Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi” dhe përmes një reagimi zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë. • Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. • Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. • Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal". • Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. • Gjatë seancës Beqaj hoqi dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe kërkon pushimin e çështjes. • Rrapaj kërkoi gjithashtu ekspertizë të re dhe plotësim hetimesh. • Në seancën e sotme, ish-ministri, Ilir Beqaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes "Sterilizimi", duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. • Bëhet me dije se në fakt kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata. • Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë.
Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal".
Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
NJOFTIMI I PLOTË:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 29.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi)”.
2. Në seancën e datës 23.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 13, datë 23.01.2025, vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
1. Ilir Beqaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
2. Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e
25 të Kodit Penal;
3. Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, me pasojë të rëndë, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi tretë dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
4. Marsela Serjani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
5. Saimir Kadiu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
6. Petref Mersini, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
7. Arben Gjata, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
8. Genc Burazeri, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
9. Naile Ajazi (Abazi), akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
III. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile
Ajazi (Abazi), për gjykim të shkurtuar.
IV. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit.
V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim.
Në seancën e sotme, ish-ministri, Ilir Beqaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes "Sterilizimi", duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. Bëhet me dije se në fakt kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata. Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet.
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk i ka kursyer akuzat trupës gjykuese në seancën e sotme për çështjen e "Sterilizimit". Beqja tha se drejtësia po vepron me udhër politik. Sipas tij, gjyqtarja e çështjes në dhjetor me vendimin që mori është bërë pjesë e farsës dhe ka folur me gjuhën e Albana Vokshit dhe Petrit Vasilit.
Beqaj nga ana tjetër shprehet se çfarëdo vendimi i ndikuar nga presioni publik dhe mediatik nuk mund ta njollosë emrin e tij dhe të qeverisë Rama. Beqaj tha se pas 5 vitesh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontratës ishte një nevojë publike e shëndetësisë shqiptare ku sipas tij, Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente të veprës penale të shkeljes së barazisë në tender.
Ai tha se do të tregojë se sa i paplotë ka qenë gjykimi në këtë seancë paraprake duke vijuar dhe duke shtuar se do të tregojë se sa i anshëm ka qënë kreu i SPAK, Dumani, më udhezimin specifik që u ka dhënë prokurorëve të çështjes për këtë qëllim në prill apo maj 2023, sipas tij.
Pjesë nga fjala e Beqajt ne seancë:
Ju e shkaterruat procesin, hetimet dhe akuzen ne menyre te parekuperueshme dhe permes heshtjes suaj te paligjshme, na keni vendosur ne pamundesi mbrojtjeje efektive per fakte qe nuk jane ne akuze dhe qe ju nuk i shpjegoni se ku i keni pare dhe me cfare provash i mbeshtesni si fakte. I gjithe ky proces penal sic e kam deklaruar ne kete salle ne menyre te perseritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e dates 23 dhjetor 2024 vendoset nje gur te rendesishem ne themelet e politizimit te kesaj ceshtje penale. Meqenese une Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzar ne kete ceshtje penale dhe meqenese ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shperdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal. Te siguroj se une do t’i cmontoj dhe keto dy akuza. Por dua te deklaroj se edhe ju jeni bere pjese e inkuizicionit ndaj meje.
Se dyti te siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste. Pas 5 vjetesh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontrates ishte nje nevoje publike e shendetesise shqiptare.
Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te shkeljes se barazise ne tender.
Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv, as te funksionareve te larte, as te funksionareve publike. Vendimi juaj nuk ishte i papritur per mua edhe pse shume mund te jene cuditur. Ishte ne vazhden e çudirave qe paten edhe 2 vendimet e gjyqtarit te hetimeve paraprake, ne vendimet e Qershorit dhe te Tetorit 2023. Fakti se prokuroret deklaruan se nuk kane gjetur veper penale te shkeljes se barazise ne tender dhe fakti se edhe ju zonja gjyqtare e pranuat kete deklarim te tyre konfirmojne pavertetesine e pohimeve te vendimit ne fjale te gjyqtarit Bani.
Deklaroj qe ka vendosur te mos i marre ne konsiderate me vetedije se nuk e çoj nepermend se nuk i di, sepse nese do provonim qe nuk i dine keto gjera gjyqtaret e Gjykates se Posacme, ky do te ishte deshtimi me i madh i reformes ne drejtesi. Vertete na duhen gjyqtare te pakorruptuar dhe te pakorruptueshem, por me se pari na duhen gjyqtare te afte. Cfare vlere ka te jesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfare vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftesia apo deshira per te kuptuar dhe pranuar te verteten dhe ligjin?
Ju zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendoset t’u bashkoheni deputeteve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, qe fjalet “hajdut” dhe “vjedhje” jane perdorur rendom nga politika per sulme te ndersjellta, mesa duket edhe ju vendoset t’i provoni duke u bere pjese e debatit politik. U provua se gjate hetimeve, organi i akuzes nuk ka bere asnje perpjekje, per te gjetur prova qe jane ne favorin tim, edhe pse kete e kerkon neni 8/a, pika 2 i K. Pr. Penale. Flitet disa here ne dosjen hetimore per numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. Studimi i fizibilitetit permend se jane rreth 50,000 nderhyrje kirurgjikale. Ndersa, sipas organit te akuzes jane 63,000.
Ne 5 vite organi i akuzes nuk mori mundimin te hetoje vete se sa ka qene realisht ky numer. Nuk ia kerkoi vete asnjehere zyrtarisht Ministrise se Shendetesise, edhe pse ne dosjen hetimore jane pergjigjet zyrtare te QSUT-se dhe te Spitalit Universitar te Traumes. Organi i akuzes nuk ka lene cep ne internet pa rremuar per prova kunder meje. Lidhur me numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013 nuk mori mundimin as te lexoje ne internet raportet vjetor te QSUT, apo faqe zyrtare ne ëeb te INSTAT. Po ta kishte bere, do te kishte zbuluar qe numri 63,000 eshte i pasakte. Shifrat e percjella nga drejtuesit e spitaleve, me firme dhe me vule, jane ndjeshem te ndryshme nga ato qe ka marre ne konsiderate organi i akuzes, kur ka llogaritur totalin 63,000 te nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013.
As ju nuk kerkuat qe organi i akuzes te provoje vertetesine e shifres 63,000. Mbrojtja ime e ka marre nje pergjigje zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Numri eshte ndjeshem i ndryshem nga 63,000. Dokumentin e pergjigjes do ta bejme publik ne gjykimin e themelit. Aty para publikut do te tregojme se sa te paplota dhe qellimkeqija kane qene hetimet e organit te akuzes. Do te tregojme se sa i paplote ka qene gjykimi ne kete seance paraprake. Aty do te tregojme se sa i anshem ka qene kreu i SPAK, Dumani, me udhezimin specifik qe u ka dhene prokuroreve te ceshtjes per kete qellim ne prill apo maj 2023. Do te provojme se sa qellimkeq ndaj personit tim ka qene edhe vendimi i gjyqtarit Bani i 23 qershor 2023. Do te provojme se sa inekzistent eshte Artur Metani, kreu i ILD-se, sic edhe do t’i tregojme publikisht diplomateve te huaj, per te verteten e koncesionit te sherbimeve te integruara te menaxhimit te instrumentarit kirurgjikal ne spitalet publike te Shqiperise.
Nderkohe ftuat prokurorine te beje dhe hetime qe duket se jane absurde. Se pari, ne vendimin e ndermjetem (nr 4), as nuk e cituat fare nenin perkates 332/ç te Kodit te Procedures Penale, qe ju jep te drejten te urdheroni plotesimin e hetimeve paraprake. Se dyti, me 23 Dhjetor 2024, ju kerkuat qe brenda 2 muajsh, dmth deri ne 23 Shkurt 2025, prokuroret te hetojne per shperdorim detyre, punonjesit e Ministrise se Financave dhe Gazmend Vehbi. Por dihet boterisht qe pas 12 Janar 2025, vepra penale e shperdorimit te detyres per keta persona eshte parashkruar. Kerkuat hetime shtese per 4 anetare te KPP-se per “shperdorim detyre”. Vepra penale qe mund te bejne anetaret e KPP-se eshte shkelja e barazise ne tender. Organi i akuzes deklaroi se nuk ka shkelje barazie ne tender ne kete ceshtje penale. Ju e pranuat kete gje. Atehere, pse beni kerkesa absurde. Ndersa lidhur me kerkesen per te hetuar Artur Lama dhe Alfred Çareri, ju treguat se vendimi juaj eshte marre nen presionin e politikes, dhe se ju dashur, pa dashur jeni bere nje vegel e mekanizmit te inkuizicionit ndaj Ilir Beqaj.
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi” ku të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal” ndërsa 6 të tjerët për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
Gjatë seancës Beqaj hoqi dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe kërkon pushimin. Kurse Klodjan Rrjepaj kërkoi pushim të gjykimit të shkurtuar dhe pushim të çështjes. Nga ana tjetër Ilir Rrapaj kërkoi pushim të gjykimit të shkurtuar. Ai kërkoi gjithashtu ekspertizë të re dhe plotësim hetimesh.
PJESË NGA DISKUTIMI Në SEANCË:
BEQAJ: Më janë shkelur të drejtat, akuzat e mia i ka bërë PD, keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin, nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem, ndikimi juaj është politik, vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha, ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vërtetën, unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj.
RRJEPAJ: Kemi bërë një vepër të dobishme, pretendimet tona nuk i dëgjon njeri, nuk ka një proces të rregullt ligjor, Kam kërkuar 600 fashikujt në mënyrë elektronike dhe nuk i kam marrë, nuk i njoh provat, Drejtoria e Burgjeve refuzon, Gjykata hesht në këtë refuzim.
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes "Sterilizimi", duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. Bëhet me dije se në fakt kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata. Seanca për çështjen “Sterilizimi” vijon, dhe çështja do të shqyrtohet më tej në gjykatë.
Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet. Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po mbahet sot seanca paraprake për Sterilizimin, pasi gjykata rëndoi pozitën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv. ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Mësohet se aktualisht në seancë po flet Beqaj i cili ka thënë se procesi ndaj tij është politik.
“Më janë shkelur të drejtat, akuzat e mia i ka bërë PD, keni dëmtuar në mënyrë të qëllimshme procesin, nuk ka një akuzë të shkruar për atë që akuzohem, ndikimi juaj është politik, vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha, ju dhe prokuroria nuk keni dashur të zbuloni të vërtetën, unë nuk kam mundësi të mbrohem, por vetëm të denoncoj”, ka deklaruar ish ministri i Shëndetësisë.
Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet. Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.