LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Zgjedhjet më të grabitura në 33 vjet", Berisha-drejtuesve politikë: Nisim betejën për mbrojtjen e votës së lirë, të dokumentojmë aktivitetin kriminal në qarqe

• Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu. • Berisha shprehu mirënjohje për numëruesit që sipas tij po përballen me presione dhe po mbrojnë votën e lirë të qytetarëve shqiptar. • Ai tha se në këtë proces zgjedhor, krimi u kthye në faktor elektoral, ndërsa shtoi se rezultati final ishte grabitja më e madhe e votës në 33 pluralizëm. • Kryedemokrati tha se gjatë një muaji fushatë, blerja e votës nga kryeministri Edi Rama nuk u bë fshehtas por publikisht. • Ai tha se Rama shërndau 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. • Gjithashtu si blerje vote, Berisha cilësoi edhe faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve. • Më tej ai shtoi se në këto zgjedhje bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki "me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS". • Duke ironizuar, Berisha tha se "ylli" i kësaj fushate ishte Sara Mile, për të cilën tha se po ja ulin votat që të mos "bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar." • Ai tha se me datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë. • Berisha theksoi se gysmë milioni njerëz të lirë janë më të guximshëm se shumë milionë të blerë apo të shitur. • Ai shtoi se do ti dalin zot me vendosmëri të madh aspiratave të votës së lirë të gjysmë milioni shqiptarë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Vota 90% si në Korenë e Veriut për PS-në", Berisha: Ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë! Nuk do pranojmë kurrë një mandat mbi krimin

"Zgjedhjet më të grabitura në 33 vjet",
pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se PD-ja është parti e shtetit ligjor dhe nuk do të pranojë kurrë mandat të marrë mbi krimin. Berisha tha se ajo çfarë u bë me këto zgjedhje është e paimagjinueshme.  Sipas tij ndërkombëtarët e thanë fjalën e tyre dhe pranuan se këto zgjedhje ishin farsë elektorale. 

"Kemi bërë gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. E keni dëgjuar, dhe prapë u kërkoj ju, që gjer momentin e fundit, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Ne jemi parti e shtetit ligjor, nuk tërhiqemi. Po ne kurrë, mandat mbi krimin nuk pranojmë se do ishte tradhtia më e madhe ndaj këtij kombi dhe ndaj këtij vendi. Cilido që mendon se ne nuk kemi të drejtë, e ftojmë të njihet me dokumentet. Cilido që mendon se opozita, më tha mua një majtist i pakorrigjueshëm në Strasburg, ti tha po kërkon të deligjitimosh Edi Ramën. Ky ishte një mik i Ilir Metës ky i majti.

Kur i tregova unë zvarritjen dhe goditjen e Ilir Metës, i thashë po ti e ke mik këtë, po ky deligjitimon veten. Cilido që mendon se mund t’u shesë krimin elektoral shqiptarëve për legjitimitet, gjysmë milionë shqiptarë do kërkojnë drejtësi për procesin zgjedhor. Atë që bënë me votën e diasporës, është edhe më e shëmtuar. Të parambushura nga një dorë, nga një penë, nga një kuti. Çfarë del aty është jashtë çdo lloj imagjinate. Vota 90 përqind si në Korenë e Veriut për PS-në. Etj, etj. Pra, misioni është sot më jetik se kurrë dhe ne do ta përmbushim misionin tonë.

Unë kam besim të madh se qëndrimi ndaj këtyre zgjedhjeve, si i shqiptarëve, ashtu edhe i komunitetit ndërkombëtar, do të bazohet në vlerësimin e parimeve ndërkombëtare dhe kodit zgjedhor të Shqipërisë. Vëzhguesit, ambasadori Zanieri, përfaqësuesi i Parlamentit Europian, koordinatori Gahler, përfaqësues të tjerë, i thanë fjalët e tyre. Edhe dy komisionerët, me gjuhë diplomatike, de facto pranuan plotësisht se në zgjedhje u ndesh shteti elektoral me partinë politike, por që në këto moment, zgjedhjet janë një farsë elektorale.", u shpreh Berisha.

1 VITE ME PARE

"Nisim një betejë që do ta fitojmë", Berisha: Më 16 maj fillon protesta për sensibilizimin e udhëheqësve të BE se ndodhen në një narkoshtet

"Zgjedhjet më të grabitura në 33 vjet",
noka, berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në fjalën para drejtuesve politikë të qarqeve se në këtë fazë nis detyra e tyre për të faktuar dhe evidentuar ndërhyrjet kriminale në qarqe dhe blerjen e votës. Berisha tha se beteja për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare dhe të cilën duhet ta fitojnë.

Më tej, ai tha se krimet elektorale të kryera në këto zgjedhje, janë të paralajmëruara dhe të denoncuara në rezolutat ndërkombëtare. Berisha tha se përshëndet vëzhguesit, të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës, për konstatimet e tyre madhore, me të cilat sipas tij këto zgjedhje de facto rrëzohen.

Kryedemokrati foli dhe lidhur me protestën ku tha se mbahet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në "një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë".

"Tani, detyra numër një në këtë fazë, dhe prandaj unë u kam thirrur sonte këtu, u kam shkëputur nga puna, është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja. Të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim pasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Është betejë, të cilën ne do ta fitojmë sepse sot nuk ka shqiptar që e njeh veten të tillë dhe nuk pa me sytë e tij se si me vendime qeverie u grabitën zgjedhjet.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë për standard shpërndarjen e 100 eurove për person për të blerë votën. Shpërndarjen e miliona bimë kanabis për të blerë votën. Në këtë mënyrë, Edi Rama ka poshtëruar një komb të tërë. Është dokumentuar një Asad i vërtetë. Por nuk them Asad, por them Toto Rina, po mu kujtua Lajlaja se sot ai shpalli opozitë të vetme Linda Ramën dhe emëroi disa të tjerë opozitë të emëruar, Tom Doshin e të tjerë. Diktatorët ngjasojnë njëri me tjetrin. Pra, nuk ka detyrë mbi çdo detyrë tjetër është dokumentimi me vërtetësi dhe dokumenta të plota. Ne nisim një betejë të cilën ne do ta fitojmë.

Ne do ta fitojmë sepse së pari këto krime madhore elektorale janë krime të paralajmëruara dhe të denoncuara në rezolutat e fuqishme ndërkombëtare, si asnjëherë më parë. Së dyti, dua të përshëndes vëzhguesit, të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës, për konstatimet e tyre madhore, me të cilat këto zgjedhje de facto rrëzohen. Por tani është radha jonë të dorëzojmë të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të narkoregjimit në zgjedhjet e 11 Majit.
Me datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë. Dhe kjo jo se e themi ne, por që e thonë katër rezoluta ndërkombëtare të partive që qeverisin botën.

Deklaratat paraprake nuk mund të dekurajojnë ne në betejën tonë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë, me zotimin solemn se me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Por këto kohëra që vijnë, janë kohëra përcaktuese në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, për luftën për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Kjo është një kauzë e drejtë, e dobishme, e vlefshme për çdo sakrificë. Kjo është një kauzë e drejtë, e cila do triumfojë. Mandat mbi krimin, legjitimitet mbi krimin nuk ka dhe nuk do ketë. I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë. Harroje! Gjysmë milioni njerëz të lirë janë më të guximshëm se shumë milionë të tjerë skllevër, njerëz të blerë apo të shitur. Ndaj dhe ne duhet t’u dalim zot me vendosmëri të madh aspiratave të votës së lirë të gjysmë milioni shqiptarë.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Blerja e votës nuk u fsheh gjatë fushatës", Berisha: Bandat kriminale kanë vepruar të strukturuara në 10 qarqe dhe në mbi 20 bashki

"Zgjedhjet më të grabitura në 33 vjet",
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura mes drejtuesit politikë të qarqeve. Berisha tha se gjatë një muaji fushatë, blerja e votës nga kryeministri Edi Rama nuk u bë fshehtas por publikisht. 

Ai tha se Rama shërndau 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. Gjithashtu si blerje vote, Berisha cilësoi edhe faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve. 

Më tej ai shtoi se në këto zgjedhje bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki "me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS". Duke ironizuar, Berisha tha se "ylli" i kësaj fushate ishte Sara Mile, për të cilën tha se po ja ulin votat që të mos "bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar."

"Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e vitit 2025, të 11 Majit, nuk e bëri këtë fshehtas. Ai e bëri këtë publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Pra, ai shpërndau dhuratë për votë 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedent. Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një megakrim elektoral, një blerje e hapur publike e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose pastaj nuk ka ABC-në më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.

Edi Rama nuk u përpoq të fshehë kësaj radhe asgjësimin e kodit zgjedhor dhe krimit elektoral. Ai shpërndau në mes të fushatës 138 licenca për miliona bimë kanabisi. Mos harroni se një bimë kanabisi e ka prodhimin 1 mijë euro. Se si i ndau mafia e drogës bimët për vota, është shumë e thjeshtë. Por një bimë kanabisi është 1 mijë euro produkti. Ai nuk e fshehu, por e bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve fali më së paku 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit.

Cilat do qofshin përmasat e veprimtarisë kriminale të nëndheshme, këto publiket janë më të mëdhatë, më gjigantet, më të pashembulltat. Për të mos thënë pastaj rreth 500 milionë euro prokurime, PPP-ra, koncesione, gjatë fushatës elektorale.
Që të gjitha për vota. Për të mos thënë pastaj mbi 10 mijë punësime në qeverinë vendore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që të gjitha punë për votë, punësim për votë. E vërteta është se në këto zgjedhje, bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Këto banda kanë vepruar në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS.

‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar. Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera. Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi. Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"Krimi u kthye në faktor elektoral", Berisha: Ky proces pati rezultat final grabitjen më të madhe të votës në 33 vjet pluralizëm

"Zgjedhjet më të grabitura në 33 vjet",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu. Berisha shprehu mirënjohje për numëruesit që sipas tij po përballen me presione dhe po mbrojnë votën e lirë të qytetarëve shqiptar. 

Berisha tha se në këtë proces zgjedhor, krimi u kthye në faktor elektoral, ndërsa shtoi se rezultati final ishte grabitja më e madhe e votës në 33 pluralizëm.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetje ju drejtuesve politikë të qarqeve, një përshëndetje të veçantë kam dhe një mirënjohje të pakufishme për ata qindra mijëra qytetarë që në kushtet më të vështira, votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin, votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike, më antikombëtare, ka shndërruar krimin në faktor kryesor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim. Por unë kam një mirënjohje të veçantë gjithashtu për të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, të cilët përballen prej tre ditësh me presione nga më të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve shqiptarë.

Një falënderim për të gjithë strukturat e angazhuara në këtë proces, i cili pati si rezultat final plaçkitjen, grabitjen më të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Në këto zgjedhje u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra, rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim pati në këto zgjedhje proporcione të papara ndonjëherë më parë.", tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj