LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të shtënat kanë qenë nga dy armë! Plaurent Dervishaj i përmend Ramën: Ti the që kishe konflikt me kryeministrin

• Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. • Ish-prokurori është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. • Gjithashtu në GJKKO është thirrur për të dëshmuar edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin. • Ndoja ka deklaruar se sapo kanë kaluar në mbikalim, filluan të shtënat. • Ai thotë se nuk e kuptoi fillimisht dhe se plumbat vinin nga mbrapa. • Gjithashtu Ndoja ka thënë në GJKKO se nuk kanë arritur ta shohin makinën, por sipas tij, të shtënat kanë qenë nga dy armë, psepse dalloheshin zhurma e ndryshme. • Ai ka theksuar se kanë qenë të shtëna, jo breshëri.• Ndoja deklaroi se makina u ngadalësua nga i ndjeri.• Ai thotë se vetëm 3 minuta ka qenë koshient, është rrëzuar në tokë pasi doli nga makina, dhe ishte pa ndjenja 6-7 minuta dhe e ka parë veten në spital. • Ndoja gjatë dëshmisë së dhënë në sallën e gjyqit, tregoi detaje nga ngjarja, ku theksoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale me askënd që mund ta lidhin me një tentativë për vrasje. • Plaurent Dervishaj është ballafaquar me ish-prokurorin Arjan Ndojën në GJKKO në lidhje me atentatin ndaj tij të fundit. • Gjatë debatit mes të dyve, Dervishaj ka zbuluar se Ndoja ka pasur konflikt me kryeministrin Rama dhe zëvëndëskryeministrin. • Më tej Dervishaj ka theksuar se ai mund ta ketë marrë urdhrin për atentatin dhe nga zëvendëskryeministri. • Ndërkohë që Ndoja ka deklaruar se ka dëgjuar shumë fjalë për atentatin e tij, por nuk ka fakte se kush mund ta ketë urdhëruar.

10 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

"E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht!" Publikoi pamjet për atentatin ndaj Ndojës, Valteri: Videon e personave ma tregoi babai i Andi Malokut, pretendonte se i vranë djalin

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Halit Valteri

TIRANA- Ish-deputeti Halit Valteri ka dëshmuar sot në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ai ka deklaruar se babai i Andi Malokut, viktimë në atentat, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë djalin. Gjithashtu Valteri tha se kur nxorri videon në parlament, ka përmendur emra dhe oficerë policie që i ka thënë Genci Maloku. Ai pohoi se e ka shfrytëzuar këtë çështje politikisht për të marrë kredencialet e tij si deputet i opozitës.

Deklarata e Halit Valterit:

Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Erdhi, m’u prezantua dhe më tha: “Më kanë vrarë djalin” dhe shtoi: “Kam videot e atyre që ma kanë vrarë.” Kam bërë interpelancë me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Më ka dhënë një tablet ku duken dy persona, një me kapele dhe një pa kapele, dhe ai pretendonte: “Këta ma kanë vrarë djalin.” Ai më tha: “Nëse flet në Parlament, kjo ngjarje do të zbardhet.”

Kam përmendur disa emra dhe oficerë policie, sipas atyre që më ka thënë Genci Maloku. Kam folur në Parlament në emër të Genci Malokut. Pas Parlamentit, më ka telefonuar Ramazan Rraja. E njoh prej kohësh; nuk më ka kërcënuar, por më ka thënë: “Pse na ke përmendur emrat? Pse ke përmendur emrin e Lentit?” Ramazan Rraja më ka telefonuar në telefon, në WhatsApp. E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht për të marrë kredencialet e mia politike si deputet i opozitës.

11 MUAJ ME PARE

"Më ka thënë ka parë një femër që ka lëvizur 2-3 herë!" Andi Maloku u vra në atentat, kushëriri i tij në GJKKO: Njihem me Plarent Dervishajn, nuk kam patur asnjë problem

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Viktima

TIRANA- Bashkim Maloku, djali i xhaxhait të Andi Malokut, shoferi që mbeti i vrarë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka dëshmuar sot në GJKKO. Maloku tregoi se si e mori lajmin që Andi ishte plagosur, ndërsa pranon njohjen edhe me Palurent Dervishajn duke thënë se nuk ka patur asnjë problem.

Ai tha se për ngjarjen është njoftuar rreth orës 5:30. Bashkim Maloku rrëfeu se i kanë thënë se Andi ka qenë në një lokal duke ngrenë drekë me Arjan Ndojën dhe Aleksandër Lahon dhe i kanë thënë gjithashtu që ka parë një femër me emrin Lusi që ka lëvizur 2-3 herë.

Pjesë nga diskutimi në GJKKO:

Prokurori: A keni lidhje me Andi Malokun?

Maloku: Është djali i djalit të xhaxhait tim, punonte shofer tek Arjan Ndoja. Banonin në Tiranë ai dhe prokurori.  Unë nuk di asgjë kam marrë një telefonatë që kanë plagosur Andin. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit jam njoftuar rreth orës 5:30.  E kam pyetur si ka ndodhur ngjarja dhe me tha që ka qenë në një lokal duke ngrenë drekë me Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon. Më ka thënë që ka parë një femër me emrin Lusi që ka lëvizur 2-3 herë.

Prokurori: A ju ka ardhur ndonjë person pas ngjarjes?

Maloku: Kanë ardhur tre persona nga Nikla rreth dy javë më pas, vinin për llogari të fisit të vet me mbiemër Rraja. Njëri ishte nga malësia e Krujës, njëri nga Nikla dhe tjetri jetonte në Tiranë, takimi zgjati rreth 30 minuta dhe i kërkuam që të na tregonin kush e ka bërë na thanë që do vijnë dhe nuk erdhën më.

Maloku: Njoh Plaurent Dervishajn prej shumë kohësh nuk kam patur asnjë problem.

11 MUAJ ME PARE

"Letra anonime poshtë derës pas ngjarjes!" Ndoja në GJKKO: Kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, po na bënin intriga

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Arjan Ndoja

TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja u pyet nga avokati i të pandehurit Julian Meçaj se përse është këshilluar me babain e këtij të fundit.

Për këtë ish-prokurori tha se përderi sa kishte marrë plumba dhe nuk i ishte "në borxh" jam askujt, i tha Basir Meçes se i kanë "shkuar plumba që nuk i meriton". Ai u shpreh se mendon se po u bënin intriga. Ndoja u pyet dhe për marrjen e një letre anonime për të cilën tha se nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi.

Pjesë nga diskutimi në GJKKO:

Avokati i Julian Meçes: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?

Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.

Avokati: Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes. Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.

Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.

Meçaj: Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?

Ndoja: Jo.

Meçaj: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?

 

 

11 MUAJ ME PARE

"Si e matni burrërinë!" Debat në GJKKO/ Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun! Ndoja: Më thuaj ça borxhi të them si do e shlyej! Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog...

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Arjan Ndoja

TIRANA-  Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në një seancë ku nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet edhe me të pandehurit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Ndoja thotë sulmi me armë ka ndodhur për shkak të detyrës. Meçaj i drejtua ish-prokurorit duke e pyetur nëse ka qenë i vërtetë në ato që ka dëshmuar. Ndoja ironizoi duke e pyetur se si mund ta masë burrërinë. Nga ana tjetë Plarent Dervishaj u përfshi gjithashtu në debat duke thënë se në sallë duhen përmendur emrat.

Meçaj i tha togave të zeza se të gjitha çfarë ka thënë dëshmitari Ndoja është mendim, dhe ngriti pretendimin se nuk po lihet për të folur dhe nuk po rrespektohet procedura. 

Pjesë nga diskutimi në GJKKO: 

Avokati i Julian Meçajt: Pse mendoni që është bërë një intrigë, kush mendoni që është kjo palë e tretë?

Arjan Ndoja: Nuk kam përmendur që klientët tuaj janë autorët. Koncepti intrigë ka të bëjë me përhapjen e një të vërtete që nuk është e vërtetë për të futur në konflikt. Intriga që është bërë është që kanë ardhur disa letra anonime që thonin se për shkak të detyrës. Kemi të bëjmë me një ngjarje me paramendim. Në letra është thënë që dyshohet se me anë të punës tënde si prokuror ke ndërhyrë në një çështje që këta kanë interesa ekonomike. 

Avokati: Përmendni që është goditur makina ime e cila ishte e njohur. Përse mendoni që ju kanë goditur për shkak të detyrës?

Arjan Ndoja: Cilësitë e mia dihen, që kam qenë unë në vend të parë.

Julian Meçaj: Keni qenë i vërtetë në gjithë dëshminë që keni dhënë?

Arjan Ndoja: Kush është grada që ju si jurist matni burrërinë e të tjerëve?

Julian Meçaj: Në çfarë viti keni nisur punë si prokuror në Durrës?

Arjan Ndoja: Në vitin 2001.

Meçaj: A i keni dorëzuar këto letra për ta ndihmuar drejtësinë?

Ndoja: Jo.

Julian Meçaj-gjykatës: Të gjitha çka ka thënë dëshmitari është mendim, nuk të lini për të folur nuk rrespektoni procedurën. 

Avokati i Meçajt: Si e shlyeni borxhin që përmendët?

Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun ke prerë lesht e trafikantëve. Të kam unë borxh si do ma shlyesh? 

Plarent Dervishaj: Ja më ke mua borxh si do ma shlyesh.                         

Arjan Ndoja: Më thuaj ça borxhi të them si do e shlyej. 

Plarent Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog të na kontrollojë, jemi burra apo jo. Jashtë emrat nuk i përmend, me emra përmendi këtu në sallë gjyqi. Në burg nuk jam pa emër unë.

11 MUAJ ME PARE

Plaurent Dervishaj ballafaqohet me Ndojën në GJKKO, përmendet Rama: Ti the që kishe konflikt me kryeministrin

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Arjan Ndoja, Plaurent Dervishaj dhe Edi Rama

TIRANË- Plaurent Dervishaj është ballafaquar me ish-prokurorin Arjan Ndojën në GJKKO në lidhje me atentatin ndaj tij të fundit. Gjatë debatit mes të dyve, Dervishaj ka zbuluar se Ndoja ka pasur konflikt me kryeministrin Rama dhe zëvëndëskryeministrin.

Më tej Dervishaj ka theksuar se ai mund ta ketë marrë urdhrin për atentatin dhe nga zëvendëskryeministri. Ndërkohë që Ndoja ka deklaruar se ka dëgjuar shumë fjalë për atentatin e tij, por nuk ka fakte se kush mund ta ketë urdhëruar.  

Pjesë nga debati në sallën e gjyqit:

Dervishaj: Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeministrin. Atentati jot ka qenë personal apo politik?

Ndoja: Këtë nuk e di unë, këtë duhet ta thotë hetimi.

Dervishaj: Jo, po mbase urdhrin për atentatin, mbase e kam marr nga zëvendëskryeministri.

Ndoja: Unë s’kam asnjë problem, nëse do ta dija, do ta thosha. Unë fjalë kam dëgjuar shumë, po kur nuk bindem, nuk bindem.

Dervishaj: Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë s’ta fal….

Ndoja: Cili atentat, jemi për atentatin tim,

Dervishaj: E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë.

11 MUAJ ME PARE

"Te makina ime ishin materiale që i ka patur një avokat!" Ndoja në GJKKO: Lahon e kam njohur nga një ngjarje! Nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Arjan Ndoja

TIRANA-  Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja është pyetur nga avokati i të pandehurit Plarent Dervishaj se ç'lidhje ka patur me Aleksandër Lahon, i cili ndodhej në automjet me të kur ndodhi ngjarja. Ish-prokurori thotë se e ka njohur që kur ishte avokat dhe prej disa muajsh nuk ka kontakt me të.

Sa i takon diksutimit të falsifikimit të pronave në Hamallaj, Ndoja tha në GJKKO se nuk ka dijeni për dosje të vjedhur dhe se te makina e tij ka pasur materiale që ishin të një avokati. Gjithashtu ai u pyet nëse mendon se sulmi ka qenë ndaj tij, teksa tha se plumbat kanë qenë drejt tij. Ai thekson se nuk ka pasur konflikte me njeri sa që t'i qëllonin me armë.

Pjesë nga diskutimi: 

Avokati i Plaurent Dervishajt: Çfarë lidhje ka patur me Aleksandër Lahon?

Arjan Ndoja: E kam njohur nga një ngjarje të ndodhur, plagosje me thikë kam qenë avokat asokohe. U bë disa muaj që nuk kam kontakt. 

Avokati: Pozicioni i tij në mjetin ku udhëtonte para atentatit?

Ndoja: Mjeti po ecte 60-70 km kam qenë i ulur në sedilen e pasagjerit. Nuk kam parë sesi është qëlluar, kam parë disa video. Ne momentin e ngjarjes nuk arrin dot si të kthesh kokën por shikon dhe ndjen sesi vijnë plumbat nga pas. 

Avokati: Pse mendoni që është goditur prokurori?

Ndoja: Mjeti është i imi, po të kishin punë me personat e tjerë i kishin dhe më parë, bëj ekzistencën e faktit. Kjo është çështje këndvështrimesh, nuk kam patur konflikte sa të më gjuanin me armë. Po të shikohet tabela fotografike e makinës shihen 13 predha, unë thjesht dua të di shkakun. 

Avokati: Ke përdorur numër tjetër telefoni?

Ndoja: Kam patur vetëm në momentet e fundit para ngjarjes. 

Avokati: E mbani numrin e Pëllumb Muharremit?

Ndoja: Jo nuk e kam patur. 

Avokati: Në mjet është gjendur një dosje hetimore në portobagazhin e mjetit, e vjedhur nga prokuroria e Durrësit lidhur me falsifikimin e pronave në Hamallaj. Çfarë dijeni keni me këtë dosje?

Ndoja: Kam dhënë sqarime në Prokurorine e Posaçme, nuk kam dijeni për dosje të vjedhur. Te makina ime kanë qenë disa materiale që i ka patur një avokat, materialet janë të atij.

11 MUAJ ME PARE

"Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit!" Ish-prokurori Ndoja në GJKKO, tregon bisedën me babain e Julian Meçes: Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Arjan Ndoja

TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja ka deklaruar sot pjesë nga biseda që ka bërë me babain e një të pandehuri të çështjes, Julian Meçes. Konkretisht ai tha se e ka pyetur babain e Meçajt se çfarë borxhi i ka atyre. 

“Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria", tregoi Ndoja nga biseda.

Ai gjithashtu iu referua Plarent Dervishajt si "thjesht një ushtar" dhe ky etiketim solli reagimin e tij.

Pjesë nga dëshmia:

Arjan Ndoja: Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më, me Genc Malokun, kam një raport normal, i humbi djali në makinë me mua. Me Dorian Shabën nuk kam pasur komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam interes pasuror në Gjirin e Lalzit.

SPAK: E njihni Halit Valterin?

Arjan Ndoja: E njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qeparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në kuvend, por nuk e di a janë ata.

Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Nje djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar.

Plarent Dervishaj: M’u drejto me emër mua!

11 MUAJ ME PARE

"Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar!" Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të shtënat kanë qenë nga dy armë! Kur u hap dera, ndjesë pastë, Andi ra

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja ka deklaruar se sapo kanë kaluar në mbikalim, filluan të shtënat. Ai thotë se nuk e kuptoi fillimisht dhe se plumbat vinin nga mbrapa.

Gjithashtu Ndoja ka thënë në GJKKO se nuk kanë arritur ta shohin makinën, por sipas tij, të shtënat kanë qenë nga dy armë, psepse dalloheshin zhurma e ndryshme. Ai ka theksuar se kanë qenë të shtëna, jo breshëri. Ndoja deklaroi se makina u ngadalësua nga i ndjeri. Ai thotë se vetëm 3 minuta ka qenë koshient, është rrëzuar në tokë pasi doli nga makina, dhe ishte pa ndjenja 6-7 minuta dhe e ka parë veten në spital.

"Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën. Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime", tha ish-prokurori.

Dëshmia e Arjan Ndojës:

Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet. Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte. Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat. Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge. Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.

Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa. Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot. Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri. S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital. Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën. Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat. Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja. Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh. Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen. Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.

11 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj tij në 2019/ Dëshmon në GJKKO Arjan Ndoja: Dua të di shkakun, kujt i kam borxh?

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
foto ilustruese

TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij për atentatin me armë zjarri të ndodhur më 1 nëntor 2019, ku mbeti i plagosur vetë dhe shoferi i tij Andi Maloku humbi jetën. Ndoja gjatë dëshmisë së dhënë në sallën e gjyqit, tregoi detaje nga ngjarja, ku theksoi se nuk ka pasur kurrë konflikte personale me askënd që mund ta lidhin me një tentativë për vrasje.

Gjithashtu ai përshkroi edhe momentet kur u qëllua mbi ta. Ish-prokuroi shprehet se sapo kanë kaluar mbi mbikalimin kanë filluar të shtënat. Sipas tij ka qenë vetëm për pak minuta i vetëdijshëm pas sulmit dhe më pas ka humbur ndjenjat. Gjithashtu Ndoja ka theksouar se shoferi i tij Maloku kishte mundur të hapte derën e makinës para se të rrëzohej nga plagët e marra.

“Kam qenë duke u kthyer në shtëpi me makinën time, një Mercedes Benz, të cilën e përdornin edhe persona të familjes sime. Me mua në atë moment ndodheshin Andi Maloku, i ndjeri që sapo kisha marrë në punë, dhe Aleksandër Laho, që njihej si avokat. Në momentin e atentatit, Andi ishte në timon, unë në sediljen e pasagjerit dhe Aleksandri pas. Sapo kaluam mbi mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht mu duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme. Nuk kam pasur problem me askënd. Nuk kam pasur shqetësime. Dua të di pse ndodhi kjo. Deri më sot askush nuk ka dalë të më thotë çfarë borxhi u kam,” tha Ndoja. 

11 MUAJ ME PARE

Gjyqi në GJKKO për atentatin ndaj tij/ Ish-prokurori  Arjan Ndoj dhe Halit Valteri paraqiten për të dëshmuar 

Atentati ndaj tij, ish-prokurori Ndoja dëshmon në GJKKO: Të
Arjan Ndoja

TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-prokurori është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. Gjithashtu në GJKKO është thirrur për të dëshmuar edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

atentati ndaj ish-prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty