Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, vazhdon dëshminë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. • Para Gjykatës së Hagës, Rubin e ka cilësuar si të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të Hashim Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë. • Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
2 artikuj për këtë temë.
HAGË- Diplomati dhe eksperti i njohur amerikan James Rubin deklaroi se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte strukturë të paorganizuar ndryshe nga si e kanë ushtritë e tjera. Sipas tij UÇK-ja kishte më shumë klane dhe grupe sesa një strukturë të vërtetë siç duhet ta ketë një ushtri.
“Me sa pashë unë nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se nuk ka pasur organizim nga pikëpamja ushtarake”, u shpreh gjatë dëshmisë James Rubin.
Gjithashtu ai mohoi të kishte dijeni se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte polici sekrete. Rubin deklaroi se ata kishin vetëm disa uniforma dhe se ata nuk i konsideronin si shtab i përgjithshëm apo komandantë. Ndërsa për sa i përket komunikatave në lidhje me UÇK-n diplomati amerikan u shpreh se kishte lexuar shumë prej tyre ,megjithatë deklaroi se sipas tij këto ishin bërë me qëllim që UÇK-ja të dukej më e rëndësishme sesa ishte.
“Për mua ishin thjesht manipulime”, deklaroi Rubin.
HAGË- Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin ka vazhduar të dëshmojë se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë të organizuar siç e kanë ushtritë. Ai tha se kishte më shumë grupe, klane, por jo strukturë të mirëfilltë ushtarake.
“Me sa pashë unë nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se se ka pasur organizim nga pikëpamja ushtarake”, tha Rubin.
Ai mohoi të kishte dijeni se në UÇK kishte polici ushtarake.
“Unë e di që kishin uniforma, disa kishin disa jo. Ne nuk i konsideronim ata si komandantë apo shtab i përgjithshëm”.
Në lidhje me komunikatat e UÇK-së, Rubin tha se ka lexuar shumë prej tyre, por tha se i dukeshin si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme sesa ishte.
“Për mua ishin thjesht manipulime. Kam lexuar shpesh komunikata [të UÇK], por më dukeshin si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se ç’ishte. Për mua ishin thjeshtë manipulime”, tha Rubin.