6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në katin e 9-të në rrugën “Sadik Petrela” në kryeqytet. • Sipas dëshmitarëve, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e fuqishme. • Bëhet me dije se pas shpërthimit në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse dhe policia. • Efektivët kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë zbuluar se shpërthimi kishte dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit. • Banesa ishte në pronësi të Albert Thomës, ndërsa ai ia ka dhënë me qira Elena Arzës. • Ka dyshime se lënda plasëse është hedhur me dron, por hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë e një inskenimi. • Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në katin e 9-të në rrugën “Sadik Petrela” në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e fuqishme.
Ndërkohë siç shihet në videon e mbërritur në redaksinë e Dosja.al në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia.
Efektivët kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë zbuluar se shpërthimi kishte dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit. Banesa ishte në pronësi të shtetases me iniciale E.A. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Sipas informacioneve policore, në ballkonin e banesës së shtetases me inicale E.A., në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Shpërthimi ka dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit të banesës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.