Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama dhe fluturimet e tij me charter jashtë vendit janë kthyer në kryefjalën e politikës sot. • Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për protesta dhe hetim ndaj shpenzimeve të Ramës. • Ndërsa ngre dhe dyshimet se kush mund t'i ketë nxjerrë të dhënat. • Gishtin, fillimisht e drejtoi nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. • Nga ana tjetër, Rama i është përgjigjur akuzave me akuza. • Pretendon se të gjitha ato që janë përfolur për udhëtimet e tij janë shpifje, madje shton se Berisha ka shpenzuar 4 herë më shumë se ai në udhëtimet që ka pasur jashtë vendit me avionë të thjeshtë. • Por sërish nuk ka asnjë përgjigje për destinacionet e fluturimeve të tij. • Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish akuzat ndaj tij lidhur me fluturimet e tij me charter. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama edhe njëherë ka bërë krahasim me shifrat e udhëtimeve të paraardhësit të tij, Sali Berisha, në vitin 2008.
"Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me përbuzje shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë. 2008 261.023 Lek të reja, 2022 120.459Lek të reja,"-shkruan kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ‘shifrat’ e tij ku bëhet fjalë për udhëtimet me ‘charter’ jashtë Shqipërisë. Që nga pasditja e kaluar, ai përplaset me Opozitën pasi hakerat iranianë i nxorrën zbuluar 274 fluturimet e tij me ‘charter’. Kryedemokrati Sali Berisha e akuzon se ka shpenxuar 19 milionë euro në këto udhëtime, dërsa vetë Rama thotë se shpenzimet i ka të gjithë të deklaruara dhe se miliona eurot e përmendura nga PD-ja janë shpifje. Por, në ‘shifrat’ e Ramës, a është përfshirë edhe shpenzimi i drejtorisë qeveritare? Dosja.al ju risjell një shkrim të Reporter.al që sqaron më saktë skandalin e udhëtimeve të kryeministrit. Shkrimi është publikuar në muajin shkurt të këtij viti, kur Rama udhëtoi me një aeroplan ‘charter’ drejt Bavarisë dhe ishte akomoduar në një resort luksoz, për të dhënë një intervistë në revistën ‘Manager’. Kjo nxiti reagime.
Shkrimi i plotë:
Edi Rama dhe deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri janë përfshirë në një seri akuzazh dhe kundërakuzash gjatë ditëve të fundit, në lidhje me shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit. Të premten në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Pampuri e akuzoi Ramën se kishte udhëtuar me një aeroplan ‘charter’ drejt Bavarisë dhe ishte akomoduar në një resort luksoz, për të dhënë një intervistë në revistën ‘Manager’.
“Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve,” theksoi Pampuri, ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar.
Kryeministri i kundërshtoi akuzat e Pampurit me një video në Facebook, duke deklaruar se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë me linjën ajërore ‘Lufthansa’, së bashku me gruan dhe djalin tij të vogël Zaho dhe bileta e klasit ekonomik kishte kushtuar 345 euro.
Rama gjithashtu adresoi në mesazhin video akuzat e PD-së për udhëtimet e tij jashtë vendit, duke deklaruar se ‘mesatarja vjetore për udhëtimet e mija zytare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë është më e ulët se sa mesatarja vjetore e paraardhësve të mijë.”
Sipas Ramës, kjo kosto e ulët vjen si pasjojë e faktit se ndryshe nga paraardhësit ai nuk ka udhëtuar në klas biznesi, përveç rasteve shumë të veçanta.
“Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur morëm presidencën e OSBE-së u bë një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’. Shpenzimi për vitin 2020 dhe 2021, ka qenë nën mesataren e viteve të mëparshme,” deklaroi Rama.
Kryeministri gjithashtu kundërshtoi akuzën e PD-së se vetëm me karburantin e një udhëtimi ai kishte shpenzuar 120 mijë euro, duke theksuar se sasia më e madhe e shpenzimeve që kishte bërë për udhëtime zyrtare ishte 4,6 milionë lekë dhe i përkiste vitit 2014.
Të martën deputetja Pampuri i ka përsëritur akuzat ndaj Ramës për shpenzimet e udhëtimit dhe kryeministri i është kundërpërgjigjur duke cituar një shprehje të filozofit, Soren Kierkegaard.
Sipas Ramës çdo qytetar ‘demokrat’ gjendet mes ‘dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.’
Po çfarë tregojnë faktet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe për pretendimin e tij se ai shpenzon më pak se paraadhësit për udhëtim ajërore. Le t’i marrim ato me rrallë.
Rama deklaron se ai harxhon mesatarisht më pak për shpenzime udhëtimi nga ‘fondet e kryeministrisë’ së parardhësit e tij.
Të paktën që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100’. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.
Edhe në qoftëse shpenzimet nga ‘fondi i kryeministrisë’ janë mesatarisht më të vogla se ato të paraardhësve, kjo nuk do të thotë se shpenzimet e kryeminsitrit për udhëtimet jashtë vendit në tërësinë e tyre janë të vogla.
Përkundrazi, përdorimi i aeroplanit ‘charter’ të kontraktuar nga ‘Air Albania’, sugjeron se ato janë më të mëdha se çfarë i kanë lejuar vetes paraardhësit e tij. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna ‘konfidenciale.’
Megjithatë, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë. Është e paqartë sa orë fluturime ka akumuluar Edi Rama gjatë dy viteve të fundit.
Kryeministri pretedon se shpenzimet e udhëtimit gjatë viteve 2020-2021, kohë kur udhëtimet jashtë vendit janë realizuar me aeroplanin ‘charter’ të Air Albania – të cilit i është vënë emri ‘Ismaili’, kanë qenë më të ulëta se mesatarja e viteve të mëparshme.
Ky pohim na jep një ide krahasuese mbi shpenzimet me aeroplanin ‘charter’. Qëndron fakti se vitet 2020 dhe 2021, kanë qenë vite pandemie dhe është e paqartë nëse numri i udhëtimeve jashtë vendit ka qenë më i ulët ose i ngjashëm me vitet e mëparshme.
Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Ky pohim bie ndesh me të dhënat e databazës së pagesave të Thesarit, sipas të cilave në vitin 2014, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.
Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3 milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.
Megjithë marrëveshjen me Air Albania, kostot e sëcilës i mbulon Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit dhe 14.6 milionë lekë në vitin 2021.
Edhe pse mesatarja e shpenzimeve të Aparatit të Këshillit të Ministrave për dy vitet e fundit është më e ulët se në vitet paraardhesë, ajo nuk përfshin shpenzimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet ‘charter’ me Ismailin.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, për udhëtimet me charter. Rama, përmes një postimi të bërë në 'Twitter', shkruan se të gjitha ato që janë përfolur për udhëtimet e tij janë shpifje. Kreu i Qeverisë ka bërë publike shpenzimet që ka kryer ai dhe Berisha, në kohën kur ka qënë kryeministër. Sipas shifrave të Ramës, Berisha ka shpenzuar 4 herë më shumë se ai.
POSTIMI I RAMËS:
Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë
2010 - 251.365Lek të reja
2021 - 64.972Lek të reja
Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.
BULQIZË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për fluturimet me charter. Rama tha se akuzat e ngritura nga Berisha, të cilin e etiketoi si 'hiena' do të dëgjohen çdo ditë.
'Ashtu si kundër lajm nuk bën më miniera sot se kushtet janë shumë të mira e pagat janë të larta. Unë kam një taksi që fluturon, u tha mbrëmë besoj e keni dëgjuar, e që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni përditë nga hienat që kanë përditë këtë punë, se si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë, se ne jemi pjesë e Europës dhe është e prekur nga lufta. '- u shpreh Rama.
Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se se Partia Demokratike ka bërë gati kërkesën për të ngritur një Komision Hetimor në lidhje me skandalin e publikimit të fluturimeve me 'charter' të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gaztearët, Berisha tha se do të bëhet hetimi i këtyre fluturimeve që kanë kushtuar 19 milion euro. Shumë shpejt, sipas Berishës, kërkesa do të dorëzohet në Kuvend.
