LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes', Rama: Kemi gati ligjin për sportistët

•Qeveria organizoi ditën e sotme një ceremoni të dedikuar për arritjen dhe ngritjen lart të flamurit shqiptar, nga kampioni i boksit, Florian Marku. • Marku u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen ‘Kordoni i madh me Yll të Mirënjohjes Publike’. •Rama bëri të ditur se qeveria shqiptare ka gati ligjin për sportistët elitarë që nderojnë Shqipërinë, të cilëve do u akordohet grada “Kolonel”. •Në ceremoninë e pritjes së boksierit Florian Marku, Rama deklaroi se këta sportistë do të paguhen nga Ministria e Mbrojtjes deri në daljen në pension. •Kreu i qeverisë sqaroi se sportistët do të jenë në rolin e mentorëve për forcat ushtarake shqiptare, për t’u ushqyer atyre frymën e kampionit. •Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në nder të tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot. • Të enjten, Marku mposhti në stadiumin ‘Air Albania’ meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Fitorja e Markut, Veliaj: Zgjodhi Tiranën për të triumfuar, ka punuar shumë

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes',
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar gjatë ceremonisë së nderimit të Florian Markut, se ai zgjodhi Tiranën për të triumfuar. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se fitorja e Markut nuk është vetëm çështje fati, por do mund dhe djersë.

“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyres se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, u shpreh Veliaj.

Florian Marku është shpallur kampion për titullin WBC Silver. Dy ditë më parë, në stadiumin 'Air Albania', boksieri shqiptar u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez, një duel që zgjati 10 raunde, me boksierin shqiptar që e fitoi me pikë.

3 VITE ME PARE

VD-“Kemi gati ligjin për sportistët”/ Rama: Rasti i Ilir Sulit riciklohet sikur ka ndodhur sot

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes',
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmendi ditwn e sotme rastin e Ilir Sulit, për të cilin është akuzuar se qeveria e tij nuk e ka mbështetur. Rama tha se qeveria ka vepruar sipas mundësive, dhe tashmë po përmirësohet gjithnjë. Rama bëri me dije se në shtator do të propozohet një ligj i ri që u jep grada kampioneve botërore, duke i bërë kolonelë që do të punojnë në Ministrinë e Brendshme.

“Një video e një kohe të mëparshme kur ai ishte lënë pas dore riciklohet sikur të kishte ndodhur sot. Atëherë këto kanë qenë mundësitë, teksa rrisim mundësitë rrisim edhe progresit, ndërkohë që jemi në vazhdimësi të hapur për t’u përmirësuar dhe sot kemi një ligj për të propozuar në Parlament për t’u dhënë grada sportistëve kampionë, ku këta do të jenë kolonelë e do të paguhen si kolonelë. Do të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes në një strukturë mentorësh të ushtarëve dhe oficerëve për t’iu ushqyer atyre frymën e kampionit, dhe shpirtin e fituesit, ambicien”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se qeveria shqiptare ka gati ligjin për sportistët elitarë që nderojnë Shqipërinë, të cilëve do u akordohet grada “Kolonel”.

“Sot kemi një ligj në fazë diskutimi që në shtator do shkojë në Parlament.Është ligji i propozuar nga Ministri i Mbrojtjes për t’u dhënë grada, sportistëve elitarë si Luiza Gega, Briken Calja etj. Deri në fund të jetës së tyre, këta të katërt do jenë kolonelë, dhe do paguhen si kolonel. Do punojnë në një strukturë speciale mentorësh të ushtarëve tanë për t’i ushqyer atyre frymën e kampionit, shpirtin e fituesit, për t’i ushqyer ambicien e suksesit. Për t’i treguar se të qenit shqiptar dhe përfaqësues i flamurit kuqezi, është një motiv i fortë për të bërë sukses” – tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-'Në Greqi s'kisha letra, në Angli më mashtruan'/ Florian Marku tregon RRUGËTIMIN për t'u bërë boksier

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes',
Florian Marku

TIRANË- Boksieri Florian Marku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”. Që nga rrugëtimi drejt Greqisë pa letra e deri tek mbërritja në Angli përmes mashtrimit, Marku tregoi të gjithë rrugëtimin dhe vështirësitë që ka hasur deri më sot. Po ashtu, përballë kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar, ai tregoi se ka arritur të mbajë premtimin ndaj nënës së tij, të cilës i kishte premtuar se nuk do punojë më pasi ai do e ndihmojë.

Në fund, kampioni i boksit dërgoi një mesazh për të rinjtë që të mos dorëzohen por të ndjekin ëndrrat e tyre deri në fund.

'Tashi nuk di se nga t'ja nis. Eshtë një ëndërr e bërë realitet, e gjithë Shqipëria të më shohë nuk di cfarë të them. Siç e keni parë, kam qënë realist. Kam lindur në Lushnje, në moshën 7-vjeç kemi ikur në Selanik, në Lushnje kam bërë sport, në Selanik u mora me futboll, më pas ndërrova sportin, nisa boksin. Kam punuar punë krahu, nëna ime ka punuar edhe pastruese, nuk e di ku është nëna, më duket po mban djalin jashtë. I kam thënë nuk do punosh më kurrë, kaluan disa vite, shyqyr zotit ajo nuk ka nevojë të punojë më. Të çarat nëpër fytyrë janë gjëra të vogla. U shpalla kampion Greqie, nuk e hodha kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam operuar duart 5 herë, është një sport i vështirë. Iu ktheva boksit, kur kam qënë në Greqi isha pa letra, jetonim pa letra. Në Angli ika rastësisht, një promotor na gënjeu, do i kesh gati, mora nusen dhe u nisëm në Angli. Kur arrita çdo gjë ishte mashtrim, na kishin mashtruar, nuk kishim asgjë, e kisha ëndërr të boksoja në Angli. Thashë po ia nisim nga 0. Aty kapja promotorat më të mëdhenj, i thashë do ua mbush ringun. Pastaj mu hapën rrugët e sukesit. Asgjë nuk është fat në jetë duhen shumë punë e sakrifica. Paragjykime kemi të gjithë. O e meritoj unë o nuk e meriton askush. Doktorat më thanë mos u ndesh, nuk ndjeja dorën, kam kaluar shumë gjëra si puna e kësaj. Unë dua ti them rinisë: Kurrë mos u dorëzoni, dita juaj do vijë, siç jam unë sot këtu.'- tha Marku.

Florian Marku është shpallur kampion për titullin WBC Silver. Dy ditë më parë, në stadiumin 'Air Albania', boksieri shqiptar u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez, një duel që zgjati 10 raunde, me boksierin shqiptar që e fitoi me pikë.

3 VITE ME PARE

VD-'Nga sot do hapim fazën e celebrimeve'/ Rama: Në Shqipëri nuk ka sportistë të braktisur nga shteti

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes',
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se që me ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës, në vend do të nisë faza e celebrimeve për të nderuar sportistët. Gjatë eventit të nderimit të kampionit të boksit, Florian Markut, Rama tha se qeveria ka ardhur duke u përmirësuar sa i përket trajtimit të sportistëve në vend. 

'Është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij siç ishte Luiza me praninë e saj. Jemi të nderuar që të ndajmë disa momente me të tillë shqiptar. Kështu, ne përmirësohemi. Ka pasur dhe të tjerë kampionë, jo aq të rëndësishëm sa Luiza, nuk i kemi celebruar shumë. Me celebrimin e Luizës do të hapim këtë fazë, do të bëjmë të njëjtën gjë me ata që i sjellin Shqipërisë medalje. Më falni, po i marr leje Florianit, për të rinënvizuar, që sot ndryshe nga çfarë u tha për Luizën, nuk ka më në Shqipëri sportistë të braktisur nga shteti, sot ka një sistem i miratuar me një vendim qeverie kohë më parë. Vitin e shkuar e kanë përfituar 14 protagonistë, ndërsa në vitin ku jemi, deri më tani e kanë përfituar 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë.'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Pas kritikave të shumta, Rama bën DALLIMIN: Gega mori 'Kordonin e madh', Marku 'Yllin e Madh'

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes',
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri dallimin ditën e sotme mes ndarjes së medaljeve që iu janë dhënë sportistëve, Luiza Gegës e Florian Markut. Gjatë ceremonisë së nderimit të këtij të fundit, Rama tha se dy organizimet kanë dallim nga njëra tjetra. Luiza Gega mori kordonin e madh ndërsa kampioni i boksit u nderua me 'Yllin e Madh', i cili u jepet disa nga personaliteteve më të rëndësishme në vend. 

'Suksesi i Florianit është kuq e zi, në aspekin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. E kemi nderuar Luizën me kordonin e madh. U takon krerëve të shteteve, Luiza mori kordonin e madh, është bashkë me Angela Merkel e shumë të tjerë. Pas kordonit, vjen ylli i madh, është vlerësim që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, kur u kemi dhënë lamtumirën, sot po e bëjmë për një ambasador të Shqipërisë, që e ka prejardhjen në Kosovë nga gjyshi dhe në Myzeqe nga gjyshja. Gjyshi i përket Komunitetit të Shqiptarëve të Kosovës'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

VD-Nderimi i Florian Markut! Rama përmend organizimin për Gegën: Nuk e përdorëm suksesin e saj

Florian Marku nderohet me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes',
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ditën e sotme boksierin Florian Marku me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’. Në ceremoninë e vlerësimit të sportistit, Rama u ndal më shumë tek ceremonia e mëparshme për Luiza Gegën. Kreu i qeverisë tha se shteti nuk e ka përdorur suksesin e saj, ashtu siç u përmend dhe u transformua në media dhe nga persona të ndryshëm. 

'Rastësia e deshi që të jemi në ceremoni dy herë për të celebruar suksesin në sport mes një kampione europe, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani i cili po vazhdon që ta ngjisë drejt majës flamurin tonë kombëtar. Sic e keni ndjekur suksesi i Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës. Per arsye të mosarsyes, shumë kush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend e pa lidhje që sipas të cilave Luiza ishte e braktisur për shkak se ka vrapuar vetëm. Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë Luizës ishte një përpjekje për të marrë pjesë në atë që nuk na takonte në suksesin e saj. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm pavarësisht se suksesi është i saji. Nuk është i vërtetë që duke nderuar Luizën, ne u përpoqëm të përdorim suksesin e saj. '- u shpreh Rama.

edi rama florian marku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj