LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Grabitja e 30 mijë eurove në Astir/ Identifikohet autori, Tafani i dënuar më parë, policia arreston “bashkëpunëtorin”

• Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit valutor në Astir, nga ku u largua me 30 mijë euro. • 39-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën. • Për ngjarjen është arrestuar edhe Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka penguar në zbardhjen e ngjarjes. • Ai akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin. • Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23 shkurt 2023, në Shijak, Durrës.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Del fotoja, ky është 39-vjeçari që grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Astir

Grabitja e 30 mijë eurove në Astir/ Identifikohet autori, Tafani i
Artan Tafani

TIRANË- Personi në foto është 39-vjeçari Artan (Marius) Tafani, i cili është shpallur në kërkim ngë policia pasi akuzohet si autor i grabitjes së një pike valutore në Astir. Policia bën me dije më herët se Tafani ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka fshehur rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Grabitja e 30 mijë eurove në Astir/ Identifikohet autori, Tafani i

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj. Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje. Nën kërcënimin e armës, ai arriti të merrte një shumë prej të paktën 30 mijë eurosh në pikën e këmbimit valutor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

EMRI- Grabiti exchange-in në Astir! Autori 'PËRSËRITËS', 8 vite më parë grabiti pikën e tranferimit të parave në Lushnje

Grabitja e 30 mijë eurove në Astir/ Identifikohet autori, Tafani i
Policia

TIRANË- Artan (Marius) Tafani është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është autori i grabitjes së exchange në zonën e Astirit. Mirëpo, duket se grabitje të tilla ai nuk i ka për herë të parë. 8 vite më parë, në Lushnje, ai grabiti pikën e tranferimit të parave.

31 vjeç në atë kohë, Tafani bashkë me E. Dervishin vodhën 4 mijë euro në pikën e tranferimit të parave. Më pas u vu në pranga.

E duket se 8 vite më vonë, bëri sërish të njëjtin veprim, veçse 'guxoi', duke kryer vjedhjen në Tiranë. Tashmë Policia është vënë në ndjekje të tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Grabitja në exchange në Astir/ Identifikohet autori, Policia arreston 'bashkëpunëtorin' e tij

Grabitja e 30 mijë eurove në Astir/ Identifikohet autori, Tafani i
Momenti i grabitjes

TIRANË-Artan (Marius) Tafani nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash. 39-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën.

Në pranga është vënë 35-vjeçari Enio Mecaj i cili ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. Mecaj akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh, dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 24.06.2023, ku në Unazë të Re, një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Round”, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur me datë 24.06.2023, kanë vijuar punën intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të implikuar, si dhe vënies së tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Round”. Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin. Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

artan tafani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj