Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i qeverisë Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. • Kryeministri e ka nisur vizitën e tij duke shkuar fillimisht për disa homazhe kujtese në muzoleumin e Ataturkut. • Më pas Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë. • Rama dhe Erdogan kanë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme. • Dy qeveritë nënshkruan tre memorandume bashkëpunimi dhe dy marrëveshje. • Memorandume për Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura dhe për Fushat e Medias dhe Komunikimit në komunikimin dhe informimin publik. Sikurse marrëveshje mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA në Tirana. • Përfshi një marrëveshje kuadër me karakter ushtarak. Pas përfundimit të firmosjes publike të marrëveshjeve, dy krerët e shteteve patën një komunikim për mediat. • Rama fillimisht falenderoj Erdogan për bashkëpunimin, ndihmën dhe suportin e dhënë duke i kujtuar Spitalin Memorial të Fierit dhe nga ana tjetër Presidenti turk ka vlerësuar marrëveshjet e arritura dhe ka kërkuar nga Rama që të largoi nga Shqipëria, mbetjet gyleniste.
6 artikuj për këtë temë.
TURQI-Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri. Me batutë i kërkoi kreut të qeverisë turke që të mos mërzitej për një fakt të tillë.
“Jam i kënaqur zoti President që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti numrin rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Unë jam i bindur se nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj do të nxisë investimet në fushën e turizmit.”- u shpreh kryeministri.
TURQI-Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, se Shqipëria dhe Turqia do të punojnë në mënyrë reciproke për të rritur investimet dhe lidhjet e biznesit.
Erdogan tha se pjesë e bisedës me kryeministrin Rama ishte dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, e cila u finalizua në një marrëveshje mes dy vendeve.
“Shkëmbyem pikëpamje dhe me zhvillimet në rajon dhe në botë. Ne do të vazhdojmë dialogun tonë në lidhje me Ballkanin dhe jemi të vendosur të thellojmë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake për të cilën nënshkruam dhe një marrëveshje”-tha Erdogan.
Nga ana tjetër Erdogan tha se pjesë e agjendës ishte dhe pastrimi i atyre që ai i cilësoi si “mbetjet e FETO-s” në Shqipëri.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. Pjesë e agjendës tonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO në Shqipëri, e cila vahzdon aktivitetin me qëllim të hedhë hijë mbi marrëdhëniet tona, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributin që kanë dhënë.”- tha Erdogan.
TURQI- Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, ku është pritur nga Presidenti i Turqisë Tajip Erdogan. Rama ka shkëmbyer disa batuta me Erdogan, duke i kujtuar rastin e ndërtimit të spitalit të Fierit. Kryeministri tha se Presidenti Erdogan e fitoi bastin me shqiptarët.
"E mbaj mend që u kam thënë bast nuk vë dot, por ju keni bastin me shqiptarët që fjalën tuaj e dinë ‘u tha, u bë’ dhe ai spitali ishte besoj investimi i parë publik në botë me 3 mln supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Unë dua t’ju falënderoj edhe publikisht për mikpritjen dhe dua të them se sa herë që flitet për marrëdhënien me Turqinë në këtë nivel, Shqiptarët, Shqipëria, Kosova nuk harrojnë dot tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë sot e nesër. E para falë jush Kosova u njoh se dyti për tërmetin që goditi vendin tonë… dhe e treta kur Shqipëria u ndjen si peshku pa ujë kur bota u godit nga pandemia.
Mezi pres të finalizohet projekti për të sjellë universitetin teknik të Stambollit në Tiranë. Jam i sigurt që ministri juaj i turizmit do të nisë investimet në vendin tonë, sepse Turqia ka krijuar një nivel ekselence dhe për ne investimet turke janë të mirëseardhura. Kemi arritur në shifrën e 3.7 mld eurove, por potencialet janë për shumë më tepër. Volumin tregtar duam ta ngremë mbi 1 miliard euro, edhe këtu do ishte mirë t’ju propozoja një bast që ju të viheshit në sedër, por bastet në Turqi vazhdojnë të jenë të ndaluara. Faleminderit për lejet e drejtimit që i miratuat për shqiptarët.
Na i miratuar pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën. Nder të dëgjoja opinionin e presidentit për rajonin dhe në zonat e konfliktit që kanë trazuar botën. E kam gjetur të interesuar për ecurinë e rajonit tonë, dialogut me Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirën e tij që progresi dhe paqja në rajon të jenë çdo ditë më të forta,”tha Rama.
TURQIA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë. Ai do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, së bashku me delegacionin qeveritar të përbërë nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas ai do të pritet me ceremoni zyratre nga presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë. Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.
Në nisje të mbledhjes Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës, Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, në të njëjtën ditë kur opozita ka planifikuar zhvillimin e protestës. Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas ai do të pritet me ceremoni zyratre nga presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë. Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.
Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës, Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Ankara të Turqisë ku do të mbahet edhe takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021. Mediat turke bëjnë me dije se në mbledhje do të shqyrtohen aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.
Gjatë takimeve do të shkëmbehen ide mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, raportojnë mediat turke. Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.