"Me sa di unë është shpallur sot kërkesa për një komision hetimor, edhe për offshore Air Albania që prej tre vitesh nuk dorëzon asnjë bilanc dhe për fluturimet me Ismailin. Ia ka vënë emrin Ismail sepse mendon se mund të fshehë pas mjekrës së Qemalit vjedhjet. Siç mori dhe emrin e Rilindjes dhe përdhosi. Do të bëhet, po vij këtu nga një mbledhje e zgjatur,"- tha Berisha.
Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ai vetë si kryeministër nuk ka bërë kurrë një udhëtim me charter privat. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se asnjëherë nuk ka bërë udhëtime me avion të klasit të parë apo biznes-klas, por gjithmonë ka preferuar linjat tregtare. Ai madje shtoi se ka pasur shumë raste që nisej natën, për të pasur lehtësira financiare në udhëtime.
"Kishte një buxhet të caktuar në kohën time. Kryeministri udhëtonte vetëm me linjë tregtare. Ministrat udhëtonin vetëm me linjë tregtare, asnjë me klas të parë apo biznes-klas. Mund të jenë marrë 3-4 herë çarter, kurrë për një grup të vogël, por kur është shkuar në konferenca, ku bileta e kryeministrit shkonte në 2 mijë euro apo 1500 euro. Asnjëherë çarteri nuk ka qenë bosh. Mund të ketë shkuar pak më shtrenjtë. Por kurrën e kurrës vetëm delegacioni apo kryeministri. Kryeministri dhe familja e tij nuk ka udhëtuar kurrë me çarter. Nisesha në 12, në 2 apo 3 të natës, kishte lehtësira ky orar,"- tha Berisha.
Deklarata e Berishës për udhëtimet vjen një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha la të kuptohet se pas publikimit të të dhënave të kryeministrit Edi Rama nga 'Homeland Justice', qëndron kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ky është një superskandal që tregon abuzimin e më të madh të një qeveritari në vend.
"Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i. Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë. Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu. Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë. Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve. Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën,"- tha Berisha.
Deklarata e Berishës për udhëtimet vjen një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë.
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se Opozita duhet të kërkoje ngritje ne një komisioni hetimor në Parlament në lidhje me fluturimet e Kryeministrit, që u bënë publike një ditë më parë nga hakerat iranianë. Në një postim në Facebook, Tomorri thotë se pyetja për të cilën duhet kërkuar përgjigje është: Me çfarë dhe kush i financon fluturimet e kryeministrit? Gazetari thotë se duhen mbledhur të jgitha faturat për të parë se sa kanë kushtuar në total këto fluturime dhe se me çfarë parash janë realizuar. Problem sipas gazetari nuk janë shpenzimet e bëra, por financimi i fluturimeve të kryeministrit me xhepa të fshehtë jashtë buxhetit.
Postimi:
Opozita duhet te kerkoje komision hetimor ne Parlament per fluturimet e Kryeministrit. Ka nje pyetje sot qe nuk di t’i pergjigjet askush. Me cfare dhe kush i financon fluturimet e Kryeministrit? Behet nje komision hetimor dhe kerkohen faturat per te pare sa kane kushtuar dhe si jane paguar parate. Dhe ketu shqetesimi nuk eshte, qe kryeministri po shpenzon para per fluturime. Le te shpenzoje dhe 100 milione euro nese duhet. As qe Kryeministri ka avion personal. Bile, shume mire qe e ka se ne fund te fundit ai perfaqeson shtetin. Problemi eshte tek fshehja e financimeve. Nuk ka vend ne bote qe lejon kryeministrin te financoje aktivitete me xhepa te fshehte jashte buxhetit. Se mund te na ndodhe qe po ia paguan mafia fluturimet kryeministrit. Ose biznesmenet ne kembim te favoreve. Dhe ka dhe nje problem tjeter shume te madh. Nuk ka asnje bilanc te Air Albanias, pas vitit te pare qe u hap kompania. Nuk dihet se cfare ndodh aty. Po kjo s’mund te jete keshtu.