LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe, policia me KFOR dhe EULEX mësyn në pronat e tij

•Gjashtë ditë pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raidoçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. •Lajmi për dorëheqjen e tij e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. •Pak ditë më parë, autoritetet e Kosovës siguruan një video si provë mjaft të fortë të Raidoiçiç ku shfaqet teksa orkestron terroristët serbë në Manasitrin e Banjskës, ku vranë efektivin në krye të detyrës, Afrim Bunjakun. •Referuar provave që ka siguruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Milan Radojiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. •Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione. •Sakaq theksojmë se sot, Policia e Kosovës ka kryer një tjetër aksion në 5 zona në 3 komunat në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. 

17 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë: Kufiri është shumë i gjatë

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë. Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”.

Në sulmin ndaj Policisë në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Autoritetet thanë se gjatë përleshjeve, tre sulmues po ashtu u vranë. Të premten, NATO, që ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, tha se do të shtojë forcat e saj në Kosovë.

“Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti.

Sipas autoriteteve të Kosovës, rreth 30 persona të armatosur sulmuan një patrullë policore afër Banjskës, teksa Policia po tentonte të largonte një barrikadë. Më pas, grupi u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen me Policinë.

“Këta persona që ishin të maskuar, ka shumë gjasa... që kanë kontakte dhe komunikim me Rusinë, me Kremlinin”, tha Kurti. “Personat që duan të bëhen si mercenarë të Wagner-it po tentonin të dëmtonin policinë tonë”, tha ai duke iu referuar grupit të mercenarëve rusë që kanë luftuar në Ukrainë.

“Kjo është shkelje edhe për praninë e NATO-s, pasi NATO kujdeset për sigurinë e shtetit tonë”, tha Kurti. “Historia e NATO-s dhe historia e Kosovës janë të ndërthurura”, shtoi ai.

Ende nuk është e qartë se sa trupa të reja do të dërgojë NATO-ja në Kosovë. Rreth 700 trupa u dislokuan nga Turqia në qershor, pasi dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë një përleshjeje me një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës. KFOR aktualisht ka rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere. Ky mision ka thënë më herët gjatë javës se po monitoron situatën e sigurisë dhe do të ndërhyjë nëse i kërkohet.

Marrë nga REL

2 MUAJ ME PARE

"KFOR-in në veri e ka kërkuar dhe Osmani"/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Vetëm si reagues i tretë, nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidenca e Kosovës ka reaguar sot ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili teksa iu është përgjigjur kritikëve për idenë e tij që KFOR-it të vendoset në Veri, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë edhe e presidentes Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja Osmani në çdo takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se KFOR-i është reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj. Kupina tutje ka thënë se Kosova ka kërkuar mbështetje nga NATO për patrullimet të përbashkëta në zonën kufitare, ku do të përfshiheshin edhe ushtarët e KFOR-it në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste gna Serbia.

“Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia”, ka thënë zëdhënësi i presidencës.

Gjithashtu Kupina ka thënë se s’bëhet fjalë për marrjen e kompetencave të institucioneve nga KFOR-I, por për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, ka thënë ai.

Kryeministri Edi Rama në një postim në platformën "X" ditën e sotme shkruan se kërkesën për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës e ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani. 

PJESË NGA POSTIMI I RAMËS:

Kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se: 1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi! 2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë. 3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës

2 MUAJ ME PARE

"Letrën e Radoiçiç nuk e kam lexuar"/ Vuçiç: Nuk do të ikë as do të fshihet, do t'u përgjigjet organeve të hetimit

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
foto ilustruese

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili dha sot dorëheqjen nga ajo pozitë, do të duhet t'u përgjigjet organeve kompetente dhe vendimi për ta ndjekur atë penalisht i takon prokurorit. 

“Sepse jam i sigurt që organet kompetente shtetërore kanë arsye për t’i bërë pyetje dhe cili do të jetë vendimi i prokurorit, a do ta ndjekin penalisht, kjo është pyetje e prokurorit, jo për mua. Nuk është pyetje për këdo, por për prokurorin dhe organet tjera kompetente shtetërore”, tha presidenti në përgjigje të pyetjes nëse Radoiçiq do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente në Serbi.

Vuçiç tha se nuk e ka lexuar plotësisht përmbajtjen e letrës të cilën e ka lexuar sot përfaqësuesi i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, por e ka parë thelbin. Ai ka theksuar se Radoiçiç nuk do të ikë, as do të fshihet.

"Nëse dikush mendoi se do të ikte dhe do të fshihej, nuk do ta bëjë. Ai dhe djemtë që morën pjesë në të janë krenarë për këtë, ata e shikojnë atë në një mënyrë tjetër. Unë nuk mendoj se dikush ka të drejtë të vrasë dikë dhe prandaj mendoj se si per disa gjera te tjera do duhen bere disa pyetje, dhe ndoshta nuk ka marre pjese fare ne ate pjese pra prokurori do gjeje dicka tjeter ose nuk do gjeje gje kjo eshte një pyetje për prokurorin, jo për ne”, tha ai.

Pas njoftimit ditën e sotme për dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjithashtu pranoi se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator,ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve, dhe humbi jetën në krye të detyrës, efektivi i policisë së Kosovësm Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi.

Referuar provave që kishte siguruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Milan Radoiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione. 

2 MUAJ ME PARE

LETRA/ Radoiçiç merr përgjegjësinë për sulmet në veri të Kosovës: Shkova të trimëroja popullin serb! I bëra pa dijeninë e Vuçiç

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Milan Radoiçiç

SERBI- Është publikuar e plotë letra e Milan Radoiçiç, i cili mori sot përgjegjësinë për të gjithë sulmin në veri. Nënkryetari i Listës Serbe, ka dhënë dorëheqjen dhe ka pranuar se ka orkestruar të gjithë sulmin në veri të Kosovës me pretekstin se donte të trimëronte popullin serb, që sipas tij po ‘vuan’ nga regjimi i Albin Kurtit.

Gjithashtu në letër ai ka deklaruar se për sulmin dhe lëvizjet e tij nuk ka njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës. Sa i përket vrasjes së policit Afrim Bunjaku, Radoiçiç ka rrëfyer se ka ndodhur aksidentalisht.

LETRA E PLOTË: “Unë Millan Radoiçiç, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë …………… për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës ……….. në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës ………….. në zonën e fshatit Banjskë.

Arsyeja e kthimit tanë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për të u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit të këtillë çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës ………..

Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik.

Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës …………. dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb.

Megjithatë, ky lloj qetësimi i situatës nga ana jonë nuk është kuptuar nga ana tjetër si vullnet i mirë dhe krijim i kushteve por, si dobësi, si rrjedhojë e kësaj nga dita në ditë janë fuqizuar aktivitetet e forcave të Kurtit të cilat kanë okupuar padrejtësisht veriun e Kosmetit në kontekstin e rrahjes, shtënies në civilë arrestimet të paarsyeshme, frikësimin e popullit serb e të tjera.

Thjeshtë të gjitha këto metoda të rezistencës të cilat janë implementuar deri më tani nuk kanë ofruar asnjë lloj përmirësimi të jetës së popullit serb por ka ndodhur e kundërta, rritjen e brutalitetit të regjimit të Kurtit. Në këtë atmosferë unë kam marrë vendim të bëj këtë akt të them se Kosova ……………. janë vendi im, shtëpia ime, pjesë përbërëse e shtetit tim Republikës së Serbisë po merret me dhunë ndërsa populli serb dëbohet me qëllim përfundimtar që Kosova ……….. të pastrohet tërësisht nga populli serb.

