LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit/ Blushi: Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit. Berisha: Ekzekutimi nuk mund të ndodhte veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit

• Një atentat mafioz ka ndodhur mesditën e sotme pranë pranë aeroportit të Rinasit. • Nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), punonjës i AMP. • Lidhur me atentatin kanë reaguar edhe politikanët. • Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushim me anë të një postimi në Facebook, deklaron se në Shqipëri krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe godet ku të dojë dhe kur të dojë. Blushi thotë ndër të tjera se ky është rezultat i drejpërdrejtë i filozofisë së qeverisë. • Ndërsa, Demokrati Klevis Balliu, theksoi se atentati mafioz ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së seancës së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku sipas tij opozita kërkoi llogari ministres së Brendshme dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend. • Ai shtoi se ministrja, me përbuzje, kishte deklaruar më parë se Shqipëria është “vendi më i sigurt” dhe se siguria po rritet vazhdimisht. • Balliu shprehu më tej akuzën e fortë se Albana Koçiu është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate. • Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. • Salianji, ndër të tjera theksoi se ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. • Ai theksoi se shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. • Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Berisha shkruan se ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. • Në postimin e tij, Berisha shtroi edhe pyetjen nëse ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"A ka gisht narko-policia"?/ Atentati në Rinas, Berisha: Ekzekutimi nuk mund të ndodhte veçse me një bashkëpunim të ngushtë të...

Atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit/ Blushi: Krimi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Berisha shkruan se ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Në postimin e tij, Berisha shtroi edhe pyetjen nëse ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?

Postimi i Berishës: 

A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit? Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit. Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në ate vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Shteti duket si spektator i krimit"/ Atentati mafioz në Rinas, Salianji: Shqipëria s’ka më rend dhe siguri! Bandat eliminojnë kë të duan e ku të duan

Atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit/ Blushi: Krimi
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. 

Salianji, ndër të tjera theksoi se ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. Ai theksoi se shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. 

Reagimi i Salianjit: 

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.

Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina. Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

8 MUAJ ME PARE

Atentati mafioz në Rinas! Balliu: Ndodhi 10 minuta pasi Ministrja e Brendshme deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt. Koçiu bashkëpunon me atentatorët

Atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit/ Blushi: Krimi
Klevis Balliu

TIRANA- Demokrati Klevis Balliu reagoi menjëherë pas atentatit të ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Muçi Shaljani. Përmes një postimi në Facebook, Balliu theksoi se atentati mafioz ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së seancës së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku sipas tij opozita kërkoi llogari ministres së Brendshme dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend.

Ai shtoi se ministrja, me përbuzje, kishte deklaruar më parë se Shqipëria është “vendi më i sigurt” dhe se siguria po rritet vazhdimisht. Balliu shprehu më tej akuzën e fortë se Albana Koçiu është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate.

"Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë. Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri. Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta — çfarë mbetet më?" tha Balliu./ Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

"Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit"/ Atentati pranë Rinasit, Tedi Blushi: Rezultat i drejtpërdrejtë i filozofisë së qeverisë

Atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit/ Blushi: Krimi
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar, pas atentati pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi deklaron se në Shqipëri krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe godet ku të dojë dhe kur të dojë. Blushi thotë ndër të tjera se ky është rezultat i drejpërdrejtë i filozofisë së qeverisë.

Postimi i Plotë: 

Atentati mafioz pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli. Ai godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm. Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, aty ku masat parandaluese duhet të jenë më të larta, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar.

Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i filozofisë së Qeverisë "pa krim nuk ka zhvillim", që në vend që ta luftojë krimin, e ka bërë pjesë të pandarë të pushtetit, ku edhe drejtësia është bërë palë me 251 drejtues dhe anëtarë bandash që i kanë lënë të lirë. Sot, siguria e jetës nuk ekziston, sepse krimi nuk luftohet nga shteti, por e ka zëvendësuar atë./Dosja.al

atentati ne rinas ervin salianji klevis balliu tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj