All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200 të plagosur! Autori, një mjek nga Arabia Sudite! Musk: Scholz të japë dorëheqjen! Macron: Trishtim! Von der Leyen: Akt brutal dhe frikacak!

• Drejtuesi i një automjeti përplasi një turmë të madhe njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë qendrore të premten në mbrëmje, duke vrarë të paktën 5 persona dhe duke plagosur më shumë se 200 të tjerë. • Mediat e huaja bëjnë me dije se drejteusi ishte një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite me vendbanim në Gjermani, ku ai kishte jetuar për gati dy dekada. • Mësohet po ashtu se agresori 50-vjeçare është arrestuar. • Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka vizituar vendin e ngjarjes të shtunën. • Ndërsa lajmi për sulmin u përhap, Elon Musk, miliarderi aleat me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, kritikoi Scholz dhe i bëri thirrje të jepte dorëheqjen.• Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh në platformën X mjaft i tronditur, dhe shkroi se Franca ndan trishtimin me popullin gjerman. • Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dënoi aktin brutal dhe frikacak dhe theksoi se ky akt dhune duhet të hetohet dhe të dënohet ashpër. • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar kancelarin Scholz dhe i kishte shprehur ngushëllimet e tij.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave, mbi 200 të lënduar

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
Foto nga vendi i ngjarjes
All - Paragraf - 1

GJERMANIA- Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit. Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma. Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm.

Policia nuk e ka komentuar të shtunën numrin e raportuar të viktimave. Të premten, zyrtarët vendës njoftuan se të paktën dy njerëz u vranë dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet. Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta. Autoritetet gjermane po e hetojnë një mjek saudit, 50-vjeçar, i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada, si të dyshuar për shkeljen e njerëzve me veturë në këtë treg.

Policia e bastisi banesën e tij gjatë natës. Nuk është e qartë se cilat kanë qenë motivet e tij dhe policia ende nuk e ka emëruar zyrtarisht të dyshuarin. Por, mediat gjermane e kanë identifikuar atë si Taleb A. Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.

Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit. Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.

"Njerëzit si unë, që kanë një të kaluar islame, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen as me mirëkuptim e as me tolerancë nga myslimanët këtu", citohet të ketë thënë ai.

"Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët", kishte thënë ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti në Magdeburgun të shtunën paradite. Socialdemokratët e tij kanë ngelur mbrapa AfD-së dhe opozitës konservatore, e cila prin, në sondazhe para zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit. AfD-ja i ka udhëhequr thirrjet për luftimin e imigracionit në vend./ REL

1 VITE ME PARE

Mbështeste partinë e ekstremit të djathtë dhe urrente islamin, kush është autori i sulmit terrorist në Gjermani

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200

GJERMANI- Drejtuesi i një automjeti përplasi një turmë të madhe njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë qendrore të premten në mbrëmje, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë. I dyshuari i arrestuar mësohet se është një mjek 50-vjeçar, Taleb A., i cili vjen nga Arabia Saudite dhe ka ardhur në Gjermani në vitin 2006.

Sipas hulumtimeve të WDR dhe NDR, ai thuhet se është një figurë shumë e spikatur në komunitetin e migrantëve sauditë dhe konsiderohej person kontaktues për azilkërkuesit, veçanërisht gratë. Ai ka statusin e azilit si refugjat politik që nga viti 2016. Gjithashtu i dyshuari i arrestuar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet gjermane si ekstremist. 

Deklaratat e deritanishme që burri mësohet se ka bërë deri para pak kohësh në rrjetet sociale japin dëshmi se ai mund të jetë ndjerë i përndjekur. Sipas hulumtimit të WDR, ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj islamit në internet dhe se i frikësohej islamizimit të Gjermanisë. Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten kritikun më agresiv të islamit në histori.

Po ashtu 50-vjeçari shprehte simpati për partinë, AfD në Gjermani, që në pjesë të saj është e provuar si ekstremiste e djathtë. Taleb A. ëndërronte për një projekt të përbashkët me AfD, të ngrinte një akademi për ish-myslimanët, dhe shkruante në platformën X: “Kush tjetër e lufton islamin në Gjermani?”. Po në platformën X ai shkruante se “Gjermania do të islamizojë Europën”.

Në një intervistë para 8 ditësh në një blog amerikan armiqësor ndaj islamit, ai ka përhapur teza konspirative. Shteti gjerman po zhvillon një operacion të fshehtë sekret për të përndjekur ish-myslimanët sauditë dhe për të shkatërruar jetën e tyre. Në të njëjtën kohë xhihadistët sirianë kanë marrë azil në Gjermani, sipas Taleb A. Nuk ka qenë i njohur për autoritetet si ekstremist.

 

 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Scholz mbërrin në vendin e ngjarjes

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
Olaf Scholz

GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur paraditen e sotme në Magdeburg për të nderuar viktimat e sulmit të djeshëm në një treg Krishtlindjesh. I veshur me të zeza, Scholz shoqërohet nga ministra kombëtarë dhe rajonalë që mbanin lule.

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 4. Sipas mediave gjermane janë mbi 60 të plagosur, mes të cilëve ka dhe persona në gjendje të rëndë.

Autoritetet gjermane po hetojnë një mjek saudit 50-vjeçar i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada në lidhje me rastin. Ndërkohë, policia kontrolloi shtëpinë e tij gjatë natës.

Motivi i sulmit vijon të mbetet i paqartë. Një burim nga Arabia Saudite tha për Reuters se mbretëria kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin, pasi kishte postuar pikëpamje ekstremiste në llogarinë e tij personale X.

Burimi e identifikoi të dyshuarin si Taleb Abdul Jawad. Der Spiegel i Gjermanisë e identifikoi sulmuesin si Taleb A., një specialist në psikiatri dhe psikoterapi që simpatizonte partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa për Gjermaninë. 

 

1 VITE ME PARE

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, shkon në 4 numri i viktimave

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
Foto nga vendi i ngjarjes

GJERMANIA- Numri i viktimave nga një përplasje me makinë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut u rrit në 4 të shtunën, sipas gazetës gjermane Bild. Dhjetëra njerëz u plagosën në sulmin e së premtes në mbrëmje, i cili erdhi mes debatit të ashpër mbi sigurinë dhe emigracionin gjatë një fushate zgjedhore në Gjermani.

Autoritetet gjermane po hetojnë një mjek saudit 50-vjeçar i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada në lidhje me rastin. Ndërkohë, policia kontrolloi shtëpinë e tij gjatë natës.

Motivi i sulmit vijon të mbetet i paqartë. Një burim nga Arabia Saudite tha për Reuters se mbretëria kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin, pasi kishte postuar pikëpamje ekstremiste në llogarinë e tij personale X.

Burimi e identifikoi të dyshuarin si Taleb Abdul Jawad. Der Spiegel i Gjermanisë e identifikoi sulmuesin si Taleb A., një specialist në psikiatri dhe psikoterapi që simpatizonte partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa për Gjermaninë. 

1 VITE ME PARE

“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”, Elon Musk shkakton indinjatë në Berlin! Scholz: Liria e fjalës vlen edhe për miliarderët, por...

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
Elon Musk

GJERMANI- Manjati i teknologjisë Elon Musk, ka shkaktuar zemërim në Gjermani pasi mbështet partinë e ekstremit të djathtë.

“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë“, shkroi miliarderi në platformën e tij të mediave sociale X, i cili po përgatitet t’i bashkohet qeverisë së presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me komentin e Musk. Kjo nuk ishte hera e parë që pronari i X komenton për politikën gjermane. Më 8 nëntor ai e kishte quajtur Scholz-in "të çmendur", pas rënies së koalicionit qeverisës gjerman më 6 nëntor, një ngjarje që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt.

“Liria e fjalës vlen edhe për miliarderët. Por liria e fjalës do të thotë gjithashtu se ne mund të themi gjëra që nuk janë të drejta dhe nuk janë këshilla të mira politike“, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach e cilësoi si padinjitet dhe shumë problematike ndërhyrjen e Musk në debatin politik gjerman javë përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Mbrëmjen e së premtes, pasi të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, Musk nuk i kurseu sërish kritikat, teksa shkroi në X: “Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë. I paaftë.”

1 VITE ME PARE

“Njerëzit bërtisnin, kaosi mbizotëronte”! Dëshmi tronditëse nga sulmi në Magdeburg: Kishte gjak, njerëz të shtrirë në tokë

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Situata kaotike që ka mbizotëruar në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg mbrëmjen e së premtes, pas sulmit terrorist ku humbën jetën dy persona dhe rreth 70 metën të plagosur. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë treguar tmerrin që kanë parë gjatë sulmit. Gazetari i BILD Johannes Proft ka folur me dëshmitaren okulare Nadine nga Wolfsburgu. Ajo kishte udhëtuar drejt Magdeburgut me të dashurin e saj Marco. 

Nadine po ecte me të dashurin e saj Marco kur makina u përplas me të. Marco ka pësouar lëndime në këmbë dhe në kokë. Lars Frohmüller, një gazetar për transmetuesin publik MDR i cili mbërriti në tregun e Krishtlindjeve të Magdeburgut menjëherë pas sulmit, foli për BBC për atë që pa. Ai thotë se kishte kudo ambulanca, kishte polici, kishte shumë zjarrfikës dhe ishte një situatë vërtet kaotike.

“Kishte kudo ambulanca, kishte polici, kishte shumë zjarrfikës, ishte një situatë vërtet kaotike. Pamë gjak në dysheme, pamë njerëz të ulur pranë njëri-tjetrit dhe rreth tyre kishin gjethe ari dhe argjendi. Dhe ne pamë shumë mjekë që përpiqeshin t'i mbanin njerëzit ngrohtë dhe t'i ndihmonin ata me lëndimet e tyre. Është një tronditje e madhe. Është një tronditje e madhe për çdo person këtu në Magdeburg dhe për çdo person në Saksoni-Anhalt”, tha ai. 

Tronditëse është dëshmia e një burri që dëgjoi njerëzit të bërtisnin ndërsa makina kalonte me shpejtësi nëpër tregun e Krishtlindjeve. Clowes raportoi se makina ishte rreth 15 metra larg tij dhe ai e pa atë të përplasej me njerëzit. Ai shprehet se shoferi nuk frenoi dhe makina thjesht kaloi nëpër turmë. 

“U ktheva dhe në fillim mendova se zhurma ishte karuseli i fëmijëve që ishte menjëherë pas nesh. Papritur një makinë vjen nga e djathta jonë drejt matanë. Ai po ngiste të paktën 48-64 km/h dhe njerëzit po kalonin mbi makinë. Ne e dinim se ishte një incident i rëndë pasi po ndodhte. Shoferi nuk frenoi apo asgjë, makina thjesht kaloi nëpër turmë," shtoi ai.

Ndërsa zjarrfikësi Johannes ishte një nga të parët që nxitoi në tregun e Krishtlindjeve. Johannes shprehet se ishte se në një film të keq. Gjithashtu ai thotë se ka marrë të plagosurit që nuk kishin njeri me vete dhe i ka çuar në qendrat shëndetësore. 

Ishte si të ishe në një film të keq. Eca nëpër tregun e shkatërruar, njerëzit ishin shtrirë majtas e djathtas. Dhe gjithçka që mund të mendoja ishte: Cilin prej tyre do të ndihmoj tani? Më pas i kam kapur të plagosurit që nuk kishin njeri me vete dhe i kam çuar në qendrat përkatëse të trajtimit. Kam përdorur një shënues për të shkruar fjalët jeshile, të verdhë ose të kuqe në fytyrën e të dëmtuarit. Varësisht nga niveli i lëndimit të tyre”, zbuloi ai.

Deri më tani dihet se dy persona u vranë në sulm. Rreth 68 persona mbetën të plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërkohë që vijojnë hetimet për motivet e sulmuesit, një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite. Sulmi ka tronditur të gjithë Gjermaninë me autoritetet lokale duke përgatitur një shërbim përkujtimor për viktimat.

1 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, publikohen PAMJET kur arrestohet autori

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
autori

GJERMANI- Të paktën 2 persona kanë humbur jetën mes të cilëve një fëmijë dhe 68 të plagosur nga sulmi i mbrëmjes së djeshme në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Autori i sulmit u arrestua vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve. Në video shihet momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart sipër dhe dorëzohet para autoriteteve gjermane duke u shtrirë në tokë.

 

Agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit. Sipas të dhënave të fundit të mediave gjermane 50-vjeçari ka qenë një ujk i vetmuar dhe gjithçka e ka bërë i vetëm.

Çfarë ndodhi?

Një makinë u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 19:00. Kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) tha për median gjermane, se dy persona u vranë. Bëhet e ditur, se rreth 68 persona u plagosën. Ndërsa 15 prej tyre u plagosën rëndë. Një i dyshuar është arrestuar. Shoferi i një BMW-je të zezë të marrë me qira u fut në turmë "të paktën 400 metra mbi tregun e Krishtlindjeve". Tregu i Krishtlindjeve u mbyll.

1 VITE ME PARE

"Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre!" Sulmi Gjermani/ Macron: Trishtim! Von der Leyen: Akt brutal dhe frikacak! Rutte: Ngushëllime popullit gjerman

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
Foto nga vendi i ngjarjes

GJERMANIA- Sulmi i së premtes vonë në Magedburg (20.12.) ka tronditur Gjermaninë dhe ka shkaktuar reagime të mëdha. Kancelari,  Olaf Scholz  pritet të vizitojë të shtunën vendin e ngjarjes. Scholz shkroi në X: "Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah tyre dhe pranë njerëzve në Magdeburg". Kancelari gjerman shprehu falënderimin e tij për "forcat e përkushtuara të shpëtimit në këto orë ankthi".

Edhe Presidenti i Gjermanisë,  Frank-Walter Steinmeier u shpreh i prekur thellë lidhur me mësymjen e një automjeti në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, që mendohet se mund të jetë një sulm. "Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre", shkroi presidenti në platformën X. "Me mendje jam pranë viktimave dhe të afërmve të tyre. Falenderoj të gjitha forcat e shpëtimit për angazhimin e tyre." Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se ende "nuk është zbardhur i gjithë sfondi i këtij akti të tmerrshëm."

Reagime vijnë edhe nga Europa.  Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh në platformën X mjaft i tronditur, dhe shkroi se Franca ndan trishtimin me popullin gjerman. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dënoi aktin "brutal dhe frikacak" dhe theksoi se "ky akt dhune duhet të hetohet dhe të dënohet ashpër.” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Mark Rutte tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar kancelarin Scholz dhe i kishte shprehur ngushëllimet e tij.

Kryeministri i landit të Sakoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) bëri fjalë për një tragjedi dhe katastrofë të tmerrshme për qytetin e Magdeburgut dhe Gjermaninë. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, uroi shërim të shpejtë dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për punën e tyre. Edhe politikanë të tjerë gjermanë reaguan të tronditur pas sulmit në Magdeburg dhe shprehën ngushëllimet e tyre. Ndër të tjera, kandidati për kancelar i Unionit Friedrich Merz, kandidati i Gjelbër për kancelar Robert Habeck, dhe kandidatja e AfD Alice Weidel, si edhe kandidati kryesor i FDP për kancelar, Christian Lindner.

Nga ana e saj, Arabia Saudite dënoi aktin në Magdeburg dhe shprehu solidaritetin e saj me Gjermaninë. Qeveria në Riad shpreh "solidaritetin e saj me popullin gjerman dhe familjet e viktimave” dhe thekson "refuzimin e dhunës”, deklaroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në shërbimin online X.

Çfarë ndodhi?

Një makinë u përplas në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten, e sipas informacioneve në një raport të brendshëm nga policia e Magdeburgut thuhet se kjo ndodhi pak pas orës 19:00. Kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff (CDU) tha për median gjermane, se dy persona u vranë. Bëhet e ditur, se rreth 68 persona u plagosën. Sipas administratës së qytetit të Magdeburgut, 15 prej tyre u plagosën rëndë. Një i dyshuar është arrestuar. Shoferi i një BMW-je të zezë të marrë me qira u fut në turmë "të paktën 400 metra mbi tregun e Krishtlindjeve". Tregu i Krishtlindjeve u mbyll.

Kush është i dyshuari?

I dyshuari i arrestuar mësohet se është një mjek 50-vjeçar, Taleb A., i cili vjen nga Arabia Saudite dhe ka ardhur në Gjermani në vitin 2006. Sipas hulumtimeve të WDR dhe NDR, ai thuhet se është një figurë shumë e spikatur në komunitetin e migrantëve sauditë dhe konsiderohej person kontaktues për azilkërkuesit, veçanërisht gratë. Ai ka statusin e azilit si refugjat politik që nga viti 2016. Nuk ka informacione për motivin. Kryeministri i landit, Haseloff tha se hetimet janë në vazhdim.

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, të cilave u referohet agjencia e lajmeve dpa, i dyshuari i arrestuar nuk ishte i njohur më parë për autoritetet gjermane si ekstremist. Deklaratat e deritanishme që burri mësohet se ka bërë deri para pak kohësh në rrjetet sociale japin dëshmi se ai mund të jetë ndjerë i përndjekur. Sipas hulumtimit të WDR, ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj islamit në internet dhe se i frikësohej islamizimit të Gjermanisë. Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten "kritikun më agresiv të islamit në histori"./ DW

1 VITE ME PARE

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 2 viktima dhe 60 të plagosur! Autori, një mjek nga Arabia Sudite! Elon Musk: Scholz të japë dorëheqjen

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 5 viktima dhe mbi 200
Foto nga vendi i ngjarjes

GJERMANIA- Drejtuesi i një automjeti përplasi një turmë të madhe njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë qendrore të premten në mbrëmje, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë. Mediat e huaja bëjnë me dije se drejteusi ishte një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite me vendbanim në Gjermani, ku ai kishte jetuar për gati dy dekada. Mësohet po ashtu se agresori 50-vjeçare është arrestuar. 

Një nga të vdekurit ishte një fëmijë i vogël, tha Reiner Haseloff, Kryeministri i shtetit të Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, bëri me dije se një nga viktimat ishte një fëmijë. 

“Është një katastrofë për qytetin e Magdeburgut, për shtetin dhe për Gjermaninë në përgjithësi. Siç qëndrojnë gjërat për momentin, ne po flasim për një shkelës të vetëm, që do të thotë se nuk ka asnjë rrezik të mëtejshëm për qytetin, sepse ne mundëm ta arrestonim", tha Haseloff, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.

Motivi i sulmit vijon të mbetet i paqartë. Një operacion policor u zhvillua gjithashtu në qytetin e Bernburgut, në jug të Magdeburgut, ku i dyshuari besohet të ketë jetuar, raportoi gazeta lokale Mitteldeutsche Zeitung.

Një burim nga Arabia Saudite tha për Reuters se mbretëria kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin, pasi kishte postuar pikëpamje ekstremiste në llogarinë e tij personale X. Burimi e identifikoi të dyshuarin si Taleb Abdul Jawad. Der Spiegel i Gjermanisë e identifikoi sulmuesin si Taleb A., një specialist në psikiatri dhe psikoterapi që simpatizonte partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa për Gjermaninë. 

Kancelari gjerman Olaf Scholz, pritet të vizitojë vendin e ngjarjes të shtunën me ministren e Brendshme Nancy Faeser. Ndërsa lajmi për sulmin u përhap, Elon Musk, miliarderi aleat me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, kritikoi Scholz dhe i bëri thirrje të jepte dorëheqjen.

sulmi ne gjermani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!