Ishim të shtyrë të ndalim dëbimin e popullit serb dhe të mbrojmë jetërat e familjeve dhe bashkëqytetarëve tanë dhe njëkohësisht të tërheqim vërejtjen regjimit në Prishtinë, bashkësisë ndërkombëtare, që ky lloj terrori i Kurtit nga populli serb nuk do të durohet.

Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës …………, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet. Ta dinë të gjithë se nuk jemi terroristë por pushtetarë për lirinë e popullit tonë.

Edhe njëherë qartazi duke theksuar se kthimi im në veri të Kosovës ………… më 24 shtator 2023, nuk kishte asnjë lloj lidhje me angazhimin tim të mëhershëm politik në kuadër të Listës Serbe po ashtu me këtë rast dua të njoftoj publikun se jap dorëheqje të parevokueshme nga vendi i nënkryetarit të Listës Serbe, jam i gatshëm që lidhur me këto ngjarje t’i përgjigjem autoriteteve të Republikës së Serbisë.

Rroftë Serbia!

2 MUAJ ME PARE

Reagon NATO për tensione në Veri: Ne do të jemi gjithmonë për sigurinë e Kosovës

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i

KOSOVA-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka dhënë një deklaratë për mediat mesditën e sotme në lidhje me ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës. NATO nuk kishte bërë ende një deklaratë zyrtare për situatën në veri. Stoltenberg theksoi se NATO do të jetë gjithmonë e pranishme për të ruajtur lëvizjen e lirë në Kosovë. Nga ana tjetër kreu i NATOS tha se ka shtuar forcat e KFOR në Kosovë.

Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij. Ne jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës.

KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante të interesit në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”,-tha Jens Stoltenberg.

2 MUAJ ME PARE

Pablo Escobar i rajonit! Svelça publikon videon nga bastisja në banesën e Radoiçiç

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
pamje nga vendngjarja

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja që është bërë sot në banesën e Milan Radoiçiç, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. 

Sveçla ka thënë se nga pamjet në fjalë “dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.

2 MUAJ ME PARE

Kosova kishte prova/ Pas dorëheqjes, Radoiçiç e pranon: Kam qenë në Banjskë, shkova për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Milan Radoiçiç

SERBI- Pas dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator,ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve, e u vra nëkrye të detyrës, efektivi i lartë Afrim Bunjaku.  Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atiji terror”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Referuar provave që ka siguruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Milan Radojiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione. 

2 MUAJ ME PARE

AKSIONI i policisë në Veri/ Prokurori jep DETAJE: Kontrollet u zhvilluan kryesisht në pronat e Radoiçiçit

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Aksioni në Veri

KOSOVË-  Prokurori special Naim Abazi ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, teksa theksoi se është përqendruar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiç.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.

“Ky aksion është bërë me urdhër të Gjykatës, me kërkesë të kësaj Prokurorie në pesë lokacione të ndyshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës. Kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq, ndërsa sa i përket rezultateve ose gjërat që kemi gjetë në këto lokacione, provat qoftë ato materale dhe ato sendeve të cilat ne konsiderojmë të sekuestrohen do t’ju njoftojmë me kohë pëmes një kumtese nga zëdhënësësit e kësaj Prokurorie”, tha Abazi.

Ai shtoi se janë duke i evidentuar pronat të cilat dyshohen se janë në emër të Radojiçiçit dhe personave të tretë ku ai i ka transferuar ato prona.

“Gjithçka që i përket operacionit dhe çështjeve të realizimit sa i përket kësaj urdhërese është përkujdesur Policia e Kosovës me detaje. Ne jemi ende duke i evidentuar pronat të cilat dyshohet se kanë qenë në emër të tij apo personave të tretë ku ai ka transferuar këto prona, por për rezultatin e tyre më saktësisht do t’ju njoftojmë në një njoftim të radhës pasi të përfundojë në tërësi operacioni”, tha Abazi. 

2 MUAJ ME PARE

Përfundon operacioni policor në 3 komunat në Veri

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Policia e Kosovës

KOSOVË-  Ka përfunduar operacioni policor në pesë zona në tre komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle u zbatuan në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.  

Njësia speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in ndaluan në rrugën ku ndodhej restoranti 'Grey', që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiçit. Policia e Kosovës kanë kontrolluar përreth garazhet dhe objektet, ndërkaq i ka konfiskuar disa makina në pronësi të Radoiçiç. 

2 MUAJ ME PARE

Situata në veri, Osmani takohet me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Siç raportojnë mediat e Kosovës, në këtë takim është duke u diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit

Po ashtu, takimi nuk është duke u zhvilluar në presidencë, mirëpo në një vendndodhje tjetër dhe është i mbyllur për media. Kujtojmë se, dy ditë më parë presidentja Osmani zhvilloi takime të ndara edhe me krerët e partive opozitare.  

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kontroll në pronat e Radoiçiç, momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së tij, bashkë me makinat e konfiskuara (VIDEO)

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Konfiskohet makina e Radoiçiç

KOSOVË- Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in po kryejnë kontrolle në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiçit. 

Policia e Kosovës kanë kontrolluar përreth garazhet dhe objektet, ndërsa janë konfiskuar disa makina në pronësi të Radoiçiçit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri.

Mëngjesi i sotëm në Kosovë, ka nisur me operacione blic dhe po kryhen kontrolle në 3 zona në Veri të vendit, në kuadër të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ra heroikisht oficeri i lartë i Policisë, Afrim Bunjaku dhe u vranë 4 terroristë serbë. Policia e Kosovës njofton se operacioni policor po zhvillohet në koordinim me EULEX dhe KFOR.

2 MUAJ ME PARE

Operacioni BLIC në Veri/ PAMJET nga 3 komunat, KFOR dhe EULEX zbarkojnë me pajisje ushtarake, vëzhgim nëpër disa akse (FOTO)

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Pamje nga operacioni

KOSOVË- Dalin Pamjet nga operacioni qëështë duke u zhvilluar prej mëngjesit të sotëm nga Policia e Kosovës në Veri.

Siç shihet edhe në galerinë e fotove më poshtë, në koordinim me KFOR dhe EULEX, policia po kryehen kontrolle dhe vëzhvime në 3 komunat në Veri, në kuadër të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. 

KFOR dhe EULEX me pajisje ushtarake aktualisht po kryhen bastisje në Mitrovicën e Veriut.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Sulmi 'i përgjakshëm' i 24 shtatorit/ Policia e Kosovës, operacion në 3 komunat në Veri, koordinim nga EULEX dhe KFOR

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Kfor

KOSOVË- Mëngjesi i sotëm në Kosovë, ka nisur me operacione blic dhe po kryhen kontrolle në 3 zona në Veri të vendit, në kuadër të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ra heroikisht oficeri i lartë i Policisë, Afrim Bunjaku dhe u vranë 4 terroristë serbë. Policia e Kosovës njofton se operacioni policor po zhvillohet në koordinim me EULEX dhe KFOR.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Analiza e REL: Për Asociacionin, sytë te SHBA-ja

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Topi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të kalonte në fushën e SHBA-së - së paku sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Omani.

E para e shtetit tha në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës se SHBA-ja do të duhej të merrte rol udhëheqës në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këtë rol, tash e dymbëdhjetë vjet, e ka Bashkimi Evropian.

“Mendoj se zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në dhe ta përgatisim draft-statutin e Republikës së Kosovës” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha Osmani më 27 shtator.

As BE-ja, as Ambasada amerikane në Prishtinë nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për ta komentuar këtë deklaratë. REL-i kërkoi nga Presidenca e Kosovës më shumë sqarime për të, por, ngjashëm, nuk mori përgjigje.

Nga Qeveria e Kosovës thanë se, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, e mirëpresin interesimin dhe përfshirjen në forma të ndryshme të SHBA-së në procesin e dialogut.

“Por, gjithsesi i takon SHBA-së ta përcaktojë nivelin dhe formën e rolit dhe të përfshirjes në këtë proces”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për REL-in.

Sipas disa njohësve të zhvillimeve në Kosovë, propozimi i presidentes Osmani është “i zgjuar”. Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013 - në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve - por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Në vitin 2015, palët janë pajtuar për parimet e tij, por po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se një pjesë e madhe e tyre janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në Serbi insistojnë në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa në Kosovë thonë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Së voni, bashkësia ndërkombëtare ka rritur trysninë mbi Kosovën, duke i kërkuar që të mos vonohet më me formimin e Asociacionit.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kritikuar ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve për anshmëri dhe ka thënë se Kosova nuk do të pranojë kushte për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pa u zyrtarizuar njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Propozim i zgjuar

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë për REL-in se propozimi i presidentes Osmani që SHBA-ja ta udhëheqë dialogun, është “mjaft i zgjuar”.

Sipas tij, Kosova po e shfrytëzon levën që i ka dhënë “sulmi katastrofik” në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

“Ky është me të vërtetë momenti që Prishtina ta tërheqë vëmendjen për atë që e sheh si çekuilibër në Bruksel”, thotë Joseph.

“Sipas mendimit tim, çekuilibri i vërtetë nuk është te menaxhimi i dialogut nga BE-ja, është te fakti që dialogu udhëhiqet nga ish-ministrat e Jashtëm të dy vendeve që nuk e njohin Kosovën. Kjo ka krijuar një çekuilibër që në fillim. Si mund ta çoni Beogradin drejt ndonjë njohjeje të Kosovës - madje edhe njohje de facto - kur vendi juaj i origjinës refuzon ta njohë Kosovën”, pyetet Joseph.

Ai u referohet dy diplomatëve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, të cilët vijnë nga Spanja, përkatësisht nga Sllovakia - të dyja vende të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Joseph thotë se propozimi që Kosova t’ia prezantojë SHBA-së konceptin e saj për Asociacionin, e forcon pozitën e Prishtinës, ndërsa e ekspozon Beogradin si kundërshtar të vërtetë të dialogut.

Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, thotë se nuk parashikon ndonjë ndryshim të madh në qasjen e SHBA-së ndaj dialogut Kosovë-Serbi.SHBA-ja, sipas tij, ka qenë në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

“Ky harmonizim ka qenë veçanërisht i dukshëm në muajt e fundit. SHBA-ja i është bashkuar BE-së në presionin mbi Kosovën për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thotë Hartwell për Radion Evropa e Lirë.

“Për më tepër, vlen të theksohet se partneriteti BE-SHBA e ka fajësuar Kosovën gjithnjë e më shumë për dështimin e perceptuar të dialogut, edhe kur është e qartë se Serbia mban përgjegjësi për përshkallëzimin e konflikteve”, shton ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që SHBA-ja dhe BE-ja të pranojnë se dialogu aktual është në një ngërç, kryesisht për shkak të mungesës së angazhimit të Serbisë.

“Vetëm kur të njihet ky realitet, ne mund të fillojmë të hulumtojmë rrugë alternative për adresimin e çështjeve thelbësore të konfliktit Kosovë-Serbi”, thotë Hartwell.

Qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin

Për SHBA-në, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet t’i bëjë Kosova për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 20 shtator, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet ta çojë përpara këtë marrëveshje. Sipas tij, SHBA-ja beson se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne nuk besojmë se duhet të ketë autoritete apo kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hovenier.

“Serbia mund të kërkojë më shumë, por, në fund të fundit, kjo është ajo që Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare janë të përgatitura ta shohin si të pranueshme”, ka thënë ai.

Qëndrimi i BE-së për Asociacionin

Për Bashkimin Evropian, çështja se si bëhet Asociacioni, si do të duket dhe si do të operojë, duhet të diskutohet në dialog.

“BE-ja dhe vendet anëtare kërkojnë që themelimi i Asociacionit të nisë pa vonesa shtesë dhe pa parakushte”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Petr Stano, më 21 shtator.

Kështu, ai nuk u është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të gazetarëve nëse statuti i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka thënë se parimet e Asociacionit mund të harmonizohen përmes akteve ligjore.

Në fillim të majit në Bruksel është paraqitur një draft-statut i Asociacionit, i hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhej prej katër pjesëtarësh të komunitetit serb, përfshirë një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Por, ai është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk është në pajtim “me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane dhe të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”. Qeveria e tij ka dalë me të ashtuquajturin “model kroat” për Asociacionin, por ai nuk ka shkuar përpara.

Ku qëndron dialogu?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar një rund të ri bisedimesh në Bruksel më 14 shtator, por pa ndonjë sukses.

Ata nuk janë pajtuar rreth hapave për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, që është arritur në muajin shkurt dhe që përfshin edhe një detyrim për themelimin e Asociacionit.

Ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve, diplomatët Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, kanë thënë se ka qenë Kurti ai që nuk e ka pranuar propozimin e tyre për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Kurti ka thënë se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Ai e ka fajësuar Lajçakun për pozicionim kundër Kosovës dhe ka thënë se Marrëveshja bazë nuk mund të zbatohet me kushtëzime.

Sipas Vuçiçit, “është e qartë se Kurti i shmanget formimit të Asociacionit”. Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer për mungesën e përparimit në këtë rund bisedimesh./ REL

2 MUAJ ME PARE

A do ta gjykojë Serbia Radoiçiçin?

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Milan Radoiçiç

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç është në Serbinë qendrore, tha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për televizionin RTS. Ishte një konfirmim i pazakontë i vuçiçit që Radoiçiq udhëhoqi një grup të armatosur, i cili të dielën bllokoi rrugën afër Banjskës, vrau një polic të Kosovës dhe mori pjesë në shkëmbimin e zjarrit rreth manastirit gjatë gjithë ditës.

Vuçiç nuk e tha por as nuk e mohoi nëse Radoiçiq do të gjykohet. Ai vetëm shtoi se Radoiçiqi do t'u "përgjigjet pyetjeve”. Me sa duket, të paktën disa anëtarë të tjerë të grupit të armatosur janë në dispozicion të autoriteteve serbe.

vuçiç la të kuptohej se kishte "dëshmitarë” që gjoja kishin parë se dy serbë nga grupi u vranë gjakftohtësisht dhe konfirmoi se disa persona ishin pranuar në spitalin e Novi Pazarit. Por çfarë do të ndodhë me këta persona tani? A do të ndiqen penalisht Radoiçiqi dhe të tjerët në Serbi? Këtu vuçiçi nuk u përgjigj.

"Milan Radoiçiq nuk u fsheh kurrë. Ai do t'i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. Ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë. Por ka gjëra dhe pyetje për të cilat ai duhet të përgjigjet”, tha presidenti.

Kryeredaktori i të përjavshmes "Vreme” Filip Shvarm thotë se ishte një mesazh për Radoiçiqin që "vullnetarisht” të jepte një deklaratë për autoritetet serbe. "Ndoshta, të gjithë këta njerëz do të japin disa deklarata, por unë jam pothuajse i sigurt se asgjë nuk do të ndodhë", thotë Shvarm për Deutsche Wellen.

Në shërbim të politikës

Situata është pikante edhe ligjërisht. Nga këndvështrimi i Beogradit, përleshja e përgjakshme në Banjskë ka ndodhur në territorin e Serbisë - por në atë pjesë ku nuk ka kontroll efektiv. Ishte qeveria e vuçiçit ajo që ra dakord me marrëveshjet e Brukselit që gjyqtarët, prokurorët dhe policët serbë të kenë akses në institucionet e Kosovës.

Këto institucione nuk bashkëpunojnë fare me institucionet e Serbisë – sepse Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Edhe sikur të donin politikisht, Beogradi dhe Prishtina nuk kanë asnjë kornizë ligjore për të ekstraduar të akuzuarit e njëri-tjetrit apo për të shkëmbyer prova, shpjegon avokati Ivan Niniq.

Mirëpo, pavarësisht nga këto probleme, Niniq pohon se informacionet e disponueshme publike janë të mjaftueshme që prokuroria serbe të hapë një rast për Banjskën. "Serbia nuk mund ta karakterizonte këtë si akt terrorizmi, sepse nuk e njeh Kosovën, por fillimisht mund të gjente një kualifikim më të butë – për shembull, posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, të formojë një rast dhe të fillojë të mbledhë informacione, ndoshta edhe të ndalojë dikë në arrest”.

Por çështja nuk është e shkëputur nga politika. Prandaj Niniqi në intervistën e tij për DW supozon se ajo që Radoiçiq dhe të tjerët u thonë hetuesve serbë do të dakordohet paraprakisht me regjimin në Beograd dhe me shërbimin sekret BIA.

"Një strategji e mundshme daljeje për vuçiçin – por edhe për Radoiçiqin dhe personat e tjerë që padyshim janë duke iu nënshtruar trajtimit spitalor – do të ishte një marrëveshje me prokurorinë për të pranuar njëfarë faji. Kështu do të shkonin në burg dhe praktikisht do të shpëtoheshin”, thotë Niniq.

"Kjo është parë shumë herë kur bëhet fjalë për persona nga bota e krimit – ata dënohen për armëmbajtje pa leje, ose falsifikim dokumentesh, për të parandaluar ekstradimin në një vend tjetër apo ndjekjen penale për krime më të rënda”, shton avokati.

Vučiqi në vilajetin e errët

Politikisht situata është edhe më interesante. Në mesin e serbëve të Kosovës, tre personat e vrarë në përleshje me policinë konsiderohen si "heronj” ose të paktën "dëshmorë”. vuçiçi nuk i përdori këto terma, por tha se i kupton njerëzit që morën pushkët dhe etiketoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe "terrorin” e tij ndaj serbëve si fajtorin e vetëm". Çështja u shtjellua më tej nga tabloidët e afërta me autoritetet serbe.

"Sigurisht, vuçiç është në një situatë ku – siç thotë ai vetë – çfarëdo që të bëjë nuk do të funksionojë”, thotë Filip Shvarm. Sepse, siç shton gazetari, lista Srpska dhe Radoiçiq si faktor i rëndësishëm janë pikërisht produkt i politikës së vuçiçit. vuçiç tani as nuk mund t'i lëshojë dorë plotësisht dhe as t'i përqafojë plotësisht.

"Banjska e vendosi atë tani në një pozitë kur duhet të justifikojë veten dhe t'ia hedhë fajin dikujt tjetër. Tani për tani, ai zgjodhi të fajësojë Kurtin, por do të thosha se kjo nuk mjafton për Perëndimin”, thotë Shvarm.

Ai mendon se edhe shpallja e papritur e zgjedhjeve në 17 dhjetor, e cila u paralajmërua edhe në një intervistë në RTS, është një veprim i detyruar, me të cilin vuçiç edhe një herë do të fitonte kohë. Shkurtimisht, vuçiç shpreson që Radoiçiq nuk do të jetë tema kryesore në fushatën zgjedhore”, shton redaktori i gazetës Vreme.

Avokati Niniq nuk është i bindur se kjo taktikë do të funksionojë në Perëndim. Ai thotë se Serbia do të jetë nën presion të madh për të gjykuar seriozisht Radoiçiqin dhe të tjerët. "Kjo tani është një barrë mbi supet e gjithë kombit, sepse ne mund të bëhemi një shtëpi e sigurt për Radoiçiqin. Ndërsa nëse sakrifikon Radoiçiqin, vuçiç do të priste degën në të cilën është ulur”, përfundon Niniq.

Serbët e arrestuar në Kosovë akuzohen për terrorizëm dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Po ata që dezertuan në Serbi? Deri më tani, asnjë prokurori serbe nuk ka njoftuar asgjë për këtë rast dhe nuk ka njoftime se kanë nisur hetimet./DW

2 MUAJ ME PARE

'Je me Serbinë'/ U përplas në studio me të ftuarin, sqarimi i Astrit Gashit: Ishte kërcënim zyrtar

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Astrit Gashi

KOSOVË- Analisti politik, Astrit Gashi, i cili kishte një përplasje me ish-të burgosurin politik në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini, ka dhënë një sqarim për të gjithë opinionin publik.  Ai thotë se kushdo që i thotë atij “ti je me Serbinë”, do t’i reagojë njësoj siç veproi në studio me Cakën.

REAGIMI:

Ju dua te gjitheve qe po me thojne te qetesohem. NUK PRANOJ me u qetesu. Se kam mendje, shpirt e zemer te paster. Po ju thom publikisht qe kushdo qe me thote " ti je me Serbi" rujuni se ku te ju nxo kom me ju kap per fyti. Mas paku! Ky eshte kerrcenim zyrtar! Kur folni beni keso rrenash, as nuk ja u fali, as nuk ja u harroj. Une as s'jom argat, as shpijun, S'JA U FALI. Jeni mesu me thane cka ta doni me ata qe e kane bishtin e nxen. Une JO.

Kuptojeni une as nuk i buzqeshi, as nuk e uli koken, as nuk e pranoj linçimin, as genjeshtren as akuzen e ulte. Nuk eshte kjo pune qetesie. NUK E PRANOJ. Jam qytetar i lire i ketij vendi te lire. Keto nuk kalojne!

Krejt e dijne qe une nuk e kapi per fyti askend. E dijne edhe qe asnje mililiter dhune nuk levize neper gjakun tim. Akuza e tij ishte e poshter. E papranueshme dhe e patejkalueshme. Reagimi ishte i duhur. Une nuk e kapi per fyti askend, por as mendimin e as veprimin tim s'mund te ma kap per fyti askush. Une refuzoj te nenshtrohem, refuzoj te pajtohem me te keqen!

Megjithate, gjuha ime nuk ishte e duhura ndaj te moshuarit. Kerkoj ndjese per kete. Ndonese reagimi im ishte njerezor dhe konform shpifjes, une nuk jam gjuha qe e kam perdorur. Kur mos harroni se nje akuze cfare me eshte bere eshte thirrje per vrasje! Nuk ndihem i kercenuar, sepse shoqeria kosovare me njeh dhe di te beje dallimin! Vetes dhe atyre ja u kam borxh kete sqarim! Naten e mire Kosove!

2 MUAJ ME PARE

“Qysh i kam llafet e Serbisë?”/ Përplasje e ashpër mes analistit dhe ish-të burgosurit politik: Të kap për fyti (VIDEO)

Sulmi i 24 shtatorit/ Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i
Protagonistet e videos

KOSOVË-Ish-i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, iu kërkua të largohej nga studio e 'Debat Plus'-it prej drejtuesit të emisionit Ermal Panduri, pasi ai i tha gazetarit dhe analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.

Gashi e humbi toruan me Cakajn të cilit iu kthye me një reagim tejet moralisht të lënduar nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.

Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakat, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.

Pas kësaj ndërhyri Panduri i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.

“Zoti Caka, ma liro studion”, tha Panduri teksa kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë mikrofonin.

Gashi, i cili pësoi indinjatë të thellë nga fjalët e Cakat u shpreh se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personti në fjalë “kurrë në jetë s’ia fali”.“Kurrë në jetë s’ia fali.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!