Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Partia Socialiste ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut. • Vendimi i PS-së mbi këtë rast është dhënë ditën e sotme gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist. • Në raportin e përpiluar nga mazhoranca janë dhënë disa arsye se përse PS-ja ka vendosur që të mos japin autorizimin për heqjen e imunitetit. Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Balluku nuk akuzohet për korrupsion por për pabarazi në tendera. • Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit socialist, Rama theksoi se masa e SPAK për pezullimin e Ballukut ishte e absurde dhe e pandodhur në botë. • Rama i ka kërkuar SPAK që me kërkesat që vjen në Kuvend, të jetë i armatosur me prova dhe argumente jo me faqe bosh. • Provat e paraqitura nga SPAK për Ballukun, Rama i konsideroi si dokrra politike dhe si iluzion optik. • Ndërkohë që theksoi se prokurorët mund ta hetojnë lirishëm Ballukun pasi nuk rrezikohen që të prishen provat e para 6 viteve. • Kryeministri deklaroi se Ballukun as nuk do ta shpallë të pafajshme dhe as nuk do shkelë vijën e kuqe të drejtësisë për të. • Në fund Rama ka bërë dhe një pasqyrë e punëve të Ballukut ndër vite që ka drejtuar Ministrinë e Insfrastrukturës dhe Energjitikës. • Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në prezantimin e raportit të mazhorancës ka deklaruar se Belinda Balluku nuk ka penguar asnjëherë hetimet e SPAK në lidhje me të. • Sipas Manjës, pretendimi i SPAK se Balluku mund të prishte provat apo te intimidonte dëshmitarët ka rënë, pasi ajo nuk është më anëtare e kabinetit.
26 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nëse prokurorët vijnë në kuvend për të kërkuar heqjen e lirisë së një deputeti, duhet të armatosen me prova. Sipas tij në rastin e Belinda Ballukut, PS del me qëndrim të prerë për kundërshtimin e dhënies së lejes për arrest.
Duke u ndalur te prezumimi i pafajësisë, Rama solli në kujtesë rastin e ish-ministrit Ilir Beqaj, duke thënë se në fillim u akuza për grup kriminal, por pas hetimeve ka rezultuar se nuk ka pasur një grup kriminal.
“Si mund të vihet në Kuvend pa bërë asnjë verifikim kur ndodhi kjo thagmë, sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet në një bisedë telefonike? Kur vihet me kaq kollajllëk kokën e një të akuzuari pasi është bërë çdo gjë për t’ia future 7 pash kokën në llum? Po një njeri i thjeshtë? E parafytyroni ju si mund ta hajë fletën e arrestit surratit me një logjikë rrafsh si kjo? Kur sheh këtë e kupton sesi e hanë shumë njerëz në Shqipëri dhe vendi jonë është bërë delja e zezë e këshillit të Europës. S’kam folur ndonjëherë për Ilir Beqajn duke respektuar vijën e kuqe, por tani që ka një hetim, s’paska pas grup të strukturuar. Në botë prokurori kërkon, gjykatësi frenon, këtu prokurori kërkon gjykatësi vrapon… në emrin tonë jo. Me votën tonë jo. Kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë për një deputet të vijnë të armatosur me prova”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Belinda Ballukun për punën e bërë në qeveri gjatë kësaj kohe. Në fund të fjalimit para deputetëve të PS-së, Rama i uroi asaj fat në betejën ligjore me SPAK.
'E falënderoj Ballukun për punë e bërë dhe i uroj fatin që meriton në betejën e saj ligjore, ku do të ketë në krahë vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimin e tre dorëheqjeve,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që me kërkesat që vjen në Kuvend, të jetë i armatosur me prova dhe argumente jo me faqe bosh. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se SPAK duhet që të ndjekë të njëjtin standard që ka patur me rastet e tjera, që sipas Ramës kanë ardhur me prova dhe argumenta.
Po ashtu Rama theksoi se SPAK po kërkon që të zhysë 7 pash nën llum Ballukun, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë me votat e PS-së.
