LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së/ SPAK kërkon dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës! Ish-ministri: Hapni telefonin e Kryemadhit, aty do të gjeni "peshkun e madh"

• Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë që ka shpallur të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka. • Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. • Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. • Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. • Bëhet me dije se Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza duke thënë se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. • Ai ka shtuar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve. • Sipas ish-ministrit, SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion. • Ndërkohë,është shtyrë seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit pasi mësohet se palët ndodhen në seancën për inceneratorin e Elbasanit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Afera me inceneratorin e Elbasanit, përfundon seanca në Apelin e Posaçëm, vendimi shpallet më 8 nëntor

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së/ SPAK kërkon
Foto ilustruese

TIRANA- Të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit në Apelin e GJKKO-së. Ndërkohë mësohet se seanca u shty për në datën 8 nëntor, ditë kur do të shpallet vendimi.

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.

SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkuan t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

 

1 VITE ME PARE

"Copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë!" Lefter koka në Apelin e Posaçëm: Hapni telefonin e Kryemadhit, aty do të gjeni "peshkun e madh"

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së/ SPAK kërkon
Lefter Koka

TIRANA- Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. Bëhet me dije se Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza duke thënë se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ai ka shtuar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve. Sipas ish-ministrit, SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion.

"Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletet e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.

E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua. 

Nuk duhet te ishte ndare dosja por te hetoheshin bashke.  Ata që më kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nese hapni telefonin e Monikes, nuk do gjeni asnje komunikim me mua në të. “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit", mësohet të ketë thënë Koka.

1 VITE ME PARE

Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, palët ndodhen në seancën për inceneratorin e Elbasanit

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së/ SPAK kërkon
Foto ilustruese

TIRANA- Është shtyrë seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit pasi mësohet se palët ndodhen në seancën për inceneratorin e Elbasanit.

Paralelisht po zhvillohet seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, ku SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkuan t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

1 VITE ME PARE

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së, SPAK kërkon dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së/ SPAK kërkon
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë që ka shpallur të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

 

inceneratori i fierit inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj