LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet të premten! Rama: Burgosja pa gjyq është kthyer në modë

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar këtë të enjte Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare që lidhet me deputeten dhe njëherazi zëvendëskryeministren Belinda Balluku. • SPAK kërkon autorizimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit të saj, si dhe lejen për masë arresti ose kufizim të lirisë. • Menjëherë pas këtij zhvillimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shprehur qëndrimin e tij përmes rrjeteve sociale. • Kreu i qeverisë ka vënë theksin te përdorimi i masave të arrestit pa një vendim përfundimtar gjykate, duke e konsideruar problematike situatën ku, sipas tij, numri i personave në paraburgim tejkalon atë të të dënuarve. • Rama ka theksuar se kjo praktikë dëmton parimet e shtetit të së drejtës dhe krijon një realitet të papranueshëm për një vend që synon standarde europiane. • Në lidhje me kërkesën e SPAK, kryeministri ka sqaruar se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do ta shqyrtojë çështjen në mënyrë institucionale dhe do të marrë një vendim të bazuar në ligj dhe përgjegjësi politike.

6 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut! ZBARDHET shkresa me firmën e Altin Dumanit drejtuar Kuvendit

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit

TIRANA-  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga kreu Altin Dumani, i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë një kërkesë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në dokument, SPAK kërkon që masat aktuale të sigurimit personal të Ballukut, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik, të zëvendësohen me masa si arrest në burg ose arrest në shtëpi.

Bashkë me kërkesën, Prokuroria ka dërguar edhe relacionin e arsyetuar me provat përkatëse, si dhe urdhër për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të materialeve të procedurës.

Shkresa e SPAK tashmë pritet të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 19 dhjetor, dhe më pas do të kalojë për vendim në seancën plenare të Kuvendit.

SHKRESA E PLOTË:

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar Deputetë të Kuvendit,

Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ ministrit/ zëvendëskryeministrit Belinda BALLUKU, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes
jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Altin DUMANI

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

SPAK kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut, të premten çështja shqyrtohet në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit
SPAK

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar këtë të enjte Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare që lidhet me deputeten dhe njëherazi zëvendëskryeministren Belinda Balluku. SPAK kërkon autorizimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit të saj, si dhe lejen për masë arresti ose kufizim të lirisë.

Të premten Komisioni i Mandateve dhe Imuniteteve pret Prokurorinë e Posaçme për shqyrtimin e çështjes.

NJOFTIMI I SPAK:

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.
Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Qytetarë është ora juaj!" SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Berisha: Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK, drejtuar Kuvendit për të hequr imunitetin ndaj Belinda Ballukut. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Ballukun, me çdo çmim sepse mbron veten e tij. Lideri i opozitës tha se data 22 dhjetor do të jetë dita e protestave, ku populli do të thotë fjalën e tij. 

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.” Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, u shpreh Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Blushi: Kuvendi të miratojë kërkesën, vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë imunitet politik

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit
Tedi Blushi

TIRANË- Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku. Blushi tha se miratimi i autorizimit, duhet të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor.

Deputeti i PL-së u shpreh se vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik. Në fund, Blushi tha se Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij.

"Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neneve 13 dhe 118, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku. Miratimi i autorizimit të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor. Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij" tha Blushi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, reagon Rama: Fakt i turpshëm, kërkon të arrestojë zv.kryeministren

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme në Kuvend për të hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, prokurori i çështjes Balluku, po kërkon arrestimin me burg ose shtëpi të zv.kryeministres.   

Rama më tej ka komentuar vendimet për paraburime në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një modë e vrazhdë që ka shqetësuar dhe Këshillin e Europës. Në fund të postimit, Rama lajmëron se për këtë çështje do të angazhohen me të gjithë përgjegjësinë e tyre dhe do të përgatiten për të mbajtur një qëndrim të drejtë. 

Postimi i Plotë:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur - një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane - gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku

GJK e ktheu në detyrë/ SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit
Belinda Balluku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit ditën e sotme heqjen e imunitetit të deputetes dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK, theksohet se është paraqitur kërkesë zyrtare për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të Ballukut. 

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

edi rama belinda balluku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj