LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë serbët vranë policin Afrim Bunjaku! Osmani: BE-ja duhet të reflektojë

•Si sot 7 ditë më parë, një sulm terrorist tronditi veriun e Kosovës. •Në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan. •Të shtënat me armë zgjatën për disa orë, pasi rreth 30 persona të armatosur rëndë u strehuan në Manastirin e Banjskës. •Aktualisht në paraburgim janë katër persona nga grupi i armatosur që dyshohet se kreu sulmin terrorist, ndërkaq të premten nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç mori përsipër përgjegjësinë për gjithçka që ndodhi të dielën në Banjskë. •Radojiçiç ka thënë se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike dhe se vrasja e policit Afrim Bunjaku ka ndodhur “aksidentalisht”. •Sakaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për ‘La Repubblica’, sa i takon procesit të dialogut, tha se Kosova është treguar e gatshme që të zbatojë marrëveshjet, por nga ana tjetër Serbia nuk ka zbatuar asgjë. •E pyetur nëse do ketë një takim me palën serbe, Osmani thotë se sulmi duhet të ndezë reflektim në Bashkimin Europian dhe nëse kërkojnë një dialog të frytshëm, presidentja e Kosovës bën thirrje që BE të ndryshojë qasjen ndaj Vuçiçit.   

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

“Bora” në pamjet e sulmit terrorist, Daçiç: Më tha dikush, s’desha ta shfajësojë Radojiçiçin

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, përgjegjësinë e të cilit e mori kryekrimineli Millan Radojiçiç. Para se ta pranonte Radojiçiçi që e ka organizuar sulmin, Daçiq kishte hedhur dyshime rreth vërtetësisë së videos që e publikoi Sveçla e ku shihej Radojiçiçi.

“Ka pasur edhe borë, që do të thotë se nuk është regjistrim nga ajo ditë”, kishte thënë Daçiç.

Mirëpo, sot ministri i Vuçiçit, kur u pyet për këtë deklaratë, tha se ishte gabim i tij dhe se nuk ka dashur ta shfajësoj Radojiçiqin,

Dikush më tha që ajo ishte video më e vjetër. Nuk kontrollova. Ishte gabim i imi. Unë kam dashur që ta shfajësoj Radojiçiçin”, tha Daçiç.  

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“S’jam dakord që KFOR të marrë kontrollin e veriut”, Ish-zëdhënësi i NATO-s Shea: Jep mesazh të gabuar

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Jamie Shea

TIRANË-Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur rreth ngjarjeve të fundit të zhvilluara në veri të Kosovës, ku policia u sulmua nga një grup terrorist serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiç. I pyetur nga Euronews Albania nëse do të ishte lëvizja e duhur që KFOR të merrte nën kontroll veriun e Kosovës, Shea u përgjigj se nuk do ishte dakord me këtë lëvizje, pasi kjo do të jepte një mesazh të gabuar te Beogradi.

Jo unë nuk bie dakord me këtë gjë, unë mendoj se forcat e KFOR-it duhet të vazhdojnë me patrullimet dhe duhet të patrullojnë edhe më shumë. Megjithatë duhet të kemi parasysh se Veriu i Kosovës i takon Kosovës. Është territori i Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran dhe mendoj se do ishte një shenjë e keqe nëse policia kombëtare e Kosovës e cila është një polici me etni të ndryshme dhe unë e di se janë shumë serb të cilët janë larguar, por i janë rikthyer policisë. Është shumë e rëndësishme që policia kombëtare të operojë në territorin kombëtar dhe të ndërtojë besimin, sidomos të serbëve që jetojnë aty. Duhet të ndërtojë besimin me komunitetin vendas dhe të bashkëpunoj me KFOR-in. Vendosja e KFOR në kontrollin e sigurisë për mendimin tim, do të ishte një mesazh për Beogradin që veriu i Kosovës nuk është e Kosovës, por një zonë e administruar ndërkombëtarisht neutrale dhe mendoj se kjo më pas ka për të rritur presionin nga Serbia që të tërheqë atë pjesë edhe ta marrë. Policia e Kosovës, duhet të punojë së bashku me KFOR që situata të qetësohet gradualisht”,-tha Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s. 

1 MUAJ ME PARE

'Serbia tërhoqi trupat nga kufiri pas paralajmërimit të SHBA'/ 'The Guardian': Vuçiç tha se Serbia nuk do luftë

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë në Veri të Kosovës është bërë tashmë jehonë në mediat ndërkombëtare. Megjithatë zhvillimet e fundit dhe përplasjet mes plaëve kanë sjellë sërish reagime. Së fundmi prestigjozja britanike 'The Guardian', shkruan për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën, pas paralajmërimeve të SHBA-së se mund të përballet me masa ndëshkuese. 'The Guardian' sjell edhe njëherë në kronolgji ngjarjen, ndërsa theksin e vë tek vendimi i Vuçiç-it për urdhrin që ai dha për tërheqjen e trupave nga kufiri. Tërheqja pasoi një deklaratë publike shqetësimi nga Shtëpia e Bardhë, një thirrje të ashpër drejtuar Vuçiç nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe përforcimin e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, me qindra trupa britanike.Në bisedën e tij me Vuçiçin, Blinken bëri thirrje për “de-përshkallëzimin e menjëhershëm” dhe një kthim në marrëveshjen e tij të mëparshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

SHKRIMI I PLOTË:

Serbia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri i Kosovës pas paralajmërimeve të SHBA-së se mund të përballet me masa ndëshkuese për atë që Shtëpia e Bardhë e quajti një grumbullim "të paprecedentë" të trupave dhe armaturave serbe.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se kishte urdhëruar tërheqjen e trupave. Në një deklaratë për Financial Times, ai tha se çdo veprim ushtarak do të ishte kundërproduktiv, duke shtuar: "Serbia nuk dëshiron luftë".

Një zyrtar i qeverisë kosovare konfirmoi një tërheqje të pjesshme serbe të shtunën, me largimin e trupave dhe pajisjeve që ishin zhvendosur në pozicionet përreth kufirit në pesë ditët e fundit, duke lënë pas një forcë ende të rëndësishme që është e vendosur përgjithmonë në zonë.

Tërheqja pasoi një deklaratë publike shqetësimi nga Shtëpia e Bardhë, një thirrje të ashpër drejtuar Vuçiç nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken , dhe përforcimin e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Kfor, me qindra trupa britanike.

Në bisedën e tij me Vuçiçin, Blinken bëri thirrje për “de-përshkallëzimin e menjëhershëm” dhe një kthim në marrëveshjen e tij të mëparshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas Vuçiqit, Blinken tha se mund të ketë masa amerikane kundër Serbisë nëse ai nuk respekton. “Thashë që je një superfuqi dhe mund të bësh ose të thuash çfarë të duash, por unë jam plotësisht kundër kësaj. Mendoj se do të ishte shumë keq”, tha presidenti serb për agjencinë e shtypit Tanjug .

Të shtunën në mbrëmje, ambasadori i Gjermanisë në SHBA, Andreas Michaelis, e përshkroi situatën si "një tjetër fuçi baruti në Evropë" dhe një rrezik që duhet marrë seriozisht.

Michaelis tha në mediat sociale se kishte pasur "bashkëpunim shumë të ngushtë midis Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit", i cili kishte qenë "absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm".

"Serbia duhet të veprojë tani," tha Michaelis.

Paralajmërimet e SHBA-së erdhën në fund të një jave tensioni të lartë, duke filluar me një pritë nga paraushtarakët serbë të armatosur mirë ndaj një patrulle të policisë kosovare, në të cilën u vra një oficer policie. Tre persona të armatosur serbë u vranë në betejën që pasoi, afër fshatit Banjska.

Grupi i armatosur drejtohej nga Milan Radoiçiq, nënkryetari i Listës Serbe, një parti e mbështetur nga Beogradi që përfaqëson pakicën serbe në veri të Kosovës. Përmes një avokati, Radoiçiq tha se ai ishte përgjegjës për shkëmbimin e zjarrit me policinë kosovare, por nuk shpjegoi burimin e armëve moderne që paraushtarakët serbë mbanin.

Qeveria e Kosovës prodhoi një dokument që pretendonte të tregonte se një granatëhedhës që grupi kishte mbajtur u ishte dhënë atyre nga ushtria serbe dhe zyrtarët në Prishtinë shprehën shqetësimin se përleshja e së dielës kishte për qëllim të ofronte një pretekst për një ndërhyrje ushtarake serbe në veri. Kosova.

Serbia shpalli një ditë zie për tre serbët e vdekur të Kosovës dhe Vuçiç pretendoi në mënyrë të rreme se forcat e Kosovës po kryenin një fushatë "spastrimi etnik brutal" kundër serbëve etnikë.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

'Jeta e serbëve nuk vlen më pak se e të tjerëve'/ Vuçiç me video-MESAZH: Do të jap dëshmi të reja për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar sërish për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Vuçiç i është drejtuar opinionit në Serbi, përmes një video-mesazhi në rrjetin social Instagram. Ai tha se në 24 orët e ardhshme do të dalë me dëshmi të reja se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku sipas tij të paktën një serb është vrarë brutalisht.

“Shtatë ditët më të vështira në 15 vitet e fundit janë prapa nesh, për shkak të ngjarjeve në Kosovë, por edhe për fushatën e përgjithshme të nisur kundër Serbisë, fushatën e gënjeshtrave dhe fushatës së të pavërtetave”, tha Vuçiç.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë. Serbia do paqe. Ata shpikën gjithçka që thoshin dhe dinin si ta bënin atë. Pjesa më e vështirë ishte dëgjimi i tregimeve se si duhej ta mirëprisnim veprimin e Policisë së Kosovës… Pyetja jonë ishte pse EULEX-i nuk pranohej të merrte pjesë në atë operacion, por u vendos në sallën e operacionit për të vëzhguar nga larg… Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa serbë dështuan. Ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata nga dëshmitarët okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht së paku një person”, tha Vuçiç.

Ai deklaroi se Serbia nuk do të qetësohet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse siç u shpreh ai,  jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Sulmi i 24 shtatorit/ Ish-kryeministri suedez: Çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Carl Bildt

SUEDI-  Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka komentuar situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në një postim në platformë, “X” ai shprehet se çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë është dashur të zgjidhet shumë më herët. Bildt shton se, duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt.  

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Osmani për ‘La Repubblica’: Vuçiç po mendon aneksimin e Veriut sipas modelit të Krimesë! Sulmi terrorist duhet të ndezë reflektim në BE

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës pas sulmit të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici Afrim Binjaku. Në një intervistë për ‘La Repubblica’, Osmani sjell një kronologji të aktit terrorist, procesin e dialogut me Serbinë dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE. 

Sa i takon vendosjes së forcave të armatosura të Serbisë në kufi me veriun e Kosovës, ajo tha se Aleksandër Vuçiç po përpiqet që të kryejë një tjetër akt agresioni. Sipas saj, Vuçiç me armët e Rusisë po mendon aneksimin e Mitrovicës së Veriut sipas modelit të Krimesë. Por e para e Kosovës shprehet për mediat italiane se Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë e saj me çdo kusht dhe se NATO është me ta.

“Ai ka pasur gjithmonë pretendime territoriale, tani ai dëshiron të përdorë modelin e Putinit për një aneksim të stilit të Krimesë. Natyrisht nuk do ta lejojmë. Ne punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi, pavarësinë tonë”, tha Osmani.

Sa i takon procesit të dialogut, Osmani shprehet se Kosova është treguar e gatshme që të zbatojë marrëveshjet, por nga ana tjetër Serbia nuk ka zbatuar asgjë. E pyetur nëse do ketë një takim me palën serbe, Osmani thotë se sulmi duhet të ndezë reflektim në Bashkimin Europian dhe nëse kërkojnë një dialog të frytshëm, presidentja e Kosovës bën thirrje që BE të ndryshojë qasjen ndaj Vuçiçit.  

“Jo, asgjë nuk është planifikuar. Në këtë moment duhet të përballemi me përgjegjësinë e Vuçiqit për sulmin ndaj Kosovës dhe për lëvizjet në kufi. Sulmi terrorist i datës 24 duhet të ndezë reflektim në BE: nëse dëshiron një dialog të frytshëm, do të duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj Vuçiçit”.

Intervista e plotë për 'La Repubblica':

Së pari sulmi në Banjskë, tani trupat serbe në kufi. Presidentja Vjosa Osmani, çfarë po ndodh në Kosovë?

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë. Serbia ende udhëhiqet nga mentaliteti i Millosheviçit dhe përpiqet të fshijë gjithçka që Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe populli ynë kanë arritur në dy dekada: paqen, stabilitetin dhe lirinë”.

A mendoni se Beogradi dëshiron të pushtojë Kosovën?

“Ai ka pasur gjithmonë pretendime territoriale, tani ai dëshiron të përdorë modelin e Putinit për një aneksim të stilit të Krimesë. Natyrisht nuk do ta lejojmë. Ne punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi, pavarësinë tonë”.

A shihni një rrezik konkret për orët apo ditët e ardhshme?

“Alarmi i ngritur nga SHBA është shumë, shumë real. Ata duan të hyjnë në Kosovë dhe të marrin pjesë të territorit tonë. Ka shumë dëshmi se situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë e saj me çdo kusht dhe se NATO është me ne”.

A dini për një plan sulmi? A synojnë veriun apo edhe Prishtinën?

“Ne jemi ende duke mbledhur prova, nuk është koha për t'i bërë publike. Historikisht ata janë më të interesuar për Veriun”.

Pse e akuzoni presidentin serb Vuçiç se është vërtet përgjegjës për sulmin e datës 24 në Banjska?

“Për shkak se ai është drejtuesi i këtyre bandave, ai ka qenë gjithmonë drejtues i këtyre bandave: i ka trajnuar dhe paguar, i ka dhënë urdhra dhe së shpejti do të bëhet e qartë se ai ka drejtuar operacionin, padyshim me ekzekutorë të tjerë. Është metoda e Millosheviçit në fillim të viteve 1990: ai i përdori këto banda për aksione paraushtarake në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, por ai tha: "Nuk kisha asnjë lidhje me të". Në fund u zbulua se ai ishte truri i të gjitha luftërave gjenocidale në ish-Jugosllavi, të cilat filluan me këtë lloj operacioni që dishepulli i tij, Aleksandar Vuçiq, po e kryen tani në Kosovë”.

Kush është aleati juaj më i mirë?

“Për arsye të dukshme historike, SHBA. Ata udhëhoqën botën demokratike duke ndihmuar Kosovën të arrijë lirinë dhe pavarësinë, dhe tani ata udhëheqin për të siguruar që paqja, stabiliteti dhe liria të ruhen në Kosovë dhe në mbarë botën. Por nuk thashë që BE-ja nuk është aleate: Kosova është vendi më pro-evropian në botë, mbi 90% janë për integrim”.

Pse procesi i paqes ka mbetur i bllokuar?

“Vuçiç abuzoi me politikën aktive të qetësimit të një pjese të BE-së ndaj tij. Kanë kaluar 12 vite dialog dhe ai nuk ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve. Krijoi tensione dhe destabilizoi rajonin, por BE-ja nuk mori asnjë masë kundër Serbisë. Është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lançuar sanksione kundër Putinit dhe më shumë distancohet Serbia, BE aq më shumë e financon. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga parimet themelore të BE-së, por nuk funksionoi: kështu inkurajohet Vuçiq të bëhet edhe më dominues.

A është Putin pas kësaj krize apo nuk ka asnjë lidhje me të këtë herë?

“Sigurisht, dhe nuk e fshehin: ata e mbështesin Serbinë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Kjo krizë është në interesin e Rusisë: ajo dëshiron që konfliktet në tokën evropiane të largojnë vëmendjen nga Ukraina. Kosova është dëshmi se çfarë mund të arrijnë demokracitë kur bashkohen për liri, pavarësi dhe demokraci; dhe Putinit nuk i pëlqen kjo. Ai e di që me këtë model do të humbasë edhe luftën në Ukrainë”.

Pse nuk i zgjidhni tensionet duke krijuar asociacionin e komunave serbe të paraparë me marrëveshjen e paqes?

“Nëse do të shkonit në kufi dhe do të shikonit ushtrinë e dislokuar nga Serbia, po të kishit parë grupet kriminale dhe terroriste që ata kanë trajnuar deri më tani, do ta kuptonit: Kosova gjithmonë ka përsëritur se dëshiron t'i zbatojë të gjitha obligimet, por nuk ka kuptim që Kosova të zbatojë gjithçka dhe Serbia asgjë. Vuçiq ka thënë tashmë se nuk do të bëjë pjesën e tij”.

A do ta takoni?

“Jo, asgjë nuk është planifikuar. Në këtë moment duhet të përballemi me përgjegjësinë e Vuçiqit për sulmin ndaj Kosovës dhe për lëvizjet në kufi. Sulmi terrorist i datës 24 duhet të ndezë reflektim në BE: nëse dëshiron një dialog të frytshëm, do të duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj Vuçiçit”.

1 MUAJ ME PARE

PAMJE të reja nga Banjska/ Vranë efektivin Afrim Bunjaku, momenti kur serbët arratisen në male, braktisin 'shokun' e plagosur

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Serbët

KOSOVË- Pamje të reja janë zbardhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të veriut. Në videon që po bën bujë në rrjetet sociale, shihen pjesëtarët e grupit terrorist serbë që po largohen në një zonë malore, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës. 

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin katër pjesëtarë serbë të këtij grupit terrorist, që në një moment e braktisin mikun e tyre të plagosur, duke e lënë të vetëm në pyll.

Një javë më parë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka ndodhur një sulm nga një grup terrorist serb, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.

E në anën tjetër, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, tre nga serbët e armatosur janë vrarë. Lidhur me këtë sulm edhe vetë kreu i këtij grupi Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë.

1 MUAJ ME PARE

'30 serbë të armatosur u strehuan në Manastir dhe hapën zjarr'/ Një javë nga sulmi terrorist në Banjskë, çfarë ndodhi në 24 shtator?

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Milan Radoiçiç

KOSOVË- Si sot 7 ditë më parë, një sulm terrorist tronditi veriun e Kosovës. Në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe dy të tjerë u lënduan. Të shtënat me armë zgjatën për disa orë, pasi rreth 30 persona të armatosur rëndë u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Teksa vazhdonte situata e tensionuar, Kryeministri Kurti në një konferencë për media kishte prezantuar fotografi ku shiheshin personat e armatosur duke bartur gjëra të cilat nuk mund të identifikoheshin.

Nga gjuajtjet e vazhdueshme me armë, të vdekur mbetën edhe 3 sulmues serbë, mirëpo ministri Sveçla ka thënë se kanë indikacione që ky numër mund të jetë më i madh.

Më pas, rreth orës 18:00 të së dielës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka marrë në kontroll Manastirin e Banjskës. Atje janë arrestuar 6 sulmues, derisa të tjerët dyshohen se kanë ikur në malet që e rrethojnë manastirin. Poashtu është gjetur edhe sasi e konsiderueshme e armatimit.

Reagimi i parë i Vuçiç

Lidhur me situatën në Veri, në ditën e sulmit terrorist është deklaruar për media edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai tha se sulmuesit nuk ishin serbë të Serbisë, por ishin serbë të Kosovës që u rebeluan kundër Kurtit.

Aktualisht në paraburgim janë katër persona nga grupi i armatosur që dyshohet se kreu sulmin terrorist, ndërkaq të premten nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiç mori përsipër përgjegjësinë për gjithçka që ndodhi të dielën në Banjskë.

Radojiçiqç ka thënë se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike dhe se vrasja e policit Afrim Bunjaku ka ndodhur “aksidentalisht”.

Dëshmitë e Kosovës për lidhjen e Serbisë me sulmin terrorist në Kosovë

Që në orën 7:20 të mëngjesit kur edhe e konfirmoi sulmin, kryeministri Kurti tha se ai është organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar, mirëpo për t’i mbështetur fjalët e Kurtit, ministri i tij i Brendshëm ka publikuar disa “dëshmi” për lidhjen zyrtare të Serbisë me grupin terrorist.

Sveçla fillimisht ka shpërndarë një video të realizuar nga droni i Policisë, ku në hapësirat e manastirit shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili është në Listën e Zezë të SHBA’së dhe Britanisë së Madhe.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku”, kishte shkruar Sveçla.

Më pas ai lëshoi edhe një informacion tjetër, të cilin e prezantoi si dëshmi. Ai publikoi fotografinë e një prej sulmuesve të vrarë, për të cilin tha se është Bojan Mijailoviç, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksand13•r Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

“Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013. Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Dëshmia” tjetër për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit që e prezantoi Sveçla ka të bëjë me armatimin që u konfiskua në manastirin e Banjskës. Ai publikoi një dokument, për të cilin tha se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës.

Lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë

Të shtunën REL raportoi se rreth mesditës një autokolonë ushtarake po lëvizte nga jugu në veri të vendit. Më pas Qeveria e Kosovës më pas i bëri thirrje të shtunën vonë Serbisë t’i tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me të.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e ​fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës”, tha Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Ndërsa, Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u dënua nga ndërkombëtarët.  

1 MUAJ ME PARE

'Palët të ulin tensionet'/ Ministri britanik, Docherty: Të kënaqur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

Sulmi terrorist në Banjskë/ Si sot 7 ditë më parë
Leo Docherty

BRITANI E MADHE- Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty njofton se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë britanike në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë në rast se kërkohet. Në një postim në platformën 'X', ai është shprehur i kënaqur që një batalion i ushtrisë së Britanisë Madhe do t’i bashkëngjitet KFOR-it në Kosovë.

“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ministri britanik Docherty, në një postim në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka bërë thirrje për ulje të tensioneve mes palëve. 

“E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka thënë Docherty.

Ishte Aleanca Veri-Atlantike (NATO) e cila ka konfirmuar se ka autorizuar forca shtesë në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Në njoftimin për media thuhet se KFOR-i do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!