'Kjo është provë e re, që nuk është as e re. Dhe kur mendoj që vihet me këtë kollajllëk, në Kuvendin e Shqipërisë, për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ua futur 7 pash jo nën dhe, por në llum. Po një njeri i thjesht, i pambrojtur e parafytyroni ju se si mund ta haja fletearrestin surratit. E kur sheh këtë, aty e kupton konkretisht se si e hanë shumë njerëz në Shqipëri, se si për faqen e zezë të autorëve, të kësisoj përplasjesh turinjve të fletëve të arrestit, Shqipëria është bërë delja e zezë e arrestit, me shumë të burgosur në paraburgim. Jetojnë nën kurrizin e të tjerëve. Hajde ta fusim një herë, se na ka dalë një incizim, na kanë ardhur disa sms. Po ça është një i zgjedhur? Kokë për t’u marrë si trofe në Pazar? Pasi është sakatuar dhe zhargavitur. Grup i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn, arbitri. Lojtari përballë tha; ishte gol. Abitri tha; ishin dy gola. Arbitrat e tjerë thanë; ishin 3 gola. Ra grupi i strukturuar? Po Ilir Beqaj. S’kam folur për të se s’ka pasur një vendim. Pasi u ngrit dhe u zie një tenxhere, spaska pasur grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Por në emrin tonë, jo! Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kërkuar jo imunitetin, pasi ky është keqkuptim, pasi s’ka ndaj hetimit dhe përgjimit, për askënd nga ne. Të ngremë kokën për të çuar në burg, një deputet me këto argumente? Çfarë jemi ne, bashkautor të krijimit të popullit që paraburgos në Shqipëri? Kur të vinë për të kërkuar heqjen e imuniteti të vinë të armatosur me prova. Siç erdhën dy herët e para. Për rastin e parë kishin prova dhe rastin tjetër, një mal me argumente! Një grua me dy gra? Për të legjitimuar kërkesën ekstreme, arrest pa gjyq. Duke na vënë në situata absurde ne shumicën socialiste që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë dhe lëkurën drejtësisë së pavarur,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është e lirë për të hetuar Belinda Ballukun. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Rama theksoi se nga imuniteti i Ballukut nuk rrezikohen provat e para 6 viteve që po heton SPAK.
Po ashtu Rama i ka kërkuar SPAK që me kërkesat që vjen në Kuvend, të jetë i armatosur me prova dhe argumente jo me faqe bosh.
'Çfarë janë të zgjedhurit nga popullit?! Për t’u marrë si kokën në pjatën e gjyqësorit. Grupi i strukturuar kriminal, i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn. Çfarë drejtësie është kjo, e çfarë gjykatësish janë këta. Ra grupi i strukturuar, nuk është ekzistent, por Ilir Beqaj?! Pasi u ngrit si grup i strukturuar, nuk paska grup të strukturuar, këtu te ne prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të krijuar imunitet, nuk ka imunitet në Shqipëri ndaj hetimit, ndaj përgjimit, nuk ekziston siç e kanë në Itali e Gjermani. Ku nuk guxojnë që ta zënë në gojë emrin e deputetit e jo më të nisin hetim. Në Shqipëri ne nuk e kemi, e kemi hequr me konsensus në vitin 2012. Dhe ne të gremë dorën që të çojmë në burg një deputet në këto dokumente?! Kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë, të vijën të armatosur me prova. Siç kanë ardhur në dy rastet e mëparshme. Po, t’i vish Kuvendit me një incizim qesharak, duke na vënë në pozita absurde ne, shumicën socialiste, që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë së pavarur, por edhe i kemi dhënë edhe lëkurën. Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Evropës. Ama dinjiteti i parlamentit, nuk ka dalë pazarin e gjësë së gjallë. Tani unë e di shumë që ç’nuk do thonë, por ky është një qëndrim i prerë, kundër dhënies së vendimit për arrestit të një deputeteje. Është shumë parësor, edhe për drejtësinë që të vendosë dhe të gjykojë. Mosdhënia e lejes së arrestit nuk është presion është detyrim nga ana jonë. Le ta hetojnë Belinda Ballukun, por të mos fyejnë inteligjencën tonë, duke thënë që po rrezikon që të prishë provat, se kanë që para 6 viteve. Sot është deputete, as nuk bëhet fjalë. Pastaj Gjykata të vendosë si ta shikojë të arsyeshme, është e pavarur. Ky është qëndrim i jonë, edhe pikë,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Ballukut, duke çuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj pasi Kushtetuesja vendosi pezullimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra.
Rama u shpreh se, SPAK solli si provë të re një inicizim mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje ku pretendohet se Balluku e ka kërcënuar të ndryshojë dëshminë. Sipas tij, kjo nuk ishte një provë e re, por SPAK e nxori pas vendimit të kushtetueses, duke thënë se erdhi në Kuvend dhe kërkoi kokën e një zgjedhuri me muhabete telefoni.
'Thëniet e një të pandehuri merren me rezervë. Po e zë se e pandehura thotë: Balluku më ka lidhur pas karriges personalisht më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më tha do të vras nëse nuk thua kështu. A ka njeri të më tregojë si vihet në Kuvend me një muhabet telefoni pa asnjë kryqëzim dëshmish apo verifikim si, kur dhe ku ndodhi kjo, sado në mënyrë të tmerrshme të paraqitet ajo në një bisedë telefonike,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se provat e Prokurorisë së Posaçme për Belinda Ballukun janë dokrra. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama deklaroi se 16 mijë faqe provash të SPAK janë thjesht iluzione optike.
Ndërkohë që theksoi se nëse do të ishte anëtar i Këshillit të Mandateve, do t'i kthente pas ato 16 mijë faqe.
'Që të ngremë votën për të votuar kërkesën për arrestimin e Ballukut me kartonët, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë. S’po them të kemi skenë krim apo kushte flagrante, apo prishje të provave, apo tentativë arratisje, që janë arsye të vlefshme. Për tjetrin, kishte akuzë për pastrim parash, korrësin, na u duk se kërkesa ishte e përligjur në atë kohë. Kam dhe diçka, materiali voluminoz, 16 mijë faqe, është në fakt tregues i dobësisë që ka akuza, por ato janë studime, projekteve, urdhëresa, janë arkiva e ministrisë së Infrastrukturës gjatë drejtimit të Ballukut, e marrë me kamion, e çuar për t’u futur në dosje. Dosje që nëse bën provë për diçka, është prova më e fortë e punës së madhe serioze, të Ministrisë së Infrastrukturës, të tjerat janë dokrra. Po të isha një nga ata të Këshillit të Mandateve, do t’i ktheja pas ato 16 mijë faqe janë dokrra. Iluzione optike! I mbani mend ato pasqyrat e thyera kur keni qenë fëmijë, kapnin dellin dhe ia përplasin në sy sikur erdhi dielli përballë, ashtu janë dhe ato 16 mijë faqe,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi rishikim te tenderit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se Porto Romano është një nga proceset me të ndërlikuara që qeveria ka bërë.
Rama u shpreh se e di shumë mirë se kush po tenton që të bllokojë këtë projekt, por theksoi se vetëm për BE-në nuk ka plan B ndërsa për cdo gjë tjetër është te plani C.
”Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një nga proceset me të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi. Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por i monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe armiqësi ndaj projektit. Nuk do flas gjatë, por një gjë do ta them: Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se, Struktura e Posaçme e do Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit.
Në mbledhjen e grupit parlamnetar të PS, Rama tha se, e vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi. Sipas kryeministrit, i gjithë diskursi i tij nuk mbështetet në mbrojte të Ballukut por në mbrojtje të drejtësisë.
“Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit, dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpatie tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën me doemos të pushkatuar gjyshin e saj. Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe i dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati i askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi. E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK do të luftojë korrupsionin duhet të hetojë privatizimin e 4 HEC-eve nga PD-ja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se, opozita ia dha ato HEC-e një kompanie që nuk i kthehu TVSH-në.
Sipas tij, nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të Kreu të Opozitës të cilin ai e cilësoi si 'sekretarit të partisë së diktatorit', Shqipërisë nuk i është rritur asnjë kapacitet prodhimi.
”Nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të sekretarit të partisë së tij në 2013, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat kapacitet prodhimi. Por ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes, e dyta, privatizimi kriminal i katër hidrocentraleve të ndërtuara, funksionale, Shkopeti, Ulza, Bistrica 1 dhe 2 si kthim TVSH-je. Në qoftë se duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin, se krimin mesa duket nuk e kanë të lehtë ta luftojnë deri në fund përderisa nuk kanë fuqi të ngrenë akuzë për 21 janarin, të shkojnë të marrin dosjen e këtyre katër veprave të ndërtuara nga populli dhe që i takonin vetëm popullit. Iu dhanë një kompanie që nuk i kthehej TVSH-ja, ua llogaritën, i thanë “TVSH nuk ua kthejmë por merrni këto hidrocentralet”. Këta janë sot ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit, me flakë nëpër duar dhe me llapën jashtë”, tha Rama./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që uli çmimin e energjisë me 10%. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama theksoi se parku eloik në Kavajë janë proces të marreje së lejes së investimit.
Kryeministri theksoi se është forcuar integrimi rajonal Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, duke shtuar se po punohet për të 3-fishuar kapacitetet energjitike me Greqinë.
Për sa i përket energjisë, sot kemi përqindjen më të ulët të humbjes në rrjet, që hymë tani në humbjen teknike. Janë zhvilluar 5 ankande ndërkombëtare. Duke arritur disa nga çmimet në Europë për energjinë e rinovueshme. Parku eloik në Kavajën janë proces të marreje së lejes së investimit. Është rritur prodhimi i energjisë. Nga vdekja e Enver Hoxhës dhe deri nga largimi i sekretarit të tij, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat prodhimi, por i është dhënë vetëm shkatërrimi. Nëse duan korrupsion dhe duan që të luftojnë korrupsionin, se krimin nuk e kanë ta luftojnë të lehtë ta luftojnë deri në fund, sepse nuk kanë fuqi për “21 Janarin”, të shkojnë të marrin dosjen për këto vepra të ndërtuara nga populli dhe që i takojnë vetëm popullit.
Janë sot ata që vijnë me flakët nëpër duar dhe me llapën jashtë. Në drejtimin e atij njeriu që ka mbylluar këto sektorë. Është rregulluar pjesërisht furnizimin me energji. Shqipëria ka përballur krizën globale të energjisë, pa rritur çmimin e energjisë. Për herë të parë dhe i vetmi vend në botë, Shqipëria uli çmimin e energjisë me 10%. Është krijuar bursa shqiptare e energjisë elektrike. Është forcuar integrimi rajonal, me RMV dhe Kosovë, dhe po punohet për të 3-fishuar kapacitetet me Greqinë. Po vazhdojnë projektet për të rehabilituar kaskatën e Drinit. Ndërkohë përmes bashkëpunimeve ndërkombëtar do të vazhdojnë projektet e reja për parkun fotovoltaik të Tragjasi,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka treguar se në takimin e fundit me kryeministrin Kurti është diskutuar për dy financime të huaja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama duke folur në lidhje me investimet në infrastrukturë, theksoi se ekziston një plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane.
Rama në fjalën e tij përfundoi se hekurdha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që për aeroportin e Tiranës, kryeministri deklaroi se falë punës së Ballukut është bërë pikë kyçe e aviacionit rajonal.
”Flasim pak për hekurudhat. Të rilindësh hekurudhën nga hiçi duhet përpjekje dhe durim, por edhe reputacion i vendit, situatë ekonomike dhe situatë financimi, që deri dje Shqipëria nuk e kishte. Nuk kemi thjesht një synim, por kemi plan konkret, për të ndërtuar 530 km hekurudhë sipas standardeve të BE, të elektrifikuara në rrjetet evropiane. Projekte konkrete. Hekurdha Durrës-Tiranë, do jetë linja e parë e elektrifikuar në vend, do fillojë operimet në fillim të vitit të ardhshëm. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, ndërtimi pritet në fund të këtij viti. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për hekurudhën e kombit, Durrës-Prishtinë. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kemi folur për dy financime të huaja. Po studiohet rindërtimi i hekurudhës Durrës-Vlorë. Edhe kjo, diçka e këtyre 6 viteve.
Kemi sjellë operatorë të rinj, duke sjellë ulje të biletave. Duke e bërë Tiranën, pikën kyçe të aviacionit rajonal. Kemi qenë ne në qeveri, kur fluturohej nga Shqipëria apo për në Shqipëri, biletat ishin më të shtrenjta në Europë. Sot kemi aeroportin me kapacitet më të madh në Ballkanin Perëndimor, kemi lënë pas aeroportin e Beogradit. Aeroporti i Tiranës sot ka 80 destinacione dhe 27 linja ajrore, duke përpunuar në vitin që sapo u mbyll, 11.6 milionë pasagjerë, 247 përqind më shumë, krahasuar me vitin 2019, para se të futej në funksion strategjia që sapo folëm. Aeroporti i Vlorës do fusë edhe modele të reja biznesi të aviacionit. Tani që po përfundon, për Vlorën më e mira është e gjithë përpara”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se Belinda Balluku ka bërë një punë kolosale gjatë drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama ka përmendur disa nga investimet në infrastrukturë në vend. Ndër të tjera, Rama theksoi se segmentet e Korridorit Blu janë të gjitha në përgatitje kantieresh pune.
'Korçë-Erseka një tjetër vepër e shtuar. Qukës-Qafë Pllocë, një gropë e derëziut dhe e nisëm përsëri nga e para këtë projekt, duke e bërë fytyrën shollë nga investitorët që të na mbështesin. Rruga Thumanë-Kasharë dhe Rruga e Arbrit, që deri më parë ishin “ëndrra në beze” dhe tani janë realitet. Këto i bëri ministrja e Infrastrukturës, duke qëruar oriz, sepse kishte probleme çdo 100 metra. U krye edhe unaza e Madhe e Tiranës, Maqellarë-Peshkopia, Ura e madhe e Kukësit. Doli edhe Rruga e Kombit nga gryka e shishes. Janë akoma në vazhdim, projekte të tjera. Ndërkohë që segmentet e Korridorit Blu janë të gjitha në përgatitje kantieresh.
Nuk i rendita të tëra këto sepse janë veprat e një Shqipërie tjetër, e plot të tjera që po ndërtojmë, një Shqipërie që nuk ka lidhje me Shqipërinë e 700 tenxhereve. I rendita sepse dua të ftoj të gjithë, ju që jeni këtu edhe ata që na kanë besuar drejtimin e Shqipërisë, që t’ia heqim vendit të gjitha këto arterje të reja dhe ta marrin me mend edhe një herë rrugën për Peshkopi, që nuk kishte fund. Të provojnë edhe një herë Ersekën, nga rruga e mëparshme. Kam frikë se mos i zë rruga ata që na dëgjojnë. Mendoj që çdo mendje e lirë nga urrejtja politike, mjafton të kthehet në atë kohë dhe të bëjë diferencën e kësaj pune kolosale që është bërë,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kreun e grupit demokrat Gazment Bardhi. Gjatë mbledhjes së grupit socialist parlamentar, Rama theksoi se Bardhi është burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë.
“Megjithë Gazin e Zegjinesë, hapë kllapë, burri i parë në historinë e Evropës që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë, Mëshirë Zegjine, mbyll kllapë”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se askush nuk i mban si Balluku kontaktet me terrenin dhe ekipin. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se nuk do ta shpalli as hero e as viktimë Ballukun, duke theksuar se prokuroria të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni.
Rama nuk la pa përmendur arritjet e Ministrisë së Infrasktrukturës, transforimimet e mëdha rrjetit rrugor kombëtar, me standarde, me në krye asokohe, Belinda Ballukun.
"E di që mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret e saj në territor burojnë nga fuqia që ajo kishte, kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e afërta ku ajo do vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne mban si Belinda kontaktet me territorin duke shkuar rregullisht. Nuk kam në plan ta shpall as hero e as viktimë Belindën sot, dhe uroj që prokuroria të shterojë cdo pistë që mund të cojë te korrupsioni, në fund të ditës cdo kush pas të 18-ave varet vetëm te kmbët e veta. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur e as të lejuar, që ti mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk kam ndërmend t’ju them që Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të.
Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam viztuar para deputetëve në këtë sallë, që vlen për të gjithë njësoj. Janë gjëra që i takojnë aovkatit, apo prokurorit apo gjykatësit, jam po s jam unë dakord. Po nuk lë pa përmendur transforimimet e mëdha në dy sektorët që ministrja ka ndjekur. Në 6 vite janë ndërtuar rreth 1 mijë km të rrjetit rrugor kombëtar, me standarde. 40 kantiere janë të hapura në gjithë vendin dhe do jenë vlerë e shtuar, nga aksi Elbasan Rrogozhinë, te Elbasan Qafë Thana që mbyllen në 2027, duke vënë në dispozicion korridorin e VIII që u bllokua për vite nga të tjerë, për të mos u klasifikuar nga të tjerë dhe e zhbllokuam ne në samitin e BE këtu në Tiranë, dhe është shpallur korridor sigurie për forcat e NATO-s.", u shpreh Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ish-zv,kryeminstrja Belinda Balluku do të drejtojë qarkun e Fierit në zgjedhjet e ardhshme. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama tha se vlerëson tek Balluku kontaktet që ka me territorin.
Për këtë arsye, ai shprehet se fitoret e saj të cilat pretendohet se buronin nga pushtetit i saj, mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat dhe fjalët ndaj Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit socialist, Rama deklaroi se opozita dhe mediat e kanë bërë Ballukun kriminale me 300 vila si dhe 2 jahte.
“Për ta kthyer njeriun në kriminel, me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine. Ndërkohë rrugët e ndërtuara në drejtimin e saj u rrëzuan për shkak të korrupsionit, deti u bë kos për qenërinë e pazarit politik dhe mediatik dhe erdhi me thirrje histerike jashtëderdhjesh në bulevard ndaj njeriut që e çoi PD për jufka në Dibër dhe e asfaltoi në Fier me gjithë gazin e Zeqinesë, burri i parë në historinë e Evropës, që Komiteti i Helsinik e mori në mbrojtje nga një vajzë. Mëshirë Zeqine.”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se masa e dhënë nga Struktura e Posaçme për ish-zv,kryeministen është absurde. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Kreu i qeverisë u shpreh se ndaj saj është ngritur një akuzë nga viti i kaluar por jo për korrupsion, por për dyshimin e pabarazisë në tendera.
Sipas tij, kërkesa për pezullimin e anëtares të kabinetit qeveritar nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë.
'Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj saj është ngritur një akuzë që vitin e kaluar, jo për vjedhje, korrupsion, apo për ndonjë krim, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ministrisë ka kryer veprën penale të shkeljes së pabarazisë në tendera, gjashtë vite më parë. Në bazë të disa mesazheve të gjetura më vonë në celularin e një ish-drejtori. U vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm pezullimi i anëtares të kabinetit qeveritar. Një masë absurde që në radhë të parë pezulloi funksionin, jo vetë personin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Pastaj pa pritur fare vendimin, apo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do i hynte çështjes së në themel erdhi turravrap i dytë kërkesën që në shqyrtojmë sot. Arrestimin e një deputeti. Thjesht njoftimi i akuzën, në rrugën e shtrembër që është bërë rëndon në rrugën hekurudhore të stacionit të trenit, mjaftoi që Belinda Ballukut të dëgjoheshin të gjitha dallgët e urrejtjes,' tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja deklaroi se me kërkesën e saj SPAK po shkel standardet e drejtësisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Manja u shpreh se çështja e ish-zv,kryeministres Balluku i takon drejtësisë.
Në fund, Manja theksoi se anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin për Mandatet i rekomanduan seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të heqjes së imunitetit për Ballukun.
"Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, 260,288 dhe 289 të Procedurës Penale, ne si anëtarë të shumicës parlamentare në Këshillin për Mandatet i rekomandojmë seancës plenare e rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të heqjes së imunitetit për Ballukun. Nuk rezulton të jenë evidentuar domosdoshmëri për marrjen e një mase të tillë. Rekomandimi nuk pengon SPAK të vijojë hetimet, ka një masë sigurimi personal, pengimi nga dalja jashtë vendit, që lejon vijimin e procedimit penal. Dhe ne këtë e konsiderojmë një çështje që tashmë i takon drejtësisë, por masat e sigurimit personal nuk lidhen me ekzistencën ose jo të veprës penale. Të presim përfundimin e hetimeve. Jo më kot e lash në fund dua të sjell në vëmendjen e grupit që nga raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, të SPAK, evidentohet qartë se për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera ka praktikë të konsoliduar për hetim pa masë sigurimi personale. Ka të bëjë me standardet e hetimit për këtë vepër penale.", tha Manja./Dosja.al
TIRANË- Ulsi Manja deklaroi se nuk ka vend për heqjen e imunitetit ndaj ish-zv,kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Manja u shpreh se, ky vendim është përfundimtar i mazhorancës. Sipas tij, në rastin e Ballukut, nuk ka vend për ndryshimin e masës së sigurisë në arrest në burg apo në shtëpi.
"Ne si anëtarë të mazhorancës arrijhmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigrimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arresti në burg apo në shtëpi”, tha Manja./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i PS, Ulsi Manja tha se nuk ka fakte që ish-zv,kryeministrja Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Manja komentoi akuzat që Struktura e Posaçme ka ngritur mbi Ballukun.
Manja theksoi se, nuk ka asnjë indikim se Balluku ka përdorur ndikimin e saj për të prishur provat.
Prishje provash, shkaku ra sepse Balluku nuk është më në detyrë. Sot nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë indikim se Balluku ka përdorur ndikimin e saj për të prishur provat. Na u paraqit një procesverbal ku dy shtetase bisedojnë me njëra tjetrën lidhur me dëshminë që njëra nga këto shtetase dha në SPAK mbi hetimin. Ajo pretendon se kjo dëshmitare është intimiduar.
Kjo nuk rezulton as nga procesverbali pas nga dëshmia, që të jetë kërcënuar nga Balluku apo kabineti i saj i cili është opsion abstrakt. Lidhur me dëshmitaren, është me rëndësi ta them, ajo ka statusin e të pandehur në procedim, dhe sipas Kodit të Procedurës Penale, thëniet e saj merren me rezervë. Nuk mban përgjegjësi për deklarimet e saj,' tha Manja./Dosja.al
TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se Belinda Balluku nuk ka penguar asnjëherë hetimet e SPAK në lidhje me të. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka theksuar se pretendimi i SPAK se Balluku mund të prishte provat apo te intimidonte dëshmitarët ka rënë, pasi ajo nuk është më anëtare e kabinetit.
Po ashtu Manja ka nënvizuar se mbi Ballukun nuk ka asnjë akuza për pengim të drejtësisë.
”Masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit është vendosur në nëntor 2025. Në 16 dhjetor 2025 Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestim. Këshilli pasi dëgjoi prokurorët dhe mbrojtësit e deputetes, zhvilluam diskutimet tona dhe në përfundim kemi këtë qëndrim. Prokuroria thotë se janë shtuar fakte dhe episode të reja penale çka e shton sanksionin e veprës dhe dëmin hipotetik që ka pësuar shteti. Në vlerësimin tonë nëse do pranohet fakti se çdo zgjerim i hetimit konsiderohet rrethanë e re që të justifikojë arrestin, çdo procedim penal me shumë episode do përfundonte në paraburgim. Mbi rrezikun e prishjes së provave: prokuroria përmend mundësinë e ndikimit përmes personave me influencë si dhe tentative presioni ndaj dëshmitarëve. Lidhur me këtë pretendim në kërkesën e SPAK, prokuroria i referohej faktit kur ishte Ministre. Ky shkak tani ka rënë. Ndaj Ballukut nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë provë, direkte apo indirekte kur deputetja të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, tha Manja./Dosja.al
TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se imuniteti i deputetit nuk është privilegj individual por një garanci institucionale. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka theksuar se roli i Kuvendit në këtë rast nuk është vetëm formal por thelbësor.
”Në Këshill kemi pasur diskutime. Nuk u arrit që të dilnim me një raport të përbashkët; opozita ka një qëndrim tjetër. Raporti i opozitës mbron tezën që Kuvendi të mos e vlerësojë masën e sigurisë. Në vlerësimin tonë, si anëtarë të Këshillit të Mandateve, kjo qasje reduktuese nuk përputhet me frymën e Kushtetutës. Autorizimi është akt vullneti që mbart përgjegjësi politike dhe juridike. Nëse dhënia e këtij autorizimi do të ishte e detyrueshme sa herë që kërkohej nga SPAK, atëherë dispozita kushtetuese do të ishte e panevojshme. Këtë e ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, si dhe opinionet e Komisionit të Venecias.
Imuniteti procedural nuk mund të jetë privilegj personal, por garanci institucionale për mbrojtjen dhe funksionimin e lirë të Kuvendit. Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme. Ky rol i Kuvendit del qartësisht nëse i referohemi rastit të ndalimit në flagrancë të një deputeti. Kur ai kapet në kryerje e sipër të një krimi, apo menjëherë pas kryerjes së tij, drejtuesi i SPAK njofton Kuvendin. Kur konstatohet se nuk ka vend për procedim, vendoset heqja e masës. Pra, roli i Kuvendit për heqjen e imunitetit nuk është formal”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se kallëzimet në Prokurorinë e Posaçme për Belinda Ballukut janë bërë nga Lulzim Basha në vitin 2024 dhe Gazment Bardhi në 2025. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja ka deklaruar se Kuvendi nuk ka kompetenca për të gjykuar fajësinë apo të zëvendësojë Gjykatën.
Por ka theksuar se Kuvendi gjykon vetëm respektimin e procedurave nëse kërkesa është bërë me natyrë politike apo jo.
'Kur janë rënduar nevojat e sigurimit ose kur masat nuk janë respektuar. Rasti i dytë përjashtohet në këtë rast pasi Balluku e ka respektuar. Ngelet vetëm rëndimi i masave të sigurimit për shtimin e episodeve të veprës penale, rrezikun e ikjes, kryerjen e një vepre më të rëndë penale apo prishjen e provave. Raporti i referohet këtyre kërkesave. Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë Gjykatën. Nuk gjykojmë fajësinë apo provat, por vlerësojmë respektimin e procedurave, nëse kërkesa është bërë me natyrë politike. Fakti nëse kërkesa është bërë me natyrë politike, Balluku nuk pati pretendime për një kërkesë të motivuar politikisht, por Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD. Kallëzimi i dytë është bërë nga Gazment Bardhi. Në 2025, procedimet janë bashkuar në një të vetme që mban një numër unik procedimi në bazë të të cilës po zhvillohen hetimet,' tha Manja./Dosja.al
TIRANË- Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme raportin e maxhorancës për imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij para grupit socialist, Manja është shprehur se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratistet është hipotetike.
Po ashtu, Manja ka theksuar se zëvendësimi i masës së sigurisë me një masë më të rëndë, kërkohet vetëm në dy raste, kur janë rënduar akuzat apo kur nuk është respektuar masa e vendosur.
“Raporti për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Kemi arritur Në këtë raport që do t’u prezantoj, në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin. Sot që po e diskutojmë këtë raport ka ndodhur një realitet i ri institucional, deputetja nuk ushtron më pushtet ekzekutiv si pasojë e ndryshimeve të qeverisë. Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje për gjykim publik. Kërkesa e SPAK në fakt në rastin e Ballukut ndryshon nga kërkesat e tjera të ardhura në kuvend, sepse nuk është për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë, por Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, me një masë më të rëndë atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që në gusht 2024. Kjo masë mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar akuzat ose kur nuk ka respektuar masën e vendosur. Rasti i dytë kundërshtohet, sepse Balluku ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të daljes jashtë shtetit”, tha Manja./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka deklaruar se raporti i maxhorancës për imunitetin e Belinda Ballukut është dorëzuar në Kuvend. Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, Balla theksoi se raporti i pregatitur nga maxhoranca është rekomandues.
'Të premten kemi dorëzuar raportin në Kuvend. Në 16 dhjetor 2025 pranë Kuvendit nga SPAK është depozituar një kërkesë që është kaluar për shqyrtim nga Peleshi. Në Këshillin e Mandateve çdo deputet ka të drejtën e vet të vlerësimit, Ne 5 deputetët anëtarë të Këshillit Unë, Peleshi, Manja, Çuçi dhe Çomo, kemi bërë gati një material rekomandues që do të prezantohet si përmbledhje nga Ulsi Manja,' tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar kërkesën e prokurorit për kufizimin e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama njofton se do të diskutohet qëndrimi i grupit parlamentar lidhur me këtë kërkesë të prokurorisë. Kryeminstri Rama bën me dije gjithashtu mbledhja do të transmetohet direkt./Dosja.al
Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2026