LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjen e Fatmira Dedës, Dumani: Festim dhe Petrit Qoli më kanë paguar 40 mijë euro për ta vrarë! (Përplasjet në GJKKO)

• Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për dosjen "Plumbi i Artë" ku i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani me dëshmitë e tij ka zbardhur disa vrasje të bujshme të ndodhura në vend. • Në seancën e sotme është zbardhur vrasja e Fatmira Dedës, nënës së Ervis Dedës një eksponent i njohur i krimit. • Ai ka treguar se vrasjen e kishte planifikuar me Talo Çelën dhe se kanë përgjuar lëvizjet e Fatmirës kur kjo e fundit shkonte në varreza në orën 7 dhe kishin vendosur që vrasja do të kryehej pikërisht aty. • Dumani tha se plani ka ndryshuar dhe ekzekutimi është bërë në garazhin e banesës së saj. • Ai thotë se në momentin që ka hyrë në garazh ka parë Çelën duke goditur për vdekje 60-vjeçaren. • Në seancën e gjyqit, i penduari i drejtësisë është përballur me Agron Qolin, i arrestuar gjithashtu në kuadër të dosjes "Plumbi i Artë". • Qoli është shprehur se Dumani i lutej zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lekë, ndërsa ai i lutej zotit që të gjente punë, për të fituar para për veten dhe familjen. • Një tjetër përplasjes Dumani ka pasur edhe me Petrit Qolin një tjetër i arrestuar në kuadër të dosjes "Plumbi i Artë", dhe për të cilin ai thotë se është një nga porositësit e vrasjes së Fatmira Dedës. • I penduari i drejtësisë ka treguar se 10 mijë euro paradhënie i kishte marrë nga Festim Qoli, ndërsa 30 mijë euro i mori disa ditë pas vrasjes nga Petrit Qoli. • Ky i fundit ka mohuar takimin me Dumanin dhe ka thënë se po të kishte një dëshmitarë të vetëm për këtë takim, ai do kërkonte që të ekzekutohej në gijotine. • Festim Qoli, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedës në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedës, një vit më pas, në 2013. • Qoli është shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tregoi detaje nga krimi i dyfishtë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Më kanë paguar 40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedës", Petrit Qoli mohon dëshminë e Nuredin Dumanit: Nëse del një dëshmitar i takimit tonë, më ekzekutoni

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjen e Fatmira Dedës, Dumani:
deda, dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbardhur në seancën e sotme në GJKKO vrasjen e Fatmira Dedës, nënës së të ndjerit Ervis Dedës, i njohur ndryshe si “Losha”.

Në gjyq, Dumani ka pasur përplasje me Petrit Qolin një tjetër i arrestuar në kuadër të dosjes "Plumbi i Artë", dhe për të cilin ai thotë se është një nga porositësit e vrasjes së Fatmira Dedës.  I penduari i drejtësisë ka treguar se 10 mijë euro paradhënie i kishte marrë nga Festim Qoli, ndërsa 30 mijë euro i mori disa ditë pas vrasjes nga Petrit Qoli.

Ky i fundit ka mohuar takimin me Dumanin dhe ka thënë se po të kishte një dëshmitarë të vetëm për këtë takim, ai do kërkonte që të ekzekutohej në gijotine.

REPLIKAT NË GJYKATË: 

Nuredin Dumani: Festim Qoli me premtoi 40 mije euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënie nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitarë të më gjej unë dua varje franceze në gijotinë.

Nuredin Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hip në maj të minares, është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmuar njerëz, po ka ndihmuar edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit, por s’ja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u gra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm, atëherë unë jam krijesa me e shpifur në gjithë tokën shqiptare. Ditën kur ka dëshmuar para jush mos kanë qenë para jush mos kanë qenë sëmure, ka qene konfuz, s’ka qene ne rregull. Ne seancat e para sytë i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute ne burg njerëzit qe urreje, cili nga këto është i vërtet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?

Nuredin Dumani: Une e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se të më vinte sms nga Agroni.

Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka derguar sms?

Nuredin Dumani: Jo edhe here te tjera.

Petrit Qoli: Pse ju ka dështuar plani?

Nuredin Dumani: Nuk ka dështuar plani, thjesht s’kemi qenë gati…

Petrit Qoli: Unë jam kapiten, jam kapo, pse s’më ke kërkuar ndihmë ti mua?! Kur dikush me detyrohet mua, unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon.  Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me birë në zemër, ka lind me difekt. Verifikojnë e nderuar trup gjykues është operuar në France nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera, fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz.

1 VITE ME PARE

Seanca për "Plumbin e Artë"/"I lutej zotit të vriste ndonjë dhe të merrte lekë" Dumani përplaset me Agron Qolin në gjyq: Ti ke paguar lekët e varrimit të Fatmira Dedës

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjen e Fatmira Dedës, Dumani:
nuredin dumani

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zbardhur një tjetër vrasje, atë të Fatmira Dedës në vitin 2013, nënës së bosit të drogës, Ervis Deda.

Në seancën e gjyqit, Dumani është përballur me Agron Qolin, i arrestuar gjithashtu në kuadër të dosjes "Plumbi i Artë".  Qoli është shprehur se Dumani i lutej zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lekë.

Ndërsa ai i lutejzotit që të gjente punë, për të fituar para për vetën dhe familjen.

REPLIKAT NË GJYQ: 

Agron Qoli: A jeni i sigurt që po tregoni të vërtetën e vrasjes së asaj nëne se dikur keni thënë që jeni ju?

Dumani: Kam thënë të vërtetën.

Agron Qoli: A je ulur me mua për kafe?

Dumani: Jo

Agron Qoli: A më ke parë mua më tek karburanti?

Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera

Argon Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave

Dumani: Të vërteten kam thene

Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dasht me të largu ty nga lagjia

Dumani: S’ke bashkpunu me mua me kushurinjt e tu. Mos hyni në çështje familjare se do ju bëj me qa.

Pertit Qoli: Mos më fol mua ashtu o legen. Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?

Dumani: Ke ardh disa herë ke thënë shpërnguluni prej këtu, sepse ishte nxe festa shumë. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh t’i kerkoj falje unë Festim Qolit.

Agron Qoli: Babi jot erdhi me kokën me gungë?

Dumani: Domethënë e keni marre peng, ju me keni dhunuar babën mua, është veper penale besoj e dini?

Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke perfshi mua në këtë histori?

Dumani: Ke paguar edhe lekët e varrimit ti e di shumë mirë.

Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vënë tritol tek cuni i xhajës tat?

Dumani: Tritoli është vendos dy ditë para se të ja vendosim shtepisë së Talo Çelës. E bëra për të tremb këto lepurusha për të ju tregu se sot e vendosët për dy ditë u hakmorra.

Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pas konflikte, për cilat arsye?

Dumani: Nuk kam pas konflikte me ta. Njerin e njoh.

Agron Qoli: Deri më tani të kanë dalë 3 konflikte me mua

Dumani: Jo unë s’kam pas asgjë me ty ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.

Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?

Dumani: Jo nuk kisha informacione.

Agron Qoli: Po per mardhëniet që ke pas me të ndjerën ke pas dijeni?

Dumani: Ti ke shku në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke pagujt varrimin me lekët e Festim Qolit.

Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lekë. Unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qënë në Fshkrujë, kam qenë ulë per të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që qshtë shtrirë mama e Loshit në tokë ose e kanë vra ose kanë vra veten, nuk e di. I kam thenë lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjakë, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Fatmira Dedës/ Dumani rrëfen si ndryshoi plani i ekzekutimit: E vrau Talo Çela brenda garazhit të banesës! E ndjera ngeli me fytyrë nga shkallët...

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjen e Fatmira Dedës, Dumani:
Dumani, Çela

TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme ku po mbahet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”.

Teksa po tregonte planin e vrasjes së Fatmira Dedës në vitin 2013, Dumani u shpreh se plani për vrasjes ishte thurur nga vetë ai por krimin e kishte kryer Talo Çela.

Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Dumani tha se fillimisht kanë menduar ta ekzekutonin në varreza Fatmirën por plani ka ndryshuar dhe ekzekutimi është bërë në garazhin e banesës së saj. Ai thotë se në momentin që ka hyrë në garazh ka parë Çelën duke goditur për vdekje 60-vjeçaren.

Avokati: Pse ndryshoi plani i vrasjes?

Dumani: Ishte më e thjeshtë për ne se tek pallati ku jetonte viktima jetonte edhe Agroni, planin e kam bërë unë dhe Festimi. Idenë për Agronin e dha Festim Qoli, roli i Agron Qolit ishte informator.

Dumani: Fatmira Deda, i akuzonte dy vëllezërit për vrasjen e djalit, tek karburanti sa ishte Fatmira Deda gjallë aty nuk afrohej njeri pas vrasjes së saj, karburanti u nda nga dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli.

Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Ilia Ilia për të shfaqur pamjet filmike në sallë të vendit të ngjarjes me argumentin se nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji, po ashtu vendi i ngjarjes mund të ketë ndryshuar, por për pamje filmike duhet t’i referohen atyre që janë në fashikujt hetimorë.

Avokati Ilia Ilia: Në çfarë ore të ka ardh thirrja nga Agron Qoli?

Dumani: Unë kisha shkuar pak më përpara se të vinte mesazhi dhe isha pozicionuar në afërsi të pallatit. Mesazhi dhe kodi ishte “erdha”.

Agron Qoli: Për çfarë i duhesha unë kur ky po e runte vetë?

Dumani: Ku e dinte ky se ku isha unë?  Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për tek garazhi, u futa vetëm me makinë, Talo ka hyrë në këmbë. Garazhi i Fatmira Dedës ishte në hyrje djathtas i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur se zonjës i ra qepeni në sup. Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka ngel me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak.

1 VITE ME PARE

"E përgjuam disa ditë..."/ Vrasja e Fatmira Dedës, Nuredin Dumani zbardh planin: Si e ekzekutuam nënën e bosit të drogës 12 vite më parë

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjen e Fatmira Dedës, Dumani:
Dumani

TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon dëshmitë e tij për krimet e kryera, në seancën që po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.

Dumani është pyetur nga avokati edhe në lidhje me planifikimin e vrasjes së Fatmira Dedës, nëna e Ervis Dedës një eksponent i njohur i krimit. I penduari i drejtësisë ka treguar se vrasjen e kishte planifikuar me Talo Çelën. Ai thotë se kanë përgjuar lëvizjet e Fatmirës teksa kjo e fundit shkonte në varreza në orën 7 dhe kishin vendosur që vrasja do të kryehej pikërisht aty. 

Dumani thotë se kishin mësuar itinerarin që ndiqte gjatë ditës Fatmira, derisa kishin arritur që në bashkëpunim me Çelën, dhe disa persona të tjerë të implikuar në ngjarje ta ekzekutonin.

Pjesë nga biseda në GJKKO

Avokati: A mund të na thoni detaje të planifikimit të vrasjes së Fatmira Dedës?

Dumani: Pasi vendosëm me Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës dhe diskutuam si të mos duket shumë e rëndë. Ajo shkonte shpesh në varreza. Ne e njihnim Fatmirën. Vinte aty ajo, ngaqë iu vra djali i saj. Vinte aty dhe i shante këta Qolët ajo.

Avokati: Kur e keni aktivizuar Dorian Shkozën?

Dumani: Ai u aktivizua pasi unë fola me Festim Qolin dhe Talo Çelën. Pasi folëm me Festimin tek palestra në Nishtulla fola me Talo Çelën të nesërmen, ose pas dy ditësh. Fola dhe me Qimen. Këtë të fundit e kam njohur nga Talo Çela në Elbasan. Ka pasur një makinë që ia dha Dorian Shkoza. Mjeti “Alfa Romeo” u aksidentua kur ai vëzhgonte lëvizjet e Fatmira Dedës. Më kujtohet pamja fizike e tij, por emrin nuk ia kujtoj.

Avokati: Pra ishit me Dori Shkozën dhe Qimen?

Dumani: Me Dorianin kisha folur vetëm unë. Kur ne nisëm lëvizjet Doriani më gjeti një makinë. Na duhej për ndjekjen e Fatmira Dedës dhe vrasjen e saj.  Fatmira shkonte në orën 7 tek varrezat. Ne i mësuam të gjitha lëvizjet e saj. Ishte planifikuar që vrasja do bëhej tek varrezat. Doriani u shkëput pas ca ditësh, pasi u frikësua pak.

Dumani: E morëm vesh itinerarin e gjithë ditës së viktimës. E vëzhgonim me segmente kohore. Dinim kohën kur shkonte tek karburanti, kur shkonte tek varrezat dhe kur shkonte tek një spital tek Currilat. Shumë herë e kam ndjekur edhe unë vetë. Vëzhgimi niste jashtë lagjes. Edhe Talo e ka vëzhguar. Por ndërsa ne vëzhgonim erdhi Festimi nga jashtë shtetit. Na tha “pse s’e keni bërë”.

Unë tek varrezat nuk e mora përsipër ta bëja, se duhet të ecnim shumë në këmbë. Aty pastaj vendosëm ta bëjmë vrasjen tek garazhi. Aty hyri në lojë Agroni.

Avokati Ilia: Kur e ndryshuat planin, cili e vendosi?

Avokati: Kishe folur ndonjëherë me Petrit Qolin për këtë?

Dumani: Jo, deri para ndryshimit të planit nuk kam folur as me Gonin as me Petritin.

Dumani: Ne vendosëm ta bëjmë tek garazhi, por të dukej si grabitje. Festimi më tha që do të ndihmojë edhe Agroni. Do të ishte informator.

Pasi ne hoqëm dorë nga vrasja tek varrezat, Festimi tha që më mirë të vritej tek garazhi dhe të dukej si grabitje.

Unë i thashë që është vështirë, pasi do jemi në qytet.

Dumani: Festimi i bëri vetë punët e veta me vëllain e vet dhe kushëririn e vet. Pasi u konsultuam, morëm dhe miratimin e njerëzve të tij. Madje na tha qe do kishim garanci mos na kapte policia. Këtë nuk e besova, se unë isha me makinë pa dokumente dhe me arme me vete.

Unë i mora masat që të mos na ndalonte policia dhe ashtu ndodhi. Disa ditë më mbrapa Festimi më tha që do marrësh një telefon ti dhe Agroni. Nuk do flisni  me to, por vetëm një sms “erdha, s’erdha”. Talo nuk e kundërshtoi planin.

1 VITE ME PARE

"Do t'ua ha hallvën të gjithëve"/ Seanca e "Plumbit të Artë", Dumani shpërthen në kërcënime ndaj të pandehurve në GJKKO

I penduari i drejtësisë zbardh vrasjen e Fatmira Dedës, Dumani:
Nuredin Dumani

TIRANË - Po mbahet edhe këtë të martë seanca për dosjen "Plumbi i Artë", në Gjykatën e Posaçme. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve ndërsa është përfshirë dhe në një debat me një nga të pandehurit, Enver Divën.

Bëhet me dije se në teksa ishte duke ju përgjigjur pyetjeve të avokatit Dumani ka shpërthyer në kërcënime, teksa ka deklaruar "do t'ua ha hallvën të gjithve".

“Do t’ua haj unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua” është shprehur Dumani. Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur në po të njëjtën formë i pandehuri tjetër Enver Diva.

"Do ta shohim kush ia han hallvën njëri-tjetrit, pse rren?",- ka deklaruar Diva.

Pjesë nga biseda mes palëve:

Avokati Ilia: Në çrrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohë unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai iahte teknik ndërtimi.

Avokati: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kebë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

Avokati Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?

Dumani: Nuk e di.

Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti.

Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli.

…..

Dumani: Nuk vdes unë. Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.

I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri tjetrit.

nuredin dumani plumbi i arte petrit qoli agron qoli vrasja e fatmira dedes

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion