Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe. •Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh lajmin se foshnja lindi pa shenja jete, por edhe kur kërkuan trupin e pajetë, nuk kishin mundur që ta merrnin me vete për t'i kryer nderimet e fundit. • Babai tha se një punonjës i sigurimit i tha që të birin ia kishte parë duke ia mbledhur copa-copa nga lavatriçja. • Pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës, menjëherë kanë shkuar dhe kanë denoncuar rastin në Polici. • Deri më tani familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. •E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë. • Nëna e foshnjës ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me operacion dhe foshnja ishte nxjerrë i vdekur Pas operacionit raportohet se foshnja është vendosur në hapësirat brenda sallës, dhe ndërkohë ishte ngatërruar me çarçafët.• Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kosovare, ndërsa sipas mediave është zbuluar vetëm pasi prindërve iu refuzua kërkesa për të marrë trupin, duke i detyruar të bënin denoncim.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë më në fund ka dalë me një reagim për rastin e rëndë që ka ndodhur rreth 8 ditë më parë në spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë ishte futur në lavatriçe. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se është liruar nga detyra ushtruesi i detyrës si kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj. MSH e Kosovës ka vlerësuar se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit të bluzave të bardha.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Sot pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj. Në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit. Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.
Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garandatohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale.
Në të njejtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi. Ndërsa u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar.
PEJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.
Lidhur me këtë rast Spitali i Pejës ka njoftuar mbrëmë se janë pezulluar shtatë punonjës. Telegrafi shkruan se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy sanitare.
“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.
KOSOVË- Një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi ka dhënë detaje lidhur me rastin. Ai tha se rasti ka ndodhur javën e kaluar, ndërsa janë në fazat fillestare hetimore.
Tutje, ai njoftoi se prokurorja e rastit e ka pritur në takim prindin e foshnjës, ku e ka informuar për të gjithë rastin.
“Javën e kaluar ka ndodhur rasti. Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes. Në prokurori jemi në faza fillestare hetimore dhe nuk mund të ndajmë më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Prokurorja e rastit ka pritur në takim prindin e foshnjës dhe të njëjtin e ka informuar për të gjithë rastin, teksa e ka njoftuar se do ta mbajë të informuar edhe tutje.”
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur.
“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale. Po, po foshnja ka qenë e vdekur”, tha ai./Ekspress
KOSOVË- Një rast horror ka ndodhur në spitalin e Pejës ku një foshnje e lindur e vdekur është futur me çarçafë në lavatriçe. Javën e kaluar një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja u krye por sipas mjekëve, foshnja nuk rezistoi dot dhe u lind i vdekur.
Por duket në ato momente, ku është mbështjellë me çarçafë, pas operacionit raportohet se foshnja është futur bashkë me rrobat e palara në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit.
Ndërsa, lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Ai e konfirmoi se foshnja ka qenë e vdekur kur është futur në lavatriçe. Ndërsa i ati jep denoncime për mediat, duke kërkuar drejtësi për rastin e foshnjës së tij.
KOSOVË- Një rast horror u raportua se ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellur me çarçafë. Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, i cili tha se lidhur me rastin kanë filluar hetimet.
“Po kanë filluar hetimet. Këtu është i përfshirë edhe inspektorati i Shëndetësisë, tash po këqyrim a ka persona përgjegjës për këto veprime neglizhente që kanë ndodh, a ka përgjegjësi eventuale. Po, po foshnja ka qenë e vdekur,”- tha ai.
Indeksonline raportoi sonte se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur, ndërsa babai i foshnjes, në kushtet e anonimatit të plotë ka treguar gjithë historinë dhe sesi e ka mësuar ngjarjen e rëndë që i ka prekur familjen. Babai i foshnjës mes lotësh tregoi se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjen e tij.
Babai i foshnjës: E morëm lajmin që është fëmija i vdekur dhe vazhduam me procesin tjetër, deshëm me marrë fëmijën me i kryer procedurat e tjera që i përkasin. Shkuam në spital që të kërkonim foshnjen por hezituan të na e jepnin. Arsyja nuk u dinte, bënin sikur po bënin diçka tjetër. Filluam të dyshonim se çfarë ishte problemi. Realisht atë insistuam ta merrnin, po na thanë e merrni nesër sa ta përgatisim. Kuptuam se diçka nuk është në rregull. E kishin mbështjellë me çarçaf dhe s'e kishin kuptuar që ishte foshnja brenda. Të nesërmen e kuptuam që është...foshnja ishte futur në lavatriçe. Kemi shkuar poshtë dhe e ka parë sigurimi, foshnja ishte bërë copë-copë. Një person i spitalit kishte marrë copat e foshnjes duke i futur në qese, duke i mbledhur copë-copë. Mbetëm të shokuar. Është rast që nuk e dimë si ka ndodhur. Lajmëruam Policinë. Na luteshin që të mos e thërrisnim Policinë. Familja nuk e dinë ç'ka ndodhur, por gjë nuk dinë tjetër. Si mundet që të mbështillet një krijesë me çarçafë? S'kemi marrë asnjë përgjigje edhe pse kemi dhënë deklaratat në Polici. Më vjen keq që nuk më kanë bërë asnjë ngushëllim dhe nuk më kanë kërkuar falje mbi rastin. Por kanë kërkuar vetëm që të fshehin provat.
Babai nuk ka ndalur për asnjë çast përpjekjet për të marrë vesh të vërtetën rreth foshnjës së tij të vdekur. Por, e vërteta që mori ishte përtej asaj që ai kishte imagjinuar ndonjëherë. Ai me sytë e tij, pa copëzat e mbetura nga trupi i pajetë i foshnjës së tij, pasi mes çarçafësh u nxor nga lavatriçja e Spitalit, ndërkohë që përgjegjësi për këtë ngjarje horror ende nuk dihet.
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë, ku një foshnje e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe. Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh lajmin se foshnja lindi pa shenja jete, por edhe kur kërkuan trupin e pajetë, nuk kishin mundur që ta merrnin me vete për t'i kryer nderimet e fundit.
Pas refuzimit për t’i dhënë trupin e pajetë të foshnjës, menjëherë kanë shkuar dhe kanë denoncuar rastin në Polici. Deri më tani familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit. E gjatë proceseve, mendohet se është shpërbërë në disa pjesë.