LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Furtunë në Policinë Rrugore të Kukësit! AMP ekzekuton 22 masa sigurie, efektivët nuk i hidhnin gjoba në sistem, përvetësuan mbi 2 mln lekë (EMRAT)

• Agjencia e Mbikqyrjes Policore, AMP ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim ku ka bërë me dije se ka ekzekutuar 22 masa sigurie. • Masat e sigurisë janë ekzekutuar ndaj 22 punonjësve të policisë në Kukës. • Më tej në njoftim raportohet se policët akuzohen për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. • 6 prej tyre janë në arrest me burg ndërsa 16 të tjerët janë nën masën "detyrim paraqitje". • Në njoftim bëhet me dije se këto masa u morën pas hetimeve disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë ku u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja. • Më tej, po ashtu thuhet se gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke ngritur dyshime të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba. • Gjithashtu është publikuar edhe lista e policëvë të cilit nuk regjistronin gjobat dhe i mbanin për vete paratë. • Ata janë Krenar Molla, Gasper Gjeta, Armand Shehu, Ndoc Pjetri, Armir Hallaçi, Marjan Bolaj, Kastriot Gjini, Gilbert Kapxhiu, Arsim Braha, Gramoz Dafku, Shuaip Gjuta, Artan Pellumbi, Agron Nika, Zenel Axhemi, Asqeri Xhelo, Ismail Petku, Gjovalin Tushaj, Gjelosh Laska, Flavio Ademi, Bardhok Çupi dhe Alfred Tushaj. • Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. • Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Nuk i hidhnin gjobat në sistem, kush janë 22 policët e rrugores në Kukës që morën për vete mbi 2 milionë lekë

Furtunë në Policinë Rrugore të Kukësit! AMP ekzekuton
foto ilustruese

KUKËS- Janë zbardhur emrat e 22 efektivëve të Policisë Rrugore të Kukësit, ndaj të cilëve AMP ka ekzekutuar masat e siguris, për shkak se shmangnin gjobat në sistem duke i marrë vetë paratë.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. 6 prej tyre janë në arrest me burg ndërsa 16 të tjerët janë nën masën "detyrim paraqitje".

LISTA:

Krenar Molla

Gasper Gjeta

Armand Shehu

Ndoc Pjetri

Armir Hallaçi

Marjan Bolaj

Kastriot Gjini

Gilbert Kapxhiu

Arsim Braha

Gramoz Dafku

Shuaip Gjuta

Artan Pellumbi

Agron Nika

Zenel Axhemi

Asqeri Xhelo

Ismail Petku

Gjovalin Tushaj

Gjelosh Laska

Flavio Ademi

Bardhok Çupi

Alfred Tushaj

Në njoftimin e AMP bëhet me dije se këto masa u morën pas hetimeve disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë ku u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.


AMP shton se punonjësit e policisë konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

1 VITE ME PARE

Akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës

Furtunë në Policinë Rrugore të Kukësit! AMP ekzekuton
Foto ilustruese

TIRANË-Agjencia e Mbikqyrjes Policore, AMP ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim ku ka bërë me dije se ka ekzekutuar 22 masa sigurie. Masat e sigurisë janë ekzekutuar ndaj 22 punonjësve të policisë në Kukës ndërsa ata akuzohen për për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”. 6 prej tyre janë në arrest me burg ndërsa 16 të tjerët janë nën masën "detyrim paraqitje".

Më tej në njoftim bëhet me dije se këto masa u morën pas hetimeve disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë ku u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

AMP shton se punonjësit e policisë konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Njoftimi i plotë:

AMP ekzekuton 22 masa sigurie për vjedhje duke shpërdoruar detyrën Në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet disa mujore me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i abuzimit të punonjësve të policisë së qarkullimin rrugor, në rastet e konstatimit të shkeljeve nga ana e drejtuesve të mjeteve me targa të huaja.

Duke keqpërdorur aksesin në sistemer dhe databazat e Policisë së Shtetit, punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:
“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.M., 43 vjeç, me detyrë Specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.S., 47 vjeç , me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Punonjësi i policisë është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.GJ., 42 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
 “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë A.SH., 36 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore në Grupin e Pajisjeve Speciale, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë Inspektor N.P., 53 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest me burg” ndaj ish - punonjësit të policisë Inspektor A.H., 35 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor M.B., 49 vjeç me detyrë specialist i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë K.GJ., 52 vjeç me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor G.K., 37 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.B., 32 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë Komisar G.D., 47 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar SH.GJ., 40 vjeç, me detyrë specialist shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të detyrës”.
“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar A.P., 54 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Seksionin e Parandalimeve dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

“Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj punonjësit tëpolicisë N/Komisar A.N., 49 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor Z.A., 55 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
 “Detyrim paraqitje” ndaj ish - punonjësit të policisë Inspektor F.XH., 28 vjeç, në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
 “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I.P., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi operacionale F.P. Shqiponja në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
 “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.T., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
 “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor GJ.L., 53 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
 “Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor F.A., 51 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
"Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor B.Ç., 50 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
“Detyrim paraqitje” ndaj punonjësit të policisë Inspektor A.T., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave. i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon hetimet e thelluara për përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë rast abuzimi.

1 VITE ME PARE

Përvetësuan 2 milionë lekë nga gjobat për makinat me targa të huaja, prokuroria e Kukësit kërkon masa sigurie për 22 punonjës policie

Furtunë në Policinë Rrugore të Kukësit! AMP ekzekuton
foto ilustruese

KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka kërkuar masa sigurie për 2 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë, pasi akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. 

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se këta 22 punonjës policie kanë përvetësuar 2 milionë lekë nga vjela e gjobave për makinat me targa të huaja.

Më tej, po ashtu thuhet se gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke ngritur dyshime të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.

Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë.

Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi masa sigurimi “Arrest në burg”, ‘Arrest në shtëpi’, ‘Pezullim nga detyra’ dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 22 punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në autostradën Milot-Morinë nën akuzë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.

Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.

Sa më sipër, më datë 17.09.2024, prokurori i çështjes paraqiti kërkesën për caktimin e masave të sigurimit dhe ndaluese për personat e hetuar, konkretisht për 22 persona nën hetim për të cilët u vendos:

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës’ ndaj Inspektor A. B. me detyrë turp shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor B.C., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor F.A., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. Gj. me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. K., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj. L. me detyrë trup shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj.T., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;
Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor K.G., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurine Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Z.A. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Policisë Kukës, në DVP Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Inspektor A.H. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Pol. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor M. B. ish trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht trupë shërbimi trafiku urban dhe interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit” ndaj N/Komisar A.P. me detyrë Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Specialist Shërbimi Përgjegjës Turni në Seksionin e Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Kom. Pol. Rrugore Tiranë;

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj N/Komisar K.M. me detyrë ish-Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot- Morinë. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP. Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 135 dhe 248 të Kodit Penal;

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor N. P me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualish me detyrë Trupë Shërbimi për Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP. Lezhë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor I. P. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi Operacional (F. P) shqiponja/motorrist: Seksioni i Patrullës së Përgjithshme dhe F.P. Shqiponja në DVP. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për tu larguar jashtë vendit”, ndaj N/komisar Sh.Gj. ish-Specialist Shërbimi O. P.GJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal;

Të caktohen masat e sigurimit “Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor A.S. me detyrë ish-trupë shërbimi dhe Informacioni, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi tek Grupi i Paisjeve Speciale në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”’;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj F.Xh. aktualisht i liruar nga strukturat e policisë së shtetit, në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e trupës së sherbimit në njësinë e sigurisë së autostradave Milot-Morinë, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

Të caktohet masa e sigurimit personale shtrenguese “detyrimi per tu paraqitur ne policine gjyqesore” dhe “ndalimi per tu larguar jashte vendit”, ndaj G.D., punonjës policie, me detyrë aktual Shef i Seksionit të trafikut urban dhe interurban pranë Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P Elbasan, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Të caktohet masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit”, ndaj A.N, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

Të caktohet masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj A. T., dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

amp police gjoba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj