. • Situata është alarmante edhe në Delvinë ndërsa flakët po i afrohen puseve të naftës. • Zjarri ka pushtuar vendin ndërsa situata është jashtë kontrollit. • Flakët i janë afruar edhe spitalit të qytetit. • Mësohet se është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit që të mos shkaktojnë shpërthime. • Mësohet se janë evakuuar stafi dhe pacientët e spitalit dhe banorët përreth zonës. Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur deri në lagjen "Llakë". • Pamjet tregojnë se situata është e rëndë ndërsa tymi dhe flakët kanë marrë pushtetin e zonës. • Për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.

29 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Zjarret në Delvinë/ "Të gjithë janë larguar", banori: Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua! Vetëm tym dhe kaos

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Foto

DELVINË- Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të tyre. Temperaturat dhe era kanë favorizuar flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi. Të pyetur nga ZËRI, banorët shprehen se gjithçka është shkatërruar dhe se shohin vetëm tym dhe flakë.

"Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua. Këtu nuk shihet më asgjë, vetëm tym dhe kaos", u shpreh një banor.

Sipas tij të gjithë banorët janë larguar ndërsa pas kanë lënë mundin e gjithë jetës së tyre nën 'pushtetin" e flakëve. Situata është alarmante pasi flakët po afrohen pranë puseve të naftës dhe një shpërthim i tyre do të ishtë i rëndë dhe me pasoja shkatërruese.

"Askush nuk e mendonte që zjarri do përhapej kaq shpejt. Era dhe temperaturat e larta e sollën këtë në qytet", tha një tjetër banor për Zërin. Flakët i janë afruar edhe spitalit të qytetit. Mësohet se është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit që të mos shkaktojnë shpërthime.

9 MUAJ ME PARE

Situatë alarmante edhe në 4 fshatra të Poliçanit, zjarret po afrohen pranë banesave

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Foto ilustruese

POLIÇAN- Një tjetër vatër zjarri problematike është në Njësinë Administrative Tërpan në Poliçan. Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Përhapja e flakëve ka sjellë që zjarri të afrohet pranë banesave duke rrezikuar djegien e tyre. Nga situata alarmante pasdite janë evakuar banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe banorët e zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur të Ballollit. Temperaturat e larta dhe era kanë qenë në favor të flakëve të cilat rrezikojnë dhjetëra banesa dhe jetët e banorëve.

9 MUAJ ME PARE

"Delvina në flakë", Berisha ndan pamje: Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Delvinë

DELVINË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga situata e zjarreve në Delvinë. Berisha shkruan se Delvina është në flakë dhe po përjeton tmerr.

Ai shton se flakët po djegin lagjet Llakë dhe Xhetmahall. Kryedemokrati thekson se në këtë zonë ka patur edhe shpërthime me granata por nuk ka patur asnjë masë për të parandaluar këtë situatë. 

"Delvina në flakë! Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite", shkruan Berisha.

Zjarri ka pushtuar vendin ndërsa situata është jashtë kontrollit. Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur dhe rrezikon banesat.  Për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.

9 MUAJ ME PARE

Flakë e tym gjithandej/ Vatrat e zjarrit në Delvinë po u afrohen puseve të naftës dhe spitalit të qytetit, ja si paraqitet situata (FOTO+ VIDEO)

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Zjarri

DELVINË- Situata e zjarreve në Delvinë është alarmante ndërsa flakët po i afrohen puseve të naftës. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, zjarri ka pushtuar vendin ndërsa situata është jashtë kontrollit.  Flakët i janë afruar edhe spitalit të qytetit. Mësohet se është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit që të mos shkaktojnë shpërthime.


Zjarrfikësit e kanë patur të pamundur që të vënë zjarrin nën kontroll i cili është përhapur deri në lagjen "Llakë". Pamjet tregojnë se situata është e rëndë ndërsa tymi dhe flakët kanë marrë pushtetin e zonës. Fotot duket sikur tregojnë ndonjë vullkan aktiv i cili nxjerr llavë por në fakt janë flakët të cilat kanë djegur bimësi të shumtë. Për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.

9 MUAJ ME PARE

"Ushtria dhe policia më shpëtuan se unë nuk ikja", flet nga spitali banori i fshatit Skënderbegas: Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë!

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Banori

GRAMSH- Zjarret në Gramsh kanë regjistruar një situatë alarmantë në këtë zonë ndërsa fatkeqësisht është regjistruar edhe një viktimë. Një banor i fshatit Skënderbegas teksa po luftonte me flakët në banesën e tij për pak sa nuk humbi jetën teksa insistonte të mos largohej. Ai u nxor në kohë nga banesa teksa tani është i shtruar në spital pasi ka kaluar asfiksi.

Banori edhe pse po rrezikonte jetën është shprehur nga spitali se nuk donte të largohej nga banesa. Ai shprehet se kishte hallin e gruas dhe djalit të tij që ku do rrinë nëse banesa digjet duke vënë në rrezik jetën e tij që mundi disa vjeçar mos ti digjej para syve. Ai e ka përshkruar situatën shumë të rëndë teksa theksoi se zjarri ishte i madh dhe dogji gjithçka.

“Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta.

Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia. Kisha nja 10 kuintalë ujë te shtëpia dhe markusë dhe ndërhyra për ta shuar. Ata uruar qofshin që na shpëtuan, ushtria dhe policia, se unë nuk ikja po të mos ishin ata,' tha ai.

 

9 MUAJ ME PARE

Banesa dhe stane të djegura/ Situatë alarmante në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Foto

TEPELENË- Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët në fshatin Lekël të Tepelenës. Mësohet se flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëmë të shumta në bimësi por edhe në banesa.

Nuk dihet ende një numër i saktë i banesave të djegura ndërsa raportohet se flakët kanë djegur tre stane. Zjarrit nuk i ka shpëtuar as kisha ortodokse “Shën Ilia”, e cila është monument kulture. Situata u përshkallëzua pas shpërthimit të dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mësohet se ato janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta dhe zjarrit. Kjo situatë alarmante ka sjellë që të kryhet evakuimi i banorëve në fshatrat Lekël dhe Hormovë. Një viktimë është regjistruar sot në Gramsh nga zjarret të cilat në të gjithë vendin kanë marrë "pushtetin" edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erës të cilat kanë qenë në favor të tyre.

9 MUAJ ME PARE

"Na u dogjën shtëpitë sikur mos të ketë shtet", banorët në Gramsh: Një zjarrfikëse erdhi në mëngjes! Na fiknin telefonin, desh u dogjëm

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Banorët

GRAMSH- Zjarri në Gramsh ka lënë pas pasoja të shumta duke djegur disa banesa. Banorët të cilët u rrezikuan nga flakët tani përballen me realitetin e vështirë ku puna e gjithë jetës së tyre u dogj para syve duke i lënë në qiell të hapur.

Ata fajësojnë autoritetet pasi sipas tyre zjarri mund të ishte vënë nën kontroll por vetëm një zjarrikës shkoi në vendngjarje në mëngjes dhe më pas gjatë ditës situata doli nga kontrolli. Banorët shprehen se qëndruan deri në fund po zjarri ishte i madh dhe se për pak sa nuk u dogjën. Ata shprehen se nuk deshën të largoheshin por policia i mori me forcë.

“Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri të këmbët. Siç qemë ikëm. Siç qemë në shtëpi ikëm. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë.

Ne e marrim në telefon, ai fik telefonin. Në orën 09:00 ka ardhur një zjarrfikëse. Një zjarrfikëse erdhi që në mëngjes, kur u kthye që erdhi zjarri te neve. Rroftë ai autobusi i fshatit që erdhi na mori. U dogjëm si minjtë, na u dogj malli, na u dogjën shtëpitë. Sikur mos të ketë shtet," u shpreh një banor.

“Ishte zjarri shumë i madh. Qëndruam deri në fund, edhe ne desh u dogjëm. U dogjën shtëpitë rreth e qark. Erdhi policia, ne nuk pranuam të ikim. Na mori me forcë nuk ikëm,” u shpreh një banor tjetër.

9 MUAJ ME PARE

Përkeqësohet situata nga zjarri/ Flakët pranë puseve të naftës në Delvinë, pritet ndërhyrja e helikopterit

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
zjarr ne delvine

DELVINË- Vatrat e zjarrit janë përhapur edhe në Delvinë. Flakët u janë afruar shumë puseve të naftës, duke rrezikuar kështu të ndodhë një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme.

Mësohet se për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të zjarrit pranë puseve të naftës, drejt vendngjarjes po shkojnë forca të shtuara zjarrikëse, ushtarë dhe një helikopter për të hedhur ujë nga ajri. Situata po paraqitet alarmante edhe në disa vende të tjera, në Gramsh raportohet për dy viktima dhe disa të plagosur. 

 

9 MUAJ ME PARE

Vatra të reja në vend/ Digjen tre banesa në Berat, flakët rrezikojnë zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Foto ilustruese

BERAT- Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në vend përkatësisht në Berat. Mësohet se flakët kanë rënë në fshatrat e Terpanit në Berat. Flakët rrezikojnë banesat në zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët.

Temperaturat e larta dhe era janë faktorë të cilët kanë favorizuar flakët duke vështirësuar punën e zjarrfikësve. Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka dalë me një njoftim ku bëri me dije se 30 vtra zjarri janë aktive në vend. Situata ka qenë e rënduar në Gramsh ku është regjistruar edhe një viktimë nga flakët.

9 MUAJ ME PARE

Vatra zjarri edhe në Tropojën/ Evakuohen dy fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foo ilustruese

TROPOJË- Gjatë orëve të fundit situata me zjarret është përkeqësuar edhe më shumë. Bëhet e ditur se në të gjithë ekonominë pyjore të Kurore Dardhës janë aktive rreth 30 vatra zjarri, të cilat kanë përfshirë afro 50 hektarë pyje me pisha dhe bredha.

Gjithashtu në terren janë angazhuar forcat pyjore të bashkisë Fushë-Arrëz, trupa të ushtrisë, si dhe shërbimi pyjor i Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Kukësit. Flakët janë përhapur masivisht, pasi po favorozohen edhe nga era e fortë.

Si pasojë e flakëve është bllokuar edhe rrugën kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri. Gjithashtu në Tropojë, rrezikohen linja e tensionit të lartë dhe rruga Tropojë – Qaf Mali – Fushë-Arrëz.

Ndërkohë edhe banorët e fshatrave Xath dhe Flet janë evakuuar, ndërsa flakët po rrezikojnë linjat e tensionit të lartë që lidhin hidrocentralin e Fierzës me nënstacionin e Fushë-Arrëzit.

9 MUAJ ME PARE

"Komplet fshati u dogj", banorja nga Skënderbegasi: Me burrin u larguam mes flakëve dhe tymit! Një të moshuar nuk e kemi parë a doli apo jo

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Banorja

GRAMSH- Zjarret në vend janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë teksa kanë sjellë dëme edhe në banesa. Zjarret në fshatin Skënderbegas në Gramsh kanë qenë të mëdha dhe problematike duke sjellë evakuimin e banorëve. 

Një banore e këtij fshati ka bërë me dije se përshkak të zjarrit gjithçka është shkrumbuar dhe se nuk ka mbetur asnjë banesë. Ajo u shpreh se pasi zjarri dogji shtëpitë e para, ajo së bashku me bashkëshortin kanë arritur të largohen mes tymit dhe flakëve. Sipas saj fati i një të moshuari ende nuk dihet pasi nuk e kanë parë nëse ka arritur të largohet në kohë ose jo.

“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli. Atje te ne s’ka mbetur asgjë. Në fshatin tonë s’ka mbetur asnjë shtëpi. Komplet fshati ka mbaruar. U dogj një komunë e tërë. Nuk di çfarë të them”, u shpreh banorja.

9 MUAJ ME PARE

Situata bëhet edhe më alarmante në Gramsh, dyshohet për një viktimë të dytë nga zjarret masive

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foo ilustruese

GRAMSH- Vatra zjarri masive kanë përfshirë Njësinë Administrative Skënderbegas, ku dyshohet se është shënuar edhe një tjetër viktimë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi për mediat nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë.

Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret. Situata me zjarret po vijon të bëhet edhe më alarmante, pasi flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë. 

9 MUAJ ME PARE

"Nuk e shova dot zjarrin"/ 80-vjeçari humbi jetën nga flakët në Gramsh, nusja: I thërrita kur ra zjarri, më tha merr ujë që ta fikim

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
nusja

GRAMSH- Një 80-vjeçari humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin Kullollas të Gramshit. Siç u raportua 80-vjeçi, ndezi zjarrin në kopshtin e banesës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua.

Ndërkohë nusja e djalit të tij është transportuar në spital me asfiksi të lehtë. Gjithashtu ajo ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja. Nusja tha se ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar se ka rënë zjarr, e më pas nuk ka mundur të shohë asgjë. Po ashtu ajo thekson se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

“Nuk e shova dot zjarrin. Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markush me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, shprehet ajo me lot në sy.

9 MUAJ ME PARE

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foo ilustruese

POLIÇAN- Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar edhe djegien e fshatrave përreth.

Gjithashtu autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe në zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

Aktualisht, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Harunas, ku hyrja është bërë e pamundur për shkak të bllokimit të rrugës kryesore nga zjarri. Kjo situatë ka izoluar disa zona të tjera malore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu gjashtë persona janë raportuar të plagosur dhe ndodhen në spital, ndërkohë forcat e emergjencës po luftojnë për të izoluar flakët.

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Situata bëhet alarmante edhe në Tepelenë, digjen banesa dhe Kisha në fshatin Lekël

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
zjarrr ne tepelen

TEPELENË- Situata me zjarret është bërë alarmante edhe në tepelenë, pasi flakët kanë shpërthyer në fshatin Lekël të Tepelenës. Zjarri ka qenë aktiv prej disa ditësh dhe bëhet me dije se flakët kanë shkrumbuar shtëpi dhe kishën e fshatit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo të bllokuar nga zjarri.

9 MUAJ ME PARE

Situata alarmante në Gramsh/ Flasin banorët e evakuuar nga zjarri: Helikopteri u vonua, u dogjën shtëpi e bagëti (PAMJE)

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
pamje nga vendngjarja

GRAMSH- Situata në Grmash është tejet alarmante gjatë orëve të fudnit, pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën dhe pronat e banorëve. Teksa flakët dhe tymi kanë "oushtuar" gjithë zonën, banorët janë detyruar të lënë gjithçka dhe të evakuohen nga banesat e tyre. 

Duke folur për Syri Tv, banorja shprehet se helikopterët janë vonuar dhe po bëhen 2 orë e gjysmë dhe flakët ende nuk janë shuar. Banorja thekson se situata është shumë keq dhe shumë problematike. Banorja gjithashtu shprehet se nuk ka qeveri se po të kishte do ndërhynte në kohë.


Kur u bë ndërhyrja me helikopter, u vonua?

Banorja: U vonuan ca helikopterët. Po bëhen 2 orë e gjysmë e ende nuk është shuar. Kishte ardhur në Bletëz, Mollaz dhe ka ardhur zjarri tek ne Skënderbegas. Qeveri nuk ka se po të kishte ndërhyrë në kohë nuk do të kishte bërë asgjë. Katër fshatra u dogjën e tani ka ardhur këtu. Kishim shtëpitë e reja, madhi e çdo gjë.

A janë djegur banesa?

Banorja: Po janë djegur. janë djegur dele, dhi,

Një tjetër banor: Janë djegur dhe shtëpi. Ka marrë shtëpinë time. Ne si fshat andej jemi 40 familje. Janë bërë shkrumb

Kur ka nisur ndërhyrja nga ajri?

Banorja:  Ka nisur vonë. Zjarri ka rënë në Kullollas në Bletëz dhe erdhi në Skënderbegas.

Banorja:  Ka qenë ora 09:30 kur ka rënë zjarri në Kullollas, mori shtëpitë tona dhe zjarri erdhi në Harunas.

Banori: Unë kam lënë delet. Nuk dimë a na janë djegur shtëpitë se nuk i shohim nga tymi. 

9 MUAJ ME PARE

Situata e zjarrit në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes urdhër për evakuimin e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
Foto ilustruese

POLIÇAN- Ministria e Mbrojtes ka dalë më një njoftim së fundmi ka bërë me bije një urdhër evakuimi për katër fshatra në Bashkinë e Poliçanti. Sipas Ministrisë situata e zjarreve në këtë bashki ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikohen banesat dhe banorët e këtyre fshatrave.

Urdhri i evakuimit është për fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panari. Gjithashtu kërkohet evakuimi i  zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

"URDHËR EVAKUIMI, Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt," thuhet në njoftim.

9 MUAJ ME PARE

Situata alarmante në Gramsh/ Urdhërohet evakuimi edhe i 3 fshatrave të tjerë, tymi dhe flakët "pushtojnë" zonën

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foo ilustruese

GRAMSH- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se edhe tre fshatra të tjerë duhet të evakuohen, për shkak se flakët po përhapen masivisht. Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. 

Nën pushtetin e flakëve deri tani janë fshatrat, Skënderbegasi, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, Spanesh dhe Kazie. Deri tani flitet për 6 të plagosur e 1 viktimë, një 80 vjeçar i cili dyshohet se ishte autori i zjarrvënies ka humbur jetën. Po ndërhyhet nga ajri por situata është e vështirë pasi e gjithë zona është e pyllëzuar ndërsa era e fortë e temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve. 

9 MUAJ ME PARE

Shënohet viktima e parë nga zjarret/ 80-vjeçari në Gramsh humbi jetën nga asfiksia, flakët e djegies së mbeturinave në kopshtin e tij u përhapën në disa fshatra

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto ilustruese

GRAMSH- Viktima e parëështë shënuar sot nga zjarret në vend. Sipas informacioneve policore një 80-vjeçar, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas. Më pas ky zjarr ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. 

Si pasojë i moshuari ka humbur jetën nga asfiksia. Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.

9 MUAJ ME PARE

Ka mbetur e bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë në Bulçar të Gramshit, gruaja kërkon ndihmën e autoriteteve! Një i moshuar humb jetën nga zjarret

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
pamje nga zjarri

GRAMSH- Zjarri që po përpahet me shpejtësi në Gramsh ka shkaktuar panik te banorët e fshatrave dhe ka alarmuar autoritetet. Raportohet se një grua ka mbetur e bllokuar në fermë bashkë me fëmijët e saj dhe ka kërkuar ndihmë nga autoritetet. 

Ndërkohë dyshohet se një i moshuar ka humbur jetën nga flakët. Sipas informacioneve zjarri ka shkrumbuar dy fshatra të Gramshit.

Flakët kanë djegur gjithashtu  teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda. Pak minuta më parë u raportua gjithashtu se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët. Bëhet me dije se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve. 

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Përfshihet nga zjarri Parku Natyror i Munellës në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi nga erërat e forta

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto nga zjarri

KUKËS- Një vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, në zonën administrative të Malziut, në vendin e quajtur Maja e Zezë. Flakët kanë përfshirë një territor me rëndësi të veçantë ekologjike dhe natyrore, ku përhapen pyje me gështenjë, dushk dhe ah, të cilat janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar disa hektarë të tyre.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thepisur, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Gjithashtu janë angazhuar 10 punonjës të zjarrfikëses, 5 të AZM-së (Administrata e Zonave të Mbrojtura) si dhe banorë dhe punonjës të njësisë administrative, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve

Deri më tani nuk raportohet për rrezik për zonat e banuara, pasi zjarri është lokalizuar larg tyre. Dëmet në sipërfaqen pyjore janë të konsiderueshme dhe pritet një vlerësim më i saktë në vijim. Organet lokale bëjnë thirrje për kujdes maksimal në këtë periudhë me temperatura të larta dhe thatësirë, ndërsa paralajmërojnë ndëshkime për çdo zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Parku Natyror i Munellës është një nga zonat më të pasura për nga biodiversiteti dhe burimet natyrore, dhe çdo dëmtim i këtij territori përbën humbje të madhe mjedisore.

 

 

9 MUAJ ME PARE

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të tre fshatrave në Gramsh: Largohuni menjëherë nga banesat

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
zjarri

GRAMSH- Situata raportohet alarmante nga zjarri në Gramsh. Ministria e Mbrojtjes ju ka bërë thirrje urgjente banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

"THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.", thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Flakët kanë përfshirë teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një përson ka mbetur i bllokuar brenda. Pak minuta më parë u raportua gjithashtu se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët. Bëhet me dije se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve.

9 MUAJ ME PARE

Situata dramatike në Gramsh/ Bllokohen nga flakët ekipet e emergjencës, 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foo ilustruese

GRAMSH- Situata e zjarreve në gramsh është bërë alarmante, pasi flakët kanë "pushtuar" zonën. Bëhet me dije se kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët.

Gjithashtu raportohet se katër helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve, ndërsa janë nisur edhe ministri Pirro Vëngu dhe kreu i Emergjencave, Haki Çako.

9 MUAJ ME PARE

Situata alarmante në Gramsh/ Përfshihet nga flakët teqeja e Shëmbërdhenjit, dyshohet për një person të bllokuar brenda

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto ilustruese

GRAMSH- Situata me zjarrin në Gramsh paraqitet alarmante. Raportohet se flakët kanë përfshirë teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një përson ka mbetur i bllokuar brenda.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Evakuimi vjen për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

9 MUAJ ME PARE

Rëndohet situata me dy frontet e zjarrit në Gramsh, urdhërohet evakuimi i banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
zjarri

GRAMSH- Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Evakuimi vjen për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

9 MUAJ ME PARE

Shqipëria e pushtuar nga zjarret/ 50 vatra evidentohen në 24 orët e fundit, ja ku paraqitet situata më problematike

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto të ilustruara

TIRANË- Shqipëria është rrethuar nga zjarret nga veriu në jug. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me përditësimete fundit lidhur me situatën, ku bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive.

Në qarkun e Vlorës, situata paraqitet më problematike në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, ku po operohet me 8 mjete zjarrfikëse, 2 avionë grekë PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. 

Në qarkun e Beratit, flakët janë afruar pranë Azilit të Moshuarve. Në fshatrat Plirëz, Poliçan dhe Rehovë janë evakuuar banorët, ndërsa zjarri është afruar banesave. 

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhaëk të Emirateve të Bshkuara Arabe.

Në qarkun e Gjirokastrës, në fshatin Turan, raportohet se zjarri ka djegur dy stalla por me dëm minimale në bagëti. Ne terren operuan rreth 100 forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, dhe sot vijon puna, të cilat janë nga dy helikopterët e disa dhe sllovak. Ministria njofton se rreziku "shumë i lartë" për zjarret në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive.
Vatrat aktive janë si më poshtë:

- Qarku Vlorë, në bashkinë Finiq dhe Delvinë, pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër vazhdon të jetë aktive dhe problematike, ndërsa në terren po operojnë 8 mjete zjarrfikëse, 4 ndër të cilat janë të FA dhe rreth 90 forca operacionale, mbçshterur edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter çek dhe 1 sllovak. Sot pritet të vazhdojë puna me të njëjtat kapacitete, të ndihmuara edhe nga 1 helikopter Black hawk i Forcës Ajrore.
- Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, mbi tunelin e Skërficës vazhdon zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje, terreni i thyer e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka. Situata po monitorohet dhe paraqitet e qëndrueshme.

- Qarku Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktive kjo vatër zjarri, që është zhvilluar me intensitet mbi fshatin Val, larg zonave të banuara në një zonë shkëmbore ku digjen, bimë më të rralla dhe barishte.. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.
- Në fshatin Xibër, bashkia Klos vatra e zjarrit është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.

- Qarku Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit. Në vendngjarje po punojnë pesë mjete dhe rreth 75 forca operacionale, mbështetur nga ajri me helikopterin e Forcës Ajrore.
- Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, zjarri ka përparuar në afërsi të banesave. Është bërë evakuimi i banorëve gjatë dhe kanë operuar forca operacionale vendore.

- Qarku Tiranë, vijon aktiv zjarri në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, ku po forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e tij.
- Në fshatin Stërbeg, bashkia Rrogozhinë, ku zjarri ka kaluar në fshatin Spanesh. Në vendngjarje ndodhen forca dhe mjete nga MZSH Rrogozhinë të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
- Në fshatin Hajdaraj, bashkia Kavajë, vatrat janë drejt shuarjes së plotë, ku forcat në terren janë mbështetur edhe nga ajri, me një avion, që po punon aktualisht për shuarjen e vatrës së fundit.
- Në lartësitë dominuese të fshatit Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Aktualisht, edhe pse terreni është i vështirë, po veprojnë 6 mjete dhe rreth 40 forca nga strukturat operacionale si dhe një avion Canadair kroat.
- Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë, në zjarrin e përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, po operojnë në automjete zjarrfikëse nga MZSH, por situata paraqitet e ndërlikuar dhe rrezikohen banesa. Forcave në terren u janë bashkuar 2 helikopterë Blackhawk të Emirateve të Bshkuara Arabe.
- Në kodrat e Selitës, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka akses për kalueshmëri mjetesh. Situata po monitorohet nga forcat bashkiake.

- Qarku Durrës, në fshatin Barkanesh, bashkia Krujë është aktivizuar një vatër zjarri në terren të vështirë, ku po veprojnë mjete dhe forca operacionale vendore.

- Qarku Gjirokastër, në fshatin Turan, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder, ku u dogjën dy stalla, por me dëme minimale në bagëti. Ne terren operuan rreth 100 forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, dhe sot vijon puna, të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

- Qarku Elbasan, në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me shkurre dhe ferr, ku operuan forcat operacionale punuan të MZSH Gramsh të mbështetur nga 25 efektivë të FA Elbasan.

- Qarku Shkodër, është aktivizuar vatër zjarri në hyrje të qytetit Pukë, vijojnë punën forcat operacionale vendore. Situata është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik.
- Në fshatin Xath, bashkia Fushë Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, që nuk e mundëson ndërhyrjen nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Përveç afro 80 forcave operacionale vendore sot po operojnë edhe 65 forca të FA, me 2 mjete zjarrfikëse.

- Qarku Kukës, është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, bashkia Tropojë, pa rrezik për banesat. Janë angazhuar rreth 60 forca nga strukturat operacionale vendore dhe 5 mjete zjarrfikëse. Vatra ngelet aktive por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.
- Në bashkinë Kukës, një vatër zjarri në zonë pyjore në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri vazhdon të jetë në monitorim.

- Qarku Korçë, në fshatin Gërmenj, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen. Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.
Mjete ajrore që kanë operuar gjatë ditës së djeshme:
- 1 Avion Canadair kroat
- 2 Avionë PZL grekë
- 1 Black Hawk nga Republika Çeke
- 1 Black Hawk nga Sllovakia
- 2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te Shqipërisë

Pritet të operojnë sot :
- 2 Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe
- 1 Black Hawk nga Republika Çeke
- 1 Black Hawk nga Sllovakia
- 2 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te Shqipërisë

Sipas informacionit të IGJEO-s, sot nuk priten reshje.
Sa u përket zjarreve në pyje, pritet nivel rrezik I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim).
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore.

9 MUAJ ME PARE

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto ilustruese

KOLONJË- Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë aktive. 

Raportohet se në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe rrezikut që sjell prezenca e minave në këtë zonë kufitare.

Prefektura e Korçës ka bërë me dije se zjarri deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit. Gjithashtu është bërë me dije se është realizuar çdo komunikim i nevojshëm  me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.

9 MUAJ ME PARE

Flakët "mbërthejnë" qarkun e Shkodrës, raportohen 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto ilustruese

SHKODËR- Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas informacioneve, në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.

Bëhet me dije se në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Po ju informojmë në lidhje me situatën në territorin e Qarkut Shkodër gjatë 24 orëve te fundit.

• Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste zjarri ne territorin e kesaj bashkie.

• Është kryer 1 ndërhyrje për shpëtim dhe janë dërguar 2 automjete zjarrfikëse në ndihmë të Bashkisë Vau Dejës dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

• Vatrat e evidentuara:
1. Fshati Dragoç
2. Fshati Postribë
3. Fshati Ura e Shtrejtë
4. Fshati Bardhaj
5. Fshati Dajç
6. Fshati Ura e Shtrejtë
7. Fshati Dajç
8. Fshati Suka Dajç
9. Fshati Berdicë
10. Fshati Ura e Shtrejtë
11. Lagjja Kiras, qyteti Shkodër

• Në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.

• Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.

9 MUAJ ME PARE

Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath

Situatë alarmante në Delvinë/ Flakët u afrohen puseve
foto ilustruese

FUSHË- ARRËZ - Situata paraqitet kritike në Fushë-Arrëz për shkak të zjarreve. Flakët e përhapura me shpejtësi gjatë natës, kanë kaluar nga fshati Xath në fshatin Flet dhe zonën e quajtur “Kunorë Dardhe”. 

Raportohet se zjarri rrezikon disa banesa në fshatin Xath, ndërsa janë evakuuar edhe disa banorë.

Zjarri i cili ndodhet në terren malor, ka djegur pisha e bimësi e ndryshme, ndërsa ndërhyrja nga toka është e vështirë.

zjarret ne vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje