LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë, policia ndërton dinamikën e ngjarjes, asnjë gjurmë nga autorët (DËMSHPËRBLIMI)

• Roberto Papçi, ish-dhëndri i Pal Kolës, rojës së sigurisë që mbeti i vrarë në sulmin që iu bë Top Channel bashkë me të ndaluarin tjetër, Agustin Tonaj, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Mësohet se dyshja janë marrë në pyetje për orë me radhë pas ndalimit të tyre në Vlorë e më pas janë lënë të lirë. Ata kanë dëshmuar se në Vlorë kanë shkuar për të blerë një makinë. • Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për zbulimin e autorëve. Në njoftimin zyrtar, policia deklaron se do të dëmshpërblejë me 100 mijë euro çdo njeri që jep informacion të vlefshëm mbi autorët. • Gjithashtu është zbardhur dhe itinerari. Automjeti ‘Range Rover’ është vjedhur në Shëngjin në vitin 2020 dhe rezulton se i përkiste një qytetari nga Kosova. Ndërsa, targat “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në Tiranë. • Në orën 00:27 autorët janë fiksuar në Kashari. Më pas, ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”. Makina rezultoi të ishte e autorëve të këtij sulmi.

9 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

I vodhën "Range Rover", e përdorën në krimin te 'Top Channel' e më pas e dogjën! Pronari i mjetit: Ma morën për 3 minuta

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Makina

TIRANË- Ramadan Nikolli ka folur edhe një herë për ngjarjen se si i ishte vjedhur për 3 minuta makinën e tipit “Range Rover” në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Për 'Gazeta Express' ai tregoi se fillimisht atij nuk iu është dhënë informacion se iu është vjedhur makina.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjetë përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informu policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultu, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjete e kam me datë se e kam lajmëru policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha mu kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën”, tha ai.

Ai shton se në atë kohë vlera e veturës ishte 36 mijë euro, e më pas ka pritur nga shteti shqiptar që t’ia gjenin veturën.

“Ata e kanë shpreh edhe atëhrë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu. E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL”, shprehet ai.

Ai thekson se vetura i është vjedhur brenda 3 minutave dhe se dritat ishin fikur në kohën kur po kryhej vjedhja.

“Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem”, u shpreh ai.

Ai tha se i ka shpreh edhe dyshimet e tij se kush ka mundur që t’ia vidhte veturën.

“Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi. Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.

Kjo makinë dyshohet se u përdorë nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola. E më pas të njëjtës iu vu flaka, por që nuk i kishte targat “01”, asaj i ishin ndërruar. “Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Mbaron ekspertiza, momenti kur mjeti i autorëve që sulmuan Top Channel largohet nga Drejtoria e Policisë

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Makina

TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë transportimin e makinës “Range Rover”, mjet i përdorur nga autorët në sulmin ndaj Top Channel. Videoja e publikuar nga FaxNews tregon momentin kur mjeti që u gjet i shkrumbuar në Golem largohet nga Drejtoria e Policisë.

Siç duket, ekspertiza ka përfunduar. Makina i është vjedhur një qytetari nga Kosova, i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në plazhin e Tales në Shëngjin të Lezhës. Por, në korrik të vitit 2020 denoncoi hotelin ku po qëndronte se i kishin vjedhur mjetin. Sot, ka publikuar dhe pamjet nhga vjedhja e makinës.

Policia, në një njoftim sqaroi se targat që autorët i kishin vendosur mjetit natën e sulmit, ishin vjedhur në Tiranë. Sulmi la të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

 

8 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj Top Channel, flasin pronarët: Nuk kemi konflikte me askënd! S’dimë kush fshihet pas ngjarjes

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Top Channel

TIRANË- Familja Hoxha, e cila është pronare e televizionit kombëtar Top Channel që u qëllua me breshëri plumbash, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë roja i objektit, kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi thotë se ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar për sulmin e ndodhur.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO-FOTO/ Ky është ‘Range Rover’-i që përdorën autorët për sulmin ndaj Top Channel, pronari: Ma mori roja i hotelit në Tale, publikova pamjet

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Ramadan Nikolli dhe makina

TIRANË- Makina tip “Range Rover” që u përdor në sulmin ndaj Top Channel rezulton të jetë në pronësi të Ramadan Nikollit, një qytetar nga Kosova që në vitin 2020 zgjodhi të bënte pushimet në plazhin e Talës, në Shëngjin, Lezhë. Arbresh.info shkruan se ka kontaktuar me Nikollin, i cili më 10 korrik të 2020-ës ka denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

““Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndrojë me pushime atëherë,”- ka thënë ai.

“Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjet e djegur pas sulmit që ka ndodhur. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës,”- vijoi tha Makolli.

Në lajmin e publikuar në 10 korrik të vitit 2020, shihet se Makolli denoncon hotelin ‘Sokol Lulaj’ për vjedhjen e mjetit të tij. Ai madje ka publikuar dhe videon ku shihet moment që i marrin makinën.


“Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

8 MUAJ ME PARE

Sulmi me armë ndaj Top Channel, deputetët e PD: Kryeministri t’i lërë sarkazmat me të dehur, ditën mbjell terror me tritol. Autorët të vihen para drejtësisë

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka kërkuar që drejtësia të zbardhë sulmin me armë zjarri në televizionin kombëtar Top Channel. Në një deklaratë për mediat, Açka kërkoi që institucionet dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ta zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje që e cilësoi si një sulm ndaj medias së lirë. Açka i bëri thirrje kryeministrit Rama që të herë dorë nga shakatë me të dehur, referuar deklaratës së thënë një natë më parë nga kreu i qeverisë, i cili aludoi se ngjarja mund të kishte qenë dhe aksidentale. Deputetja tha se autorët duhet të vihen sa më parë para drejtësisë.

Deklarata e plotë:

Në mbështetje të ndjeshmërisë së lartë publike të ardhur pas sulmit kriminal me armë zjarri mbi median kombëtare TOP Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi Pal Kola, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, grupi i deputetëve të Opozitës në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, njëherësh me ngushëllimet e thella për familjen e të ndjerit, shpreh shqetësimin e shtuar se akte të tilla, të paralajmëruara më herët me akte të veçanta e sporadike të dhunës ndaj gazetarëve, disa prej tyre edhe të vetë kësaj medieje, mund të parathonë një stinë të vështirë elektorale ku po hyjmë. Me ngjyrat, skenarin dhe dhunën e një akti të pastër terrorist, ky sulm duhet të kishte ngritur në këmbë shtetin shqiptar, jo vetëm se ai prek shenjtërinë e një prej pushteteve më të ndjeshme, më të brishta dhe më themelore të demokracisë, por sepse ai dëmton dhe vë në dyshim sigurinë e të gjitha fijeve të komunikimit publik, që është thelbi i fjalës dhe medias së lirë në një demokraci të shëndetshme. Në të gjitha rastet e përsëritura të ngjashme, edhe pse jo të këtyre përmasave, Opozita e ka ngritur zërin me shqetësim për një investigimin të plotë dhe nxjerrjen para drejtësisë së fajtorëve, duke denoncuar apatinë e plotë të organeve kompetente në zbardhjen e çështjeve të tilla. Tani jemi dy ditë më pas dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë po ndodh me gjetjen e terroristët dhe vrasësit e një shqiptari të pafajshëm në vendin e tij të punës. Shqetësimi i menjëhershëm i ndërkombëtarëve, alarmi i aktorëve më të rëndësishëm publikë dhe i mbarë qytetarëve shqiptarë, dënimi i lehtësisë me të cilën krimi zotëron qytetet shqiptare, se si vret dhe ndëshkon shqiptarë të ndershëm, se si dërgon sinjale të hapura shantazhi ndaj fjalës së lirë, duhet t’i kishte shtyrë autoritetet shqiptare të ngarkuara ligjërisht për sigurinë dhe mbrojtjen e shqiptarëve, në dhënien e një prioriteti akut ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila gërvish sovranitetin dhe prosperitetin e medias së lirë shqiptare, të ndërtuar me aq mund. Ndaj, duke përcjellë mbështetjen tonë publike dhe solidarizimin me TOP Channel, me gazetarët dhe të gjithë stafin e tyre, ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe personalisht zotit Çuçi, Policisë së shtetit, Policisë së Tiranës, të gjejnë sa më shpejt fajtorët dhe t’i çojnë ata para drejtësisë, të sigurojnë mbështetjen e tyre të pakufishme mbi median shqiptare, cilado qoftë ajo, edhe kur jo gjithmonë duartroket kinse sukseset e qeverisë shqiptare. Para ligjit dhe Kushtetutës së Shqipërisë të gjithë jemi të barabartë. I bëjmë thirrje Kryeministrit shqiptar, t’i lërë sarkazmat me të dehur e sarhoxhë që shëtisin me kallashnikovë netëve shqiptare në gjueti për terror, dhe ta marrë seriozisht këtë ngjarje të frikshme. Mjafton t’i kujtojmë Kryeministrit shqiptar të shkujdesur dukshëm me krimin, se mjafton djegia e makinës diku për të humbur gjurmët, për të kuptuar skenarin dhe të gjithë regjizurën e banditëve të pastër. Sigurisht, një Kryeministër që bën vetë terror me tritol ditën për diell, ditën e festave, në zenit të verës në mes të plazhistëve, vetëm e vetëm të dëshmojë forcën e pushtetit, vetëm e vetëm të dëmtojë asetet e një medieje që ai nuk e kontrollon dot, e trajton si një shaka dhe lojë luftash barabitjen e krimit me shtetin, pse jo edhe duke e konkurruar atë plotësisht. Ne i bëjmë thirrje edhe politikës shqiptare, segmenteve të caktuara të saj, të ndalin gjuhën, shpesh shumë të ashpër, shpesh me doza agresive, shpesh plot shpifje e shantazhe, që nuk bëjnë gjë tjetër, veç i krijojnë një parajsë publike dhe një mjedis perfekt për frymëzimin e krimit dhe dhunës në shoqërinë shqiptare. Si pjesë e një komisioni shumë të rëndësishëm parlamentar që drejtohet nga Opozita, grupi i deputetëve të Opozitës në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik u bën thirrje edhe disa analistëve politikë dhe me autoritet, të ndalin thirrjet e tyre publike për dhunë ndaj asaj që ata paracaktojnë me paragjykim si pjesë e madhe apo e vogël e Opozitës shqiptare. I bëjmë thirrje AMA-s të monitorojë me seriozitet të lartë rastet e shpeshta të kësaj natyre, në të cilat janë shfaqur ftesat publike për ndëshkim nga cilido shëtitës e bujtës i televizioneve shqiptare, si akte të një papërgjegjshmërie të lartë dhe nxitëse të përplasjeve në prag të fushatës së zgjedhjeve vendore. Duke përsëritur qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetjen ndaj çdo gazetari dhe çdo medie shqiptare, ne nuk do të reshtim të kërkojmë nga shteti të përgjigjet dhe të veprojë në detyrimin e tij ndaj ligjit për sigurimin e jetës dhe mbarëvatjes së punës së tyre se pushtetit të shenjë mediatik në Shqipëri.

8 MUAJ ME PARE

Vrasja te Top Channel, Kurti: U trondita kur mësova lajmin e hidhur, vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjes Kola, pas vrasjes së rojes së sigurisë të 'Top Channel', ngjarja e cila ndodhi dy ditë më parë në ambientet e medias. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'Wake Up', Kurti tha se ajo që ndodhi ishte një sulm i tmerrshëm dhe i papranueshëm. Ai kërkon që autorët të vihen përballë drejtësisë.  

"Unë u trondita kur mora vesh këtë lajm të hidhur. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, familjes Kola, të gjithë juve kolegëve të tij në Top Channel dhe qytetarëve mbarë për shkak se një sulm i tillë i tmerrshëm është i papranueshëm dhe duhet që të zbardhet sa më parë dhe vrasësi të vihet prapa grilave nga fuqia e ligjit të drejtë, nga policia dhe drejtësia në Shqipëri. Është një rast i rëndë meqenëse bëhet fjalë për një punëtor në shërbim të njoftimit të qytetarëve, informimit të njerëzve, pra të njërës prej lirive themelore që duhet të gëzojë gjithsecili në republikë"

8 MUAJ ME PARE

Kashar-Durrës-Golem/ Zbardhet itinerari i autorëve që sulmuan Top Channel, i përdorën të dy kallashnikovët, ‘Range Rover’-in ia vodhën kosovarit në Shëngjin, targat kameramanit (LËVIZJET)

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Sulmi tek Top Channel

TIRANË- Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën dhe itinerarin që kanë ndjekur personat që realizuan sulmin ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola. SIPAS Policisë, automjeti i përdorur në krim, ‘Range Rover’, ngjyrë kafe, është vjedhur në Shëngjin në vitin 2020 dhe rezulton se i përkiste një qytetari nga Kosova. Ndërsa, targat “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës, që siç u raportua më herët, i përkisnin një kameramani të emisionit investigativ të Top Channel, ‘Inside Story’.

Nga kamerat, grupi hetimor ka dalë në përfundimin se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar në zonën e Kasharit. Më pas, ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.

Më pas, ata janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”. Makina rezultoi të ishte e autorëve të këtij sulmi.

Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Tashmë, grupi hetimor ka në dorë automjetin dhe armën, në të cilat mund të gjenden gjurmë që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes që i mori jetën edhe punonjësit Pal Kola.

Njoftimi:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 00:30, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe janë organizuar pika kontrolli në të gjitha akset rrugore të vendit. U formua grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në vendin e ngjarjes dhe në vendin e djegies së automjetit. Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët. Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj.

Janë pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj. Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre. Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Më datë 27.03.2023, në orën 19:00, nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar një analizë e detajuar e veprimeve hetimore të kryera, janë përcaktuar versionet hetimore dhe një grup i posaçëm hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore të deleguara me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Po kështu, po analizohen të gjitha informacionet që disponon Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor, për kryerjen e këtij hetimi. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

8 MUAJ ME PARE

Sulmi me armë zjarri tek Top Channel, Policia e Shtetit ende asnjë gjurmë, apel qytetarëve: 100 mijë euro shpërblim kush jep informacion mbi autorët

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Top Channel

TIRANË- Policia e Shtetit do të dëshpërblejë me 100 mijë euro çdo person që jep informacion të vlefshëm që mund të çojë në zbulimin e autorëve të sulmit me armë zjarri kundrejt Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja Pal Kola. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se makina e autorëve "Range Rover" është vjedhur në Lezhë dhe rezulton se ishte në pronësi të një personi nga Kosova. Ndërsa, targat “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Deklaratë për shtyp e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03.2023, për ngjarjen e ndodhur në Mëzez, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i sigurisë, shtetasi Pal Kola, ju informojmë si më poshtë: Më datë 27.03.2023, rreth orës 00:30, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe janë organizuar pika kontrolli në të gjitha akset rrugore të vendit. U formua grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në vendin e ngjarjes dhe në vendin e djegies së automjetit. Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët. Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj.

Janë pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj. Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër. Për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre. Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.

Më datë 27.03.2023, në orën 19:00, nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar një analizë e detajuar e veprimeve hetimore të kryera, janë përcaktuar versionet hetimore dhe një grup i posaçëm hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve hetimore të deleguara me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve. Po kështu, po analizohen të gjitha informacionet që disponon Policia e Shtetit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor, për kryerjen e këtij hetimi. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Si ndodhi sulmi?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip 'Range Rover' me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Sulmi me armë tek Top Channel, ish-dhëndri i rojes së vrarë dhe miku i tij mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen

Sulmi ndaj Top Channel, lirohet ish-dhëndri i rojes së vrarë,
Pal Kola

TIRANË- Roberto Papçi, ish-dhëndri i Pal Kolës, rojës së sigurisë që mbeti i vrarë në sulmin që iu bë Top Channel bashkë me të ndaluarin tjetër, Agustin Tonaj, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Mësohet se dyshja janë marrë në pyetje për orë me radhë pas ndalimit të tyre në Vlorë. 

Dyshja, me origjinë nga Shkodra, u ndaluan një ditë më parë në Vlorë. Ata ishin pikasur nga kamerat e sigurisë teksa hidhnin diçka në hyrje të Vlorës dhe policia, me dyshimet se bëhej fjalë për armë zjarri, i ka shoqëruar në komisariat për t'i marrë në pyetje. Pikërisht gjatë procesit, blutë e Vlorës kanë kuptuar se njëri prej të ndaluarve ishte ish-dhëndrri i Kolës.

Por, sërish nuk janë tërhequr pasi janë vënë në dijeni të problemeve mes dy familjeve. Roberto Papçi, dy vite më parë është divorcuar nga vajza e Kolës dhe çifti kanë pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve. 

Papçit dhe Tonajt u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Po ashtu u janë marrë edhe shenjat e gishtave, ndaj priten përgjigje më konkrete lidhur me rolin e tyre në këtë ngjarje, pas përfundimit të analizave. Konfirmimi i pjesëmarrjes së tyre në sulmin me armë zjarri ndaj televizionit kombëtar që tronditi vendin mesnatën e kaluar do të shënonte një kthesë të fortë, duke konkluduar se ngjarja që tronditi vendin nuk ishte një 'atentat' ndaj fjalës së lirë, por konflikt personal. 

pal kola vritet roja i top channel sulmi me arme te topi

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!