LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjinushit i përfundon mandati në ASH/ PS në shkelje të ligjit kalon e vetme projektligjin për zgjatjen e tij, deputetët demokratë: Antikushtetues

• Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Edukimit kanë miratuar me 9 vota pro dhe 1 apstenim ndryshimet për Projektligjin për Akademinë e Shkencave. • Kjo mbledhje e Komisionit të Edukimit është bërë në fshehtësi nga ana e mazhorancës dhe në shkelje të ligjit. • Këto ndryshime i lejon kryetarit Skënder Gjinushi të rikandidojë për një mandat të dytë radhazi. • Me ligjin e vjetër, kryetari i Akademisë së Shkencave nuk mund të kandidonte dy herë radhazi. • Gjinushit i përfundon mandati ditën e sotme dhe mund të kandidojë përsëri për kryetar në zgjedhjet që janë njoftuar se do të mbahen në fund të vitit. • Për këto ndryshime kanë reaguar dhe deputetët demokratë, të cilët kanë akuzuar kolegët e tyre socialistë Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj se janë duke shkelur ligjin dhe rregulloren.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Komisioni i Edukimit miraton pr.ligji për Akademinë e Shkencave, Gjinushit i lejohet të kandidoj për një tjetër mandat

Gjinushit i përfundon mandati në ASH/ PS në shkelje të
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ka miratuar ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave. Me 9 vota pro, deputetët socialistë kanë kaluar në mënyrë të fshehtë ndryshimët në ligj.

Në mbledhjen e sotme, në seancë nuk kishte të pranishëm asnjë deputet nga opozita. Ndërkohë që me ndryshimet e kaluara ditën e sotme në mënyrë të jashtëligjshme, Skënder Gjinushit i lejohet që të kandidoj për një mandat të dytë në Krye të Akademisë së Shkencave.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e PD/ Ina Zhupa DENONCON: Pr.ligji për Skënder Gjinushin u miratua sot fshehurazi, kaloi për 4 minuta

Gjinushit i përfundon mandati në ASH/ PS në shkelje të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se mbledhja për miratimin e projektligjit për mandatin e Skënder Gjinushit është bërë në shkelje të rregullores. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se deputetët e PD nuk ishin në dijeni të mbledhjes, e cila kishte nisur dhe përfunduar për 4 minuta.

"Projektligjin për Skënder Gjinushit e kanë votuar për 4 minuta. Sa kohë më është dashur që të shkoj nga kati i parë në katin e dytë. Mbaroi mbledhja me pro, pro, pro. është mbushur kuorumi me anëtarë zëvendësues. Kjo është e paprecendente. Nesër duhet të jemi barrierë që të mos shkelet rendi i ditës. Desha të informoj edhe kolegët për aksionin tonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjin,"-tha Ina Zhupa.

Anëtarët socialistë të Komisionit për Media dhe Edukim u mblodhën të mërkurën dhe në mënyrë të njëanshme dhe votuan projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, i cili i zgjat mandatin kryetarit aktual Skënder Gjinushi. Mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist Petro Koçi, i cili është dhe nismëtar i ndryshimeve, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve nga të cilët 2 deputetë abstenuan.

3 VITE ME PARE

I mbaron mandati në krye të Akademisë së Shkencave, Zhupa: Piruetat e Gjinushit duan t'i japin mandatin e dytë antikushtetues

Gjinushit i përfundon mandati në ASH/ PS në shkelje të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar se po shkelet ligji në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit, pasi po tentohet që të kalohet projektligji që i hap rrugën Skëndër Gjinushit për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa ka shkruar se dy ligjvënësit e PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj janë pirueta të Gjinushit për ta mbajtur atë në postin e kryetarit të Akademisë. Zhupa po ashtu ka deklaruar se Gjinushi po mban peng Akademinë për interesat dhe ambiciet personale.

Postimi i Plotë:

E paprecedentë! Gjinusho-deputetët, tentojnë të shkelin me këmbë ligjin dhe rregulloren! Sot Skënder Gjinushit i mbaron mandati në krye të akademisë dhe me pirueta pushteti do të siguroj një të dytë antikushtetues. Që dje deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj të presionuar nga kryetari pa mandat Skënder Gjinushi, të vënë pas murit nga interesat e tij kërkojnë ta kthejnë kuvendin në shkelës të ligjit, si noter i ambicieve klaniste. Me një kërkesë të paprotokolluar, të pa arsyetuar nuk mund të mblidhemi jashtë programit të komisionit, tentojnë ti shkatërrojnë parlamentarizmin. Kërkojnë votim të një projektligji sot në orën 11:00, pa diskutime! Votim smund të ketë kur

1- Relacioni është i pasaktë dhe me mashtrime.
2- Projektligji vjen hapur në konflikt interesi, ku bashkë propozuesi Gjinushi, e kërkon për mandatin e tij
3- Akademia e Shkencave hyn në zgjedhje sipas statutit me mbarimin e mandatit të kryetarit.
4- Ka 3 kërkesa proceduriale në organet e kuvendit për këtë çështje.
5- Ska një sqarim shterues mbi peticionin e 52 akademikëve, na sillet për një vendim të 2022, dhe sot jemi në kushtet të tjera të zgjedhjeve në akademi. Duhet një dëgjesë me ta.

Ne jemi deputet që duhet të na shqetësojnë hallet e qytetarëve dhe jo hallet e karrierës 30 e ca vjecare të ish ministrit të diktaturës. Ndaloni palacollëkun dhe maskarallëkun! Respektoni rregulloren dhe ligjet. Paguheni nga taksat e qytetarëve, jo nga borderoja e Gjinushit!

3 VITE ME PARE

“Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Gjinushit”, Flutura Açka i drejtohet Nikollës: Koçi dhe Beqiraj po shkelin ligjin

Gjinushit i përfundon mandati në ASH/ PS në shkelje të
Flutura Acka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me nismën për t’i dhënë mandat të përjetshëm kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit. Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se në Parlament po bëhet puç për të arritur synimet që ata kanë.   

Po ashtu Açka ka shkruar se dy deputetët socialistë Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj janë duke shkelur ligjin dhe Rregullorën e Parlamentit. Açka më tej ka theksuar se duhe të informohet për depozitimin e ndonjë kërkese në protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga deputetët.

Letra e Plotë:

Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla Në vëmendje të medias shqiptare Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skëmder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkecave të RSH, kür të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit tê KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën nē drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifkuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegēve të shumicës, anētarē të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punēn e komisioneve që të shkelē Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.

Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellē nē Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense qē kërkojnë kohēn e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetēm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur tē ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve. Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese nē protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetēm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores. I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtē hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore. Mënyra e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe procedura e mbarëvajtjes së tij është pērcaktuar shumē qartë nē ligj. Ata nuk kanë asnjë të drejtë që krizēn që po kalon Akademia e Shkencave për shkak tē drejtimit të saj autoritarian, t’ia transmetojnë kolegëve të tyre të Komisionit.

I bëjë thirrje kolegëve deputetë të shumicēs qē kanë nën presion e vazhdueshēm të ethes Gjinushiane që KPEMIP po kalon prej muajsh, të mos bie prehë e aktive joinstitucionale dhe tē ngrihen nē përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar. I bëj thirrje stafit të Komisionit dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisē që të respektojnë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bëjnë lojēn e asnjë maskarade politike e që do t’i ngarkojë me përgjegjësi, Para ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe atë e garanton më së pari Kuvendi i Shqipërisë. Nëse nuk ndodh kjo as në Kuvendin e Shqipërisē, ai do të kthehet në gazerma shkeljeve ligjore dhe Shqipëria nē një republikës antikushtetuese. Flutura Açka Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik

skender gjinushi

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!