LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi i Kryeprokurorëve të BP/ Gonzato: Hetimi i krimit, thelbësor për integrimin! Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë rrjeteve kriminale i vetëm, duhet bashkëpunim

• Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor mbahet ditën e sotme në Tiranë. • Në forum marrin pjesë, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsjan Çela, kreu i SPAK Altin Dumani, Presidenti i Eurojust Michael Schmid, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. • Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. • Ai tha se rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e tyre, apo për t'iu shmangur drejtësisë. • Gonzato iu bëri thirrje shërbimeve të pavarura të prokurorisë të hetojnë dhe ndjekin penalisht pa frikë krimin, pasi kjo është thelbësore për integrimin në BE. • Gjatë fjalës së tij, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri. • Kryeprokurori i Posaçëm foli edhe për bashkëpunimin me Eurojust, i cili sipas tij i ka ndihmuar të kapërcejnë pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar. • Dumani tha se ky bashkëpunim me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme. • Nga ana tjetër, Çela u shpreh se sistemet e drejtësisë shqiptare janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian. • Prokurori i Përgjithshëm e vuri theksin ndër të tjera te sfidat me krimet në fushën kibernetike dhe përdorimi i teknologjisë si dhe i kriptomonedhave në veprimtari kriminale, të cilat sipas tij kërkojnë përgjigje efikase. • Michael Schmid gjatë fjalës së tij në forum u shpreh se vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në goditjen e krimeve të ndryshme. • Sipas tij projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas dhe se objektivi kryesor është të rrisin besimin reciprok dhe për bashkëpunim ndërkufitar në rajon. • Ai theksoi mbështetjen e Eurojust për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. • Forumi i mbajtur sot ka si synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të rajonit për adresimin e sfidave ligjore dhe krimeve të organizuara.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Mbështesim rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian", presidenti i Eurojust: Vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në goditjen e krimeve!

Forumi i Kryeprokurorëve të BP/ Gonzato: Hetimi i krimit,
Michael Schmid

TIRANË- Presidenti i Eurojust, Michael Schmid gjatë fjalës së tij në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë u shpreh se vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në goditjen e krimeve të ndryshme. Sipas tij projekti për Ballkanin Perëndimor është efikas dhe se objektivi kryesor është të rrisin besimin reciprok dhe për bashkëpunim ndërkufitar në rajon.

"Janë konfiskuar mallra të paligjshme në numër të lartë, grupe hetimore të përbashkëta, vetëm nga vendet e këtij rajoni. Këto ekipe janë marrë me goditjen e krimeve si trafikim i drogës, pastrim parash, më shumë se 50 çështje janë mbështetur nga vendi juaj,” tha ai.

Schmid më tej theksoi mbështetjen e Eurojust për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Ai tha se do të ishte kënaqësi e madhe nëse Shqipëria do të bëhej vend anëtar.

“Të lehtësohet rruga juaj drejt anëtarësimit në BE. Ne bëjmë vlerësimin tonë vjetor lidhur me progresin për bashkëpunimin gjyqësor dhe dua t’ju garantoj që mund të besoni me ne. Mbështesim rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe do ishte kënaqësi e madhe nëse do bëheshit vend anëtar," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Krimet në fushën kibernetike kërkojnë përgjigje efikase," Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE-së!

Forumi i Kryeprokurorëve të BP/ Gonzato: Hetimi i krimit,
Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela gjatë fjalës së tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor u shpreh se sistemet e drejtësisë shqiptare janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian.

Ai më tej theksoi se ky takim do të vlejë pozitivisht duke përcaktuar qartë trajektoren që duan të përshkrojnë në vijimin e bashkëpunimit rajonal. Sipas Çelës falë këtij projekti kanë parë përmirësime konkrete në funksion të bashkëpunimit rajonal, teksa theksoi se kjo ishte krejt e paimagjinueshme disa vite më parë.

Prokurori i Përgjithshëm e vuri theksin ndër të tjera te sfidat me krimet në fushën kibernetike dhe përdorimi i teknologjisë si dhe i kriptomonedhave në veprimtari kriminale, të cilat sipas tij kërkojnë përgjigje efikase.

“Ka nevojë për një koordinim më të mirë së pari mes të gjitha agjencive ligjzbatuese në rrafshin kombëtar në mënyrë që të harmonizohen aktivitet hetimore dhe ritmi i tyre në raport me vendet e tjera që do të punohet”, theksoi Çela.

Ai shtoi se ditën e sotme do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi me Malin e Zi.

“Është shenjë e një angazhimi serioz dhe afatgjatë që ndërsa do të krijojë dinamika të reja në bashkëpunimin dypalësh do japë efekte pozitive në drejtim të konsolidimit të veprimit të koordinuar në planin rajonal”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Forumi i Kryeprokurorëve të BP, Dumani: Asnjë vend nuk i bën ballë krimit vetëm, duhen hetime të përbashkëta! Bashkëpunimi me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme

Forumi i Kryeprokurorëve të BP/ Gonzato: Hetimi i krimit,
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Dumani tha se asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë fenomeneve të krimit vetëm, ndërsa shtoi se për t’i shpërbërë këto struktura duhet vepruar me vendosmëri.

“Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por edhe përkushtimi i përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Asnjë vend i rajonit nuk mundet t’i bëjë ballë këtyre fenomeneve i vetëm. Grupet apo organizatat kriminale janë të ndërlidhura, operacionet transaksionale dhe rrjetet e tyre janë të shtrirë kudo. Një hetim që nis në një vend na çon drejt fakteve të dyshuarve, apo lëvizjes së parave në një vend tjetër. Për t’i shpërbërë këto struktura na duhet të veprojmë me vendosmëri jo vetëm brenda territoreve respektive, por edhe në mënyrë kolektive si pjesë e rajonit”, tha Dumani.

Sipas tij, kjo do të thotë më shumë hetime të përbashkëta, ndarje më e shpejtë e informacionit, besim i ndërsjelltë mes prokurorëve dhe një vizion i qartë “që gjeografia nuk e pengon, por e ndihmon bashkëpunimin”. Kryeprokurori i Posaçëm foli më tej edhe për bashkëpunimin me Eurojust, i cili sipas tij i ka ndihmuar të kapërcejnë pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar. Dumani tha se ky bashkëpunim me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme. 

“Eurojust është një nyje strategjike që na ka ndihmuar të kapërcejmë pengesat frenuese të bashkëpunimit ndërkombëtar. Për SPAK-un, bashkëpunimi ka dhënë rezultate të prekshme. Në raportin e Eurojust, SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve në Eurojust nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga muaji Janar-Maj 2025 SPAK ka marrë pjesë në dhjetë nga mbledhjet e koordinuara të Eurojust. Aktualisht SPAK ka 23 skuadra të përbashkëta hetimore me vendet e BE-së, por edhe me vende të rajonit si dhe një skuadër me një vend të Amerikës Latine”, tha Dumani.

Në këtë forum kanë marrë pjesë edhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, si dhe presidenti i Eurojust Michael Schmid.

1 VITE ME PARE

Forumi Konsultativ i Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor/ Gonzato: Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele të larta për t'iu shmangur drejtësisë

Forumi i Kryeprokurorëve të BP/ Gonzato: Hetimi i krimit,
silvio gonzato

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë zhvillohet Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Në forum do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalën e tyre Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsjan Çela, kreu i SPAK Altin Dumani, Presidenti i Eurojust Michael Schmid, si dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij u shpreh se Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.  Ai u shpreh se rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e tyre, apo për t'iu shmangur drejtësisë. Gonzato iu bëri thirrje shërbimeve të pavarura të prokurorisë të hetojnë dhe ndjekin penalisht pa frikë krimin, pasi kjo është thelbësore për integrimin në BE. 

"BE dhe Ballkani Perëndimor vazhdojnë të përballen me kërcënime të përbashkëta sigurie nga krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe bashkëpunimi mes gjyqësorit dhe aktorëve përtej kufirit janë thelbësore për të luftuar krimin ndërkufitar, por edhe për të mbrojtur viktimat e krimit.

Ne njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar së bashku krimin e organizuar që shkakton një dëm të madhe ekonomik. Është i dëmshëm për kohezionin social dhe  për mirëqenien e qytetarëve dhe po kështu gërryen besimin e qytetarëve në institucione. Korrupsioni i nivelit të lartë është i parë i shumë aktiviteteve kriminale dhe kërcënim i sigurisë. Rrjetet kriminale përdorin korrupsionin në nivele për të larta për të zgjeruar ndikimin e vet, apo për t'iu shmangur drejtësisë.

Forcimi i sundimit të ligjit është një sfidë thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit dhe rezultatet e prekshme në këtë drejtim janë elementët thelbësore për të ecur përpara në integrimin e BE. Shërbimet e pavarura të prokurorisë që mund të hetojnë dhe të ndjekin penalisht krimin pa frikë apo favor janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE." u shpreh Gonzato. 

Forumi ka si synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të rajonit për adresimin e sfidave ligjore dhe krimeve të organizuara.

altin dumani silvio gonzato olsian çela michael schmid forumi i kryeprokuroreve te bp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj