LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për gjykim të zakonshëm, ish-ministri dorëzon listën me 90 dëshmitarë

•GjKKO pranon kërkesën e ish ministrit të Mbrojtjes i cili hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar për të vijuar të procedohet me gjykim të zakonshëm. •Mediu kërkoi thirrjen e 90 dëshmitarëve në procesin gjyqësor të hapur ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008. •Mes tyre janë ish-zv.sekretari i mbrojtjes së SHBA, ish-ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, së Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, katër gjeneralë të NATO, përfaqësues të SAC, si edhe ish-ministrat shqiptarë Pandeli Majko, Besnik Mustafai, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Mimi Kodheli dhe ish-shefi i SHISH Bahri Shaqiri. •Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator. •Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. •Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'.• Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Fatmir Mediu do të gjykohet normalisht, avokati i familjes Durda: Kemi besim në zgjidhjen e çështjes

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për
Avokati Dorian Matlija

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut, për t’u gjykuar normalisht dhe jo me gjykim të shkurtuar.

Dorian Matlija avokati i një prej familjeve të Gërdecit në një deklaratë për mediat tha se ishin dakord me vendimin e GJKKO-së.

“Në këtë seancë u pranua kërkesa e të pandehurit për të kaluar në ritin e gjykimit të zakonshëm, pra gjykata e pranoi si të drejtë kërkesën që i pandehuri ka gjithmonë të drejtë të heqë dorë,” – konfirmoi ai.

Avokati gjithashtu komentoi edhe thirrjen e 90 dëshmitarëve nga mbrojtja e Fatmir Mediut

“Lëvizja e sotme e zotit Mediu përmes mbrojtësve të tij ishte për të justifikuar kërkesën për të bërë gjykim të zakonshëm. Gjatë gjykimit të zakonshëm çdo gjë mund të bëhet nga e para. Në listën e dëshmitarëve dëgjova emra që kanë qenë në proces dhe të tjerë që nuk kanë qenë. Të gjithë personat që nuk kanë qenë në proces, në dijeninë time kanë lidhje vetëm me faktin se përse duhet ta bënte demontimin Shqipëria, por jo se si do ta bënte demontimin Shqipëria, Gjyqi nuk është pse ka demontuar armë ministria e Mbrojtjes në kohën kur ishte Fatmir Mediu ministër, gjyqi bëhet si është bërë ky demontim, kush i dha urdhrat për t’u bërë ku, si, nga kush, me çfarë teknologjia dhe nën mbikëqyrjen e kujt.”, u shpreh avokati.

2 VITE ME PARE

'Sa do zgjasë procesi?'/ Mbrojtja kërkoi 90 dëshmitarë, avokati i Mediut: Nuk jam fallxhor, shikojeni vetë

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për

TIRANË- Avokati i Fatmir Mediut, nuk dhe më shumë komente për rrjedhën e seancës së sotme për Gërdecin. Për gazetarët, ai u tregua i rezervuar, e madje nuk i kurseu as ironitë. Teksa u pyet se sa do zgjasë i gjithë procesi, ai tha se nuk 'është fallxhor'.

BISEDA ME GAZETARËT:

Avokati: I kemi të shkruar arsyet se përse i thërrasim. Detajet në gjyq, kur të vijnë dhe të pyeten. 

Pyetja: Sa do zgjasë ky proces?

Avokati: Nuk jam fallxhor. Shikojeni vetë

GjKKO pranoi kërkesën e ish ministrit të Mbrojtjes i cili hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar për të vijuar të procedohet me gjykim të zakonshëm ku ndër të tjera kërkon thirrjen e 90 dëshmitarëve në procesin gjyqësor të hapur ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Tragjedia e Gërdecit/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut, do ketë gjykim normal dhe jo të shkurtuar

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar e që procesi të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Ndërkohë, Gjykata s’u shpreh për listën e dëshmitareve që u kërkua nga Media, duke dashur që të pranishëm të jenë edhe 90 persona, për të dhënë dëshminë e tyre. 

Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Majko, Kodheli dhe zyrtarët e Pentagonit/ Lista me dëshmitarët e thirrur nga Mediu në çështjen 'Gërdeci'

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu kërkoi gjatë seancës për çështjen 'Gërdeci' që të dëshmojnë 90 persona.  Ai kërkon që të jenë të pranishëm dëshmitarë ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA, ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë. 

Mes tyre janë edhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode, Petro Koçi, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë. Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. 

LISTA E EMRAVE: 

Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.

Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.

Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.

Si dëshmitarë janë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për gjeneralin e brigadës Georgios Mouroutsos, kolonel Louis L. Boros dhe Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA.

Për të dëshmuar për Fatmir Mediun janë ftuar dhe shtetasit e huaj, përfaqësues të kompanisë SAC:

Patric Corneilous Henry
David Clark Hoëell
Sidney Tison Mac Intyre,
ëilliam Merrit Hart,
Sodney Spencer Taylor

Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes dhe detyrat që kryenin.

2 VITE ME PARE

Tragjedia e Gërdecit/ Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin, mbrojtja: Të thirren 90 dëshmitarë

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për
Fatmir Mediu

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca për tragjedinë e Gërdecit. Mbrojtja e ish-ministrit Fatmir Mediut, kërkon që në seancë të jenë të pranishëm 90 dëshmitarë. Mes tyre, Mediu kërkon që të jenë të pranishëm dëshmitarë ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA, ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë. 

Mes tyre janë edhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode, Petro Koçi, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë. Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. 

Po ashtu, Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin që ndodhi vite më parë. 

Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Çështja ‘Gërdeci’/ Mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediun

'Gërdeci'/ GJKKO pranon kërkesën e Mediut për
Fatmir Mediu

TIRANË-  Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon çështjes ‘Gërdeci’.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00.

Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008./Dosja.al

fatmir mediu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj