Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend për t'i dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeparlamentares Elisa Spiropalit. • Por vizita e Gonzatos në Kuvend, nuk duhet që të bëhej sot për shkak të seancës plenare që ishte në zhvillim e sipër. • Gonzato tha për gazetarët jashtë Kuvendit se parlamenti ka një rol të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë dhe se Opozita duhet të luaj rolin e saj brenda tij. • Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së ambasadorit, duke theksuar se qeveria i ka përjashtuar nga Kuvendi.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë përgjigjen e tij pas 'këshillës' së ambasadaorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, se opozita duhet të luaj rolin e saj brenda Parlamentit. Bardhi thot se fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë.
Ai shton se e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese. Bardhi thotë se parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe.
REAGIMI I BARDHIT:
Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!
Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi pa ligj dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.
Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe.
1/3. Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet! ???? pic.twitter.com/pweX3X7UNz
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 31, 2024
TIRANË- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend për t'i dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeparlamentares Elisa Spiropalit. Por vizita e Gonzatos në Kuvend, nuk duhet që të bëhej sot për shkak të seancës plenare që ishte në zhvillim e sipër.
Gonzato tha për gazetarët jashtë Kuvendit se parlamenti ka një rol të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë. Në dalje nga institucioni i Kuvendit, Gonzato i ka dhënë një porosi dhe Opozitës.
“Parlamenti ka një rol të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë. Ne duam të ndihmojmë Shqipërinë për të bërë progres. Opozita duhet të luajë rolin e saj në këtë progress dhe shpresoj ta bëjë këtë”, tha ambasadori i BE-së.
Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare. Protestuesit që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit. Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës. Ndryshe nga hera e kaluar policia është vendosur dhe bërë gardh jashtë rrethimit të Parlamentit.
TIRANË- Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shkuar sot në Kuvend për t'i dorëzuar progresraportin e Komisionit Evropian kryeparlamentares Elisa Spiropali. Në momentin që Gonzato ka mbërritur në godinën e parlamentit, deputetët e Opozitës kanë qenë gardh para derës.
Në këto kushte, Garda i ka sygjeruar, ambasadorit që të futet nga dera e pasme. Por deputetët e Opozitës kanë bërë mënjanë dhe i kanë hapur rrugën.