Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Sot nisi gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është zyrtarisht i pandehur për dosjen e Gërdecit. Në Gjykatën e Posaçme, u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut., por u shty për në datën 9 maj. Shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja. • Të pranishëm në seancë ishin edhe anëtarë nga familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit. Por, GJKKO nuk i ka pranuar si palë në gjykim. • Mbrojtja e Mediut është shprehur se vepra penale për të cilën akuzohet, shpërdorimi i detyrës, është parashkruar sipas nenit 66 të Kodit Penal, pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur. • GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. • Më herët janë marrë të pandehur 28 persona për dosjen në fjalë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator. Të tre janë liruar pasi në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi. Të pranishëm në seancën e sotme, mbrojtja është shprehur se Fatmir Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.
"Ai ka të drejtë të jetë i barabartë para ligjit. Kanë kaluar 12 vjet nga fakti penal ndaj zoti Mediu nuk mund të merret i pandehur. Çështja është parashkruar. Pas gati 2 vjetësh hetime të reja të SPAK-ut, që prodhuan zero rezultat, çështja është e pamundur për të vijuar më tej për shkak të parashkrimit,” mësohet të ketë thënë avokati Ardian Visha.
Sot nisi gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është zyrtarisht i pandehur për dosjen e Gërdecit. Në Gjykatën e Posaçme, u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut, por u shty për në datën 9 maj. Shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja. Të pranishëm në seancë ishin edhe anëtarë nga familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit. Por, GJKKO nuk i ka pranuar si palë në gjykim.
TIRANË- Avokati i familjes Durda ka folur për shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj Fatmir Mediut për çështjen Gërdeci. Avokati Dorian Matlija ka deklaruar se familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar. Sipas tij kjo është shkelje nga ana e Gjykatës dhe se ligji e përcakton qartë se duhet që të bën palë e procesit. Ndërkohë që seanca e radhës u shty për më datë në 9 maj.
“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh ”, tha Matlija.