LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi ndaj Top Channel, gjenden tre profile ADN-je, 'gjurma' nxjerr në dritë të rrezikshmin, pritet ekspertiza nga Europol

• Tre profile AND-je janë aktualisht në duart e grupit hetimor për zbardhjen e sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel. Një gjurmë ADN-je është gjetur në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola. • Brenda në makinë janë gjetur edhe dy profile të tjera ADN-je në mjetin e përdorur nga autorët. Bëhet fjalë për makinën ‘Range Rover’ që u gjet e djegur në afërsi të Golemit, pas ngjarjes së ndodhur. • Një nga gjurmët e gishtit që është gjetur brenda në makinë në një fishek të paplasur, dyshohet se i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. • Sot kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore. • Gjurma e gjetur do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore. Më pas, do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion, metodë që është përdorur dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s’është djegur fare

Sulmi ndaj Top Channel, gjenden tre profile ADN-je, 'gjurma' nxjerr
Mjeti i përdorur në krim

TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat ka deklaruar se makina e personave që kryen sulmin me breshëri plumbash ndaj Top Channel ka pësuar defekt në momentin që ata po arratiseshin. E ftuar në “Zona Zero”, ajo tha se kjo pistë u ngrit duke parë që makina ishte djegur në mes të rrugës. Gjithashtu, ajo tha se një tjetër dyshim që e përforcon këtë pistë është fakti që Kavaja apo zonat rreth saj nuk janë zgjedhur asnjëherë për të djegur makinat e përdorura në krim, pasi aty mbërrin shumë shpejt zjarrfikësja. Dhe ashtu ka ndodhur e për pasojë, sipas gazetares, pjesa e përparme e makinës ka qenë thuajse e paprekur nga flakët që janë shuar shpejt.

“Ka dyshime që makina e përdorur nga autorët të ketë pësuar një defekt pas sulmit të kryer në godinën e Top Channel për shkak se ishte braktisur në mes të rrugës. Po ashtu, Në asnjë ngjarje kriminale Kavaja nuk është përzgjedhur si vendi ku krimineli zgjedh të djegë makinën, pasi zjarrfikësja mbërrin shumë shpejt, ashtu siç dhe mbërriti në këtë rast. Pjesa e parme e makinës është pothuajse e paprekur pikërisht sepse zjarri u  shua shpejt. Dhe në këto dyshime, po kontrollohen dhe serviset pasi makina mund të ketë qenë në servis para përdorimit,”- deklaroi Bezat.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

3 VITE ME PARE

Del në skenë personi i rrezikshëm, gjenden gjurmë gishti dhe në “Range Rover”-in e përdorur në sulmin ndaj Top Channel

Sulmi ndaj Top Channel, gjenden tre profile ADN-je, 'gjurma' nxjerr
Range Rover-i dhe Top Channel

TIRANË- Grupi hetimor ka në dorë tre profile ADN-je të autorëve të sulmit ndaj Top Channel, ngjarje që solli vrasjen e rojes së sigurisë, Pal Kola. Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se përveç gjurmës së gjetur në njërën prej gëzhojave, grupi hetimor ka gjetur edhe dy profile të tjera AND-je në mjetin e përdorur nga autorët.

Bëhet fjalë për makinën ‘Range Rover’ që u gjet e djegur në afërsi të Golemit, pas ngjarjes së ndodhur. Një nga gjurmët e gishtit që është gjetur brenda në makinë në një fishek të paplasur, dyshohet se i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

3 VITE ME PARE

Gjendet një gjurmë ADN-je në një nga gëzhojat e sulmit tek Top Channel, pritet të ndiqet metoda e përdorur në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku

Sulmi ndaj Top Channel, gjenden tre profile ADN-je, 'gjurma' nxjerr
Top Channel, vendi ku ndodhi sulmi

TIRANË- Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova që ka në dorë grupi hetimor për të zbardhur autorët e ngjarjes. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se sot kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore. Në targë nuk është gjetur asnjë gjurmë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.

Gjurma e gjetur do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore. Më pas, Anila Hoxha thotë se do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion, metodë që është përdorur dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

 

sulmi me arme te topi pal kola vritet roja i top channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj