LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë e Tiranës! PS: Nuk ndryshon data e zgjedhjeve! Berisha: Vendim i mirë për vendin

• Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ditën e sotme dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. • Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë për gjykim padinë e depozituar nga Veliaj. • Seanca e parë do të mbahet më datë 31 tetor. • Në njoftimin zyrtar të Gjykatës thuhet se, pas shqyrtimit paraprak të çështjes, u vendos pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. • Kjo do të thotë se procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë ndalet përkohësisht, deri në një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e dekretit dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave. • Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka ardhur reagimi zyrtar nga zyra e Presidentit të Republikës, ku në një njoftim për mediat, Presidenca bën të ditur se respekton vendimin e Gjykatës.

8 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e Begajt, Presidenca: E respektojmë vendimin

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Bajram Begaj

TIRANA- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, ka ardhur reagimi zyrtar nga zyra e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në një njoftim për mediat, Presidenca bën të ditur se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025," thuhet në deklaratë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

PS e dinte vendimin? Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë, mesazhi që u shpërnda në bazë: Si e thamë edhe mbrëmë…

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Foto ilustruese

TIRANA- Një mesazh i dërguar nga Partia Socialiste drejt strukturave të brendshme, ka nxitur dyshimet që kjo parti kishte dijeni për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë nga Gjykata KushtetueseNë mesazhin e shpërndarë në degët e kësaj force politike, PS thekson se vendimi i Gjykatës nuk ndikon në zhvillimin e procesit zgjedhor, duke sqaruar se procedurat për organizimin e zgjedhjeve vijojnë normalisht. Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendimin përfundimtar më 31 tetor.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

GJK pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Reagon Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Florjan Binaj

TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar vendimin për shkarkimin e Veliajt dhe dekretin e Bajram Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet më 9 nëntor. Me anë të një reagimi në facebook, Binaj shprehet se kurdo që të caktohet dita e votimit, ai do të marrë pjesë. Në fund Bianaj nënvizon se Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.

"Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim. Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve. Flori," shkruan Binaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Nëse do kishte dinjitet do kishte dhënë dorëheqjen"/ Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë u diskretitua sot...

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, më 9 nëntor. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, bardhi shkruan se nëse Begaj do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Demokrati e ka cilësuar gjithashtu Begajn si 'kloun të Presidencës', i cili u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER.

“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi në postimin e tij./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Begajt: Pezullohet dekreti i Presidentit vetëm për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Foto ilustruese

TIRANA-  Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Ky vendim u mor pas kërkesës së paraqitur nga Erion Veliaj, që kundërshton si shkarkimin e tij nga detyra të Kryetarit të Bashkisë, ashtu edhe dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Në njoftimin zyrtar të Gjykatës thuhet se, pas shqyrtimit paraprak të çështjes, u vendos pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo do të thotë se procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë ndalet përkohësisht, deri në një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e dekretit dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave. Në kërkesën e tij, Veliaj ka argumentuar se shkarkimi dhe dekretimi i zgjedhjeve janë në kundërshtim me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës, që përcakton kufijtë e kompetencave mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

VENDIMI:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 09.10.2025 pasi mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës parashikon, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenin 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës,

VENDOSI

Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë garën në 5 bashkitë e tjera

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anullimin e zgjedhjeve lokale vetëm për bashkinë e Tiranës, Partia Demokratike është e gatshme të vazhdojë garën në pesë bashkitë e tjera. Në një prononcim për mediat, Berisha tha më tej se kandidatët e shpallur tashmë janë kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, dhe shtoi se do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit të tyre.

-Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës do të keni pak më tepër kohë, për bashkitë e tjera ka nisur përgatitjet PD?

Sali Berisha: Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por natyrisht vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar i vendit, sepse pa Kushtetutë, pa kushtetueshmëri vendi nuk ka të ardhme. Kështu që me të gjitha bashkitë e tjera ne jemi të gatshëm. Kandidatët janë shpallur, janë edhe ata kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, por që do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit tonë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për Tiranën, çfarë do të ndodhë në Bashkitë e tjera?

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. 

Po me bashkitë e tjera çdo të ndodhë?

Por me vendimin e sotshëm të Kushtetueses, preket dhe dekreti për 5 bashkitë e tjerë që do të mbaheshin zgjedhjet. Këto bashki janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena.

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Dekreti i Begajt

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se pezullohet dekreti vetëm për pjesën e Tiranës. Por a mund të rrëzohet vetëm pjesa e Tiranës në dekret, duke qenë se Presidenti i ka dekretuar zgjedhjet në një dekret të vetëm? A duhet të ribëhet një dekret tjetër nga ana e Presidentit për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera?

Nëse kjo ndodhë ateherë e vetmja mënyrë që të mbahen zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera në vend është që Begaj të tërheqi sot dekretin e vetë mbrapsht. Dhe po sot të nxjerrë dekret tjetër për 5 bashkitë e tjera, në mënyrë që zgjedhjet të mund të mbahen në 9 nëntor.

Kjo për shkak se duhen minimalisht 30 ditë nga dekreti i Presidentit që zgjedhjet të mbahen dhe maksimalisht 45 ditë. Nëse Begaj nuk nxjerr dekret tjetër ditën e sotme për zgjedhjet, atëhere në 9 nëntor nuk do të ketë zgjedhje të pjesshme në bashkitë pa kryetar.

Për vendimin e Kushtetueses, duhet që të flasë Presidenca si dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, se çfarë d të ndodhë me 5 bashkitë e tjera në vend./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit, a do anullohen zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë?

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet lokale vetëm për Bashkinë
Begaj dhe Veliaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ditën e sotme dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. 

Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë për gjykim padinë e depozituar nga Veliaj. Seanca e parë do të mbahet më datë 31 tetor. 

"Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë," thuhet në njoftimin e GJK-së.

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Tashmë Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

gjykata kushtetuese zgjedhjet e 9 nentorit bashkia tirane dekreti i bajram begajt

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria