LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Humbja e thellë në Vendore, Alibeaj dha dorëheqjen! Postin si kryetar grupi ia merr Salianji, Bardhi nis 'punën', takim URGJENT me Jorida Tabakun. Priten sërish zgjedhje

• Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kreut të komanduar të Partisë Demokratike. • Lajmin e ka bërë me dije vetë sot, në një deklaratë për shtyp. • Në fjalën e tij të dorëheqjes, Alibeaj deklaroi se PD-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en. • Pas vendimit të Alibeaj, Gazment Bardhi ka kërkuar një takim urgjent me Jorida Tabakun, për të vendosur lidhur me hapin e radhës. • Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga PD-ja e Sali Berishës. • Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar grupi, Ervin Salianji do të jetë kryetari në detyrë, deri në zhvillimin e mbledhjes së Grupit Parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi. • Pjesa e Partisë Demokratike që u drejtua nga Enkelejd Alibeaj dhe garuar me simbolet zyrtare të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk arriti të dilte forcë e parë në asnjë prej bashkive. Madje as e dyta. • Të gjithë kandidatët e dalë nga Alibeaj dolën të tretët në renditjen e bërë publike edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Finiq ishte vend i vetëm ku emri i dalë nga Alibeaj doli i dyti.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dorëheqja e Alibeajt/ Salianji bëhet kryetar i grupit në detyrë deri në mbledhjen e Këshillit

Humbja e thellë në Vendore, Alibeaj dha dorëheqjen! Postin si
Ervin Salianji

TIRANË- Kryetari i komanduar i grupit të Partisë Demokratike është emëruar Ervin Salianji. Njoftimi është bërë me dije nga deputeti Gazment Bardhi. Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Kështu është zgjedhur Salianji. Salianji do të jetë në këtë post deri në zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Bardhi.

“Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri,”- thuhej në njoftimin e publikuar nga Gazment Bardhi.

3 VITE ME PARE

Dorëheqja e Alibeajt/ Ilir Alimehmeti: Normale pas humbjes dramatike që çoi PD-në forcë të katërt në Tiranë

Humbja e thellë në Vendore, Alibeaj dha dorëheqjen! Postin si
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Ilir Alimehmeti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt. Alimehmeti tha se vendimi i Enkelejd Alibeajt për të dhënë dorëheqjen si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është i natyrshëm pas një humbje dramtike si ajo e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

I ftuar në "Klan News", Alimehmeti e cilësoi dorëheqjen e Alibeajt si një vendim qytetarie.

"Besoj se e ka menduar dhe vetë dhe ka qenë krejtësisht e natyrshme që pas një humbje dramtike që çoi forcë të katërt PD-në në Tiranë, ku një djalë i ri, dhe përgëzime Qorit që me atë fushatën e tij, tregoi që kishte një kapacitet dhe arriti të imponohej si forcë e tretë për Tiranën dhe kështu që është krejtësisht normale dorëheqja në raste të tilla, megjithëse nuk kuptohet dorëheqja në çfarë pozicioni… I komanduar, nuk do të thotë se ke diçka nga ku të dorëhiqesh. Megjithatë është një vendim qytetar se në momentin që ke një situatë të caktuar, të marrësh një veprim duke bërë një hap mbrapa është krejtësisht normale ky veprim. E rëndësishme është një diçka shumë e qartë që kemi muaj që e themi se poshtë tek njerëzit në bazë nuk janë kaq të ndara situata. Janë të mbështetura tek njëra-tjetra. Forcat opozitare janë bashkë. Janë si dy rrathë që mbivendosen. Na bashkojnë parime të përbashkëta me demokratë, me forcat e tjera opozitare dhe janë këto arsyet pse ne qëndrojmë së bashku,"-tha Ilir Alimehmeti.

Pjesa e Partisë Demokratike që u drejtua nga Enkelejd Alibeaj dhe garuar me simbolet zyrtare të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk arriti të dilte forcë e parë në asnjë prej bashkive. Madje as e dyta. Të gjithë kandidatët e dalë nga Alibeaj dolën të tretët në renditjen e bërë publike edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Finiq ishte vend ii vetëm ku emri i dalë nga Alibeaj doli i dyti.

3 VITE ME PARE

Alibeaj dha dorëheqjen si kreu i komanduar i PD, Bardhi menjëherë në AKSION, kërkon mbledhje URGJENTE

Humbja e thellë në Vendore, Alibeaj dha dorëheqjen! Postin si
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas dorëheqjes nga detyra të Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë "masa" të menjëherëshme. Përmes një njoftimi zyrtar, Bardhi bën me dije se ka thirrur në një takim urgjent Jorida Tabakun, nënkryetaren e Partisë Demokratike.

NJOFTIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë znj. Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.

Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Sot, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen si kryetar i komanduar i PD dhe si kreu i grupit parlamentar demokrat pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

3 VITE ME PARE

Alibeaj jep dorëheqjen si kryetar i komanduar i PD-së dhe i grupit parlamentar: Do vijoj të jem nënkryetar

Humbja e thellë në Vendore, Alibeaj dha dorëheqjen! Postin si
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kreut të komanduar të Partisë Demokratike, post që e mbajti pas vendimit të Gjykatës, e cila i kaloi selinë blu dhe vulëne partisë. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj deklaroi se PD-ja ka nevojë për reformim dhe duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en. Alibeaj shton se po largohet për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, por thekson se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Pjesa e Partisë Demokratike që u drejtua nga Enkelejd Alibeaj dhe garuar me simbolet zyrtare të PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, nuk arriti të dilte forcë e parë në asnjë prej bashkive. Madje as e dyta. Të gjithë kandidatët e dalë nga Alibeaj dolën të tretët në renditjen e bërë publike edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në Finiq ishte vend ii vetëm ku emri i dalë nga Alibeaj doli i dyti.

Deklarata e plotë:

Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj. Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike. Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes. Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë. Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës. Me këtë rast dua t’u shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që e vendosën fatin e partisë, të familjes sonë politike, para llogarive dhe pazareve të ngushta e mediokre. Në kohë të vështira duhen njerëz me karakter të fortë. Këtë ju e keni dëshmuar. Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar. Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en. Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend.
Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi. Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen. Ka qenë një vendim i Kryesisë që vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike. Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit. Gjithashtu, ne kemi mësuar të flasim lirisht. Ne kemi mësuar të themi të vërtetën. Ne kemi kuptuar që PD duhet të jetë e djathtë, duhet të jetë demokratike, duhet të jetë euroatlantike. Sepse e tillë lindi dhe ky është misioni ynë. Kam njoftuar mbledhjen e Kryesisë të premten në orën 12.00 Ju pershendes!

enkelejd alibeaj pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj