LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të PD-së, pritet të paguajë 6 mln euro për 4 vite, Partia: Nuk kemi barrë financiare

• Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar një marrëveshje për të lobuar në favor të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane. • Marrëveshja është firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në Neë York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy. Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky  i kërkuar nga ligji amerikan. • Kjo marrëveshje mund të kushtojë deri në 6 milionë dollarë për 4 vite, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar. • Në një reagim PD, thekson se ka qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhënieve miqësore të PD-së me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. • PD-ja shton se kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë në SHBA.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Lobimi i fondacionit Shqiptaro-Amerikan, PD: Kontributi financiar është marrë përsipër nga patriotët shqiptarët 

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të
PD

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur kontratën e lobimit të fondacionit Shqiptaro-Amerikan me SHBA-në. PD-ja thekson se ka qenë komuniteti shqiptaro-amerikan që përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e mardhënieve miqësore të PD-së me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. 

PD-ja thekson se kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë në SHBA. Në fund PD shton se edhe pse ka dhënë dakordësinë, nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual nga marrëveshja. 

Njoftimi i PD-së:

Ne lidhje mbi nje informacion te shperndare ne media per lobimin e PD prane Qeverise dhe Kongresit te SHBA deshirojme te sqarojme sa vijon:

Komuniteti shqiptaro amerikan permes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompanine “Continental” per te ndihmuar ne konsolidimin e mardhenieve miqesore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverine e SHBA. Synimi i bashkeatdhetareve tane ne SHBA eshte bashkepunimi i PD me aleatin kryesor te Shqiperise per te rivendosur demokracine funksionale dhe shtetin e te drejtes ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qendrimet e tij!

Kontributi financiar per realizimin e ketij qellimi eshte marre persiper 100% nga patriote shqiptare qe jetojne dhe punojne prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjere te larguar nga Shqiperia keto 10 vite per shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro - amerikan per bujarine dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonese ka dhene dakordesine per marrjen e ketij sherbimi ne perputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnje barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marreveshje.

1 VITE ME PARE

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të PD-së, pritet të paguajë 6 mln euro për 4 vite

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky  i kërkuar nga ligji amerikan.   

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Por sa do të kushtojë ky shërbim ?

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Pra, paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci, ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë por merr shërbimin e lobimit.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të

Continental Strategy

Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.

Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio, njeriu që ka në dorë të zhbëjë dizenjimin non grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ish sekretari Blinken.   

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan lobon në SHBA për favor të

Kontrata më e madhe e lobimit në histori

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë.

Sipas anekseve të kontratës, ajo mund të kushtojë plot 6 milionë dollarë për dy vjet, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar, pasi nëse do PD mund ta ndërpresë atë brenda tre muajsh duke paguar vetëm tarifën përkatëse të këtyre tre muajve. 

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll.

Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë./Kapitali.al

fondacioni shqiptaro-amerikan carlo trujillo flamur noka nuredin seci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj